Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2012 më 16:59
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Po mire c'te keqe ka,fundja dhe ta marrin te gjith detin Jon kemi Adriatikun ne mjafton qe Albos mos ja prishim fqinjesine e mire me heladhen se co ku jane ca te poshter ato ja presin rrogen pastaj. Dhe keta te minoriteti imagjinar Turk shum te poshter jan, si more vajten e paguan gjykatesit e i prishen fqinjesine e mire Albos me eladhen e famshe, turp te kene maskarenjte. Po ti Albo mos u bej merak degjo vellain,se dhe po u prish si marreveshje ty dhe sojit tend ne kete forum nuk ju preket paga. Mjafton te vazhdoni lehjen tuaj pro shitjes se territorit Shqiptar. Bile kam dhe nje mendim tjeter qe kufirin keta eladhot ta vendosin ne Elbasan e ta zhdukin nga faqja e dheut kte minoritetin Turk se si shume na jan shtuar kan zaptuar krejt vorio epirin. Ti vazhdo lehjen te keqen vellai se je ne rruge te mbare edhe pak sforcim te duhet dhe ja arrite qellimit
Shih shih, na paskan prishur me fqinjet keta turqit....se ne kishim shume dashuri me fqinjet, serbet vdisnin per ne, kurse greket punonin dite e nate per te na ndihmuar....Ca thua ore koder? Mos fol kodra pas bregut. Se me thuaj ti kur politike e fqinjeve tane ishte dashamirese?
Mos, Spahiu qenka agjetn amerikan....pupupu, si do te hahemi tani me Ameriken? Duhet bere aleance me Greqine qe t'i shpallim lufte SHBA-se se po na prish me vellezerit tane greke, te cileve duam t'u japim dhurate 350km2.Nderkaq historikisht sebet dhe greket kane atakuar pjesezen tone duke tentuar ti shfarosin shqiptaret. Kurse politika osmano-turke ka tentuar te zhduke qenien, identitetin kombetar shqiptar. Te gjitha keto tentativa kane qene antishqiptare.
Meqe jemi ketu, dhe eshte permendur, persa i perket AK se Z.Spahiu, qe do ta hap nje teme posacerisht per te ne ditet ne vijim (nese ekziston ma thoni); une o djal i mbare, personalisht, jam njohes i mire i ketyre rrethanave, di se si funksionon edhe trekendeshi i bermudes te aleancave Spahiu \ Tokçelik / Gylen \ Amerika. E di jashtzakonisht mire dhe teorite e tyre. Di dhe se si funksionon fondacion kulturor Turk, "Prizmi" lidhje e drejtperdrejte e AK.
Une e kuptoj dhe organizimin prej vitesh te rrjeteve te forta biznesesh turke ne Shqiperi, per te mos harruar institucione arsimore, medrese e universitete e kolegje. Atij qe i kupton dhe i ka rene ndermend ky fakt, di dhe qe ka kaluar kohe i ekzistences se tyre dhe normalisht duhet te dije qe Turqia, ka kaluar ne nje faze dhe ekzigjence te re dhe me kerkuese. E cfare te jete tjeter pervecse perfaqesimi politik!
Pra, pse eshte kaq e veshtire, te kuptosh qe AK e Spahiut, eshte parti e financuar nga shteti Turk !?
Une ta thashe per bartesit e doktrines neo-otomane por, ndoshta se ke kuptuar. Vete Aleanca Kuq e Zi eshte projekt Neo-otoman.
Une do te te bind vetem per dicka, dhe mos e harro kete shprehje deri sa te kesh jete, njekohesisht dhe Forumin tend njegjyresh gjalle:
Qofte ne menyre te pavetedijshme, qofte me finese dhe elegance, qofte edhe me menyra brutale... Greku, Serbi, Turku apo kushdo qofte tjeter, nuk do e bej dot kurre "SUSPEND" identitetin Shqiptar.
Keshtu sic po thua ti o kodra mbas bregut, i bie edhe qe Agimi i arte te jete veper turke, edhe partia e Milloshevicit te jete krijim turk, edhe Jobbik te jete krijim turk. Shume paskan qene keta turqit more, dhe sa shume leke paskan.
Mos me thuaj se edhe Vetvendosja qenka turke? Mos...Edhe Albin Kurti? papapa. Se emri Sali e Rame jane emra katoile te paster.
Nejse, fshij syte, shperlaj fytyren e shih diellin njehere e zgjohu nga endrrat. E na sill disa teorit konspirative pak me te besueshme, e jo kodra pas bregut.
E para me lexo me kujdes, nuk e kam thene une ate, un e kam cituar duke i kthyer pergjigje dikujt tjeter. Nuk e haj ate portokall te prishur kam thene, domethene propaganden Greke dhe Turke. S'me ke kuptuar mire, por un kam thene ate qe ke thene ti ne menyre tjeter. nejse lexoje serish.
Ti shkruan te mbushesh rreshtat apo... Un te keshilloj qe heren tjeter te flasesh me llogjike sepse se ke as piken me te vogel te nocionit politik. Pse qenka agjent Amerikan? Kush ta tha ty kete !? E permenda gje diku une agjentin amerikan. Un po te them doktrinen politike tashme e pranuar edhe nga ministri i jashtem turk, qe eshte ideja per rikthimin e ndikimit turk ne Ballkan, ne zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Neo-Otomanizmi nuk eshte shpikje o djale, eshte doktrine.
Une kam kohe qe e shoh diellin qe vezullon ne kete fushe shum para teje. Edhe ty te duhet te kesh bagazhin e duhur, se si funksionon kendi polarizues i aleances mes politikes greke, serbe dhe turke dhe pastaj hajde flasim bashke kur te duash.
Tashti, ik laj njehere ti syte, e kur te kesh mbaruar fshiji dhe me thuaj se; si ma shpjegon faktin se, nje turk ka ndermjetesuar dhe paguar viziten mister te Spahiut ne Washington, dhe si ma spjegon aktivitetin e stermbushur gjate vitit 2011 te qendres kulturore turke "Prizmi" ne te cilin, po te le ty te investigosh ne terren se kush ka qene prezent!? Neper media nuk e ke, interesohu meqe i hyre debatit ne kete fushe... Ndryshe mos debato...
Jo po AK qenka sipas teje Partia me e rregullt Shqiptare...!! Nga financohet apo vetfinancim ?? Hoho"Bullshit...!!"
Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression
Ti vete qe AK eshte pjese e trinomit AK-Turqi-SHBA.
Ke fakte per kete? Edhe nese do te ishte e vertete, po te them qe une vete personalisht kam bere vizita ne shtete te ndryshme qe me jane paguar nga fondacione te shteteve te ndryshme e fondacione te propagandes se kaheve te ndryshme politike, si p.sh. fondacione politike te te gjelberve, socialdemokrateve, dhe konservatoreve gjermane, fondacioni i Sorosit Hungari, fondacione angleze liberale. A me bejne keto udhetime e fonde mua gjerman, hungarez e anglez? A me bejne mua nje konservator gjerman, apo socialdemokrat gjerman? Ah se harrova, njehere nje fondacion turk me financoi ndenjen time ne Stamboll ne nje kongres te te rinjve...pupu, qenkam bere turk pa e ditur.Une kam kohe qe e shoh diellin qe vezullon ne kete fushe shum para teje. Edhe ty te duhet te kesh bagazhin e duhur, se si funksionon kendi polarizues i aleances mes politikes greke, serbe dhe turke dhe pastaj hajde flasim bashke kur te duash.
Tashti, ik laj njehere ti syte, e kur te kesh mbaruar fshiji dhe me thuaj se; si ma shpjegon faktin se, nje turk ka ndermjetesuar dhe paguar viziten mister te Spahiut ne Washington, dhe si ma spjegon aktivitetin e stermbushur gjate vitit 2011 te qendres kulturore turke "Prizmi" ne te cilin, po te le ty te investigosh ne terren se kush ka qene prezent!? Neper media nuk e ke, interesohu meqe i hyre debatit ne kete fushe... Ndryshe mos debato...
Jo po AK qenka sipas teje Partia me e rregullt Shqiptare...!! Nga financohet apo vetfinancim ?? Hoho"Bullshit...!!"
Hajt me lalen se kur kam pare politikat une, ti ende i bije maces me luge.
Apo si t'ia bejme qe t'i hedhim balte AK-se, o burra ta quajme turke, duke e ditur ngurrimin dhe friken qe kane shqiptaret nga ndikimi turk (qe e kam edhe une).
Meqe i hyre kesaj teme, po te sjell disa artikuj atehere si fakte.
Shkrimi i MAPO-s.
E gjithe zhurma qe AK eshte turke, vjen vetem nga nje shkrim i Allfred Leles, ne revisten MAPO.
Kush eshte Alfred Lela?
Pra, duket qe autori i perket njeres prej dy partive te medha qe rrezikohen seriozisht nga AK-ja. Nuk do mend qe PS e PD do te perdorin levat per te hedhur balte me shpifje ndaj AK-se.Alfred Lela has a bachelor degree on 1996 -2000 in the University of Tirana From 2001 -2002 he frequented the University of Massachusetts-Boston for Political Science In-1998-2000. He works as political reporter and has an assignment editor for the district reporters in the Albanian daily “Shekulli. In 2002 -2004 works for Herb Chambers Auto Group as a Sales and Leasing Consultant. In 2004 -2006 he became the Internet Sales Director of Herb Chambers Auto Group. From 2008 till 2009 works as screenwriter at TV 'Vizion Plus' at the programme 'Bypass Show”. In 2010-2011 he was the deputy editor in chief of MAPO daily newspaper . In 2011 he became the editor in chief of MAPO Magazine. He was the founder of the e-magazine “Fletore Shqiptare”.
From 2000 till present he Op-Ed for the following Albanian newspapers: “Shekulli”, Illyria”, “Korrieri”. In 2006 he was the co-founder and Advisory Board member of Maas-Besa a not-for-profit Albanian-American Foundation. He translates various books from English to Albanian.
Te vijme te shkrimi i tij. Autori thote qe partia ka fonde, dhe diku i siguron ato. Me aq udhetime sa ka bere Kreshnik Spahiu e partia e me ate baner e flamur qe e riperdor ne cdo mbledhje, edhe une personalisht do te kisha bere parti. Une udhetoj rreth 10 here ne vit me avion lart e poshte neper Europe, a me ben mua te dyshuar per financim nga turqit? Financimet e AK-se me te vertete mund te jene financime nga diaspora shqiptare, dhe une takoj shume ketej ne Evrope, qe jane gati te japin sa te kene mundesi per kete parti pasi e shohin si imazhi i interesave te tyre. Mos harro se vetem gjysma e kesaj diaspore financoi nje lufte qindra milione dollareshe si lufta e Kosoves per 3 vjet.
pra MAPO pa qe kishte dicka te dyshimte, dhe na jep burime te mundshme, por asgje konkrete. Eshte si une te them qe Edi Rama i merr financimet nga Rusia, duke bere nje lidhje qe po te duash behet, ashtu sic mund te besh cdo lloj lidhje ne teorite konspirative.Që pas intervistës në Top Story, revista MAPO ka kryer një hetim duke hulumtuar mbi burimet e mundshme të financave të Aleancës Kuq e zi.
Vete mapo me poshte, na thote qe Spahiu u thirr nga zyrtare amerikane, me ndermjetesimin e nje turku (qe shume mire mund te jete vegel e amerikaneve).
E supozojme se kjo eshte e vertete. I bika qe AK te jete pune e amerikaneve, ose po mbeshtetet nga amerikanet....Hmm. SHBA na shpetoi nga zhdukja fizike ne 1999. Tani do qe te financoje nje parti qe kerkon ribashkimin e shqiptareve. C'te keqe ka ketu? Kete e duan te gjithe shqiptaret. Edhe sikur mos ta duan? A do ti qe t'i kundervihemi SHBA-se? Na e thuaj kete se jemi shume kureshtare per ta ditur.
ME pas mapo na del se meqe Spahiu u ftua nga nje universitet turk ne Shqiperi, i bika qe te jete turk.....hmm, teori me te cmendur nuk kisha degjuar ndonjehere. Jo per gje, por Universiteti i Nju Jorkut, me lidhje te hapur me Greqine (sipas vete tij jo me aludime), ftoi Albin Kurtin per te dhene konference ne ambientet e tij. Mos, na e kapen dhe Albinin greket, u be dhe Albini grek....
Pastaj mapo na vazhdon me ca ide, qe meqe AK eshte antigreke, duhet te jete proturke. Eshte tipike metode brariane qe thote qe nese je antisali, je proed. ....Idiotesi shkurt.
E ne fund Alfredi na e permbyll shkrimin duke na thene ca citate qe ka lexuar andej-kendej, per lidhje Turqi-SHBA, islam etj, dhe me kete e beri dhe AK-ne turke...
Shkrimi eshte nje pacavure, qe duke marre disa gjera qe nuk kane lidhje fare, mundohet te na tregoje pa asnje fakt e pa asnje lidhje logjike qe Ak na qenka turke.
Thjesht duke lexuar biografine qe ka ky Alfredi, une mund ta nxjerr qe tani jo turk, por kongolez bile.
Po ju jap xhevahirin, shkrimin e tij me poshte:
Projekti Neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, parti turke
Nga Alfred Lela, revista Mapo
Pse u shoqërua me mister vizita në Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundësoi atë? Kush është ndërmjetësi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane? A ka ardhur koha që pas infrastrukturës së biznesit, arsimit dhe ideve turke, Ankaraja të përfaqësohet edhe politikisht në Shqipëri? Neo-otomanizmi, një doktrinë apo një shpikje?
***
Shkrimi i plotë bashkangjitur reagimet e (linku këtu) z. Nuh Tokçelik e avokati i Fetullah Gylenit të botuara në numrin e ri të revistës
Kur javë më parë, një panel gazetarësh, të ftuar në studion e Top Story të Sokol Ballës, ngulmonte te pyetja se ‘si i siguronte paratë për të mbuluar shpenzimet e aktiviteteve të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nxirrte diçka nga xhepi i brendshëm i xhaketës. “Asi nën mëngë’ ishin kartat e anëtarësimit, një prej të cilave, sipas shefit të AKZ, kushtonte 10 euro. Spahiu, duke nënvizuar atë që ai quante ‘sukses të madh të Aleancës’, përmendi Durrësin dhe sesi, sipas tij, vetëm në këtë qytet, vetëm në një ditë, kishte pasur mbi 1 mijë anëtarësime. Duke luajtur me një shifër që një prej gazetarëve të ftuar ia quajti ‘hiperbolë’, ai i shtyu dhe më tej kartat, duke u shprehur se Aleanca Kuq e Zi synon një anëtarësi prej 1 milionë vetësh. “Bëjeni vetë llogarinë, sa bëjnë 1 milion herë 10 euro”, i sfidoi gazetarët Spahiu, duke i dhënë kështu publikut një përgjigje të vagullt, por edhe të pasaktë mbi financimin e lëvizjes së tij, të saposhpallur parti.
Një milion anëtarë herë 10 euro, bëjnë plot 10 milionë euro, duhet të ketë menduar një publik pasiv, i humbur para retorikës nacionaliste të shefit të Aleancës, që ka premtuar ‘shfronësimin e sulltanëve’, mandate të kufizuara, heqjen e imuniteteve bashkë me nxjerrjen jashtë skenës politike të PD-së e PS-së, të dyja këtyre ‘partive bolshevike’, dhe zëvendësimin e tyre me forcën e parë, që njërit prej gazetarëve të ftuar sërish iu duk hiperbolike, e që do të ishte pikërisht formacioni që ai kryeson, tashmë zyrtarisht, Aleanca Kuq e Zi. Që pas intervistës në Top Story, revista MAPO ka kryer një hetim duke hulumtuar mbi burimet e mundshme të financave të Aleancës Kuq e zi.
Misteri i një vizite dhe lidhja turke
Në botën e ndërlikuar të politikës, financimet vijnë bashkë me sponsorizimet apo lobimet. Këto të fundit janë edhe më të shtrenjta se financimet e drejtpërdrejta në formën e donacioneve apo blerjeve të kartave të anëtarësimit. Një sponsorizim i tillë politik mund të konsiderohet vizita në Amerikë e Kreshnik Spahiut. Ky tur u krye me statusin e sapomarrë të shefit të Aleancës Kuq e Zi dhe jo në atë të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një vizitë në një status të tillë, z. Spahiu e pat kryer në vitin 2008. Vizita në Washington e kreut të Aleancës Kuq e Zi është hapur e mbyllur me mister. I vetmi akt transparence ka qenë një intervistë e Kreshnik Spahiut për radion Zëri i Amerikës, seksioni shqip, ku është folur me terma të përgjithshëm. Edhe vetë pyetjet e gazetares nuk kanë sqaruar shumë për nivelin, shtrirjen apo qëllimin e vizitës në Washington të kreut të Aleancës. Një prej tyre ka filluar me ‘sipas një zyrtari amerikan’. Arsyet se pse vizita ka lëvizur brenda një axhende të pasqaruar dhe gjysmë sekrete kanë të bëjnë me atë se ajo ka qenë një investim privat, më saktë një lobing individësh pranë zyrtarëve amerikanë. Lobimi është një industri më vete në rrethet politike e diplomatike në Washington, ku grupet e interesit, shtetet, aleancat rajonale, kompanitë e mëdha apo edhe individët kërkojnë mbështetje nga Kongresi apo Shtëpia e Bardhë për axhendat e tyre. Sipas përllogaritjeve, miliarda dollarë çdo vit ndërrojnë duart si derivat i drejtpërdrejtë ose anësor i përpjekjeve të firmave apo individëve lobues. Burime diplomatike, me kushtin e anonimatit, i thanë revistës MAPO se vizita e Kreshnik Spahiut në Amerikë është mundësuar në sajë të ndërmjetësimit të një shtetasi turk, Nuh Tokçelik.
Tokçelik dhe elitat shqiptare
Tokçelik, në fakt, nuk është vetëm qytetar turk: ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare pas një vendimi të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me dekret nr.6924 të datës 15 mars 2011. Nuh Murat Tokçelik është i njëzeti, në një listë me 24 emra gjithsej, të cilëve presidenti Topi ka vendosur t’u japë nënshtetësinë shqiptare. Nuh Tokçelik drejton Qendrën e dialogut “Prizmi”, i cili paraqitet në publik si një fondacion kulturor që kontribuon në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor. Kjo qendër ka botuar pjesën më të madhe të veprave të mendimtarit bashkëkohor turk Fetullah Gylen. Më saktë, Nuh Tokçelik është përfaqësues i Fetullah Gylenit në Shqipëri. Gjatë vitit të shkuar, të gjitha gazetat shqiptare u përmbytën nga shkrime promocioanle apo komente rreth Fetullah Gylenit dhe rolit të tij si dishepulli i paqes ndërfetare e ndërkulturore.
Viti 2011 ka qenë gjithashtu një vit i ngjeshur me simpoziume e veprimtari të tjera, të cilat kanë pasur si qëllim përhapjen në Shqipëri të ideve të Gylenit. Sipas gazetës ‘Start’, e cila është një botim online i universitetit ‘Epoka’, gjithashtu një qendër e përhapjes së kulturës turke, në një simpozium me temë idetë e Gylenit, të 11 tetorit 2011, kanë marrë pjesë emra të njohur të botës akademike shqiptare. Ndër të tjerë, Gjergj Sinani, Zyhdi Dervishi, Adriatik Kallulli, Agron Tufa. Programin, vazhdon gazeta ‘Start’, e ka përshëndetur drejtori i shtëpisë botuese “Prizmi”, Nuh Tokçelik. Të pranishëm, sipas ‘Start’, ishin zv.ministri i Arsimit, Halit Shamata; zv.ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia; ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi; kryetari i “Forumit Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve”, Besnik Mustafaj; si dhe studiues e akademikë, artistë, shkrimtarë e të tjerë.
Përveç rrafshit akademik, Tokçelik ka vijuar kontaktet edhe me botën fetare, përkatësisht atë muslimane. Të enjten e 24 qershorit 2010, sipas sajtit online të Myftinisë së Shkodrës, ai ka bërë një vizitë në këtë institucion fetar, ku është pritur nga imami Muhamed Sytari. Tokçeik ka mundësuar edhe një vizitë në Turqi në nëntor 2007 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Kryegjyshi është shoqëruar gjatë gjithë vizitës nga përfaqësuesi i PRIZMIT në Shqipëri, Nuh Tokçelik.
Një tjetër simpozium për përhapjen e ideve të Fetyllah Gylenit, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti ‘Fatih’ në Turqi dhe qendra e Dialogut ‘Prizmi’, mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, është organizuar në mars të vitit të shkuar. Në takim kanë marrë pjesë 36 akademikë të shquar, sipas lajmërimit zyrtar për aktivitetin, ‘nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Anglia, Franca, Turqia, Kosova, Bullgaria, Gjermania dhe sigurisht edhe nga Shqipëria.’
Të enjten e 15 marsit, ‘Epoka’, një universitet turk, organizoi një Forum me temë ‘Partitë e reja dhe risitë që do të sjellin në konfigurimin e politikës shqiptare’. I ftuar për të moderuar Forumin ishte gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit që mbahet si me ndikimin më të gjerë politik në vend. Pak kohë më parë, siç vërente publicisti Mark Marku në një shkrim për gazetën Mapo, në një ‘nder’ që u bëhet vetëm politikanëve të kalibrit Berisha e Rama, Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuq e Zi ishte i ftuar në një përballje me gazetarët në studion e Top Story të Sokol Ballës, një tjetër gazetar me ndikim në Shqipëri. Balla, pak ditë më pas, botoi një koment po në gazetën ‘Mapo’ me titull ‘Kreshniku, rreziku që vjen nga Greqia’. Në të, gazetari i njohur mundohej të vinte një shenjë barazimi mes AKZ së Spahiut dhe ‘mamuthëve’ të politikës shqiptare PD e PS, duke projektuar njëfarë force të kërkuar përmes numrave. Sokol Balla ishte, në fakt, i pari nga gazetarët e rëndësishëm që i mëshonte idesë se me ‘Aleancën’ kishte ardhur një aktor i dorës së parë në politikën shqiptare.
Aleanca Kuq e zi si outpost i neo-otomanizmit
Aleanca Kuq e Zi ka hyrë në skenën politike shqiptare si lëvizje populiste, e cila në fillim u mor për një sofistikim të Tifozave Kuq e zi, një grup ultrasish të kombëtares shqiptare të futbollit. Tifozat Kuq e zi ishin të organizuar me karta anëtarësie, të cilat për një shumë prej 10 dollarësh u lejonte tifozëve udhëtime të organizuara kur luante kombëtarja dhe bileta autobusi, avioni, stadiumi apo hotele me çmime të ulura. Përveç emrit Kuq e zi, Alenca mori nga Tifozat edhe idenë e kartës së anëtarësimit. Tubimet dhe retorika e Aleancës në fillim u ngjanin pikë për pikë atyre të tifozave të një skuadre futbolli: një grusht njerëzish, kryesisht të rinj të zemëruar mbuluar me flamuj e shenja të tjera të regalias shqiptare, zaptonin sheshe të vogla dhe aty, herë dal vivo e herë me megafona, bënin të njohur idetë apo kauzën e tyre. Një pikë tjetër ku Aleanca i ngjante Tifozave ishte edhe identifikimi i të dyjave me një ndjenjë të fortë anti-greke. Kjo e fundit erdh e u bë modë e organizuar, sidomos pas ndeshjeve të dy kombëtareve, Shqipërisë e Greqisë. (Nuk ka një kufi të saktë ndarës mes asaj nëse janë Tifozat Kuq e zi që lindën anti-greqizmin nëpër stadiumet shqiptare, apo është antigreqizmi që lindi Tifozat Kuq e zi.) Paralel me tubimet, pa ndonjë valencë shoqërore e politike, u shfaq në skenë edhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Diskursi i tij ishte gjithashtu nacionalist me nota të theksuara antihelene. Temat janë të njohura: varret e ushtarëve grekë, arrestimi i një dhunuesi shqiptar të tyre nga Tepelena, tubimet nacionaliste para Komisariatit të këtij qyteti. Për të ardhur te klimaksi që e katapultoi Spahiun në skenën e madhe: ndërrimi kombësisë. Kreshnik Spahiu, shpejt e shpejt, u bë një ‘kalorës’ kundër ndërrimit të kombësisë, për të cilin individë të ndryshëm, për interesa financiare, kryesisht në Jug të vendit dhe me prejardhje ortodokse, ishin gati të shkelnin edhe ligjin. Aksioni i Spahiut, brenda rolit të tij si funksionar i sistemit të drejtësisë, rezonoi jo vetëm me popullatën, por edhe me një pjesë të mediave. Prej këtu kurba e retorikës së Spahiut filloi të rritej, ndërsa aktiviteti i tij të zgjerohej. Aleanca Kuq e zi dhe Kreshnik Spahiu filluan të identifikoheshin me njëra-tjetrën. Pa kaluar shumë, Spahiu u bë Aleanca Kuq e zi, gjë që binte ndesh me ‘kultin e individit’ në partitë e tjera, të cilat ai mëtonte të zëvendësonte. Si gjithmonë, retorika mbetej nacionaliste dhe në qendër të saj ishin grekët, një ‘armik’ të cilit më vonë iu shtuan edhe serbët, kur Spahiu hapi një front tjetër: atë për zëvendësimin e toponimeve greke e sllave me emra shqiptarë. Një burim i revistës, shumë i afërt me eksponentët e AKZ, thotë se financuesit turq të Spahiut e kuptuan se një Lëvizje që i mëshon pafund spastrimit të peizazhit shqiptar nga greqizmat e sllavizmat, pa përmendur turqizmat, shumë shpejt do të vetëzbulohej. Spahiu ‘e pasuroi’ shpejt e shpejt menunë e retorikës së tij duke futur në ‘listën e spastrimeve’ edhe toponimet turke. Më vonë, për ta anuar edhe më bindshëm peshoren, Spahiu i shtoi gjellës nacionaliste të AKZ edhe “sulltanët e politikës”.
Lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen dhe Amerika
A shkon lidhja Spahiu-Tokçelik-Gylen përtej interesave politiko-financiare, dhe sa vend ka ndikimi amerikan në këtë raport? Trekëndëshi është, së pari, një bashkim interesash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje globale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tashmë një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ballkan, në zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësimi politik. Nëse interesat greke në Shqipëri, tradicionalisht, janë parë si të përfaqësuara nga Partia Socialiste, ato turke janë identifikuar me Partinë Demokratike. Me sa duket, diçka ka lëvizur në zemberekun e këtij raporti dhe bartësit e doktrinës neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre përtej një raporti Berisha-Erdogan. Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjithashtu, që nga viti 2005 kur e djathta është rikthyer në pushtet, kanë qenë të mira dhe nuk kanë njohur asnjë prej lëkundjeve të forta të fillimviteve ’90, kur PD-ja ishte në pushtet si rishtare politike e gjeostrategjike. Berisha, në raport me frymën turke, nuk ndihmohet as nga fjali të llojit “do t’ia bëj Edi Ramës më keq se Skënderbeu turqve”. Turqia është një vend që kërkon ekspansion ose rikthim te sfera e dikurshme e influencës, ku pjesë të Ballkanit dhe bota arabe ishin nën zotërimin e saj. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm europian ndaj kërkesës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkmit Europian. Për një rastësi apo fat gjeopolitik, Turqia, një aleat i vjetër i amerikanëve, ka edhe mbështetjen e Washington-it. Amerikës i shkon për shtat një sferë influence turke brenda së cilës rrinë Shqipëria, Kosova e Bosnja, kjo sepse Washington-i do ta përdorë si pasqyrë të ‘botës së mirë muslimane’. Kjo do t’i përgjigjej më së miri dilemës ngacmuese e kundërthënëse ‘a janë kompatibël Islami dhe Demokracia?’ Po, janë! – do të ishte përgjigjja dhe Turqia me satelitët e saj e dëshmojnë këtë. Pax Americana mund të gjejë një përgjigje, të paktën të pjesshme, te ky realitet i cili mundësohet edhe përmes neo-otomanizmit. Amerika dhe Perëndimi janë duke u marrë ende me fuçinë e barutit që shpërtheu pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. David Fromkin, një historian amerikan, ka shkruar një libër voluminoz me këtë temë dhe ndoshta titulli e përkufizon më mirë paktin ose paqen e britanikëve me otomanët, që çoi në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e një harte të re e të trazuar në Lindjen e Mesme: Paqja që i dha fund të gjitha paqeve.
e martë, 27 mars 2012
Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare
Alban Daci
Të dashur qytetarë çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur. Është bërë e modës tashmë që çdo gjë e re që dëshiron të revolucionojë të vjetrën drejt kahut të reformimit e progresit, të sulmohet e të denigrohet ashpërsisht dhe pa të drejtë. Pra, hajde ta sulmojnë duke shpifur e paragjykuar. Kjo kategori personash që tashmë janë në shërbim të pushtetit, nuk e kanë aspak problem të hedhin baltë mbi çdo fenomen dhe aksion (demokratik) që mendon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi.
Lexova krejt rastësisht tek një e përditshme shqiptare, një shkrim sa bosh po aq edhe absurd në të njëjtën kohë me titull: Aleanca Kuq e Zi është një parti turke.
Së pari titulli i këtij shkrimi dukej qartë që nuk gjente qasje dhe prova konkrete me përmbajtjen e tij. Pra, dukej qartë se titulli ishte i rekomanduar nga persona që për hir të pushtet personal përpiqen të hedhin baltë dhe të paragjykojnë Aleancën Kuq e Zi.
Nuk e di si Aleanca Kuq e Zi na qenka një parti turke? Nuk e kuptojmë se ku këto “mendje” të ndritura i gjejnë këto konkluzione? Por, siç duket e rëndësishme është të hedhin baltë dhe nuk kanë rëndësi argumentet. Nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë me Aleancën Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, e dalë nga shqiptarët dhe që përfaqëson interesat e shqiptarëve si brenda ashtu edhe jashtë. Personin që e ka bërë këtë i shkrim i them, se unë si shumë të tjerë, jam një ndër personat që bën pjesë tek Aleanca Kuq e Zi dhe që beson tek misioni që ajo ka. Unë, nuk di të kem mbajtur ndonjëherë flamurin turk. Përkundrazi, gjatë gjithë kohës që kam jetuar jashtë vendit për të kryer studimet, kam mbajtur gjithmonë në xhaketë flamurin tonë kombëtar. Të tillë janë të gjithë personalitet dhe aktivistët që bëjnë pjesë tek Aleanca Kuq e Zi.
Nuk kemi pse të jemi turq, ne jemi shqiptar dhe kemi plot arsye pse me u ndje krenar si të tillë. Ne jemi një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, kemi një ndër kulturat më të pasura dhe të vjetra të Kontinentit, kemi gjuhën tonë të bukur shqiptare e cila është ndër më të moçmet dhe e vetmja në familjen e gjuhëve indo-europiane.
Ne kemi trashëgiminë tonë si popull që i përket Botës Perëndimore dhe që gjithmonë ka inspiruar dhe ka luftuar për të qenë i lirë, i pavarur dhe demokratik.
Për të vërtetuar se Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, mjafton fakti, se për herë të parë çështja e Bashkimit të Shqiptarëve futet si objektiv strategjik në programin politik të një parti. Këtë gjë e ka bërë deri tani vetëm Aleanca Kuq e Zi. Nuk ka ndodhur kurrë në këto 20 vite që partitë ekzistuese dhe abuzuese ndaj qytetarëve të përfshinin çështjen e Bashkimit Kombëtar në programet e tyre politike.
Përkundrazi, këto parti duke u servilosur dhe duke u shërbyer interesave antishqiptare janë përpjekur që këtë çështjen historike të Bashkimit Kombëtar, mundësisht ta censurojnë dhe ta fshijnë nga qarkulli i ideve iluministe dhe akademike.
Aleanca Kuq e Zi beson se shqiptarët duhet të bashkohen në diçka më të madhe se sa vetë Shqipëria. E drejta për bashkimit përmes vetëvendosjes është e garantuar edhe nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi. Çdo popull ka të drejtë të vendos për fatin e tij.
Aleanca Kuq e Zi beson dhe dëshiron integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është përgjigja më e mirë e globalizimit.
Aleanca Kuq e Zi është beson se Shqipëria është një aleate besnike dhe e përkushtuar në NATO, e cila është një aleancë e mbështetur tek vlerat e paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve.
Për Aleancën Kuq e Zi, Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Europian janë partnerët kryesor strategjik. Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi duke i shërbyer paqes kërkon të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me fqinjët, por duke u respektuar në të njëjtën kohë principi i reciprocitet, si e vetmja mënyrë për të garantuar marrëdhënie miqësore në nivel bilateral dhe multilateral në Rajon.
Aleanca Kuq e Zi është për mbrojtjen dhe respektimin e minoriteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi. Aleanca Kuq e Zi nuk mendon se në proceset ku jemi sot, shkëmbimi i territoreve është metodë për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Aleanca Kuq e Zi beson dhe respekton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve sipas normave të kodifikuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në të Drejtën Ndërkombëtare.
Self Made Radio
26.3.12
Aleanca Kuq e Zi parti turke?
Në numrin e kësaj jave, revista Mapo ka botuar në kapakun e saj një titull sensacional: Projekti neo-otoman, Aleanca Kuq e Zi, një parti turke. Artikullin që pason titullin, autori Alfred Lela, e hap me pyetjet intriguese:
Pse u shoqërua me mister vizita në Washington e Kreshnik Spahiut dhe kush e mundësoi atë? Kush është ndërmjetësi mes Kreshnik Spahiut dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme Osmane? A ka ardhur koha që pas infrastrukturës së biznesit, arsimit dhe ideve turke, Ankaraja të përfaqësohet edhe politikisht në Shqipëri? Neo-otomanizmi, një doktrinë apo një shpikje?
Pyetje, përgjigja ndaj të cilave më shumë se sa me fakte, mbushet me fantazitë apo me paranojën e artikullshkruesit. Sipas Alfred Lelës, fakti që një turk ka ndërmjetësuar në ftesën e Spahiut për në Amerike, një udhëtim i paguar po prej turqve (i pa dokumentuar gjithësesi) dhe një aktivitet i dendur gjatë 2011 i qendrës turke "Prizmi" (një fondacion kulturor që kontribuon në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor), ku kanë marrë pjesë shumë anëtarë të elitës kulturore dhe politike të Tiranës, janë provat se Aleanca Kuq e Zi është parti turke. Në të njëjtën mënyrë, Lela, pasi "vërteton" se Aleanca është një parti turke, "zbulon" edhe një trekëndësh aleancash, atë të: Spahiu - Tokçelik/Gylen - Amerika. Me fjalët e Lelës:
Trekëndëshi është, së pari, një bashkim interesash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje globale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tashmë një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ballkan, në zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësimi politik. Nëse interesat greke në Shqipëri, tradicionalisht, janë parë si të përfaqësuara nga Partia Socialiste, ato turke janë identifikuar me Partinë Demokratike. Me sa duket, diçka ka lëvizur në zemberekun e këtij raporti dhe bartësit e doktrinës neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre përtej një raporti Berisha-Erdogan.
Provat për të vërtetuar ekzistencën e trekëndëshit Lela i gjen tek fakti që:
Turqia është një vend që kërkon ekspansion ose rikthim te sfera e dikurshme e influencës, ku pjesë të Ballkanit dhe bota arabe ishin nën zotërimin e saj. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm europian ndaj kërkesës së Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkmit Europian. Për një rastësi apo fat gjeopolitik, Turqia, një aleat i vjetër i amerikanëve, ka edhe mbështetjen e Washington-it. Amerikës i shkon për shtat një sferë influence turke brenda së cilës rrinë Shqipëria, Kosova e Bosnja, kjo sepse Washington-i do ta përdorë si pasqyrë të ‘botës së mirë muslimane’. Kjo do t’i përgjigjej më së miri dilemës ngacmuese e kundërthënëse ‘a janë kompatibël Islami dhe Demokracia?’ Po, janë! - do të ishte përgjigjja dhe Turqia me satelitët e saj e dëshmojnë këtë. Pax Americana mund të gjejë një përgjigje, të paktën të pjesshme, te ky realitet i cili mundësohet edhe përmes neo-otomanizmit. Amerika dhe Perëndimi janë duke u marrë ende me fuçinë e barutit që shpërtheu pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane. David Fromkin, një historian amerikan, ka shkruar një libër voluminoz me këtë temë dhe ndoshta titulli e përkufizon më mirë paktin ose paqen e britanikëve me otomanët, që çoi në shpërbërjen e Perandorisë Osmane dhe krijimin e një harte të re e të trazuar në Lindjen e Mesme: Paqja që i dha fund të gjitha paqeve.
Artikulli i Lelës shoqërohet edhe me intervistat e Agron Gjekmarkaj (Prof. i kulturave në UET, opinionet raciste të të cilit ngjallin kuriozitet mbi temat dhe argumentat mbi kulturat qe ky profesor ligjëron në auditoret e universitetit), Piro Misha (të cilit rezultatet e studimeve bashkëkohore mbi Perandorine Osmane dhe trashëgiminë e saj i kalojnë majtas dhe djathtas si era); Enis Sulstarova dhe Eda Derhemi, të cilët përpiqen të dekonstruojnë jo vetëm mitin e neo-otomanizmit por edhe pyetjet tendencioze të intervistuesit.
Cila është arsyeja që një pacavure e tillë, që nuk plotëson as edhe një kriter gazetaresk; një artikull që në rastin më të mirë mund ta kategorizosh si një teori konspirative, dhe në rastin më të keq një muhabet klubi shoqëruar me avuj rakie, zë faqen e parë të një reviste që pretendon të rehabilitojë median profesioniste (të paktën kjo është retorika)? Kemi të bëjmë këtu me një përpjekje për të denigruar lëvizjen Aleanca Kuq e Zi duke përdorur gogolin e Turqisë (asaj osmane dhe kesaj neo-otomane)? Kemi të bëjmë këtu me interesa të tjera? Psh, ekonomike? Eshtë fakt që turqit kanë investuar shumë në arsim në Shqipëri dhe shkollat turke ngelen edhe sot e kësaj dite pika terheqëse për fëmijët e pasanikëve, elitave kulturore e politike shqiptare. Mos kemi të bëjmë këtu me biznesmenë të arsimit që kërkojnë, nëpërmjet gogolit Turk, të prishin reputacionin e investimeve turke në arsim? Apo kemi të bëjmë thjesht me një tjetër gazetar të painformuar, jo profesionist e plot paragjykime që kërkon të ngrejë karrierën e tij mbi një variacion të njohur e të dashur?
http://selfmaderadio.blogspot.com/20...rti-turke.html
O koktula, nese shteti shqiptar dhe ai grek do te kishin nje mareveshje mbi ndarjen e kufirit te tyre ujor, mareveshja nuk do te ishte e nevojshme. Fakti qe nje mareveshje e tille mungon, eshte arsyeja perse SHBA ka nxitur qe te dyja palet qe ti japin zgjidhje ketij problemi, duke negociuar me njeri-tjetrin per vijen ndarese dhe me asistencen e eksperteve amerikane. Dhe ta pret mendja qe do kete incidente ne Jon per aq kohe sa nuk ekziston nje mareveshje e nenshkruar nga te dy shtetet dhe e pranuar nga komuniteti nderkombetar. Kufijte detare nuk jane problem vetem per peshkataret shqiptare apo greke, apo per floten shqiptare apo greke, jane problem edhe per te gjitha mjetet lundruese te huaja qe nuk e dine nese jane duke lundruar ne ujra shqiptare apo greke.
Dhe aq budallenj e te trashe jeni, sa nga nje ane ankoheni se "po na vjedh greku detin" e nuk doni qe te kete mareveshje te tille fare mes dy shteteve, e nga ana tjeter ankoheni se perse ka incidente mes flotes greke dhe peshkatareve shqiptare. Nese mareveshja nenshkruhet neser, si pala shqiptare dhe ajo greke e kane kufirin ujor te qarte, demarkohet edhe ne te gjitha hartat politike te botes, dhe incidente te tilla nuk do te kete me. Edhe po pati, shteti shqiptar e kerkon te drejten e tij ne institucionet nderkombetare qe monitorojne keto gjera.
Lerini ekspertet shqiptare te bejne punen e tyre, e boll na u hoqet te gjithe kompetente e patriote, se e tregoni me fjalet qe shkruani se sa te ditur jeni.
Albo
Krijoni Kontakt