Close
Faqja 66 prej 67 FillimFillim ... 165664656667 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 665
  1. #651
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Deti,dielli dhe poeti.

    Fundëjava kam festuar shumë,
    Me miq,me shokë,por edhe vetëm.
    Me netë të tëra i pagjumë,
    Si arkeolog vetveten gjetëm.

    Këtë fundjavë zgjodha Sarandën,
    Ku deti femrat propozonte,
    Si një kaçak e ngrita "bandën",
    Atje ku dielli po pozonte.

    Deti,dielli dhe poeti,
    Atje buzë malit po gjallonin,
    Ta dini ju se çfar më gjeti,
    Si kanarinë do cicëroni.

    I thinjur unë,shkumuar deti,
    Vetëm dielli,djalë i ri.
    Çdo rreze e tij ishte lezeti,
    Kishte të drejta pa kufi.

    Puthte këdo dhe si të donte,
    M'a bënte mua si për inat.
    Në shpella,guva depërtonte
    Edhe pse larg,në qiell lart.

    Një çast Sarandën s'po e doja,
    Nisa ta shaja si idjot.
    Nuk më dha shans të propozoja,
    Atë që donte shpirti sot.

    Më mbyti dielli me verbime
    Dhe fjalët humbën në për gojë,
    Këtë fundjavë,fundjava ime,
    E akuzoj se bëri lojë.

    E akuzoj dhe vetë Sarandën,
    Se vjeshtën kishte kthyer verë,
    Kishte ngushtuar autostradën,
    Nuk më la hapur qoftë një derë.

    Fundjava kam festuar shumë,
    Si në Sarandë nuk dua më.
    E ktheva detin në mjë lumë,
    Humba figurën me gjithë zë.

  2. #652
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Qëllon

    Për dreq qëllon çdogjë e kundërt,
    Buzëqeshja qan e loti qesh,
    Deti i ngrirë,mali si lundër,
    Në dimër xhveshur,në verë i vesh.

    Qëllon të ngrijë dhe zjarri vetë,
    Dëbora flakë,s'është çudi,
    Disheza kthyer e përpjetë,
    Majmuni kthyer në njeri.

    Shkëmbi pikon i tëri shi,
    Shiu kallkan, era e lidhur.
    Fjala kthyer në stuhi,
    Zinxhiri bosh,ti i vetëlidhur.

    I kthen njeriut gjëra të pa marra,
    Gjëra të pa dukshme me dorë i prek,
    Të mirave u thua ******,
    Të ligën e blen me lek.

    Për dreq qëlllon çdogjë e kundërt,
    E kundërta të kundërshton.
    I aromuar dhe pa ngrënë hurdhër,
    Të kundërtën e saj zbaton.

  3. #653
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Çdo ditë e përditë

    Çdo ditë e përditë,humbas diçka nga jeta
    Dhe pse quhet humbje,veten prapë e mbaj.
    Vetëm të vërtetën asnjëherë s'e gjeta,
    Nëse do ta gjëja e ktheja në ar.

    Çdo ditë e përditë,vidhet jeta ime,
    Po lyps nuk më kthejnë,s'kanë aq fuqi.
    Tani bashkjetoj vetëm me kujtime,
    Me ëndrra të kota që s'quhen rini.

    Çdo ditë e përditë kockë e lëkurë,
    Rreshkur edhe fishkur ,si gjethet në vjeshtë,
    Vetë në zemër ngrej të magjishmen urë
    Dhe e ci mbi të si një gjë e leshtë.

    Çdo ditë e përditë s'jam në rrugën time,
    I ndryshoj korsitë pa sinjale fare,
    Truri harrakatur ,i vogli thërrrime
    Dhe dy sytë e ballit kthyer në kamare.

    Çdo ditë e përditë nuk i ardhka fundi
    Që të gjithë u plakën u kthyen si unë,
    Po furtuna e jetës,jo nuk më lëkundi
    Edhe dallkaukët s'më vunë dotë në gjumë.

    Çdo ditë e përditë,ja ku ndodhem sot,
    Zvarranik s'u bëra as edhe lypsar.
    Po për jetën time derdh dhe ndonjë lot,
    Por nuk mund të ndodhi ta kthej në pazar.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    EXODUS (10-10-2013)

  5. #654
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    S'e di çfar doni ?

    S' ua di midenë,për llafe e për pirje,
    Veç di që ju, jeni njëlloj si mua.
    Më mië që s'jeni akullnai, për ngrirje,
    Se do ngatrrohej buka me një thua.

    Po ju, jeni njerzit më të lodhur,
    Ndaj lodhje s'kam pse tu jap unë.
    Nëse ndodh që vdesim duke ngordhur,
    Kjo aspak nuk sjell ,një palo punë.

    Se punë e zezë, ka pllakosur Shqipërinë,
    Ndaj fundi s'di se ku do flëri gjumë.
    Kjo valë thëthit dhe foshnjën që pi gjinë
    Dhe më të ligut them se i prish punë.

    S'i kam zili vetullat e syrgjynosura,
    As lajkatarët me dosje nënë kra.
    Kjo kohë ka mëndje, nga më të hekurosura,
    Që dhe babain e flak pa inkra.

  6. #655
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Ndodh o ndodh e çfarë nuk ndodh

    Ja qëllon që qan dhe gazi,
    Lotët qeshin,s’di se si,
    Vdekja ikën prej marazi,
    Njeriu kthehet lubi.

    Ndodh të ndizet dhe dëbora,
    Zjarrin ngrin,kthehet kallkan.
    Mund të ndodh për ca të gjora
    Pa një shkak t’u hapet nam.

    Ndodh që era të vetëvaret,
    Tek një pishë a tek një bredh.
    Tallaniku, pa shkak të tallet
    Ledhi hipur mbi një ledh.

    Ndodh o ndodh e çfarë nuk ndodh,
    E di unë, e di dhe ti.
    Kot së koti mos u lodh,
    Po s’beson në Perëndi.

    Ja qëllon që qan dhe gazi,
    Lotët qeshin,bukuri.
    Vdekja, jetën s’do ta zgjasi,
    Ndaj jeto për dashuri.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    e panjohura (11-01-2014)

  8. #656
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës


    Në këtë jetë kalimtare


    Në këtë jetë kalimtare,
    Veç shpirti rron e nuk vdes kurrë,
    Nuk blihet zemra ,jo me pare,
    Nuk quhet, pushti i pushtit, burrë.

    Mbase dhe zëri, s’duhet ngritur,
    S’përfiton gjë,po ta them unë,
    Të jesh i gjatë, s’do thotë i rritur,
    Të kesh kollaro, s’thotë di më shumë.

    Mbi këtë tokë sa kanë kaluar,
    Sa do kalojnë, as kush s’e di.
    Kush kalit ja ka hip kaluar,
    Nuk do të thotë fal dashuri.

    Në këtë jetë kalimtare,
    Veç shpirti rron e dhuron jetë,
    Kjo jetë quhet dhe zuzare,
    Siç quhet grerëz dhe jo bletë.

  9. #657
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Shejtanin nuk ua solla unë

    Shejtanin nuk ua solla unë,
    E gjeta mes grave të shokëve të mi.
    Ato e mendonin dhe e bënin atë punë
    Dhe s’besonin se i kuptonte njeri.

    Në rolin e shejtankës u vendosën shumë gra,
    Ato lëviznin si molekulat në ajër.
    U thosha shokëve : Kanë punë të mëdha!
    Ndaj i lutesha Zotit u daltë për hajër.

    Të gjithë u besonin përveç meje,
    Se unë jam shejtani vet.
    Ndaj diellit i thosha : Dil prej reje
    Dhe femrën klonoje në epruvet.

  10. #658
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Laver, ti s’vdes, je Perëndi !
    ( Në vend të ngushëllimit)

    Po e ndjej veten i pikëlluar,
    Fjala nuk flet,buza nuk qesh.
    Një lajm i hidhur i ligështuar,
    Si ortek bore, në vesh m’u ngjesh.

    Dëgjoj,s’besoj,por fundi ndodhi,
    Ka vdekur sot, Laver Bariu.
    Kujtesa shpejt diku më hodhi,
    Për atë burrë,loti më ngriu.

    Vajtojnë sot gjithë trëndafilat,
    Vjosa vet, loton me dallgë.
    Përmeti që rriti bilbilat,
    Dhëmbeli e preu çdo fjalë.

    Unë melodinë e ti ndër vite,
    E kam në zemër s’e harroj.
    Laver me klarinetë na rrite,
    S’e di pa ty, si mund të rroj.

    Unë sot po shkruaj i lotuar,
    Ti meriton këngë e valle.
    Laver Bariu i mjeshtëruar,
    Gërneta e ti, gëzim dhe halle.

    Ti meriton fjalë më të mira,
    Poet me emër,jo si unë.
    Përmetit i dhe ëmbëlsira,
    Por unë të shkrova : M’u dhimbse shumë !

    Sa keq më vjen për këtë burrë,
    Por vdekja nuk fal as njeri.
    Laver ti je e ngelesh gurrë,
    Laver ti s’vdes ,je Perëndi !

  11. #659
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës

    Në këtë jetë

    Në këtë jetë,Zotin kam prekur,
    Jam puthur gjatë me Perënditë.
    Si i pa ngopur,si i pa tretur,
    Kufijtë e mi s'i dinë liritë.

    Mes malesh ka vetëm lugina,
    Mjegullnajë e mjegullirë.
    Unë shyqyr që s'kam qejf për vrima,
    Shyqyr që s'dua errësirë.

    Jam djalë pa fjalë,plot pretendime,
    Po nuk i shpreha,s'ka më keq.
    Me mendjen time marr vendime,
    Me mendjen time nuk i heq.

    Në rrugën time s'pranoj ferra,
    Po s'i heq dot,kërkoj dhe ndihmë.
    Një gjë nuk ndodh ,s'pyes për erëra,
    Se jam vetë erë si varg në rimë.

  12. #660
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Nuk i trëmbem natës


    Në jetë kam bërë edhe gabime

    Në jetë kam bërë edhe gabime,
    E s’them që s’mund të gaboj më.
    Zigzake po, eh sa shumë kthime,
    Por vazhdoj eci, në këmbë nuk fle.

    Në rrugën time bashkohen turma
    Dhe bashkë të gjithë në rresht për një.
    Ca lenë e ca nuk lenë gjurma,
    Ca flasin e ca s’nxjerrin zë.

    Dikush të thotë je yll karvani,
    Një dikush tjetër nuk e pranon,
    Sikur të gjallë të më hani,
    Prapë shpirti im për ju punon.

    Nuk është e lehtë të kesh veç miq,
    Të gjithë ti njohësh,jo e jo.
    Nga miqtë,po, prit dhe armiq,
    Nga këta mbrohu me domosdo.

    Në jetë kam bërë edhe gabime,
    Bukë shkelur asnjë herë.
    Sikur ta hapni zemrën time,
    Aty jeton vetëm pranverë.

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •