Close
Faqja 7 prej 93 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 921
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Me firmosjen e kufijve te rinj detare ,qeveria Berisha ka firmosur kapitullimim e politikes kombetare dhe njekohesisht aktin e turpshem te tradhetise ndaj kombit shqiptar.Per interesa elektorale vazhdimisht politika shqiptare gjate ketyre 18 vjeteve i ka bere leshime dhe ka plotesuar orekset aneksioniste te megalidese greke karshi teritoreve shqiptare te banuara nga argate greke e te vendosur ne kufijte jugore te Shqiperise.Ndersa asnje qeveri shqiptare nuk u kishte dhene te drejten e pronesise ketyre grekeve te ardhur per arsye ekonomike ne shqiperi para 150 vitesh per te punuar tokat e bejlereve te gjirokastres dhe Delvines,Berisha i paisi me tapi keta argate te cilet tani po luajne rolin e Kalit Te Trojes ne teritoret shqiptare.Berisha eshte nje nga shkaktaret e ardhjes dhe qendrimit te Kolonelit te Asfalias greke ne Shqiperi Anastas Janullatos.Berisha i shiti tokat e Bishtit te Palles serbit Fazllic me nje cmim qesharak.Shqiperia ka shume mundesira per tu zhvillur ekonomikisht,nje nga keto eshte edhe turizmi.Bregdeti I detit Jon eshte nje perle qe shqiperia mund ti ofroje turisteve te huaj.Por tani me kete kete tkurje kufijsh drejt bregut shqiptar a mund te ndjehen te qete turistet kur anijet luftarake greke kane mundesine ti afrohen bregut shqiptar deri 2km.Bregdeti I Jonit pas studimeve te disa kompanive te huaja rezultoi se eshte i pasur me vendburime nafte ne det.A mund ti shfrytezojne shqiptaret me keto vendburime pas humbjes se 225 km katrore te kufijve detare .Peshkataret shqiptare deri dje jane qelluar me arme nga skafet e policies detare greke brenda ujrave tona teritoriale.Po tani qe kufiri detar ndryshoi ne favor te interesave greke a do te guxojne me te peshkojne keta shqiptare ne zonat me te populluara te peshkut.Se cfare fitoi qeveria Berisha me keto akte te turpshme vec ai dhe suita qe e ndjek nga pas mund ta dije.Kombi shqiptar humbi shume ne kete rast,pasojat per riparim te ketyre pazareve jane teper te rrezikeshme.Nga kjo marreveshje vec pala greke doli e fituar.Jemi ne prag zgjedhjesh parlamentare.Komuniteti cam shpresonte qe ceshtja e pronave came te cekej tek ky takim me palen greke.Kjo ceshtje as qe u permend fare,paska se Saliu dikur deklaronte qe e kish amanet nga baba zgjidhjen e ceshtjes came.Kombi shqiptar nuk e priste qe qeveria Berisha te binte kaq poshte pra e kapitullonte pa kushte perpara kerkesave greke.Justifikimet e qeverise per baras largim te kufijve bien poshte pas publikimit te bere te kesaj harte.Ne kete harte duken qarte perfitimet e pales greke ne dem te teritoreve shqiptare.A e vlejne keta politikane shqiptare te qeverisin kete vend per nje mandat tjeter.Kombi shqiptar kesaj radhe duhet te tregohet me i matur se kurre.Interesat e tij po vihen ne rrezik nga klasa politike qe aktualisht perfaqsohet ne parlament.Vini re heshtjen e opozites ne kete rast.Kjo tregon qarte bashke punimim e ketyre politikaneve ne dem te interesave kombetare.
    Me shume dua shqiperine.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar më parë nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Vendos germe te madhe ne fillimin e fjalise pas pikes.
    Emrat e perveçem shkruhen me shkronje te madhe.
    Vertet-me e...bot- me e...
    Jo gjelbur-por qelbur...me shkronjen 'q'
    nato-duhet shkruar me shkronja te medha e gjitha:NATO

    Mos i neglizho kto gjera,sepse ata te NATO-s nuk pranojne anetare me te drejta te plota qe shkrujne me gabime gramatikore.
    mos e vrit mendjen se kam kaq kofidenca me ata s merziten kollaj ata.
    ...Tirana eshte e para

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Citim Postuar më parë nga sabah08 Lexo Postimin
    Vini re heshtjen e opozites ne kete rast.Kjo tregon qarte bashke punimim e ketyre politikaneve ne dem te interesave kombetare.
    Shume e drejte!
    Jane te gjithe maskarenj pa dinjitet.Politika shqiptare jane nje grup mbeturinash te flliqura qe mblidhen bashke dhe mashtrojne pjesen fatkeqe te popullit,sepse pjesa fatmire eshte larguar nga ky vend qe po degjeneron ne forme te parikthyesheme.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Deshiroj me gjith zemer te mos jete i vertete lajmi ,dhe per kete kam nje siguri ,se po te ishte e vertete ,do ishin te paret socialistet qe do flisnin ne medja dhe ne parlament .Deri tani nuk kam degjuar asgje ........
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    o Sal po me detin c'pate or te...........
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #66
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Xingaro Lexo Postimin
    Shume e drejte!
    Jane te gjithe maskarenj pa dinjitet.Politika shqiptare jane nje grup mbeturinash te flliqura qe mblidhen bashke dhe mashtrojne pjesen fatkeqe te popullit,sepse pjesa fatmire eshte larguar nga ky vend qe po degjeneron ne forme te parikthyesheme.

    Uroj kthim sa me te shpejt te shqiptareve te vertete, ne folete e tyre te ngrohta, ne shtepite e tyre qe rrenohen dita-dites nga papergjegjshmeria dhe makuteria.
    Pershendetje!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta standart

    --

    Komandantini Përgjithshëm i Flotës Detare, rrëzon alibinë për “faljen” e detit

    ERALD KAPRI



    Abuzim me gjoja një kufi të vjetër që faktikisht nuk ka ekzistuar. Në një intervistë për “standard”, Komandanti i Përgjithshëm i Flotës Detare, Kristaq Gerveni, shpjegon marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë për ndarjen e kufirit. Ai shprehet se në media janë publikuar fakte të pavërteta, sipas të cilave, Shqiëpria i ka falur det Greqisë. Komandanti i Florës thotë se që nga krijimi i shtetit shqiptar, asnjëherë nuk ka pasur një kufi detar me Greqinë. Duke qëndruar në këtë pikë, Gerveni shprehet se si mund të jetë falur deti, kur nuk ka pasur deri më sot asnjë kufi. Sipas tij, është e pamundur të dalësh në një konkluzion që është humbur det, kur nuk ka pasur kufi, kur nuk ka pasur bazë për të bërë krahasime. Komandanti i flotës shprehet më tej se në media janë bërë krejtësisht llogaritje gabim. Sipas tij, kufiri që komentohej në media, merrte si pikë fundin e gjirit të Korfuzit, por që në fakt, pika është marrë nga drejtëza që krijohet mes dy kepave të Korfuzit. Komandanti thotë se kufiri është bërë në bazë të parimit të baraslargësisë, por vija që përcakton mesin e ujërave, është marrë nga drejtëza e krijuar nga kepat dhe jo nga gjiret





    Intervistoi: Erald Kapri



    Zoti Komandant, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për përcaktimin e kufirit detar. Ku konsiston kjo marrëveshje?



    Siç keni qenë në dijeni, ka pasur një boshllëk ligjor. Ndërsa ka qenë i ndarë kufiri tokësor, nuk ka qenë i ndarë kufiri detar. Në shqetësimin që kemi pasur ne dhe me iniciativë të Ministrisë së Jashtme, dhe me një urdhër të Kryeministrit, është ngritur një grup pune ndërministror që ka negociuar me palën greke për ndarjen e hapësirës ujore. Janë bërë takime në Athinë dhe në Tiranë. Jemi treguar tepër të kujdesshëm. Kemi kërkuar shpjegim për të gjitha problemet e paqarta që ne kemi pasur, por edhe pala greke ka kërkuar shpjegime nga ne. Janë sqaruar të gjitha elementet dhe ishim të dyja palët në dakordësi për të zbatuar atë konventë dhe bazën e saj.



    Sa kohë vazhduan negociatat me palën greke?



    Negociatat vazhduan më shumë se 1 vit, për të mos thënë gati 2 vite.



    Në media është komentuar se kufiri i ri i ka hequr Shqipërisë një hapësirë detare prej 225 kilometrash katrorë. Sa e vërtetë është kjo?



    Nuk ka asnjë të vërtetë. Ata kanë abuzuar me gjoja një kufi të vjetër, që faktikisht nuk ka ekzistuar. Nuk e di nga e kanë gjetur. Unë jam një kuadër i lartë dhe kam vite që punoj në Flotën Detare dhe ka qenë ky shqetësim: që nuk ka pasur kufi me palën greke, sepse po të kishte një të tillë, nuk do të ishte e nevojshme që të bëhej ripërcaktimi i këtij kufiri. E dyta abuzohet sepse ata që kanë shkruar nuk e njohin ligjin e detit dhe për më tej nuk njohin nenet e veçanta të ligjit, për shembull për gjiret e mbyllura. Aty ku ata shkruajnë se 2 kilometra larg nga bregu ynë dhe 9 kilometra larg nga bregu grek, ata i referohen qytetit të Korfuzit, i cili është brenda gjirit, ndërsa si referencë, në bazë të ligjit ndërkombëtar merret drejtëza që bashkon dy kepat më të dala të gjirit, i cili quhet gjiri i mbyllur.



    Për ta kuptuar më saktë, në media është vendosur një kufi imagjinar dhe jo në bazë të kushteve ndërkombëtare?



    Në pozicionin që ndodhemi aktualisht, unë do të sugjeroja që t’i jepej një pale të tretë, e cila do të ishte më e besueshme, por unë me përgjegjësinë time personale deklaroj se nuk është bërë asnjë lëshim, si nga ne, ashtu edhe nga pala greke, por është zbatuar rigorozisht marrëveshja Montego Bey, që është një marrëveshje e vitit 1982 dhe e ratifikuar nga Parlamenti ynë dhe është ligji bazë që përcakton të gjitha marrëveshjet bilaterale në çështjet e detit.



    Keni thënë që është respektuar parimi i baraslargësisë. Çfarë nënkupton kjo? Do të thotë që në një pikë të caktuar vendet kanë marrë det në mënyrë të barabartë?



    Parimi i baraslargësisë është përcaktimi i vijës ndarëse në distancë të barabartë nga dy vijat bazë. E thashë që viza bazë është bashkimi i kepave më të dalë të bregdetit. Është respektuar kjo si për bregdetin tonë ashtu edhe për bregdetin grek. Unë deklaroj me përgjegjësi se kushdo që dëshiron të bëjë matje, të hedhë koordinatat dhe do të shohë që është respektuar ky parim.



    Por deri në këto kohë, kur nuk ka pasur një kufi detar, si ia ka bërë Flota Shqiptare, peshkatarët etj., që të lundrojnë brenda ujërave të shtetit të tyre? Ka pasur vështirësi në këtë pikë?



    Po. Ka qenë e vështirë dhe gjithmonë për t’iu ruajtur keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve, asnjëherë nuk i është afruar vijës së mesme që merrej me përafërsi. Unë do të përmendja një fakt, që ndoshta do t’u duhej historianëve më shumë punë për këtë, që një peshkatar shumë vite më parë, Fran Ivanaj, është vrarë nga forcat detare të ish-Jugosllavisë vetëm për shkak të këtyre mospërcaktimeve të vijës kufitare. Me gjithë gjyqet që janë bërë, ne mbronin tezën se peshkarexha shqiptare ku është vrarë peshkatari ishte në ujëra shqiptare, ndërsa ata thoshin të kundërtën. Nuk ka një ndarje të saktë të kufirit dhe sot e kam përmendur që do të fillojmë negociatat me Malin e Zi për të përcaktuar kufirin, ashtu siç e kemi përcaktuar me Italinë dhe tani me Greqinë.



    Marrëveshja që është bërë me Greqinë, është e njëjta me atë që është nënshkruar me Italinë në vitin 1992?



    Janë zbatuar të njëjtat parime dhe e njëjta konventë. Nuk ka pasur asnjëherë diskutimeve.



    Sipas medias, gjithçka i është referuar matjes së koordinatave. Sipas jush, ku është gabuar në përcaktimin se janë humbur qindra kilometra katrorë det? Thatë që kufiri detar përcaktohet ndryshe nga kufiri tokësor. Si ta kuptojmë më qartë këtë?



    E para, krahasimi bëhej me një kufi imagjinar që vetëm ata e dinë se ku mund ta kenë gjetur, ndërsa koordinatat e hedhura janë ekzaktësisht në vijën e mesme. Pra janë 150 koordinata, jepet gjatësia dhe gjerësia gjeografike deri në atë vijë të mesme, e baraslarguar nga dy vijat bazë të të dyja vendeve fqinje. Në shkrimet abuzohet në një gjoja kufi të vjetër dhe nga zbulimi me gjiret. Pra nuk e merr si gji të mbyllur, por e merr si gji të hapur. Pra futet në brendësi të gjirit, por që në fakt ligji ndërkombëtar i detit nuk e lejon.





    Të gjitha vendet e tjera në botë kanë përdorur të njëjtën mënyrë për të ndarë detin?



    Kjo marrëveshje është e miratuar dhe ratifikuar nga të gjitha vendet e botës. Ky është ligji bazë i detit.



    Sot ju iu referuat një harte greke për të shpenguar kufirin...



    Në negocimet që bëhen mes palëve diskutohen të gjitha çështjet dhe duke qenë se harta greke ishte me një shkallë të madhe dhe dalloheshin qartë kepat e dalë të bregdetit, ne pranuam të përdorim atë hartë, por pasi u verifikuan që ishin të njëjta me hartat angleze dhe ato amerikane. Ato janë harta që zbatohen në sistemin e pranuar evropian.



    Do të ketë edhe një marrëveshje trepalëshe mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë përsëri për kufirin detar. Çfarë do të zgjidhë kjo marrëveshje?



    Kjo marrëveshje do të përcaktojë pikën treshe. Kjo pikë duhet të përcaktohet mes të tria palëve, pasi është lënë qëllimisht edhe në marrëveshjen me italianët dhe grekët nuk është shkuar deri në fund me vijën. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe italianët me grekët. Në një marrëveshje trepalëshe, do të përcaktohet pika treshe, e cila do të ndajë përfundimisht atë pjesë në det të hapur.



    Këto marrëveshje do të bëjnë që të lundrohet më lehtë pa pasur frikë se është kaluar kufiri? Flas për lundrimet e peshkatarëve, turistëve, flotës etj...



    Pikërisht ky është fitimi më i madh, pasi do të ketë fitime për të gjithë njerëzit që operojnë në det, duke filluar që nga personeli i porteve, peshkatarët, anijet private dhe turistike. Do të kenë harta të sakta ku do të përcaktojnë qartë se në cilat ujëra ndodhen. Kjo i ka dhënë fund çdo konflikti të mundshëm që mund të krijohej.



    Gjatë kësaj kohe, kur nuk ka pasur kufi, ka pasur mosmarrëveshje me grekët në lidhje me kufirin? Pra nëse ndonjë anije ka kaluar në ujëra tona apo e kundërta?



    Ka pasur. Kryesisht më shumë në kohën e diktaturës. Ka pasur raste të tilla ku akuzoheshin palët me njëra-tjetrën, ku thuhej se ju ishit në ujërat tona dhe anasjelltas. Ndërsa tani duke zbatuar parimet e lundrimit paqësor, një anije mallrash apo traget mund të kalojë në ujërat tona ose anasjelltas, gjithmonë duke respektuar disa parime.








    30/04/2009

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o sali o hajvan
    e ke ba shqipnine si han
    ti me tjeret jena kokrra horit
    po do e paguani ne zgjedhjet e qershorit


    ik sali ik the qafen
    shko ne trepoje se ta thejne tjeret atje
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    me duket se te mungon nje a tek kjo fjala e nenvizuar
    e ke degjuar ndonjehere ate barcaleten ku korigjon sarandioti sarandiotin?
    jo di por dy o kok qip
    Ai eshte gabim teknik,jo gramatikor.Eshte e njejta gje si te te thoja qe 'korigjon' shkruhet me dy 'r'.Ideja e postimit tim me teper se korrigjuese,ishte diku tjeter.Gjithsesi barcaleta e sarandiotit ishte e bukur.

  10. #70
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ai eshte gabim teknik,jo gramatikor.Eshte e njejta gje si te te thoja qe 'korigjon' shkruhet me dy 'r'
    .
    epo kjo do te thote se ajo zysha ime e ka mare shkollen me mik se mua ma ka mesu qe shkruhet me nje "r"

    pavarsisht se eshte gazete e se majtes faktet qe sjell nese vertetohen do te thote se qeveria e tanishme duhet te jape llogari
    te behen bisedimet ne diten e pavaresise se shqiperise i kalon kufijte e imagjinates
    Shqiperine po e mer greku po i ve zjarr
    shqipetar ku jeni strukur shqipetar


    Marrλveshja pλr dhurimin e ujλrave territoriale tλ shtetit shqiptar nλ favor tλ Greqisλ λshtλ projektuar nλ ishullin gerk tλ Korfuzit. "Gazeta Shqiptare" zbardh takimin e dy komandantλve tλ Flotave mλ 28 nλntor 2008. Marrλveshja e dhurimit tλ 225 km hapλsirλ detare pλr grekλt, u bisedua me harta greke, nλ ishullin grek.

    TIRANE-Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur.
    Dhurimi
    Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.
    (s.g/GSH/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 01-05-2009 më 03:48

Faqja 7 prej 93 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •