Close
Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 366
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Policia: 68 të arrestuar, 21 policë të lënduar dhe 4 vetura të dëmtuara
    Bota Sot | 27.06.2013 20:15


    Policia: 68 të arrestuar, 21 policë të lënduar dhe 4 vetura të dëmtuara

    68 protestues të arrestuar, 21 zyrtarë të policisë të lënduar si dhe katër vetura zyrtare të dëmtuara, është bilanci i protestës së mbajtur sot organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes Kosovë -Serbi.

    Policia raporton se gjatë intervenimeve policore, janë shoqëruar për në stacionet policore gjithsej 68 protestues, të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut, ku njëmbëdhjetë prej tyre ju është ofruar ndihma mjekësore, kryesisht nga spreji OC. Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të dhunshme nga ana e protestuesve, 21 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore si dhe janë dëmtuar katër automjete zyrtare, prej tyre dy automjete policore.

    Në protestën e paparalajmëruar, nga subjekti politik “’Vetëvendosje”, e cila ka filluar rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 14:55, sipas policisëpjesëmarrës kanë qenë rreth 500-600 protestues të shpërndarë në lokacione të ndryshme për rreth hyrje-daljeve të objektit të Parlamentit të Kosovës.Në një njoftim të policisë thuhet se protestuesit fillimisht kanë krijuar pengesa fizike ndaj disa deputetëve dhe personaliteteve tjera duke mos i lejuar të hyjnë në Parlamentin e Kosovës dhe më pas kanë vazhduar me veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë dhe gurë ndaj zyrtarëve policorë, të cilët po kujdeseshin për sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

    Sipas policisë, protestuesit gjatë protestimit të tyre, kanë tentuar të dëmtojnë rrethojat e institucionit me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, si dhe me pas kanë bërë bllokime të tërësishme dhe të pjesërishme të rrugës së UÇK-së dhe rrugës Agim Ramadani, në hyrjet e Parlamentit të Kosovës nga këto dy anë.

    Si pasojë e këtyre veprimeve nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të reagojnë, për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe për të liruar rrugët për qarkullim dhe lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve.

  2. #22

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    D.m.th.
    Nga 84 vota pro, 24 jane te pakices serbe dhe te pakicave tjera. Qe do te thote se praktikisht 99% e deputeteve te pakicave kane votuar dhe kane votuar pro marrevshjes.
    Rrjedhimisht perfaqesuesit e shqipetareve te Kosoves nuk kane votuar me shumice absolute per marreveshjen, pasi qe per nje gje te tille do te nevojiteshin se paku 63 vota.
    Ndryshe, reth 29% e votave pro ishin nga perfaqesuesist e pakices serbe dhe pakicave tjera te Kosoves, te cilat realisht perbejne vetem 12% apo me pak te popullsise se pergjithshme te Kosoves.
    Te vetmet parti te shqipetareve qe kane votuar me shumice absolute ishin PDK dhe AAK, perderisa LDK nuk kishte ne salle as shumicen absolute te deputeteve.

    E gjithe kjo edhe nje here e ben te qarte se si vendoset ne Kosove ne emer te shumices se popullit me numer gati te trefishuar te perfaqesuesve te pakicave kombetare, te cilet zakonisht votojne cdo here ne kundershtim me vullnetin e shumices shqipetare. Pervec kesaj, sipas kushtetues asgje e rendesishme nuk mund te ndryshohet pa voten e 2/3 te ketyre perfaqesuesve.

    Edhe kesaj i thone shtet dhe demokraci!
    Si shume deputet paskan keto pakicat ne Kosove. Se kisha idene

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Shkoder Maj1478
    Anëtarësuar
    26-06-2013
    Vendndodhja
    Cydonia, Mars
    Postime
    18

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Mendoj se Kosova, neqoftese nuk vjen Levizja Vetevendosje ne pushtet, do bej fundin e Bosnjes. Nje pjese do i kaloje Serbise, nje pjese do i kaloje Islamikeve dhe nje pjese do mbetet Shqiptare. Albin Kurti duhet te vij ne pushtet sa me shpejte!

  4. #24
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si shume deputet paskan keto pakicat ne Kosove. Se kisha idene
    20 ulese i kan te garantuara sipas Pakos së Ahtisaarit!

  5. #25
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Dalngadal ndihmen nga miqet tane nderkombetare e cila deri me tani quhej "ndihme per clirim" do te zevendesohet me fjalen ndihme per tu kthyer ne shtepite tona.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    20 ulese i kan te garantuara sipas Pakos së Ahtisaarit!
    + 5 vende qe i kane fituar ne zgjedhje...
    D.m.th. 25 deputet per me pak se 12% te popullsise se pergjithshme apo rreth 200.000 qytetare apo 1 deputet per cdo 8000 banore.
    Ndersa shumica e popullsise apo se paku 88-90% ka vetem 95 deputet apo 1 deputet per rreth 18.000 banore, ose vetem rreth 79% te deputeteve.

    Nese marrim parasyesh faktin se partia kryesore shqipetare ne qeveri dhe partite e koalicionit qeveritar zakonisht nuk perbejne shumicen absolute, ndonjehere as shumicen realtive te perfaqesuesve te shqipetareve, atehere raportet behen edhe dukshem me te disfavorshem per perfaqesiminin e interesave dhe vullnetit te shumices absolute te popullit. Ne rastin konkret 42 ose 44 deputet te shqipetareve qe nuk perbejne as shumicen realtive te deputeteve shqipetar ne Kuvend, vendosin se bashku me shumicen absolute apo te gjithe deputetet serbe dhe te pakicave tjera ne emer te popullit te Kosoves.
    Forca e pakices serbe dhe pakicave tjera ne vendimmarrjet dhe iniciativat e qeverise arrine, vareisht nga temat, deri ne mbi 36%.

    Eshte ceshtje tjeter qe Thaci&Co me ndihmen e nderkombetareve (per interesa te ketyre te fundit dhe te karrieres personale) dhe permes aferave te ndryshme (korruptive etj.) pothujse cdo here arrijne te sigurojne edhe mbeshtetjen e nje pjese te partive opozitare shqiptare (LDK-se dhe AAK-se), ne menyre qe iniciativat dhe vendimet e tyre te duken me legjitime ne syte e nje pjese te popullit shqipetar. Por edhe per ta shperndare pergjegjesine e politikes antikombetare, ne menyre qe neser te jete shume veshtire te identifikohen qartazi pergjegjesit e kesa politike.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka mbetur me pasoja, nga hyrja dje në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
    Jacobson ka postuar foto në Twitter ku tregon dorën e saj të mavijosur. “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”, ka shkruar Jacobson, raporton KTV.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje insistojnë se askush nga ta nuk e ka prekur përfaqësuesen e SHBA-së. Por, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ftuar ambasadorin Akan Ismaili për t’ia tërhequr vërejtjen për mosofrimin e kushteve të mjaftueshme të sigurisë për ambasadoren Jacobson. /Telegrafi/

    Emri:  js.gif

Shikime: 341

Madhësia:  32.7 KB


    Tani nje analize e shkurter. Kjo po tregon doren e djathte. Protestuesit ishin ne anen e majte te saj. Kjo duket haptazi si propagande kunder Levizjes Vetevendosje e cila ishte levizja e vetme parlamentare qe mbrojti interesat kombetare dhe bojkotoi krejtesisht votimin, por ky bojkot dhe kundershtim nuk po iu pelqen nderkombetareve qe duan te na imponojne marreveshjet. Turp per PDK, AAK, LDK dhe AKR qe votuan per. Gjithashtu Kosova duhet ta ndryshoje kushtetuten, minoritetet te kene 25 ulese ne parlament eshte absurde. Qeveria po punon dukshem kunder vullnetit te popullit ne cdo aspekt.

    P.S. Ja video qe verteton qe protestuesit ishin ne anen e majte, jo te djathte dhe se kurre nuk e sulmuan ambasadoren. Nuk e di pse del kjo me kso lloj deklaratash te paverteta. https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=cBy7Mkae-bI#at=38
    VETËVENDOSJE!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi




    LDK: Veprimet e VV'së nuk sjellin asnjë të mirë

    Nga Express | 28 Qershor 2013 19:09


    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vlerëson se veprimet e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, jashtë dhe brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk sjellin asnjë të mirë për vendin tonë dhe janë në kundërshtim me normat demokratike.

    Lidhja Demokratike e Kosovës e respekton të drejtën e secilit për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e tij, ashtu si e garantojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

    ”Ne jemi përcaktuar për një shtet demokratik, në të cilin vendoset me votë dhe vota e shumicës është përcaktuese. Ne mendojmë se kjo duhet të respektohet nga të gjithë. Ne të gjithë duhet t’i respektojmë institucionet dhe rregullat në bazë të të cilave funksionojnë institucionet”, thuhet në njoftim.

    LDK e konsideron të papranueshme që deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës të pengohen të hyjnë në Kuvend, disa e kanë pasur të pamundur të hyjnë deri në fund të seancës.

    ”Është shumë e dëmshme për Kosovën dhe për raportet që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë që të pengohen të hyjnë në Kuvendin e Kosovës diplomatët e ftuar nga institucioni dhe e konsiderojmë tepër të papranueshme dhe të dëmshme pengimin që i është bërë Ambasadores amerikane, përfaqësueses më të lartë të vendit më mik që ka Kosova, të hyjë në Kuvend. Ne duhet ta respektojmë lirinë e secilit dhe duhet të sillemi në përputhje me normat më të mira demokratike dhe ligjore”, vlerëson LDK.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi





    Ja si e lënduan Ambasadoren aktivistët e VV’së

    Nga Express | 28 Qershor 2013 22:05


    Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka treguar një foto, ku shihet se si është lënduar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendose derisa ishte duke shkuar në Kuvendin e Kosovës.

    Ambasadorja e SHBA’së në Prishtinë kishte planifikuar të merrte pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku votohej për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    Por, arkivistët e Partisë së Albin Kurtit në mënyrë të organizuar kanë penguar pjesëmarrjen e deputetëve dhe ambasadorëve në seancë.

    Anëtarët e Vetëvendosjes duke bllokuar hyrjen në të cilën kishte planifikuar të hynte ambasadorja Jacobson, ata edhe e kanë lënduar.

    Menjëherë pas këtij akti ka reaguar Ambasada Amerikane në Prishinë, duke e dënuar sulmin mbi diplomaten e SHBA’së.

  10. #30
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin




    Ja si e lënduan Ambasadoren aktivistët e VV’së

    Nga Express | 28 Qershor 2013 22:05


    Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka treguar një foto, ku shihet se si është lënduar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendose derisa ishte duke shkuar në Kuvendin e Kosovës.

    Ambasadorja e SHBA’së në Prishtinë kishte planifikuar të merrte pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku votohej për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    Por, arkivistët e Partisë së Albin Kurtit në mënyrë të organizuar kanë penguar pjesëmarrjen e deputetëve dhe ambasadorëve në seancë.

    Anëtarët e Vetëvendosjes duke bllokuar hyrjen në të cilën kishte planifikuar të hynte ambasadorja Jacobson, ata edhe e kanë lënduar.

    Menjëherë pas këtij akti ka reaguar Ambasada Amerikane në Prishinë, duke e dënuar sulmin mbi diplomaten e SHBA’së.
    - Diten e Ejte eshte sulmuar Ambasadorja Amerikane , jan sulmuar Deputet e Kosoves , jan sulmuar policia e Kosoves , jan sulmuar qytetaret e Kosoves , pra kejt keto trazira po i shkakton Vetfundosja e pjelles Tadicit Albinit .
    - Mallku qoft ajo dor qe godet Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe i kemi miq te kahmotshem.
    - Mallku qoft ajo dor qe godet Policin shqiptare te Shtetit te Kosoves.
    - Mallku qofshin te gjith ata qe jan Kunder Institucioneve te Shtetit te Kosoves.

    p.s. apel popullit shqiptar rrini sa ma larg nga ky grup i quajtur Vv distanconu sa ma shum nga ky grup serbosllav.
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •