Close
Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 366
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Kuvendi ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi. Protesta jashtë, të arrestuar e të plagosur

    PRISHTINE- Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Votimi i mundësua vetëm pasi sigurimi i Kuvendit të Kosovës, detyroi me forcë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe disa deputetë të kësaj Lëvizjeje, të largohen nga foltorja e Kuvendit dhe nga vendi ku ulet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

    Tensioni para Kuvendit
    Tension para Kuvendit te Kosoves, nderkohe qe ne seance diskutohet sot ratifikimi i marreveshjes me Serbine. Kuvendi u detyrua te nderprese disa here seancen. Në kohën kur kryetari i këtij institucioni, Jakup Krasniqi, ka bërë përpjekje për të hedhur në votim ratifikimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërhyri me forcë në mkrofonin e zotit Krasniqi, duke e pamundësuar vazhdimin e seancës.

    Në kohën e ndërhyrjes zoti Kurti ka qenë duke mbajtur në duar një pankartë, me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”, në të cilën është e vizatuar një hartë pa pjesën veriore të Kosovës.

    Seanca ishte ndërprerë fillimisht sot nga mungesa e kuorumit në sallë, për shkak të protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në shenjë kundërshtimi me ratifikimin e paralajmëruar për sot.

    Protestuesit kishin bllokuar hyrjet përreth ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit. Në përpjekje për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve në ndërtesë, forcat e rendit janë përplasur me protestuesit; këta të fundit kanë përdorur ngjyrë të bardhë kundër policisë, kurse autoritetet e rendit kanë përdorur spërkatës piperi.

    Autoritetet e rendit kanë arritur të zhbllokojnë hyrjet e Kuvendit, duke mundësuar kështu rinisjen e seancës.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes komunikatave se deri në orën 13:00, numri i aktivistëve të arrestuar ka arritur në mbi 50.

    Protestuesit janë grumbulluar ne kundershtim te ratifikimit, nderkohe qe policia ka reaguar duke hedhur spraj në drejtim të një protestuesi. Mediat e Kosoves raportojne se eshte arrestuar Dardan Molliqaj, sekretar organizativë i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kuvendi ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi. Protesta jashtë, të arrestuar e të plagosur

    PRISHTINE- Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    ...
    Panorama
    Marreveshja sipas te gjitha gjasave nuk eshte votuar nga shumica absolute e deputeteve shqiptar te Parlamentit te Kosoves...

    Nga 84 vota pro sipas shume gjasave 25-27 vota kane qene nga pakica serbe, pakicat tjera dhe deputeve t"te blere". Qe do te thote se nga radhet e perfaqesuesve te shqipetareve nuk kane votuar as 61 deputet pro. Pra, marreveshja nuk e ka perkrahjen e shumices se popullit te Kosoves dhe te perfaqesuesve aktual te tyre.
    Nese kemi parasyesh faktin se vendet e pakices serbe dhe pakicave tjera nuk e reflektojne as perafersisht fuqine reale te komuniteteve qe pretendojne se i perfaqesojne, atehere legjitimiteti i ketij akti behet edhe shume me i dyshimte.

    Me fjale tjera: Nga frakcionet e partive qe perfaqesojne shqipetaret sipas gjasave nuk ka votuar as 2/3 e deputeteve.
    Megjithate, pa i pase te dhenat e sakta nuk mund te thuhet me siguri se kush ka votuar, kush s'ka votuar dhe kush si ka votuar.

    Per faktin se akti i tille nuk mund te jete ne perputhje me kushtetuen e Kosoves te mos flasim fare. Sepse per kete gje do te mjaftonte vetem fjalimi mashtrues i "kryeministrit" te Kosoves, i cili marreveshjen e ka paraqitur si marreveshje nderkombetare ne mes te dy shteteve te pavaraura, gje qe eshte absolutisht e pavertete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 27-06-2013 më 10:27

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi




    Vetëvendosje pengoi personelin e ambasadës së SHBA-ve

    Bota Sot | 27.06.2013 12:57

    Deklaratë nga ambasada e SHBA-ve

    Ambasada e SHBA-ve e ka dënuar dhunën e përdorur në protestë nga Vetëvendosje duke e penguar edhe personelin e saj që të hyjë në Kuvendin e Kosovës, dhe po ashtu ka penguar edhe hyrjen e deputetëve të tjerë.
    “Sot në mëngjes, Ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë. Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim.
    Ambasadorja Jacobson është duke ndjekur seancën e sotme me ftesë zyrtare të Kuvendit të Kosovës”. BS

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Quint-i e BE-ja mirëpresin ratifikimin, dënojnë VV-në


    Nga Express | 27 Qershor 2013 20:31


    Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfshirë zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, kanë përgëzuar Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së parë që rregullon normalizimin e marrëdhenieve në mes të Kosovës dhe Sërbisë.

    “Ky ratifikim, jo vetëm që forcon sovranitetin e Kosovës, por edhe sjell stabilitet në rajon, si dhe avancon integrimin e Kosovës në Evropën e lirë dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

    Shtetet e Quint-it dhe BE-ja kanë dënuar fuqishëm veprimet e dhunshme të Vetëvendosjes dhe të disa përkrahësve të tyre brenda dhe jashtë Kuvendit, të ndërmarra sot.

    “Duke respektuar të drejtën legjitime dhe demokratike për të protestuar, dhuna dhe frikësimi ndaj anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, zyrtarëve të tij dhe anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Presidentja Vetëvendosjes: Nuk duhet ta pengoni punën e Kuvendit

    Nga Express | 27 Qershor 2013 18:23


    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka lëshuar një deklaratë disa orë pasi është ratifikuar marrëveshja në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo është marrë edhe më Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka organizuar disa aktivitete për të penguar votimin e marrëveshjes në Kuvend.

    Me këtë rast, Presidentja Jahjaga ia ka rikujtuar Vetëvendosjes se askush nuk duhet të pengoj punën e Kuvendit të Kosovës.

    "Kuvendi i Kosovës si organ legjislativ i zgjedhur me votën e popullit nuk duhet të pengohet në punën e tij dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e vendit", thuhet në deklaratën e Presidentes.

    "Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe thekson se tendenca për të penguar funksionimin demokratik të institucioneve është shprehje e papranueshme e pakënaqësisë politike", ka shtuar ajo.

    Sipas Jahjagës, ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend është një hap përpara drejt vendosjes së bazave për një marrëdhënieje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura.

    "Marrëveshja ndihmon në stabilitetin dhe paqen në rajon dhe hap rrugën e integrimeve evropiane për të dyja shtetet. Ajo krijon bazën për vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit ne territorin e Republikës së Kosovës dhe hap perspektiven e qartë për qytetarët e komunitetit serb që jeton në komunat në veri të territorit të vendit për integrim në shoqërinë e Kosovës dhe institucionet e saj", ka konstatuar Jahjaga.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    AAK: VV i ka vënë hije të keqe vendit

    Nga Express | 27 Qershor 2013 17:26


    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka dënuar sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar atë si sjellje vandale. “Dhuna dhe forma të tilla të sjelljes në dhe afër institucioneve të vendit, janë në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, të lirisë së lëvizjes dhe të kryerjes së punës nga të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës. Aktivistët e VV jashtë ndërtesës dhe deputetët e saj brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kanë vënë hije të keqe vendit dhe kanë cënuar imazhin e institucioneve tona në sy të qytetarëve dhe të miqve tanë ndërkombëtarë”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga AAK. Lëvizja Vetëvendosje përmes një proteste ka tentuar të pengoj votimin e Lligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes, me të cilën synohet rregullimi dhe normalizimin i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, edhe pse Parlamenti i Kosovës, me 84 vota për, 3 kundër dhe një abstenim ka ratifikuar këtë marrëveshje.

    Ndersa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar tentimin për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, tentimin e bllokimit të hyrjes së deputetëve, të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, njoftohet përmes një komunikatë për medie. “Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes” ndaj deputetëve, ambasadores amerikane dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë. Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi




    KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS



    Prishtinë, 27.06.2013

    Qeveria e Republikës së Kosovës dënon tentimin për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, tentimin e bllokimit të hyrjes së deputetëve, të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes” ndaj deputetëve, ambasadores amerikane dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë.

    Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës.

    Vullneti i qytetarëve për Kosovën Evropiane, i shprehur me votën e lirë është mbi të gjitha, është mbi synimet për të rrënuar gjithë suksesin e arritur të shtetit të Kosovës dhe mbi synimet e ulëta që për arsye të dështimeve personale në politikë të tentohet të rrënohet perspektiva evropiane e Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjithë deputetët që me shumicë bindëse votash në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi



    Hoxhaj: Ishim para një sulmi fizik nga VV

    Publikuar: E enjte 27 Qershor 2013, 10:43

    Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë në seancën plenare të Kuvendit se derisa ai dhe disa deputetë po hynin në Kuvend ishin para një sulmi fizik nga deputetët e VV dhe një grupi njerëzish. Hoxhaj kërkon nga kryetari i Kuvendit që të merr të gjitha masat që të krijoi kushtet për të gjithë deputetët dhe minsitrat që të hyjnë në Kuvend. "Situatat e tilla janë të papranueshme. Kryetari i Kuvendit dhe ministri i Brendshëm duhet të krijoi kushte që secili deputet të hyjë në Kuvend", tha Hoxhaj. Mirëpo, kryekuvendari Jakup Krasniqi u kundërpërgjigj duke thënë se kryetari e ka përgjegjësinë të krijoi kushte në Kuvend, dhe nuk është as polic, kryegjandar as gjyqtar që të merret me atë çfarë ndodh jashta oborrit të Kuvendit. "Ne përgjigjemi për hapësirat brenda Kuvendit", tha Krasniqi./kosovasot/

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    A ka mundesi dikush nga Modertaoret ta bllokoje kete Anetarin "selman-kadria" sepse po i prish te gjitha temat me spam-postime?!


    Perndryshe, nese dikush ka mundesi, le ti postoje votimt Deputeteve me emer dhe mbiemer?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi





    Kurti e Aliu ia rrëmben mikrofonin Krasniqit

    E enjte 27 Qershor 2013 14:34

    Në momentin kur kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga regjia që të fillojë votimi i ratifikimit të marrëveshjes, deputetet e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Liburn Aliu e kanë penguar atë, duke ia rrëmbyer mikrofonin kryeparlamentarit, duke thënë se nuk duhet të votohet marrëveshja. Më rast ka ndërhyrë sigurimi i kryeparlamentarit Krasniqitm, ndërsa Krasniqi ka dhënë një pazë prej 10 minutash.

Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •