Close
Faqja 64 prej 67 FillimFillim ... 14546263646566 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 665
  1. #631
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!


    Kjo vapë

    Kjo vapë e pushtoi Tiranën,
    Pa krisma arësh,pa ushtri.
    Ja hoqi Lanës,fare famën,
    Ja thithi ujin, si lubi.

    Asfalti flakë,si rrëshirë,
    Si kokërr gruri kthyer burri.
    Ky diell s'la një gjë pa nxirë,
    Si pulë e pjekur duket guri.

    Një bukuroshe nuk del nga dhoma,
    Se dielli ja vjedh bukurinë.
    Të gjitha pemët kanë rënë në koma,
    Ky diell djeg dhe perëndinë.

    I pirë tapë,thau dhe dete,
    E ktheu botën shkretëtirë.
    Në këtë vapë, s'di ku të vete
    Nuk shijoj dotë një gjë të mirë.

    Ja vodhi ajërin mushkrisë,
    Me gojë hapur pleq dhe plaka.
    Kjo vapë, armiku i lirisë,
    Si një hajdut më ndjek nga mbrapa.

    Kjo vapë doli nga shinat fare,
    Dhe në mesnatë të përvëlon.
    Nuk do t'ja dijë ke as ke pare,
    Në botën tjetër të dërgon.

    Kjo vapë të pjek, si peshkë në zgarë,
    Ta kripos trupin, si me kripë.
    Të jesh i mënçur të kthen të marrë,
    Të thotë me mua s'bëhesh mik.

    Kjo vapë e pushtoi Tiranën,
    Si një pushtus që s'ka mëshirë.
    Në qiell mban përvete famën
    Dhe botës i thotë : Lamtumirë!

  2. #632
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kjo vapë që mua ma zuri frymën
    Nuk ishte parë, jo asnjëher'...
    Më bëri krushk me Montezymën
    Për dreq, nuk kam kondicioner!...

    Ky Montezyma, ish Kryetar Fisi
    Diku në xhunglat e Amerikës
    Jevgjit i fortë, me gjethe lisi
    Duronte zhegun, në mes Meksikës!

    Por ja që unë jam nga Mirdita
    I bardhë, si rracë, madje krenar!
    "Pushtuesen" vapë, me djersë e prita
    Dhe djersën, mik, e "hoqa zvarrë"...

    Ti do më pyesësh, vallë si e "hoqa"
    Unë të përgjigjem, me pak...kulturë!
    Me dy kërrnacka, që vetë i...poqa
    E mbusha Lanë, përplot me shurrë...

  3. #633
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës

    Respekte i nderuari Agim Doçi....


    S'dua të di

    S'dua të di ç'bëjnë rrospirat,
    As dhe për burrat pedofil.
    S'më joshin kurrë marrëzirat,
    E dua jetën pa një trill.

    S'dua të di se kush merr malet,
    Kush falle hedh e zjarre ndez.
    Jam breng e gaz që vajtoj hallet,
    Pranoj çfar më ka rënë në pjes.

    S'dua të di për fjalë nepërke,
    As për ata me sy përdhe.
    Jam hënë që malin zbardh pas darke
    Dhe si shqiponjë ngrej një fole.

    S'dua të di për tiranitë,
    Për mbretëritë pa oborr.
    Si diell më ndriçoin sytë
    Dhe perënditë i prek me dorë.

    S'dua të di për egërsira,
    As për mishngrënsa jo e jo.
    Jam shpend që prek veç lartësira
    Dhe vetëm Zotit i them : PO !

  4. #634
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Hëna dhe unë.

    Një rreze hëne ngjeshur pas gardhit,
    Si fletë vjeshtake zë më shikon.
    Unë bëja rolin e të bardhit,
    Si borë e ngrirë rri në ballkon.

    Ja ngula sytë si grabitqar,
    Xheloz u bëra me gjënë e verdhë.
    Ta vjedh e ta shes në pazar,
    Si napolon ta kthej në vlerë.

    Në atë vënd Hëna dhe Unë,
    Ajo ndriçon unë errësirë.
    S'di si ta ndreqim këtë punë ,
    S'di si të bëjmë një gjë të mirë.

    Unë them ta hap derën e mbyllur
    Dhe ta fut hënën në shtëpi.
    T'i jap shtëpisë ngjyrën e dyllur,
    Sikur është lyer me flori.

    Ta ndriçoi fortë pragun e derës,
    Si dikur në ato vite,
    Kur si një mal i rrija erës,
    Ajo si gjeth më pëshpëriste.

    Ta zgjoj kujtimin e malluar,
    Me lot nëne e zemër babe.
    Çarçaf ta kem për t'u mbluar,
    Rrezen e hënës që flë mbi gardhe.

    Unë edhe hëna tek pragu i derës,
    Ajo ndriçon unë errësirë.
    Sikur t'ja dinim vetes vlerën,
    Do gjelbëronim një shkretëtirë..

  5. #635
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës

    Më dukesh


    Më dukesh damar budallai,
    Nga veshët si magjar hamshor.
    Portreti i një maskarai,
    I kompletuar si një horr.

    Më dukesh si i aksafitur,
    I dalë nga shinat krejtësisht.
    Sikur me duar të kanë mbytur
    Dhe jetën jeton rastësisht.

    Më dukesh pjellë e një gorille,
    Një zvarranik me bishtë në shallë.
    Në tru një **** karavidhe,
    Që asnjë gjëje si del ballë.

    Më dukesh si një kandar zigji,
    Që pretë vetëm në të lehtë.
    Njeri që s'di se ç'është ligji,
    Njeri që toka nuk të pretë.

    Më dukesh " Lolo" nuk gabohem,
    Ke ardhë në jetë për prapësi.
    Sa të shikoj zë rrebelohem,
    Në shpirt farmak me helm të zi.

    Më dukesh si një egërsirë,
    Do mish njeriu të ushqehesh.
    E ke për hak je qelbësirë,
    Me shurrë gomari mund të dehesh.

  6. #636
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mos e thinjni mallin....!

    Kjo ditë me diell


    Kjo ditë me diell m'a shkel syrin,
    Më fton në mbrekullitë e saj,
    Më thot biznesit varja drynin,
    Me rreze dielli shpirtin laj.

    Bridh nëpër pyje edhe stepa,
    Në buzë liqeni medito,
    Përzjehu me nja dy-tri veta,
    Portrete femrash pikturo.

    Shijoje jetën ashiqare,
    Me kupa vere m'a tërbo,
    Nëse të do ndonjë beqare,
    Puthe në buzë,mos e lësho.

    Unë e kam humbur sensin fare,
    Jam mbyllur brënda në një dhomë,
    Mendoj,mendoj vetëm për pare
    Dhe dashurinë kam fshirë me gomë.

    Jo s'paskam kohë as për sqarime,
    Zoti dënimin m'a ka dhënë
    Dhe pse vërdall vjen një thatime,
    Unë s'kam fuqi të ngrej as zënë.

    Ndaj s'di ç'të bëj në këtë ditë,
    Ku dielli dyert m'i ka hapur,
    Si kalaman i fërkoj sytë,
    Sikur me zor më paskan kapur.

    Kjo ditë me diell m'a shkel syrin,
    Unë rri në punë si matrapik.
    I strukur si kongjill pas hirit,
    Po e shtyj ditën si zhapik.

  7. #637
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Çdo ditë

    Çdo ditë unë imitoj dikë,
    Me vetëdije dhe pa tallje,
    Një ditë imitova atë,
    Por gabova, kërkova falje.

    Se Ai s'falet e s'di të fali,
    Ndaj imitimi doli huq.
    Ka një portret me surrat kali,
    Edhe nga mosha është gërdhuq.

    Mirë që s'më pa, se do më vriste,
    Mirë që spiunat, s'i treguan,
    Në sharrë me plehrat më degdiste
    Dhe më varroste pa torturuar.

    Mirë që gazetat nuk bën lajm
    Edhe ekranet heshtën fare.
    Se nga dreqi gjën belan,
    Vet' të vret, kërkon dhe pare.

    Çdo ditë,unë imitoj dikë,
    Me vetëdije dhe pa tallje.
    Nëse e imiton Atë,
    Asnjëherë mos kërko falje.

  8. #638
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Çdo ditë

    Çdo ditë unë imitoj dikë,
    Me vetëdije dhe pa tallje,
    Një ditë imitova atë,
    Por gabova, kërkova falje.

    Se Ai s'falet e s'di të fali,
    Ndaj imitimi doli huq.
    Ka një portret me surrat kali,
    Edhe nga mosha është gërdhuq.

    Mirë që s'më pa, se do më vriste,
    Mirë që spiunat, s'i treguan,
    Në sharrë me plehrat më degdiste
    Dhe më varroste pa torturuar.

    Mirë që gazetat nuk bën lajm
    Edhe ekranet heshtën fare.
    Se nga dreqi gjën belan,
    Vet' të vret, kërkon dhe pare.

    Çdo ditë,unë imitoj dikë,
    Me vetëdije dhe pa tallje.
    Nëse e imiton Atë,
    Asnjëherë mos kërko falje.
    Me pelqen pa mase ironia ne poezi...shume e bukur zoti Riza,ju pergezoj.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  9. #639
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Ke-ler Lexo Postimin
    Me pelqen pa mase ironia ne poezi...shume e bukur zoti Riza,ju pergezoj.
    Përshëndetje Ke-ler fundjavë të bukur kalofsh...

    Humor s'kisha shkruar kurrë

    Humor s'kisha shkruar kurrë,
    Se ç'më zuri,dreqi vetë,
    Kur shikoj një palo burrë,
    Qesh e dhitem m'u në brekë.

    Mor gajasem e s'marr frymë,
    Them do vdes nga qeshuria.
    Ftohem e kthehem në brymë,
    Kur shikoj hiret e tia.

    Fërkoj sytë se mos gabohem,
    I mbyll veshët i hap prapë,
    Por u them aspak s'qetsohem,
    Them po ç'është ky derro ****?!

    Herë më duket i xhindosur,
    Herë komik e herë majmun.
    Herë si kukull për të lozur,
    Herë si lyer me llum.

    Jam gëzuar sa s'tregohet,
    Më ka zbuluar talentin,
    Sa e sho lapsi shtrëngohet,
    Del një muzë që than dhe detin.

    Gjë e bukur,gjë e rrallë,
    Edhe qesh edhe përmjerr.
    Herë si mizë në një gotë dhallë.
    E thartuar prej saj del.

    Herë i futur në mendime,
    Të zbuloj fundin e botës,
    Pastaj rendin ca çmëndime,
    Si zinxhirë rrethuar kokës.

    Ndodh më prishet dhe humori
    Dhe tensioni merr maloren.
    Më ngjan horr e fillo horri,
    Kur zë shan edhe dashnoren.

    Humor s'kisha shkruar kurrë
    Dhe në mëndje s'më kish shkuar,
    Them të hidhet nga një urë,
    Kombin tim për ta shpëtuar.

  10. #640
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk i trëmbem natës

    Fundi botës

    Ja dhe fundi botës,po numuron orët,
    Ata më besnikët,thonë që do të ndodh,
    Unë si poet koti,lexoj meteorët,
    Se s'dua ky makth shpirtin të ma lodh.

    Nuk kam frikë nga fundi e përcaktoj vetë,
    Fundin disa herë e kam prekë me dorë.
    Prapë me pavetëdije jam ngjitur përpjetë
    Dhe flejta me Hënën për tre-katër orë.

    Yjet, Hëna,Dielli,më kanë bërë ofertë,
    Je në gjirin tonë sot e njëqind vjet,
    Nëse fundi botës ndodh me të vërtetë,
    Ti e ke liçencën për një tjetër jetë.

    Bashkë do projektojmë ëndrrat më të mira,
    Botën që do lindi do ta quajmë : Jetë!
    Buzqeshjet e nënës i paguajmë me lira,
    Dhe për fukaranë diellin pa retë.

    Rrugëve të jetës,s'do lëmë barrikada,
    Ferra në për këmbë, s'ka pse të ketë jo.,
    Botës që vetë iku i thurim balada
    Dhe të gjithë në kor : Jeto vetëm jeto !

    Ndaj le ti vijë fundi botës gënjeshtare,
    Se ajo e humbi misionin e vetë,
    Kjo e ktheu jetën pa asnjë vlerë fare,
    Bota që do lindë është botë e vërtetë.

Faqja 64 prej 67 FillimFillim ... 14546263646566 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •