Close
Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 366
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi






    Çantat e protestuesve ishin të mbushura me gurë (Foto/Video)

    Nga Leonora Aliu | 27 Qershor 2013 09:13

    (E plotësuar)

    Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kryesuar arrestimin e 68 protestuesve të subjektit politik Vetëvendosje.

    “Protestuesit fillimisht kanë krijuar pengesa fizike ndaj disa deputetëve dhe personaliteteve tjera duke mos i lejuar të hyjnë në Parlamentin e Kosovës dhe më pas kanë vazhduar me veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë dhe gurë ndaj zyrtarëve policorë të cilët po kujdeseshin për sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

    “Protestuesit gjatë protestimit të tyre kanë tentuar të dëmtojnë rrethojat e institucionit me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, si dhe me pas kanë bërë bllokime të tërësishme dhe të pjesërishme të rrugës së UÇK’së dhe rrugës Agim Ramadani në hyrjet e Parlamentit të Kosovës nga këto dy anë”, vazhdon ai.

    Si pasojë e këtyre veprimeve, Policia thotë se është detyruar të reagojë me arrestimin e disa aktivistëve për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe për të liruar rrugët për qarkullim dhe lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë intervenimeve policore janë shoqëruar për në stacionet policore gjithsej 68 protestues të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut,11 prej të cilëve ju është ofruar ndihma mjekësore, kryesisht për shkak të paper spray.

    Policia njofton se 21 zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore si dhe janë dëmtuar katër automjete zyrtare, prej tyre dy automjete policore.

    Disa prej protestuesve të Vetëvendosjes në çantat e tyre kishin gurë të mëdhenj më të cilët sulmuan policët gjatë protestës së sotshme kundër ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë.

    Express ka siguruar disa foto ku shihen policët që mbajnë një çantë të mbushur me gurë, të cilën ia kishin konfiskuar një aktivisti të VV’së.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    DASH: Shteti i Kosovës nuk i ofroi siguri ambasadores Xhejkobson

    Prishtinë, 28 qershor 2013 - Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me pengimin e ambasadores amerikane në Prishtinë, Trejsi En Xhejkobson (Tracey Ann Jacobson), teksa ajo po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi.
    Sipas burimeve të “Zërit”, DASH e ka thirrur në takim ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismajli për t’ju ankuar për dështimin e shtetit të Kosovës për t’i ofruar sigurinë e nevojshme ambasadores Xhejkobson.
    Ndryshe, dje janë zhvilluar protesta nga aktivistë të Lëvizje Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
    Ata kanë penguar deputetët si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë për të hyrë në Kuvend. Ndër të penguarit, ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, e cila thuhet se ka qenë e penguar edhe fizikisht për të hyrë në Kuvend.
    Përveç institucioneve vendore, për protestat e djeshme dhe pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend, ka reaguar edhe vetë Ambasada amerikane në Kosovë. “Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, është thënë mes tjerash në reagimin e Ambasadës amerikane.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Ja deputetët që votuan kundër marrëveshjës!

    Prishtinë 27 qershor- Nga 88 deputetë të Kuvendit të Kosovës që morën pjesë sot në votimi për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, 3 votuan kundër e 1 abstenoi.

    Agjencia e lajmeve “Zhurnal” sjell emrat e deputetëve që votuan kundër kësaj marrëveshje bazuar në listën zyrtare të votimit të publikuar nga Kuvendi I Kosovës.

    Ishte deputetja Kimete Bytyqi nga LDK-ja që votoi kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje, së bashku me deputetët Aurora Bakalli nga Lëvizja për Bashkim dhe deputeti Emin Gerbeshi nga AKR. I vetmi që abstenoi ishte deputeti Muhamet Mustafa nga Koalicioni për Kosovë të Re.

    Të 84 deputetët e tjerë, pozitë e opozitë, përvec atyre të Lëvizjes vetëvendosje, votuan pro ratifikimit.


    Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, ishte temë qendrore e debatit të sotëm në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u munduan të ndalojnë këtë ratifikim në të gjitha mënyrat, përfshirë edhe protestat brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, të përkrahur nga përkrahës të shumtë.


    --------------------------------

    Ja edhe lista zyrtare:

    DCN RESULT 9.0,4,P/L Ratifikimit,Shqyrt.P/L për ratif.e Marrëvesh. së parë ndërkomb.të parimev.që rregull.normal.e marrëdh.ndërmjet RKS-së dhe RS-së dhe plan.të zbat,1,3
    No,,FALSE
    Yes,,FALSE
    Abstain,,FALSE
    27-06-2013 14:22
    0
    Present,88
    Not Voted,0
    [None],65535,94
    [None],4294967295,0
    No,3
    Yes,84
    Abstain,1
    3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes
    4,PDK Azem Syla,PDK,Yes
    5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes
    6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes
    7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes
    8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes
    9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes
    10,PDK Xhavit Haliti,PDK,Yes
    11,PDK Fadil Demaku,PDK,Yes
    12,PDK Idriz Vehapi,PDK,Yes
    13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes
    14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes
    15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes
    16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes
    17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes
    18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes
    19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes
    20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes
    21,PDK Hasime Krasniqi,PDK,Yes
    23,PDK Lumnije Morina,PDK,Yes
    24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes
    25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes
    26,PDK Ganimete Musliu,PDK,Yes
    27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes
    29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes
    30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes
    31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,No
    34,LDK Anton Quni,LDK,Yes
    37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes
    38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes
    39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes
    41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes
    42,LDK Imri Ahmeti,LDK,Yes
    43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes
    44,LDK Salih Morina,LDK,Yes
    45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes
    46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes
    47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes
    50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes
    52,LDK Sali Asllanaj,LDK,Yes
    66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,No
    69,KKR Uke Rugova,AAK,Yes
    70,AAK Daut Haradinaj,AAK,Yes
    72,AAK Blerim Shala,AAK,Yes
    73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes
    75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes
    76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes
    77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes
    78,AAK Time Kadrijaj,AAK,Yes
    79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Yes
    80,Pa GP Muhamet Mustafa,AKR,Abstain
    81,Pa GP Emin Gerbeshi,,No
    82,KKR Myzejene Selmani,AKR,Yes
    83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes
    84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes
    85,ZB Goran Marinkovic,ZB,Yes
    86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes
    87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes
    88,ZB Biserka Kostic,ZB,Yes
    89,ZB Vesna Mikic,ZB,Yes
    90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes
    91,ZB Vesimir Savic,ZB,Yes
    92,SLS Sreten Ivanovic,SLS,Yes
    94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes
    95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes
    96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes
    97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes
    98,ZB Sasa Djokic,ZB,Yes
    99,KKR Danush Ademi ,PDAK,Yes
    100,ZB Etem Arifi,ZB,Yes
    101,KKR Emilija Redzepi,NDS,Yes
    102,ZB Hamza Balje,ZB,Yes
    103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes
    104,SLS Murselj Haljilji,GIG,Yes
    105,6+ Allbert Kinolli,PREBK,Yes
    107,PDK Nijazi Idrizi,PDK,Yes
    108,PDK Nait Hasani,PDK,Yes
    109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes
    110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes
    111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes
    112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes
    113,Pa GP Amir Ahmeti,,Yes
    114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes
    116,ZB Boban Todorovic,ZB,Yes
    117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes
    118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes
    119,ZB Milivoje Stojanovic,ZB,Yes
    120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    votuen keta deputet

    30 PDK
    16 LDK
    9 AAK
    4 AKR
    9 serb SLS, ZB

    te tieret kan qen deputet te pavarur,e te minoriteteve boshnjak, turq, e rom egjiptas e hashkali.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Ramushi godet Vetëvendosjen

    Nga Express | 28 Qershor 2013 13:04


    Veprimet e djeshme të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë të dëmshme dhe si të tilla janë të papranueshme për Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu u shpreh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas një vizite që e bëri në zyrat e LDD-së, me ç’rast u takua me kryetarin Nexhat Dacin, e me të cilin biseduan për fuqizimin e koalicionit dhe rritjen e tij.

    Haradinaj, ka shtuar se veprimet e djeshme kanë qenë të paarsyeshme, sepse sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, rrit juridiksionin në veri.

    “Shprehim mospajtim të plotë me sjelljet e tyre dhe si AAK jemi tepër të pakënaqur dhe janë të papranueshme për ne. Aq sa kanë të drejtë deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend, po ato të drejta i kanë edhe deputetët tjerë. Nuk bëhet kështu që një pakicë politike me i bë këto veprime, nuk është në rregull, sidomos për çështjen e marrëveshjes që është ratifikuar dje, pasi që nuk është kthim prapa, por është avancim i juridiksionit tonë në veri dhe është zbutje për veriun”, ka thënë ai.

    Ai po ashtu, nuk është pajtuar as me zhvillimin e protestës, duke hedhur kritika edhe sa i përket menaxhimit të situatës nga ana e institucioneve relevante të Republikës së Kosovës. /Kosovapress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 28-06-2013 më 07:20

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    FotoLajm: E vërteta e protestës së djeshme

    Nga Express | 28 Qershor 2013 11:58


    Një foto e Demotix.com, e realizuar në protestën e djeshme, po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.

    Aty shihet një polic i Kosovës teksa shpërndanë shishe uji për protestuesit e Vetëvendosjes.

    Gazetarë nga media të ndryshme të Kosovës, që ishin prezentë në protestën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se policia është sjellë shumë mirë me protestuesit. Por, ndryshe kanë thënë aktivistët e Albin Kurtit. Sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë të tepruar.

    Rreth 70 protestues janë arrestuar nga policia dhe shumë prej tyre po mbahen ende në dhomat e paraburgimit. Shtatë policë, ndërkaq, kanë pësuar lëndime serioze.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Rreth zhvillimeve ne Kuvend

    28 Qershor 2013 11:18, Nga Berat Buzhala

    Se Levizja Vetevendosje nuk do te le metode pa perdorur per te arritur deri tek pushteti, kete nuk e kam vu asnjehere ne dyshim. Se Al - Bin - Kurti e sheh veten si Profet kurse Levizjen VV si sekt/religjion te tij privat, as ketu nuk e kam asnje dyshim.

    E kam thene edhe me heret, e qe po e perseris edhe njehere, se perfaqesuesit e partive te moderuara vuajne nga padituria, kurse perfaqesuesit e Vetevendosjes nga poshtersia.

    Mirepo, une nuk e di se edhe sa kohe mediat, analistet dhe shoqeria civile - sidomos keta te fundit - me me deshire futen ne valle me njerez te poshter se sa me njerez te paditur.

    Sot e patet rastin me u binde se si keta te poshtrit, e djegen publikisht nje mik te tyre te mire - Jakup Krasniqin - duke e poshteruar perpara kamerave, duke ia rrembyer mikrofonin. Pra, u pa sot ne veper se me Al - Binin nuk ka miqesi, ka vetem qellime. Ai e ka degjeneru Jakup Krasniqin tash e sa kohe, duke e perdorur per interesa te tij ideologjike, kurse ne momentin e pare qe atij i nevojitej qe ta arrinte nje qellim te tij personal e poshteroi Krasniqin ne sy te botes. Keshtu, pa fije dyshimi ky fundamentalist ideologjik - koheve te fundit doren ne zemer edhe me nuanca religjioze - njerezit - pra Krasniqin dhe te tjeret qe kohe pas kohe ia rrehin shpatullat - i sheh thjesht si figura te shahut, here si kuaj, e here si piuna, por asnjehere si mbreter. Te tille ai e sheh vetem veten.

    Se gjerat ka mundesi te marrin konotacion me serioz se sa nje pjese e mediave kane deshire t'i shohin, tregoi edhe trajtimi qe keta fundamentalista i ben Ambasadores se Shteteve te bashkuara te Amerikes. Pra, Tracy nuk eshte Chris Dell, e as Tina Kaidanow. E, tash cka: A ndoshta, edhe kjo eshte thjeshte nje qytetare amerikane? E kam te veshtire, marre parasysh shkollen jo te mire qeverisese te Partise Demokratike te Koosves, qe t'i them dikujt qe edhe me tutje mbetet i paangazhuar politikisht t'i bashkohet ketij subjekti. Nese e kam te veshtire te ju ftoj ne PDK, atehere pa tjeter se e kam te pamundur qe t'iu sugjeroj ndonje parti tjeter politike. Mirepo, gjeja e fundit ku dikush do te duhej te kerkonte shpresen do te duhej te ishte Levizja Vetevendosje. Qysh mundet nje subjekt politik qe eshte ne armiqesi totale me gjithe spektrin politik, qysh mundet nje subjekt politik qe eshte ne armiqesi me gjithe boten Perendimore, pra qysh mundet ky subjekt t'i ofroje shprese familjes tende? Qysh mundet femija yt qe te shpresoj tek Kurti qe do t'ia ndricoj rrugen per nje jete me te mire. Ne fakt, qe edhe nje pyetje: Cila eshte familja e Kurtit? Cili eshte Zoti i Kurtit? Ne cka beson ky fundamentalist? Cili eshte ai stacion ku Kurti - hajt ta zeme si udheheqes i vendit tone - do ta shpiente trenin tone?

    Hajde qe hipotetikisht po e zeme qe krejt klasa politike ne vendin tone e ka gabim, hajde qe po e zeme qe krejt Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane gabim. Po e zeme qe vec Kurti e din te verteten. Nese qenka keshtu, cka do te na nevojitej e verteta e tij supreme, te cilen askush nuk do ta kuptonte.

    Miq dhe mikesha te Facebook'ut drejtesia dhe e drejta jane marreveshje shoqerore e jo formule matematikore. Pra nje shoqeri, sikur kjo e jona, apo nje civilizim sikur ky euro-perendimor merren vesh se cka eshte e drejt dhe cka nuk eshte e drejt. Si rrjedhoj e kesaj e drejta dhe drejtesia jane evolutive. Cka eshte sot e drejte mund te mos jete neser, ose ka mundur te mos kete qene dje. Prandaj, une nuk deshiroj te them me vertetesi absolute se Kurti eshte gabim. Mirepo e them me vertetesi absolute se ai eshte gabim sot dhe eshte gabim ne kohen ne te cilen ne po jetojme. Ndersa nese rastesisht ai ka te drejt, sipas disa standardeve qe ne ende nuk i njohim - pra po e zeme qe Zoti eshte duke i folur atij ne vesh gjate nates - kjo ne nuk na hyn aspak ne pune.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    --------------------------------

    Ja edhe lista zyrtare:

    DCN RESULT 9.0,4,P/L Ratifikimit,Shqyrt.P/L për ratif.e Marrëvesh. së parë ndërkomb.të parimev.që rregull.normal.e marrëdh.ndërmjet RKS-së dhe RS-së dhe plan.të zbat,1,3
    No,,FALSE
    Yes,,FALSE
    Abstain,,FALSE
    27-06-2013 14:22
    0
    Present,88
    Not Voted,0
    [None],65535,94
    [None],4294967295,0
    No,3
    Yes,84
    Abstain,1
    3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes
    4,PDK Azem Syla,PDK,Yes
    5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes
    6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes
    7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes
    8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes
    9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes
    10,PDK Xhavit Haliti,PDK,Yes
    11,PDK Fadil Demaku,PDK,Yes
    12,PDK Idriz Vehapi,PDK,Yes
    13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes
    14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes
    15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes
    16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes
    17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes
    18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes
    19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes
    20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes
    21,PDK Hasime Krasniqi,PDK,Yes
    23,PDK Lumnije Morina,PDK,Yes
    24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes
    25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes
    26,PDK Ganimete Musliu,PDK,Yes
    27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes
    29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes
    30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes
    31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,No
    34,LDK Anton Quni,LDK,Yes
    37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes
    38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes
    39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes
    41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes
    42,LDK Imri Ahmeti,LDK,Yes
    43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes
    44,LDK Salih Morina,LDK,Yes
    45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes
    46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes
    47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes
    50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes
    52,LDK Sali Asllanaj,LDK,Yes
    66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,No
    69,KKR Uke Rugova,AAK,Yes
    70,AAK Daut Haradinaj,AAK,Yes
    72,AAK Blerim Shala,AAK,Yes
    73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes
    75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes
    76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes
    77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes
    78,AAK Time Kadrijaj,AAK,Yes
    79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Yes
    80,Pa GP Muhamet Mustafa,AKR,Abstain
    81,Pa GP Emin Gerbeshi,,No
    82,KKR Myzejene Selmani,AKR,Yes
    83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes
    84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes
    85,ZB Goran Marinkovic,ZB,Yes
    86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes
    87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes
    88,ZB Biserka Kostic,ZB,Yes
    89,ZB Vesna Mikic,ZB,Yes
    90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes
    91,ZB Vesimir Savic,ZB,Yes
    92,SLS Sreten Ivanovic,SLS,Yes
    94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes
    95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes
    96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes
    97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes
    98,ZB Sasa Djokic,ZB,Yes
    99,KKR Danush Ademi ,PDAK,Yes
    100,ZB Etem Arifi,ZB,Yes
    101,KKR Emilija Redzepi,NDS,Yes
    102,ZB Hamza Balje,ZB,Yes
    103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes
    104,SLS Murselj Haljilji,GIG,Yes
    105,6+ Allbert Kinolli,PREBK,Yes
    107,PDK Nijazi Idrizi,PDK,Yes
    108,PDK Nait Hasani,PDK,Yes
    109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes
    110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes
    111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes
    112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes
    113,Pa GP Amir Ahmeti,,Yes
    114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes
    116,ZB Boban Todorovic,ZB,Yes
    117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes
    118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes
    119,ZB Milivoje Stojanovic,ZB,Yes
    120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes
    D.m.th.
    Nga 84 vota pro, 24 jane te pakices serbe dhe te pakicave tjera. Qe do te thote se praktikisht 99% e deputeteve te pakicave kane votuar dhe kane votuar pro marrevshjes.
    Rrjedhimisht perfaqesuesit e shqipetareve te Kosoves nuk kane votuar me shumice absolute per marreveshjen, pasi qe per nje gje te tille do te nevojiteshin se paku 63 vota.
    Ndryshe, reth 29% e votave pro ishin nga perfaqesuesist e pakices serbe dhe pakicave tjera te Kosoves, te cilat realisht perbejne vetem 12% apo me pak te popullsise se pergjithshme te Kosoves.
    Te vetmet parti te shqipetareve qe kane votuar me shumice absolute ishin PDK dhe AAK, perderisa LDK nuk kishte ne salle as shumicen absolute te deputeteve.

    E gjithe kjo edhe nje here e ben te qarte se si vendoset ne Kosove ne emer te shumices se popullit me numer gati te trefishuar te perfaqesuesve te pakicave kombetare, te cilet zakonisht votojne cdo here ne kundershtim me vullnetin e shumices shqipetare. Pervec kesaj, sipas kushtetues asgje e rendesishme nuk mund te ndryshohet pa voten e 2/3 te ketyre perfaqesuesve.

    Edhe kesaj i thone shtet dhe demokraci!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-06-2013 më 08:17

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Deputetët e PDK-së: U penguam fizikisht nga VV

    20:56 / 27.06.2013


    Deputetët, kur është dashur të hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në mëngjes, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një protestë, duke bllokuar të gjitha hyrjet e institucioneve të Kosovës. Për këtë kanë kërkuar ndihmën kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, por ky i fundit ka thënë se kryetari nuk ka çka të bëjë në këtë rast.

    Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se ai së bashku me kolegët e tij ka qenë përpara një sulmi fizik nga deputetët dhe protestuesit e Vetëvendosjes.

    “Deputeti Blerim Shala dhe deputetja Time Kadrijaj dhe Sala Berisha, edhe unë si ministër i Jashtëm, ishim duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit. Përderisa nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe një turmë ishim para një sulmi fizik... Nëse sulmi fizik është mjet politik për të arritur një qëllim, unë mendoj që kjo lëvizje politike dhe Kuvendi i Kosovës duhet të distancohet nga zhvillime të tilla”, ka theksuar Hoxhaj.

    Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka kapërcyer murin për të hyrë në oborrin e institucioneve të vendit. Ai ka kërkuar ndihmën e kryetarit, pasi që - siç ka thënë ai - ka qenë i penguar fizikisht.

    “Sot ka pasë dhunë fizike ndaj nesh. Fizikisht jemi penguar të hyjmë në vendin ku qytetarët na kanë dhënë mandatin të ngrisim çështjet për të cilat ka nevojë vendi i ynë”, ka deklaruar Pajaziti.

    E, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se ai nuk është polic, transmeton KP.

    “Ministër, kryetari nuk është as polic, as kryexhandar dhe as prokuror. Detyrat dihen”, ka deklaruar Krasniqi. /Telegrafi/

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Quint-i e BE-ja mirëpresin ratifikimin, dënojnë VV-në

    Bota Sot | 27.06.2013 19:13
    Quint-i e BE-ja mirëpresin ratifikimin, dënojnë VV-në

    Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfshirë zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, kanë përgëzuar Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së parë që rregullon normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Sërbisë.

    “Ky ratifikim, jo vetëm që forcon sovranitetin e Kosovës, por edhe sjell stabilitet në rajon, si dhe avancon integrimin e Kosovës në Evropën e lirë dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

    Shtetet e Quint-it dhe BE-ja kanë dënuar fuqishëm veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes dhe të disa përkrahësve të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, të ndërmarra sot.

    “Duke respektuar të drejtën legjitime dhe demokratike për të protestuar, dhuna dhe frikësimi ndaj anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, zyrtarëve të tij dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •