Close
Faqja 69 prej 93 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 690 prej 921
  1. #681
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mareveshja zgjidh ate problem qe ti vete ngre por ti as kaq gje nuk kupton. Nese shteti me jep mua nje tapi toke sot, dhe une kur hap temelet e shtepise gjej nje burim nafte, une jam pronari i asaj nafte e askush tjeter, pasi jam pronar i atij trualli. Po te mos kisha ate tapi ne dore, jo vetem qe nuk do te isha pronar, por shteti do te nderhynte e me merrte mua pusin e naftes.

    E njejta gje edhe me mareveshjen detare: fakti qe nuk ekziston nje mareveshje detare, nese neser Exxon Mobile vjen e eksploron ne Jon dhe thote se ne piken me kordinata X,Y kemi zbuluar 1 bilion litra nafte, shteti grek dhe ai shqiptare do te zihen me njeri-tjetrin per t'u treguar se ai vendburim ben pjese ne anen greke apo shqiptare. Por nese ekziston nje mareveshje e kufirit detar, e nenshkruar nga palet dhe e njohur nga familja nderkombetare, nuk ka asnje pretendim as nga na pala grek e as nga ajo shqiptare, pasi kordinatat sipas mareveshjes se nenshkruar, e bejne te qarte qe kjo koordinate eshte brenda territorit shqiptar apo grek.

    Kjo eshte arsyeja perse shtetet fqinje nenshkruajne mareveshje me njeri-tjetrin. Dhe arsyeja tjeter eshte qe te mos lindin incidente nderkufitare: perse anija jote luftarake hyri ne territorin tim pa leje. Mareveshje te tilla jane me interesin e sigurise te te dyja vendeve, dhe me interesin e zhvillimit ekonomik te dyja vendeve e gjithe rajonit.

    Albo
    Ti je avokati me i keq qe kam degjuar ndonjehere. Aq shpesh i ke perseritur vetevetes keto kopalla saqe ke filluar ti besosh atyre, se marrveshja e anuluar do te kishte qene ne interes te Shqiperis edhe pse ajo eshte e cila humbe 354 km katror te ujrave te saj.

  2. #682
    Ok ore zoteri meqe ne qenkemi te pakuptueshem dhe ti po na ndricon me dijen tende, kufij detar ka patur gjithmone si dhe ndarje respektive ku ne mes qendronin ujra nderkombetare. Anijet shqiptare, barka peshkimi e mjete te tjera lundruese nuk kane vozitur ne tym po kane patur kufij te caktuar. Plus qe eshte Greku qe po kerkon kete marrveshje me ngulm dhe me kerkimin e saj po insiston ta spostoje kete vije kufitare duke hyre ne territorin tradicional te zoteruar nga Shqiperia. Marrveshje te tilla jane me interes per interesin e zhvillimit ekonomik si dhe te sigurise se dy vendeve (fjale te bukura keto qe zotrote mi shet pa i kursyer ne cdo teme) po ku qendron ky interes per Shqiperine nese greku kerkon te hyje me kilometra te tera ne zonen ujore deri me tani te zoteruar nga ne? Apo kur thua interes ekonomik dypalesh, nenkupton interes ne favor te grekeve? Dhe sidomos, ku qendron ky interes dypalesh nese greku vihet ne zoterim te zonen ku pikerisht qendron depozita gjigande e naftes?

  3. #683
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Une ashtu sikurse dhe shumica e Shqiptareve nuk jemi ne dijeni te ketij fakti. Pse nuk jepet ky fakt si argument prej specialisteve?

    Po mire me shpjegoni dhe dicka tjeter , gjeri me sot cfare kufinjsh jane perdoruar. Nese ska patur marreveshje atehere ca jane ata kufij qe shikojme neper hartat politike?

  4. #684
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Greqia nuk vuan per ujra apo per dete. Ideja se greket po na vjedhin ujin e detin eshte qesharake per cdo njeri me mendje te shendoshe qe e degjon. Kufirin ujor e vendosin ekspertet e komisionit shqiptar dhe ekspertet e komisionit grek, duke negociuar me njeri-tjetrin dhe duke iu referuar konventave nderkombetare dhe duke perdorur ekspertizen amerikane ne kete fushe, per te arbitruar cdo problem qe mund te lindi. Objektivi i kesaj mareveshje nuk eshte se "kush merr uje Joni me shume, Greqia apo Shqiperia", por QE TE ARRIHET NJE MAREVESHJE. Per aq kohe sa nuk ekziston nje mareveshje, do te kete incidente sigurie dhe do te kete pengesa te jashtezakonshme per projekte te te dy shteteve, per te eksploruar per nafte ne Jon, apo per te ndertuar tuba nenujore gazi per te lidhur bregun tone me bregun italian. Asnje korporate e madhe energjitike nuk vjen e investon ne nje shtet qe nuk ka nje kufi detar me shtetin fqinj.
    "Shshshsht, ju lutem, dilni nga dhoma nese s’keni ndermend ta degjoni; NUK FIRMOSET DHE NUK DO TE KETE MARREVESHJE JOOOOO ESHTE SHKELJE E SOVRANITETIT DUKE I DHURUAR HAPESIRA DETARE VENDIT FQINJ"

    Albo, ti kujton se do arrish te kopsisesh arsyetimin e nisur keshtu!? Ne menyren me kategorike po ben nje rreklame te shemtuar, jane thjesht trillime dhe dokrra ato qe thoni. E para eshte Kushtetuesja qe ka rrezuar paktin e ujrave me Greqine dhe ky fenomen dashakeqes ka marre fund, ta garantoj une qe ka marre fund! Cna tregon "Gazin dhe Naften dhe Kripen e Detit" tashti. Cna permend Komandantet e Flotes Detare, Po ish kolonelin Myslym Pashaj pse nuk ja merr per baze ate qe thote, apo ai eshte kundra kesaj marreveshje.

    Ore si flisni ne kete lloj konteksti, nje komandant flote qe thot marreveshja vlen qenka i miri dhe nje qe thot cenon sovranitetin shqiptar qenka ai qe s'duhet degjuar. Cfare jeni duke folur. Pakti eshte ne menyren me kategorike, cenim i sovranitetit Shqiptar.

    Ideja se "mareveshja eshte mbajtur sekret" eshte nje trillim i mediave prane Edi Rames per te luajtur me mendjet tuaja.
    Bullshit, bullshit.... Sekretet shteterore kane klasifikime te vecanta. Te klasifikosh te rezorvuar sekret shteteror ndarjen e ujrave e tokave eshte totalisht nje veper arti e mashtrimit klasik te popullit.

    Ishalla sme del ndonejri te me thot tashi se edhe Kushtetuesja eshte ne varesi te PS se kshu do thone deri sa hodhi paktin poshte. Mos e thoni kete, ju lutem mos e thoni. Te parin si pergjigje do ju bej dhurate kandidatin me lojtar te lojes per President zotin Zaganjori.

    RROFT SHQIPERIA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 28-08-2012 më 13:24
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  5. #685






    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2012 më 16:45
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #686
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tor..

    faktin e di mire ppsh-ja e diplomatet e saje sepse i din mire dokumentat e shtetit.. mirpo kjo loje e edvin rucit.. u shkon pershtat atyre politikisht e nuk dalin te flasin se si eshte e verteta..

    tor.. mos u mashtroni nga nje mashtrus si leshkuqi..
    a mashtroj ai per autobusin e krrabes..

    cfar prisni akoma nga ai..
    a beri edvini 21 janar -masakren..
    cfar prisni nga ai..
    a ishte top canelli qe e zhduku nga mediat at vajzen qe u vra me dritan llamborxhinin?

    a ishte lipe cakulli qe sajoj kurth ndaj ylli pangos..

    pra shikoni kush i fryn nji pallavre e mendoni vet pastaj..

    ky arian tb-ja ka 10 vjet qe mbron kriminelet enveriste qe vran profesora e luftar ne kosove.. tani del si vv-ist..

    kujdes nga mashtrusit..

    kjo eshte nje loje e seli rozes per te rrezuar berishen..pra armikun nr 1 te bllokqenerise..


    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-08-2012 më 13:30

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tor..

    faktin e di mire ppsh-ja e diplomatet e saje sepse i din mire dokumentat e shtetit.. mirpo kjo loje e edvin rucit.. u shkon pershtat atyre politikisht e nuk dalin te flasin se si eshte e verteta..

    tor.. mos u mashtroni nga nje mashtrus si leshkuqi..
    a mashtroj ai per autobusin e krrabes..

    cfar prisni akoma nga ai..
    a beri edvini 21 janar -masakren..
    cfar prisni nga ai..
    a ishte top canelli qe e zhduku nga mediat at vajzen qe u vra me dritan llamborxhinin?

    a ishte lipe cakulli qe sajoj kurth ndaj ylli pangos..

    pra shikoni kush i fryn nji pallavre e mendoni vet pastaj..
    Brar une kam alergji njesoj si ty per Edin dhe Rucin por ne kete teme trajtohet tjeter gje. Vetem pse jam i djathte dhe parime smund te mbeshtes gjithe politikat e saj kur behet fjale per ceshtje antikombtare.
    Me thuaj Brar nese ke informacion , deri me sot c'fare kufinjsh jane perdorur. Kush i vendosi ato nese spaska pasur marreveshje?

  8. #688
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Une ashtu sikurse dhe shumica e Shqiptareve nuk jemi ne dijeni te ketij fakti. Pse nuk jepet ky fakt si argument prej specialisteve?
    Jane dhene e sterdhene te gjitha keto fakte nga ekspertet dhe pjesetaret e komisionit shqiptar qe negocioi kete mareveshje. Po te shpenzosh ca kohe duke shfletuar kete teme me 30+ faqe, do lexosh te gjitha faktet e servirura, ashtu sic do lexosh edhe deklaratet e kreut te Flotes Detare shqiptare.

    Por zhurma e zhurmuesve e tellalleve te Sulltanit, ka per qellim qe te mbyti zerin e eksperteve shqiptare ne menyre qe e verteta te mos dali ne shesh.

    Albo, ti kujton se do arrish te kopsisesh arsyetimin e nisur keshtu!? Ne menyren me kategorike po ben nje rreklame te shemtuar, jane thjesht trillime dhe dokrra ato qe thoni. E para eshte Kushtetuesja qe ka rrezuar paktin e ujrave me Greqine dhe ky fenomen dashakeqes ka marre fund, ta garantoj une qe ka marre fund! Cna tregon "Gazin dhe Naften dhe Kripen e Detit" tashti. Cna permend Komandantet e Flotes Detare, Po ish kolonelin Myslym Pashaj pse nuk ja merr per baze ate qe thote, apo ai eshte kundra kesaj marreveshje.
    Meso qe Gjykata Kushtetuese nuk hodhi poshte meritat e mareveshjes, ajo hodhi poshte "procesin" e ndjekur per te arritur mareveshjen. Kushtetuta ia ndalon Gjykates Kushtetuese dhe cdo gjykate te vendit te gjykoje meritat e nje mareveshje qe ka te beje me terresine territoriale te vendit. Ajo eshte kompetence kushtetuese e ekzekutivit shqiptar dhe Kuvendit te Shqiperise.

    Prandaj procesi ka filluar perseri nga e para dhe kesaj rradhe opozita e ka ndryshuar tonin e zerit.

    Albo

  9. #689
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    tor..

    faktin e di mire ppsh-ja e diplomatet e saje sepse i din mire dokumentat e shtetit.. mirpo kjo loje e edvin rucit.. u shkon pershtat atyre politikisht e nuk dalin te flasin se si eshte e verteta..

    tor.. mos u mashtroni nga nje mashtrus si leshkuqi..
    a mashtroj ai per autobusin e krrabes..

    cfar prisni akoma nga ai..
    a beri edvini 21 janar -masakren..
    cfar prisni nga ai..
    a ishte top canelli qe e zhduku nga mediat at vajzen qe u vra me dritan llamborxhinin?

    a ishte lipe cakulli qe sajoj kurth ndaj ylli pangos..

    pra shikoni kush i fryn nji pallavre e mendoni vet pastaj..
    Po ik more ti me keto vargjet e tua ngatrrestare ne cdo postim qe ke bere. Top-Channel nuk ka zhdukur asnje vajze qe u vra nga nje aksident automobilistik me Dritan Hoxhen. Ty te te vij turp nga vetja qe permend vetem njerezit e vdekur dhe ngjarje e terheqin vemendjen e publikut per te ndryshuar disi situaten ne TEME.

    Kush ishte ajo!? Nje vajze e thjeshte, me nje lidhje disa vjecare me te, qe quhej Entela Hysko. Une personalisht e kam njohur. Ti pse duhet ta njohesh, aty e ke merakun me ke ishte Dritani !? pse duhet ta benin publike Mediat jeten private te nje personazhi me emer. Na fal per shprehjen po, a esht e ndaluar me pas dashnore lale?
    Ca te beri Dritan Hoxha ty pervecse te zgjeroi horizontin e te beri njeri, duke te dhene te drejten te shohesh ate qe Europa e ka pare me vone se ty, te shohesh Explorer etj etj ne menyre qe te mos flisje me me lopen e me pulat sot por te shikoje cudirat neper bote e neper Shqiperi LIVE. Heh 99-ç o 99-ç.

    Edhe per Cakulin, po te them qe ai nuk ishte kurth sic e mendon ti. Ishte dicka nga jeta e perditshme e PANGO's. Pse e priti ke shpia ai, apo orarin zyrtar e ka me oren kineze.

    Hape me shume Top Channel, shiko dhe informohu se lopa vetem MUUU ben nuk ben Mjau.

    E qe thoni ju vazhdojme me Paktin Detar...!
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  10. #690
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Meso qe Gjykata Kushtetuese nuk hodhi poshte meritat e mareveshjes, ajo hodhi poshte "procesin" e ndjekur per te arritur mareveshjen. Kushtetuta ia ndalon Gjykates Kushtetuese dhe cdo gjykate te vendit te gjykoje meritat e nje mareveshje qe ka te beje me terresine territoriale te vendit. Ajo eshte kompetence kushtetuese e ekzekutivit shqiptar dhe Kuvendit te Shqiperise.

    Prandaj procesi ka filluar perseri nga e para dhe kesaj rradhe opozita e ka ndryshuar tonin e zerit.

    Albo
    Jo, aspak, prap je duke keqinterpretuar ose ke informacion te gabuar.

    Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutes dhe sa per dijeni me kushtetuten aktuale, askush nuk e ndalon dot prokurorine dhe gjykaten, te bejne hetime dhe te marrin vedime pa marre lejen e kuvendit te Shqiperise. Askush. Je shume gabim ne interpretim.

    PS nuk ka ulur tonin e zerit. Thjesht ketu ke ne ka nje problem qe intelektuali dhe patrioti jan shum te pakuptueshem nga propagandiste te sferave enigmatike dhe te pashpresa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 28-08-2012 më 13:49
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

Faqja 69 prej 93 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •