Mik Risa, këtë herë nuk do Ju përshëndesi me fjalë, por me një anagram:
ZAIR ÇOTA,
Me plotë dashuri;
N'forumin Shqiptar -
Shkruan poezi!
Zgjidhja?.................
Mik Risa, këtë herë nuk do Ju përshëndesi me fjalë, por me një anagram:
ZAIR ÇOTA,
Me plotë dashuri;
N'forumin Shqiptar -
Shkruan poezi!
Zgjidhja?.................
Faleminderit Agim per anagramën jeni i mbrekullushem.
Jetojmë në një kohë,
kur s'çmohet gjë e shënjtë,
Kur nderi shitet lirë,
dhe turpi blihet shtrënjtë......
Gjithnjë të çmoj:
kur qesh,
kur qan,
kur qetësinë ma prish....
Kur luan,
kur më shan....
Të ngacmoj
si akullnajë të mos ngrish....
Pse më ecën rrugës si fajtore
dhe vështrimin ngulur për mbi tok.
Të flas me fort,të kap për dore,
Përkëdhel baluket e i hedh mbi kokë.
Sipër tortuarit ikën si e marrë,
Un' të ndjek nga pas si njeri gjysmak,
Ti s'e merr mundimin as për të më parë,
Ndoshta ngatërrohesh me ndonjë kaçak.
Të isha kaçak do bëja kurbane,
Do të zija pritë rrugicë më rrugicë.
Ndoshta do të thoshja që ti je shejtane
dhe rrëshqet në verë si kur të ket ngricë.
Mua më vjen keq pse bëhesh e urtë
Dhe më duket vetia si njeri pa mënd.
Bëhu çamarroke dhe në tok të butë,
I thuaj të marrit s'jam në vëndin tënd.
Unë ju dua të vini me mua
në rrugë,në parqe,në mal....
Në mos paçi kohë,merreni hua,
ju dua të gjithve pa fjalë!
Unë juve ju dua të gjithve me vete,
kur eci,kur flë e kur rri.
Të vemi në fshatra e në qytete,
i vetëm të mos rrijë asnjeri!
Me halle,me turpe,gëzime,qedere,
me foshnja,me shpresa,me gaz,
me baltra,me stola e me mindere,
ju dua të gjithve nga pas.
Në paçi uri,a frikë nga polici,
a vatrën pa prush në acar,
jetoni një çast me pahir,mos vdisni,
se unë do të vij,do t'ju marr!
Në qofshi të humbur e të pikëlluar,
pa plëng,pa shpresë,pa kuptim,
kujtoni se ju egzistoni për mua
dhe gjëni tek kjo një qëllim.
Se unë ju dua të tërëve me vete,
ju dua se s'bën pa derman,
Sikur një minutë të mbetem i vetëm,
e kam të humbur davanë!....
Ca shokë të mi iu ankuan qeverisë:
-Skemi ku të mbytemi qeveri!
.....Lumenjtë tanë janë të cekët të gjithë
se ka kaq kohë pa rënë shi!...
U mobilizua qeveria dhe partitë politike;
(Vetëm për këtë pikë bënë aleancë);
U futën lumenjve një të sokëllitur;
-Mbahuni sa të na vijë shi nga jashtë!!!
Ka raste që të zë gripi,
të qajnë hallin kur hiqesh zvarrë....
Por sa çudi,
kur të dhëmb shpirti,
bota trutharë
të quan të marrë!...
Krijoni Kontakt