-
ANSA: BE do t’i japë Shqipërisë OK si vend kandidat
ANSA: BE do t’i japë Shqipërisë OK si vend kandidat
Nesër Shqipëria do të jetë më afër objektivit të saj për tu bërë vend i ri kandidat për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Është e mundshme që Komisioni Evropian të hapë dritën jeshile për kandidaturën e Shqipërisë”- citojnë burime të BE-se, mediat italiane si agjencia Ansa apo TGCOM. Deklarimet vijnë nje dite para publikimit te progres raportit per vendin tone.
Ansa sjell në vëmendje edhe njëherë kushtet që duhet të plotësonte Shqipëria një vit më parë, reformat në fushën e drejtësisë, administratës publike apo edhe rregulloren e parlamentit.
Në bazë të raportit të Komisionit Evropian, liderët e 28 vendeve të BE-së do ti hapin dritën jeshile Shqipërisë në dhjetor. Aktualisht vendet kandidate zyrtare për tu bashkuar me BE-në janë Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt