Close
Faqja 57 prej 93 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 921
  1. #561
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ujërat Detare: Lobet greke kërcënojnë Berishën

    Duke cituar raportin e shërbimeve amerikane, ish diplomati Hila thekson se luftërat në shekullin që jemi, më shumë se për burime energjetike, do të zhvillohen për ujërat

    Publikuar më 21.08.2012 | 9:53

    Pas deklaratave të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar për të vijuar bisedimet me fqinjin tonë jugor për një marrëveshje të re, diplomati Dritan Hila denoncon procedurat që po ndiqen nga Ministria e Jashtme. Ish punonjësi i kësaj ministrie deklaron se grekët po përpiqen ta detyrojnë kryeministrin Berisha që të nënshkruajë marrëveshjen e re. Sipas tij, kreu i qeverisë është me shpatulla pas murit si pasojë e lëvizjeve të fundit të lobit grek duke kërcënuar qeverinë shqiptare.

    Qeveria shqiptare është e vendosur për një marrëveshje të re për kufijtë detarë me Greqinë. Ashtu si në rastin e parë, ende nuk dihen cilët janë ekspertët që po diskutojnë me palën greke apo detaje të tjera. Përse një fshehtësi e tillë?

    Ironi e fatit është se vëndi që ja dedikon tërësinë e vet territoriale Presidentit amerikan Woodrow Willson, dhe stilit të tij të quajtur “Diplomaci e hapur”, është bërë fans i kulisave diplomatike, kur historia ka treguar që asnjëherë nuk ka fituar nga kjo rrugë. Diplomacinë e fshehtë, një hap e ndan nga pazaret. Sa ju takon emrave të grupit të punës, ka lidhje me mentalitetin konspirativ të qeverisë.

    Në media është publikuar vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, ku autorizohet Ministria e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare. Si e cilësoni një veprim të tillë?

    Minimalisht një veprim i tillë është mungesë respekti për shtetin dhe ligjin. Por nuk është as harresë dhe as neglizhencë. Është mefshtësi për t’i shpëtuar gjykimit të opinionit publik dhe për ta vënë para faktit të kryer si herën e parë. Pse duhet trajtuar në fshehtësi një marrëveshje e tillë, nëse nuk ke synime të mbrapshta? Pse duhet të fshihesh, ndërkohë që transparenca të ndihmon, sidomos kur je i dobët psikologjikisht?

    Mediat greke theksojnë se marrëveshja për delimitimin e kufirit detar me Greqinë mund të kthehet në një pengesë serioze për avancimin e bisedimeve dypalëshe lidhur me projektin e gazsjellësit TAP. A mund te përdoret ky projekt si shkembim?

    Nëse për gazësjellësin TAP, duhet të japim 300 kilometra katrorë det, atëhere kurrë mos u bëftë. Gazsjellësit shkojnë e vijnë. Ishte projekti AMBO dhe u harrua. Ishte mundësia të degëzohej “South stream”, pasi aktualisht është në Igumenicë, dhe nuk e kaluan këtej. Ka nja tre projekte të tjerë në sirtarë. Tashti del TAP. Nëse do falim territor për çdo gazsjellës, atëhere ku shkojmë? Sipas studimit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, paraqitur Presidentit Obama me objekt “Si do jetë bota në vitin 2025”, parashikohej se rezervat e hidrokarbureve, do ta mbajnë motorin ekonomik të planetit në lëvizje deri në 2035-ën. Pra maksimumi edhe 30 vjet. Për kaq pak, të falim territor? Absurde. Kujtoj edhe diçka: ku ka det, nën tabanin e tij ka gaz apo naftë, të ardhura si pasojë e dekompozimit të jetës detare. Pra të falim territor, që të kalojë një gazësjellës që produktin do na e shesë me para, kur nga ky territor jo shumë vonë do dalin burimet e para!!! Aq më shumë kur tabani për të cilin diskutohet, dihet që ka rezerva hidrokarburesh. Greqia, nëse do të hedhë firma, ta fillonte me nënshkrimin e protokollit për njohjen e kufijve tokësorë; të bisedojë për traktatin e ujrave të brëndshme, dhe pastaj për detin. Duke ricituar raportin e shërbimeve amerikane, luftërat në shekullin që jemi, më shumë se për burime energjitike, do zhvillohen për ujërat. Më qartë se kaq?

    Në Shqipëri është hedhur ideja që bashkë me ndryshimet kushtetuese, të hidhet për referendum edhe çështja e marrëveshjes me Greqinë. Si diplomat me një karrierë të gjatë, sa e mundur është një praktikë e tillë dhe a është zgjidhja më e mirë e mundshme?

    Kjo është një temë që as duhet hapur. Nuk përdoret për taktika politike të ditës, çështje kardinale si territori! Partia Socialiste ka një kapital shumë të çmuar nacionalist. Le t’ia lërë të djathtës shitjen e vendit se e ka specialitet. Por gjithsesi jemi jashtë kontekstit, pasi të tilla referendume, historikisht i bëjnë vetëm fuqi pushtuese për të ligjëruar pushtimin. Si rasti i francezëve kur pushtuan Alsaz Lorenën pas Luftës së Parë Botërore dhe bënë referendum për ta sanksionuar. Por rezultati nuk u njoh nga popullsia dhe ishte prelud i luftës që erdhi. Nuk mund të votohet për tjetërsimin e diçkaje që ta kanë dhënë në përdorim, me detyrimin ta dorëzosh aq sa e more.

    Në rast se do të nënshkruhet sërish një marrëveshje e re, a ka mundësi që të rrëzohet sërish?

    Nuk duhet të bëhet marrëveshja nga kjo qeveri e cila nuk ka besimin e publikut të ridiskutojë këtë çështje. Grekët po përpiqen ta detyrojnë Berishën ta bëjë marrëveshjen. Po të shikohen lëvizjet e fundit të lobit grek, kuptohet kërcënimi. Dhe Berisha është me shpatulla pas murit. Nëse MPJ dhe gjyqësori do funksiononte si në vëndet e zhvilluara, dhe ligji i karrierës do zbatohej pavarësisht nga politika, qeveritarët shqiptarë nuk do merrnin përsipër kostot e negociatave me partnerët. Berisha po vuan fajet e tij.

    Në opinionin publik është krijuar ideja se Shqipëria ndjek një politikë servile me Greqinë për shkak të interesave ekonomike, emigrantët, tregtia etj. Kur kanë kaluar 20 vjet nga ndryshimi i sistemit dhe tashmë që Greqia nuk është më aq e fuqishme në sferën ekonomike, përse duhet të vijojë të ndiqet e njëjta politikë?

    Sikur ekonomikisht të ishim si në vitin ’92 dhe Greqia ajo që ishte, të tilla çështje nuk diskutohen. Jo më sot, që duke folur me termat e ‘Realpolitikës” bismarkiane, Greqia nuk mund të kërcënojë askënd. Japonia përplaset me Kinën për disa ishuj të pabanuar siç dhe Turqia është gati të bëjë luftë me Greqinë për ishullin e shkretë të Imnias. Kroacia me pafundësi bregdeti, nuk i lëshon Sllovenisë një dalje në det. Rusia është e predispozuar të ndezë kriza botërore për pronësinë e akujve të Arktikut. Serbia, Austria, Hungaria, kanë luftuar dëshpërimisht me mijëra vjet të kenë dalje në det. Ndërsa ne japim sipërfaqe ujore e cila është jetësore nga pikëpamja gjeostrategjike dhe ekonomike! Do ti ofroj lexuesit një mundësi për gjykim: Jared Diamond, është ndër ambjentalistët më të mëdhenj bashkëkohorë, biolog, fiziolog, historian i antropologjisë, profesor i Universitetit të Kembrixhit dhe autor i shumë librave. Në më të fundmin, “Kolaps, si shoqëritë zgjedhin të jetojnë apo vdesin”, shpjegon korelacionin e njeriut me ambjentin. Për ta lidhur me rastin tonë, po e vendos sa është duke ndodhur tek ne, në matricën e tij shkencore: Ashtu si katërmijë vjet më parë, jemi një tribu tashmë shtatë milionshe që flasim gjuhën shqipe, ku kundërshtarët na kanë tkurrur vazhdimish, duke na lënë tokat më jo produktive. Sot, territori që zotërojmë është shumë i varfër, por si rezultat i teknologjive janë zbuluar burime jetese, të cilat ashtu si në të shkuarën fqinjët tanë duan ti marrin, megjithëse ne jemi shumë frymë për kaq pak tokë. Mitrovica, deti në jug, çdo milimetër i kësaj toke na duhet për mbijetesën tonë dhe fëmijëve tanë. Kryetari i tribusë sonë mendon vetëm për familjen e tij. Ne do ta lëmë të bëjë punët e tij, duke shitur të ardhmen tonë? I mbetet lexuesit përgjigja. L.T

    Shekulli

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Fqinjët Shqipëri-Greqi, në 35 vjet - 65 marrëveshje
    Shpëtim Zinxhiria

    Greqia fqinje vend anëtare e BE, përbën një nga aleatët më të rëndësishëm për shtetin shqiptar, edhe pse në disa momente të veçanta marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të tensionuara dhe të ngrira. Sot këto marrëdhënie paraqiten ndryshe, pasi minoriteti grek në Shqipëri dhe emigracioni shqiptar në Greqi janë bërë një urë miqësie ndërmjet dy popujve tanë.

    Futja e vendit tonë në NATO, nga ana filozofike mendohej se do të luante një rol të rëndësishëm në prestigjin dhe influencën e vendit tonë përballë Greqisë, por në praktikë tregoi se Shqipëria pas viteve 2005 është gjunjëzuar plotësisht para politikës së Greqisë. Në marrëdhëniet me vendin fqinj gjatë 35 viteve, Shqipëria ka nënshkruar 65 marrëveshje të ndryshme, por duke mos realizuar akoma zyrtarisht heqjen e “Ligjit të Luftës”...

    Që nga viti 1976, në marrëdhëniet midis dy vendeve janë nënshkruar 47 marrëveshje, 1 traktat miqësie, 5 konventa, 9 protokolle dhe 3 memorandume. Marrëveshja e parë është realizuar më 21.05.1976 dhe marrëveshja e fundit u nënshkrua ndërmjet një protokolli më 2010.

    Gjatë marrëveshjeve bie në sy që brenda një dite, (14.12. 1984) të jenë nënshkruar 5 marrëveshje të ndryshme, ndërsa në vitet 1990-1999 janë nënshkruar 25 marrëveshje. Gjithashtu, mbetet një marrëveshje për t’u ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, e nënshkruar më 27 shkurt 2009 në Tiranë midis dy ministrave të jashtëm, për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental. Këto marrëveshje dypalëshe mbyllen me protokollin e bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në 2010.


    Marrëveshjet e nënshkruara gjatë periudhës 1976-1990

    1- Konventa veterinare midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar në 21 maj 1976.
    2- Marrëveshje fitosanitare midis Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, 30 mars 1997.
    3- Marrëveshje për transportin ajror civil, nënshkruar më 16 korrik 1977.
    4- Marrëveshje për ndërtimin dhe vënien në funksionim të linjës elektrike të tensionit të lartë për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike, nënshkruar më 12 shkurt 1981.
    5- Marreveshje kulturore, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
    6- Marrëveshje e bashkëpunimit shkencor dhe teknik, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
    7- Marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar, nënshkruar më 14 dhjetor 1984.
    8- Marrëveshje mbi shërbimet postare, nënshkruar më 14 dhjetor të 1984.
    9- Marrëveshje për shërbimet e telekomunikacioneve, nënshkruar më 4 dhjetor të 1984.
    10- Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Athinës, nënshkruar më 28 nëntor 1985.
    11- Marrëveshje bashkëpunimi midis Radiotelevizionit Shqiptar dhe Radiotelevizionit Grek, nënshkruar më 28 nëntor të 1985.
    12- Marrëveshje ndërmjet Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Agjensisë së Lajmeve të Athinës, nënshkruar më 21 nëntor të 1986.
    13- Marrëveshje bankare midis Bankës së Shtetit Shqiptar dhe Bankës së Greqisë në Athinë, nënshkruar më 18 nëntor të 1987.
    14- Marrëveshje për Tregtinë Kufitare, nënshkruar më 17 prill 1988.


    Nënshkrimi i marrëveshjeve gjatë periudhës 1990- 1999

    1- Marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, nënshkruar më 1 gusht 1991, fuqizuar zyrtarisht më 4 janar 1995
    2- Marrëveshje Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, midis forcave të armatosura të të dy vendeve, nënshkruar më 7 nëntor 1992.
    3- Marrëveshje midis Ministrisë së Punës dhe përkrahjes sociale të Shqipërisë dhe OAED të Greqisë, nënshkruar më 21 gusht 1992.
    4- Marrëveshje, Konventa konsullore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 22 qershor 1992, hyrë në fuqi më 31 janar 1993.
    5- Marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, nënshkruar më 22 qershor 1992.
    6- Marrëveshje për hapjen e posteve konsullore, nënshkruar më 22 qershor 1992.
    7- Protokoll mbi krijimin dhe funksionimin e Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek për nxitjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, nënshkruar më 9 prill 1993, fuqizuar zyrtarisht më 9 gusht 1994.
    8- Konventë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për zbatimin reciprok të vendimeve gjyqësore për çështjet penale, nënshkruar më 17 maj 1993.
    9- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për transferimin e të dënuarve të burgosur, nënshkruar më 17 maj 1993.
    10- Konventa midis republikës të Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë mbi ndihmën gjyqësore në çështjet civile dhe penale, nënshkruar më 17 maj 1993
    11- Marrëveshje për bashkëpunimin administrativ të doganave, nënshkruar më 17 maj 1993, hyrë në fuqi më 9 korrik 1993.
    12- Konventa midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, nënshkruar më 14 korrik 1995, hyrë në fuqi më 13 dhjetor 2000.
    13- Traktat i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, nënshkruar më 21 mars 1996, hyrë në fuqi më 4 shkurt 1998.
    14- Marrëveshje për punësim sezonal të fuqisë punëtore, nënshkruar më 17 maj 1996.
    15- Marrëveshje për krijimin e posteve konsullore, nënshkruar më 17 maj 1996.
    16. Protokoll ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 5 gusht 1997
    16- Marrëveshje për transpportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe pasagjerëve, nënshkruar më 20 qershor 1997, hyrë në fuqi më 25 nëntor 1998
    17- Marrëveshje për hapjen e pikave të reja kalimit kufitar, nënshkruar më 15 tetor 1997
    18- Marrëveshje plotësuese për Protokollin e ndihmës dhe bashkëpunimit të forcave të armatosura midis Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, të 5 gushtit 1997, nënshkruar më 25 shtator 1997.
    19- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, nënshkruar më 15 tetor 1997.
    20- Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë dhe pajisjeve mbrojtëse ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, nënshkruar më 25 shtator 1997
    21- Protokoll bashkëpunimi midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë, në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupave greke të mbrojtjes së limaneve për në mbrojtje efikase të kufirit bregdetar midis dy vendeve, nënshkruar më 9 mars 1998
    22- Protokoll i asistencës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Greke në lidhje me integrimin Euroatlantik të Shqipërisë, nënshkruar më 8 mars 1998
    23- Marrëveshje për bashkëpunim në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës, nënshkruar më 4 nëntor 1998
    24- Protokoll mbi zgjatjen e vlefshmërisë së Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë se Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Marinës Tregtare të Republikës së Greqisë në lidhje me patrullimin e përbashkët nga policia kufitare dhe trupat greke të mbrojtjes së porteve për mbrojtje më efikase të kufirit detar midis dy vendeve, nënshkruar më 23 tetor 1999.
    25- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, nënshkruar më 22 dhjetor 1999


    Marrëveshjet gjatë periudhës 2000-2009

    1- Marrëveshje e huasë për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e arsimit, nënshkruar më 25 korrik 2000.
    2- Marrëveshje e huasë për projektin e infrastrukturës sociale për sektorin e shëndetësisë, nënshkruar 25 korrik 2000.
    3- Marrëveshja midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë, për pjesëmarrjen e personelit ushtarak dhe civil shqiptar në Qendrën Ndërkombëtare për Operacionet Mbështetëse të Paqes, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
    4- Marrëveshje teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për rregullimin e procedurave të ndërtimit, pajisjes dhe plotësimit me personel të Spitalit ushtarak të Gjirokastrës, nënshkruar më 25 nëntor 2002.
    5- Protokoll i bashkëpunimit në fushën e sigurimeve shoqërore, nënshkruar më 22 korrik 2002, hyrë në fuqi më 1 maj 2003.
    6- Marrëveshje midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Greqisë, për ndërtimin e ndërtesës së komandës dhe mjediseve të akordimit të personelit, të thellimit të kanalit hyrës dhe basenit të bazës detare të Bisht Pallës, nënshkruar më 30 nëntor të 2002
    7- Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nënshkruar më 10 nëntor 2003
    8- Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit dhe Punëve Publike të Republikës së Greqisë, nënshkruar më 3 prill 2003, hyr në fuqi më 19 korrik 2005.
    9- Marrëveshje për krijimin e Komisionit të Përhershëm Shqiptaro-Grek mbi çështjet e ujrave të ëmbla ndërkufitare, nënshkruar më 3 prill 2003 dhe hyrë në fuqi më 23 nëntor 2005.
    10- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, nënshkruar më 2 shtator 2003, hyrë në fuqi më 10 mars 2005.
    11- Protokolli i Komisionit Kryesor të Përbashkët Shqiptaro-Grek për çështje kufitare, nënshkruar më 3 nëntor 2005.
    12- Memorandum i mirëkuptimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare së Greqisë lidhur me përcaktimin e formave të mbështetjes së ekipit të përbashkët mjeksor të vendeve palë, në iniciativën e Kartës së Adriatikut në operacionin e drejtuar nga NATO, ISAF në Afganistan, nënshkruar më 25 maj 2005.
    13- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve, (viktima të trafikut), nënshkruar më 27 shkurt 2006, hyrë në fuqi më 5 dhjetor të 2008.
    14- Marrëveshje sigurie ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për mbrojtjen e ndërsjellët të informacionit të klasifikuar, nënshkruar më 14 shkurt 2006.
    15- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin në fushën e postave dhe komunikimit elektronik, nënshkruar më 6 prill 2006, hyrë në fuqi më 6 qershor 2008.
    16- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, për bashkëpunimin midis shërbimeve të zjarrfikësve, nënshkruar më 27 maj 2006
    17- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, “Për bashkëpunimin në fushën e energjisë, nënshkruar më 13 shtator 2006, hyrë në fuqi më 27 mars 2007”.
    18- Marrëveshje huaje prej 230.000.000 për Republikën e Shqipërisë nga banka ALPHA BANK. A. E., Bankës Kombëtare Greke S.A, agjent ALPHA BANK A.E. Dega Londër, nënshkruar më 4 prill 2008
    19- Rregullore e Komisionit të Përhershëm për ujrat e ëmbla, nënshkruar më 10 prill 2008.
    20- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë”, nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
    21- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë,për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve grekë rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko-Italiane, 1040-1941, për ndërtimin vendprehjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 9 shkurt 2009.
    22- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe “Bankës së Greqisë” , nënshkruar më 18 dhjetor 2008.
    23- Marrëveshja midis dy ministrave të jashtëm për deliminitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental, por që nuk është ratifikuar nga parlamenti shqiptar, nënshkruar më 27 shkurt 2009.
    23- Marrëveshje midis Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Republikës Greke dhe Organizatës të sigurimit të Kredive të Eksportit (ECIO), nënshkruar më 19 mars 2009.
    Protokolli i bashkëpunimit midis dy policive, nënshkruar në vitin 2010.
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 21-08-2012 më 11:49
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #563
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kesaj i thone te japesh pulen per nje veze. Nuk kam degjuar ndonje shtet te zhvilluar ne bote (se shtete afrikane edhe ka) qe jep territor te vendit per nje marreveshje tregetare, marreveshje qe mund te behen me dhjetera si ajo ne vit. A i bie qe te jepet keshtu copa-copa Shqiperia per cdo marrveshje qe bejme?

  4. #564
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    DREDHIA GREKE, NGA KALI I TROJËS TE KALI I DETIT
    22 Gusht 2012 | : Opinion | Autor: Andrea Stefani
    Gazeta Shqip

    ANDREA STEFANI

    Vështirë të besohej se dredhia e lashtë greke e Kalit të Trojës mund të gjente zbatim në politikën e jashtme apo diplomacinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian (BE) sikundër është Greqia e sotme. Por ja që ajo ka ndodhur dhe po ndodh në marrëdhëniet e shtetit helen me Shqipërinë fqinje me ndryshimin, jo thelbësor, se kali i drunjtë është ndryshuar me një kalë uji apo siç quhet kalë deti. Krejt në kundërshtim me parimet dhe standardet europiane, politika e jashtme greke po përpiqet të përfitojë më shumë se i takon nga ujërat detare në kufirin me Shqipërinë, duke e shantazhuar këtë të fundit, me nevojën që ka për të marrë, sa më shpejt që të jetë e mundur, statusin e kandidatit të BE-së. Një diplomaci dinake dhe e pandershme që gjen terren edhe te predispozita aspak patriotike e qeverisë shqiptare aktuale, e cila, për të zgjatur jetën e vet, ka faktuar tashmë gatishmërinë për të hyrë në pazare të tilla “qiud pro quo” (më jep të jap), që bien në kundërshtim jo vetëm me interesat kombëtare, por edhe me parimet e Europës, ku pretendon se do ta çojë Shqipërinë.



    ***

    Çfarë vartësie ka mes marrjes nga Shqipëria të statusit kandidat për anëtar i BE-së dhe caktimit të kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë? Normalisht asnjë lidhje. Por çuditërisht është shteti grek që po përpiqet ta trajtojë si të tillë. Pra, nëse qeveria shqiptare bie në marrëveshje për një kufi detar që kënaq disa ambicie të qeverisë greke për rezerva nënujore nafte, qeveria greke do të japë OK që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit, por nëse një marrëveshje e tillë nuk arrihet, Greqia do të votojë kundër kandidaturës së Shqipërisë. E drejta e kërkon që kufiri detar të përcaktohet në bazë të konventave dhe të drejtës ndërkombëtare, ndërsa marrja ose jo e statusit të kandidatit nga Shqipëria nga fakti sesa i ka realizuar ajo të 12 prioritetet e caktuara nga BE-ja, sesa i është përafruar ajo Europës në të gjitha sferat e jetës. Të përpiqesh të shmangesh nga këto kritere, do të thotë t’i largohesh së drejtës. Dhe çfarë nuk është e drejtë, nuk është as e mirë si për Greqinë ashtu dhe për Shqipërinë apo edhe Europën.



    ***

    Supozojmë për një moment se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë vend kandidat i BE-së. A do të ishte e drejtë që qeveria e Greqisë të votonte kundër të drejtës që i lind Shqipërisë, vetëm sepse qeveria e këtij shteti, ende më i varfri në Europë, nuk pranon të bëjë një padrejtësi ndaj kombit dhe popullit të vet duke i dhënë Greqisë, më shumë se i takon me të drejtën ndërkombëtare, nga ujërat detare që ndajnë dhe bashkojnë të dy shtetet fqinje? Në këtë rast padrejtësia do të ishte e hapur dhe Greqia do të shfrytëzonte statusin e saj si anëtar i BE-së, në një konflikt të hapur interesi me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Europës. As kufiri detar apo as gazsjellësi TAP nuk mund të përdoren si plaçkë tregu duke këmbyer me to aspiratën e ligjshme që kanë shqiptarët për t’u anëtarësuar në BE. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është favor që i bëhet një shteti, por është meritë. Dhe si i tillë ai nuk kërkon që t’i bësh favore askujt në kurriz të së drejtës ndërkombëtare apo kombëtare. Qeveria shqiptare e Kryeministrit Sali Berisha nuk duhet të kishte hyrë në të tilla pazare të turpshme që vënë në rrezik pasuri dhe hapësira që shqiptarëve ua kanë lënë të parët. Ajo duhet të ketë parasysh se ujërat detare janë pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe se kombi shqiptar nuk kufizohet vetëm me shtetin shqiptar. Prandaj në rastin e çështjeve si ajo e kufirit detar me Greqinë, jo qeveria, por edhe vetë Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka një sovranitet mjaft të kufizuar përballë gjithë kombit. Ata mund të marrin vendime për këtë çështje, por vetëm në përputhje me interesin e gjithë kombit shqiptar dhe kjo është e mundur vetëm mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.



    ***

    Por çfarë e detyroi qeverinë Berisha të ndërmarrë një pazar të ulët për faljen e ujërave detare Greqisë, pazar që, pas denoncimit nga një patriot si Myslym Pashai, u hodh poshtë si i padrejtë edhe nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë? Asgjë më shumë dhe asgjë më pak veç dobësisë dhe korruptimit të vet. Ndërsa po mbush 8 vjet qeverisje, kabineti Berisha është aq i korruptuar dhe aq autokratik sa e ka të pamundur plotësimin e prioriteteve të vëna nga BE-ja. Ai nuk mund të pranojë që gjyqësori në Shqipëri të pavarësohet, sepse kjo do të sillte automatikisht hetimin dhe gjykimin e korrupsionit të saj që po i merr frymën shtetit. Ai nuk mund të pranojë ndarjen e pushteteve, sepse vetëm me përqendrim dhe komandim të të gjitha institucioneve dhe pushteteve, do të mund të zgjasë jetën e vet. Kabineti Berisha nuk mund të pranojë që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, sepse kjo do të thoshte humbje të sigurt të pushtetit në zgjedhjet e ardhshme. Korrupsioni dhe autokratizmi janë dy patericat që mbajnë në këmbë qeverinë Berisha, prandaj, ndërsa betohet se po punon për 12 prioritetet, ajo bën të kundërtën. Janë faktet që zbulojnë maskaradën e integrimit. Sepse, ndërsa 12 prioritetet dhe integrimi kërkojnë që Presidenti të jetë i pavarur, Berisha caktoi në këtë post një besnik të tij. Ndërsa prioritetet dhe integrimi kërkojnë që kreu i SHISH-it të jetë i pavarur, Berisha jo rastësisht nxitoi të caktojë në gusht në këtë post një besnik të tijin. Integrimi kërkon ndarje pushtetesh dhe prokurori të pavarur po krejt në kundërshtim me këtë, Berisha do të caktojë shumë shpejt kryeprokuror një “qelesh” të tijin, duke shkarkuar Ina Ramën, e cila nuk është më një “Silvia Konti” vetëm sepse nuk i shërbeu Berishës. Dhe është kjo mungesë dëshire për të pavarësuar dhe europianizuar pushtetet dhe institucionet që e shtyn qeverinë Berisha të hyjë në pazare antiatdhetare me qeverinë greke. Sepse vërtet nuk do europianizim real në Shqipëri (ndarje pushtetesh, pavarësi institucionesh dhe luftë reale kundër korrupsionit), por ama dëshiron që gënjeshtra e integrimit të zgjatet edhe ca vjet me marrjen e statusit të kandidatit, një status që do të shërbente edhe si gjethe fiku e hallateve autokratike dhe e korrupsionit të saj. Dhe Greqia mund të japë një dorë të mirë në realizmin e kësaj ëndrre. Por që ajo ta bëjë këtë favor për qeverinë Berisha, duhet që kjo e fundit t’i bëjë asaj një favor, duke i falur një pjesë të ujërave detare. Një pazar “quid pro qou”, “tit for tat”. Një favor për favor. Por asgjë në favor të integrimit të Shqipërisë me Europën dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

  5. #565
    Po mire pse nuk presin keta sa te dali Greqia nga BE dhe kaq
    Revolution 1848

  6. #566
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po mire pse nuk presin keta sa te dali Greqia nga BE dhe kaq
    Po Greqia nuk del nga BE por nga euroja

  7. #567
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Po qe tere shqiptaret jane specialista deti kjo nuk dihej.
    Kaq shume populizem ne nje ceshtje teknike s`ka bere vaki ndonjehere.

  8. #568
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga kimon Lexo Postimin
    Po qe tere shqiptaret jane specialista deti kjo nuk dihej.
    Kaq shume populizem ne nje ceshtje teknike s`ka bere vaki ndonjehere.
    Po po, ate e di qeveria. Te gjitha i di qeveria e cila te mbron ne cdo hap jete. Qeveria e di se a eshte i ndotur ajri apo jo, a jane te sigurta rruget apo jo, a kane njerezit arme apo jo, a kush hyn e del ne Shqiperi. Ne thjesht duhet t'i bindemi verberisht qeverise sepse ajo di gjithcka per te miren tone....


    Ik ore kimon se e dhjeve fare. Nje pyetje te te bej-Ku jeton ti?

  9. #569
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga kriko-38 Lexo Postimin
    Po Greqia nuk del nga BE por nga euroja
    Ah more kriko..... nuk mund te dalesh nga ''Euro'' dhe te qendrosh ne BE.
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #570
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po po, ate e di qeveria. Te gjitha i di qeveria e cila te mbron ne cdo hap jete. Qeveria e di se a eshte i ndotur ajri apo jo, a jane te sigurta rruget apo jo, a kane njerezit arme apo jo, a kush hyn e del ne Shqiperi. Ne thjesht duhet t'i bindemi verberisht qeverise sepse ajo di gjithcka per te miren tone....


    Ik ore kimon se e dhjeve fare. Nje pyetje te te bej-Ku jeton ti?
    Te gjitha vendet qe kane firmosur marreveshje te tilla, e kane bere me grupe negociatore. Bile aty ku dihej se do interferonin vende te treta eshte bere dhe me fshehtesi. Ata qe flasin per referendume ne ceshtje te tilla, e bejne thjesht per populizem, ose nuk ua kane idene marredhenieve ndershteterore.
    Ne vend qe te hiqemi vete specialist, le te shikojme sesi i kane zgjidhur vende te tjera ceshtje te tilla. Mire eshte mos te behemi mashe e te tjereve. Kjo puna e delimitimit te kufirit detar Shqiperi-Greqi me shume i djeg Turqise, se greket do kishin ne duart e tyre nje precedent, sesa eshte problem midis Greqise dhe Shqiperise. Vete levizjet diplomatike te asaj kohe e tregojne qarte kete gje. Vizite e Karamanlisit ne Tirane dhe firmosje e marreveshjes, direkt pas kesaj ardhje e Erdoganit ne Tirane, dhe mbas disa ditesh fillim i sulmeve ne shtyp ku edhe sot e kesaj dite gazetaret qe e sollen ceshtjen nuk tregojne fillesat e informacionit te tyre.

Faqja 57 prej 93 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •