Close
Faqja 59 prej 93 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 921
  1. #581
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    ata qe thash jane teper konkrete..si thua ti dhe nqs neser greqia thot dua qe kufiri im te veje deri ne vlore dhe sala firmos,atehere jemi ok?-ska problem per ty?-por intstitucionet e tjera te shtetit per cfare jane?po problemi eshte i yni dhe pikerisht kete problem e zgjodhi gjykata e larte e shtetit,pik e mabaro,te hidhet perpjet greku.
    Greqia ftoi Shqiperine per te delimituar kufirin detar. Keto jane procese mese normale. Gjykata Kushtetuese nuk percaktoi kufirin detar, thjesht ktheu mbrapsht procesin (duke mos iu futur esences se marreveshjes, por duke u marre kryesisht me anen proceduriale). Keshtu qe kjo ceshtje qendron pezull. Kush thote qe kete ceshtje e zgjidhi gjykata e larte e shtetit eshte qesharak.

  2. #582
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga kimon Lexo Postimin
    Greqia ftoi Shqiperine per te delimituar kufirin detar. Keto jane procese mese normale. Gjykata Kushtetuese nuk percaktoi kufirin detar, thjesht ktheu mbrapsht procesin (duke mos iu futur esences se marreveshjes, por duke u marre kryesisht me anen proceduriale). Keshtu qe kjo ceshtje qendron pezull. Kush thote qe kete ceshtje e zgjidhi gjykata e larte e shtetit eshte qesharak.
    gjykata e larte nuk zgjidh ceshtje por hedh poshte vendime,ashtu sic beri,Gjykata Kushtetuese nuk ka pse te percaktoj kufirin detar,sepse ai eshte i percaktuar vite me perpara nga kontratat nderkombetare.
    -po nuk mu pergjigje,si thua ti nje firme e sales eshte e mjaftueshme per tu shitur e gjithe Shqiperia?,dmth mjafton sala te firmos dhe vendi mund te shitet pa problem pjes pjes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 22-08-2012 më 11:53

  3. #583
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    gjykata e larte nuk zgjidh ceshtje por hedh poshte vendime,ashtu sic beri,Gjykata Kushtetuese nuk ka pse te percaktoj kufirin detar,sepse ai eshte i percaktuar vite me perpara nga kontratat nderkombetare.
    -po nuk mu pergjigje,si thua ti nje firme te sales eshte e mjaftueshme per tu shitur e gjithe Shqiperia?,dmth mjafton sala te firmos dhe vensi mund te shitete pa problem pjes pjes?
    Perderisa u ulen palet per te percaktuar kufirin detar, dmth qe nuk ishte i papercaktuar qarte. Pastaj kohet e fundit kane dale nocione te tjera qe gjer para 30 vjetesh nuk ekzistonin apo nuk ua kishim idene si p.sh. zona ekskluzive ekonomike.
    Organizmat nderkombetare percaktojne rregullat ne baze te te cilave behet delimitimi. Megjithese prape edhe ketu ka probleme, ka rregulla qe keqinterpretohen ose rregulla qe kundershtojne njera-tjetren. Pikerisht ketu del roli i negociatoreve.
    Gjithashtu ka edhe shtete qe nuk i kane firmosur fare dhe nuk i njohin ato marreveshje nderkombetare. Nje nder ato shtete eshte edhe Turqia dhe ketu del interferimi i saj ne marreveshjen shqiptaro-greke. Turqia nuk do qe Greqia te kete nje precedent(marreveshja Shqiptaro-Greke) kur te vije koha e negociatave te saj me Greqine.
    Persa i perket pyetjes tende per Saliun solle shembuj shume te ekzagjeruar. Nuk e di sa fuqi ka Saliu, ate qe di eshte qe pala greke ka nje leter te forte ne doren e saj dhe kjo eshte firma e qeverise shqiptare. Pastaj ne reagojme te sigurt qe kemi te drejten ne anen tone, ndoshta edhe greket ashtu mendojne. Keshtu qe eshte detyre e ekspertevete te te dyja paleve te gjejne zgjidhjen me te deshiruar.
    Dhe tek e fundit nqs nuk arrihet ne nje marreveshje te pranueshme nga te dyja palet atehere le te shkohet ne nje gjykate nderkombetare arbitrazhi.

  4. #584
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga kimon Lexo Postimin
    Perderisa u ulen palet per te percaktuar kufirin detar, dmth qe nuk ishte i papercaktuar qarte. Pastaj kohet e fundit kane dale nocione te tjera qe gjer para 30 vjetesh nuk ekzistonin apo nuk ua kishim idene si p.sh. zona ekskluzive ekonomike.
    Organizmat nderkombetare percaktojne rregullat ne baze te te cilave behet delimitimi. Megjithese prape edhe ketu ka probleme, ka rregulla qe keqinterpretohen ose rregulla qe kundershtojne njera-tjetren. Pikerisht ketu del roli i negociatoreve.
    Gjithashtu ka edhe shtete qe nuk i kane firmosur fare dhe nuk i njohin ato marreveshje nderkombetare. Nje nder ato shtete eshte edhe Turqia dhe ketu del interferimi i saj ne marreveshjen shqiptaro-greke. Turqia nuk do qe Greqia te kete nje precedent(marreveshja Shqiptaro-Greke) kur te vije koha e negociatave te saj me Greqine.
    Persa i perket pyetjes tende per Saliun solle shembuj shume te ekzagjeruar. Nuk e di sa fuqi ka Saliu, ate qe di eshte qe pala greke ka nje leter te forte ne doren e saj dhe kjo eshte firma e qeverise shqiptare. Pastaj ne reagojme te sigurt qe kemi te drejten ne anen tone, ndoshta edhe greket ashtu mendojne. Keshtu qe eshte detyre e ekspertevete te te dyja paleve te gjejne zgjidhjen me te deshiruar.
    Dhe tek e fundit nqs nuk arrihet ne nje marreveshje te pranueshme nga te dyja palet atehere le te shkohet ne nje gjykate nderkombetare arbitrazhi.
    pse qenkan shembuj te ekzagjeruar? ,perderisa ti e hedh vete poshte kete me ate qe vete thua ne pjesen e pare me bold,dmth qe neser pasneser nqs del dhe diku tjeter ar apo florij apo ku di un ,atehere sipas teje kontrata nderkombetare mund te ndrrojn nga kryeministri me nje firme, sipas shtetit qe ka interres per ata pasuri,jo ore zoteri nuk shkon keshtu nuk mund te nderrohen kufijte sipas deshires se grekut dhe jo vetem,pse greku nuk fliste me perpara per ate cope detare?por vetem kur nuhati qe aty mund te kete dicka?mua turqia nuk me intereson fare dhe nuk di pse e ngaterron ne kete bisede..
    pyetjet jane te thjeshta:
    1.sa kohe ka qe kufijt detar jan ata qe dim sot?
    2.ka arsy qe te nderrojn tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 22-08-2012 më 12:46

  5. #585
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Siguria Kombëtare dhe nocioni i sovranitetit
    Publikuar më 22.08.2012 | 11:56

    Gani Elezi/ ish-ushtarak

    Kërcënimet ushtarake do të jenë të organizuara përmes veprimeve asimetrike. Në masakrën e Peshkëpisë, në fillim të viteve 90-të, ushtria e jonë u gjend e papërgatitur

    Kur bëhet fjalë për sigurinë e shoqërisë dhe të shtetit,duhet të njohim mirë faktorët që e rrezikojnë aktualisht sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Para viteve 90-të ne kemi konsideruar si rrezik kryesor agresionin ushtarak që mund të ndërmerrej nga fqinjët, madje edhe më gjerë nga blloqet ushtarake. Sot situata ka ndryshuar dhe na sjell në vëmendje,kryesisht, faktorë të tjerë. Në sferën e politikës konfliktualiteti politik, i nxitur nga interesa të qarqeve të ndryshme ekonomike, financiare, pse jo antishqiptare për të mbajtur/ marrë me çdo mjet pushtetin politik është një rrezik potencial, madje real. Ngjarjet e pranverës të vitit 1997, të shtatorit të vitit 1998, të janarit të vitit 2011, etj janë një përvojë shumë e hidhur për ne. Edhe situata e sotme,në mënyrë të veçantë ushtrimi i dhunës verbale e gjyqësore kundër kritikëve të sistemit, kundër kategorive sociale që luftojnë për të drejtat e tyre, e përmban rrezikun e përsëritjes së ngjarjeve të vitit 1997. Kjo mund të rezultojë me efekte katastrofike për popullin tonë,për të tashmen e për të ardhmen e tij. Në fushën ekonomike; Të humbasësh sovranitetin mbi hapësirën detare, mbi portet, mbi hapësirën ajrore, mbi aerodromet, mbi korridoret strategjike të sistemit tonë të transportit tokësor, hekurudhor, mbi infrastrukturën e komunikimit telefonik, mbi objekte dhe dispozitivë gjeografikë që ndikojnë drejtpërdrejtë në efektivitetin e sistemit tonë të mbrojtjes, do të thotë të vësh në pikëpyetje realizimin e detyrave në fushën e sigurisë e të mbrojtjes sonë. Kështu p.sh marrëveshja e ndarjes së hapësirës detare me Greqinë ishte në nivelin e një tradhtie kombëtare jo vetëm për kapacitetet në naftë e gaz që përmban,(si po shkruhet tani) por më shumë se prekte tërësinë territoriale të ujërave tona dhe do të sillte pasoja të rënda në se situata në marrëdhëniet mes dy vendeve do të shkonte në konflikt ushtarak. Faktori ushtarak; Pavarësisht nga ndryshimi i strategjive ushtarake,në favor të formave të tjera të presionit, edhe në të ardhmen, faktori ushtarak do të përbëjë rrezik për sigurinë, tërësinë territoriale e pavarësinë e vendit tonë. Nuk është fjala të paragjykojmë fqinjët, por përvoja historike ka treguar se çdo vendi, rreziku i konfliktit ushtarak, më së pari, i vjen nga vendet kufitare. Shtetet në kufi me ne, si Greqia, Serbia, madje edhe Maqedonia e Mali i Zi, ende pretendojnë pjesë të territoreve tona. Është e vërtetë se faktori ushtarak nuk do të na paraqitet më në formën klasike, me veprime frontale ushtarake, me njësi e formacione masive. Më shumë do të ndeshemi me veprime ushtarake asimetrike, çka do të thotë që, me forca e teknikë speciale do të goditen objekte të rëndësishme strategjike që rezultojnë me pasoja fatale për qëndrueshmërinë e stabilitetit tonë politik, ekonomik e ushtarak. Në masakrën e Peshkëpisë, në fillim të viteve 90-të, ushtria e jonë u gjend e papërgatitur për të përballuar veprime të tilla diversioniste e terroriste. Nevojitet të përcaktohet një raport i drejtë mes konceptit të garantimit të sigurisë globale/rajonale dhe konceptit të garantimit të sigurisë të një shteti te veçantë. Në punën e institucioneve tona vihet re një eufori e palejueshme, vihet re tendenca për të absolutizuar rolin e faktorit ndërkombëtar, për të mbivleresuar efektet e sigurisë globale/ rajonale...Ende nuk kemi arritur të promovojmë politika që nxisin dhe mobilizojnë faktorin mbarëshqiptar në interes të sigurisë e të stabilitetit rajonal. Shqipëria, si Piemonti i kombit shqiptar dhe i trojeve të tij, si e përcakton prof. Rexhep Qosja,e ka detyrë me përgjegjësi kombëtare këtë mision.

  6. #586
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Alternativa taktike për paktin detar me Greqinë
    Publikuar më 22.08.2012 | 11:52

    Diplomacia Ekonomike është një disiplinë e panjohur në politikën e jashtme shqiptare. Gjithsesi. Ajo na mëson se Mjetet dhe Qëllimi janë elemente themeltare të cilat duhen zgjedhur dhe kombinuar mirë në funksion të realizimit të sigurisë sonë ekonomike kombëtare. Kur? Ja, për shembull. Rasti i ujërave tona, aq të diskutuara, territoriale jugore në kufi me Greqinë. Zgjidhja ekziston. Kombinimi i mjeteve dhe qëllimit, për të gjetur zgjidhjen e duhur, mund që të bëhet sipas 4 rasteve që vijojnë. Të përdoren: Mjete diplomatike për qëllime ekonomike. Mjete jodiplomatike për qëllime joekonomike. Mjete diplomatike për qëllime joekonomike. Mjete jodiplomatike për qëllime ekonomike. Ne duhet të zgjedhim të parën. Grekët kemi frikë se kanë zgjedhur të katërtën! Punë e tyre. Do të dalin të humbur, mbase. Cilat janë mënyrat nëpërmjet të cilave diplomacia ekonomike shqiptare mund të arrijë qëllimin e vet? Mënyrat janë: 1. Nëpërmjet vetëpërmbajtjes politiko-diplomatike. 2. Nëpërmjet mbrojtjes diplomatike. 3 . Nëpërmjet sulmit politiko-diplomatik 4. Nëpërmjet balancimit diplomatik 5. Nëpërmjet propagandimit, ndërkombëtarizimit. 6. Nëpërmjet traktateve dypalëshe ose shumëpalëshe. Duket fare qartë se Shqipëria ka në dorë si gurin edhe arën. Por, përse bëhet kaq zhurmë? Përgjigjen duhet ta japë edhe Opozita shqiptare.

    Lexues i Shekullit online

  7. #587
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ministria, dy qëndrime për negociatat me Greqinë
    22 Gusht 2012 | : Kryesoret,Politikë | Autor: Bledar Hoti
    Gazeta Shqip
    Pakti detar

    Turdiu kundër ministrit të Jashtëm, Panariti: Nuk ka negociata

    Turdiu - Nuk ka negociata me palën greke. Kjo është e padiskutueshme. Është një grup pune i ngritur mbi bazën e urdhrit të Kryeministrit që ka detyrë të shqyrtojë situatën dhe të paraqesë propozime në aspektin teknik
    Panariti - Më datën 14 gusht, kryediplomati bëri të ditur se ka negociata me Greqinë dhe së shpejti do të ketë rezultate konkrete
    1 vit - Kryeministri ka mbi një vit që ka nxjerrë urdhrin për ngritjen e grupit të punës për çështjet teknike për paktin detar
    BLEDAR HOTI

    Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se nuk kanë nisur ende negociatat zyrtare me Greqinë për marrëveshjen kufitare detare. Qëndrimi zyrtar më i fundit u bë publik nga sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu. Gjatë prononcimit për mediat, Turdiu bëri të ditur se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë zhvilluar negociata të reja për riformulimin e marrëveshjes për delimitilimin e ujërave, duke u “përplasur” kështu me qëndrimin e mbajtur më 14 gusht nga kryediplomati Edmond Panariti. Ai bëri publik faktin se grupi i punës po negocion me palën greke për çështjen e kufirit me Greqinë.

    Qëndrimi i sekretarit

    Turdiu, i cili kryeson grupin e punës për këtë çështje, deklaroi se grupi i punës është i një natyre tjetër në krahasim me grupin negociator, i cili përpara se të ulet në tryezë me palën greke duhet të marrë plotfuqishmërinë nga presidenti. Sipas tij, “ky grup pune nuk është absolutisht grup negociator. Ky grup pune ka detyrë të orientojë qeverinë drejt zgjidhjeve të mundshme të këtij problemi. Ky grup pune i paraqet qeverisë se cilat janë pozicionet dhe interesat e Shqipërisë parë nga pikëvështrimet e këtyre institucioneve që marrin pjesë në grup pune”. “Nuk ka negociata me palën greke. Kjo është e padiskutueshme. Ka një grup pune i ngritur mbi bazën e urdhrit të Kryeministrit që ka detyrë të shqyrtojë situatën dhe të paraqesë propozime në aspektin teknik, për t’i paraqitur këto propozime më pas në institucionet vendimmarrëse për shqyrtim dhe për vendimmarrje”, deklaroi Turdiu. Sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, ndërkohë, ka pranuar shqetësimet që ka pala greke në lidhje me vendimin e marrë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe asaj greke, e ratifikuar më pas nga Kuvendi i Shqipërisë. Për Turdiun, baza e diskutimit me palën greke do të jetë pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, porse atë nuk e njeh qeveria e shtetit fqinj. “Ka pasur një shqetësim nga pala greke për rrëzimin e marrëveshjes së firmosur mes ministrave të Jashtëm nga Gjykata Kushtetuese dhe ata kërkojnë që Shqipëria të propozojë një rrugëzgjidhje. Në asnjë rast nuk na është vendosur ndonjë kusht”, tha Turdiu. Kreu i grupit të punës dhe pse shprehet se nuk ka negociata, pranon në mënyrë direkte se ka pasur kontakte me palën greke. “Ajo që unë mund të them është se unë nuk kam marrë kurrë një mesazh të tillë. Gjithashtu do të shtoja se duhet të vini re se edhe pala greke nuk e ka ratifikuar marrëveshjen. Kjo do të thotë se ne i kemi bërë të qartë palës greke se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë atë marrëveshje nul dhe të paqenë”, tha Turdiu në lidhje me mundësinë e kushtëzimit.

    Qëndrimi i kryediplomatit

    Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, më 14 gusht deklaroi se shteti shqiptar po negocion me palën greke për çështjen e paktit detar me fqinjin jugor. Duke konfirmuar për ngritjen e grupeve të punës, Panariti theksoi se së shpejti do të ketë rezultate konkrete. Kryediplomati shqiptar, në fillim të shtatorit, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, ku objekt i diskutimit do të jetë edhe pakti detar. Takimi me median i një jave më parë i shërbeu ministrit të Jashtëm për të sqaruar edhe disa zëra mediatike greke se Greqia do ta kushtëzojë të ardhmen e marrëveshjes politike mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për projektin e gazsjellësit Transadriatik me marrëveshjen e ujërave me Shqipërinë. “Ky nuk është qëndrimi zyrtar as i qeverisë greke, as i qeverisë shqiptare. Nuk ekziston asnjë varësi, asnjë lidhje funksionale midis këtyre dy problemeve. Këto probleme do të trajtohen individualisht, në mënyrë të veçantë, të pavarura nga njëra-tjetra. Pra, progresi për njërën nuk do të kushtëzohet nga progresi apo regresi në çështjen tjetër”, u shpreh Panariti. Më poshtë japim përgjigjet e pyetjeve që Panariti iu përgjigj gazetarëve më 14 gusht për paktin detar.

    Mbi ç’baza po punohet për paktin detar?

    Mbi bazën e legjislacionit të vendit dhe të legjislacionit ndërkombëtar.

    Kjo ndryshon nga negocimi që është bërë më herët?

    Ju e dini që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila anulon praktikën e mëparshme dhe mbi këtë bazë po punohet për ta riparë gjithë procesin.

    Mund të na thoni ndonjë detaj më shumë?

    Nuk mundem, sepse do të ishte e parakohshme dhe spekulative që unë të bëja publike rezultate që janë ende në përpunim.

    Kur mund të përfundojnë negociatat?

    Së shpejti, së shpejti.

    A ka presion nga pala greke që pala shqiptare të pranojë kërkesat e saj për çështjet e marrëveshjes së ujërave?

    Nuk ka asnjë lloj presioni.

  8. #588
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ja përse grekët nuk heqin dorë nga deti shqiptar
    http://gazetatelegraf.com/wp-content...hartaaaaaa.jpg

    Perspektiva dhe situata në pjesën greke sa i përket problematikës së sotme të kërkimeve të naftës

    I. Historik

    Kërkimi për naftë dhe gaz në detin Jon, në pjesën shqiptare, ka filluar qysh në vitin 1992. Kompania e parë që studioi këtë zonë, që fillon paksa në veri të Ishullit të Sazanit dhe vazhdon në drejtim të jugut deri në kufi me Greqinë ( paksa në veri të ishujve Diapontia), ishte kompania Australiane “Hamilton Oil”. Më vonë këtë zonë e mori kompania BHP. Me këtë kompani, gjatë punës u bashkua edhe kompania angleze “Premier Oil”. Këto kompani kryen një volum të konsiderueshëm punimesh sizmike, të cilat ishin të një cilësie të mirë dhe mundësuan një interpretim shkencor të ndërtimit gjeologjik për sqarimin e perspektivës naftë gazmbajtëse të zonës. Mbështetur në këto punime ata projektuan dhe një pus kërkimi ( Adriatiku5-1x ), i cili u shpua dhe takoi disa shtresa ranore të cilat nga testimi rezultuan ujëmbajtëse. Ky pus takoi edhe gëlqeroret e platformës në kushte të disfavorshme strukturore prandaj ai rezultoi pa perspektivë. Në këto kushte, kur edhe çmimi i naftës në vitet 1992-1993, ishte shumë i ulët, këto kompani e braktisën këtë si rajon pa perspektivë. Në shtator të vitit 1995 nga ana e Qeverisë Shqiptare u nënshkrua një kontratë për vazhdimin e punimeve nga kompania angleze “Medoil”. Efektivisht kjo kompani nuk kreu asnjë lloj punimi. Në vitin 2007 këtë rajon e bleu kompania tjetër angleze “Cairn Energy”, e cila edhe kjo e mbuloi këtë rajon me kompaninë “Capricorn Albania Ltd”. Kjo kompani e administron dhe tani këtë rajon, por fatkeqësisht ajo nuk planifikoi asgjë, megjithëse kishte planifikuar të kryente një volum rreth 400 km. profile sizmike dhe mbas interpretimit të shponte një pus. Pra ky rajon është lënë në harresë të plotë.

    II. PERSPEKTIVA

    Po si është e vërteta? A ka perspektivë ky rajon? Le tu referohemi fakteve si më poshtë: Rajoni përfshin një sipërfaqe prej 2500 km2 me thellësi deti nga e cekët bregore deri në 800m. Nga interpretimi i punimeve sizmike të kryera nga kompania “Hamilton Oil”, interpretime të kryera nga “Cairn Energy”, evidentohen tre objekte interesante. Struktura antiklinale nën mbihipjen e zonave lindore (zona Ionike). Këto janë struktura karbonatike të ngjashme me strukturat naftëmbajtëse që kemi në vendin tonë (Gorishti, Cakrani etj.,). Struktura të depozitimeve neogenike, të cilat janë si në formën e ngritjeve antiklinale, edhe në trajtë të kurtheve litologo-stratigrafike si Patos- Marinza etj.. Ngritje erozionale të shkëmbinjve karbonatike platformike që janë të mbuluar nga depozitimet neogenike. Punimet e reja sizmike do të ndriçonin se kush janë objektet më me interes për tu atakuar. Është e rëndësishme të theksojmë se, afërsisht më në jug aty ku është shpuar pusi Adriatiku 5-1x (në perëndim të gadishullit të Karaburunit) nga kompania britanike “Cairn Energy” është identifikuar një ngritje e madhe rifore në depozitime karbonatike, e cila është e mbuluar nga depozitimet neogenike. Kjo strukturë vlerësohet se, ka rreth 130 milion barrela nafte (rreth 155 milion m3 naftë) me koeficient të lartë sigurie. Ajo shtrihet prej perëndimit të ishullit të Sazanit në drejtim të jugut. Është plotësisht e mundshme që më në jug të saj të ketë dhe objekte të tjerë si në gëlqeroret ashtu dhe në ranoret e neogenit. Këto të dhëna mbështesin plotësisht mendimin se blloku Ioni-5 është me mjaft perspektivë për kërkimin e naftës dhe gazit

    III. SITUATA NË PJESËN GREKE

    Në Athinë, më 8-29 Mars 2012 u mbajt një takim i madh shkencor për kërkimet e naftës. Rezultatet e këtij takimi shumë të rëndësishëm i ka paraqitur në mënyrë të shkëlqyer Prof. Zelilidis i departamentit të gjeologjisë në Universitetin e Patras. Profesori mbështetur në studimet e fundit sizmike dhe gjeologjike, me të dhëna të bollshme, ka paraqitur gjithë problematikën e sotme të kërkimeve të naftës në Greqi, gjithashtu ka përcaktuar se kush janë rajonet më me perspektivë për të kërkuar. Duhet të theksojmë se në zonën e Korfuzit si në veri të tij ashtu dhe në perëndim, Greqia ka kryer një volum shumë të madh punimesh sizmike, gjë që ka qenë një ndihmesë e madhe për të arritur në përfundime të drejta për ndërtimin gjeologjik të thellësisë. Në këtë material me argumente të pakundërshtueshme jepen rekomandimet për më tej, veçanërisht për zonën e Korfuzit si në veri ashtu dhe në perëndim.

    Aty theksohen disa zona perspektive, po më kryesore është zona në veri të Korfuzit ose ndryshe zona e ishujve Diapontia që përmbledhin në vetvete ishujt e vegjël në veri të Korfuzit (ishulli Ereikousa, ishulli Othonoi, ishulli Matharaki dhe ishulli Diaplo). Këta ishuj janë me ndërtim gjeologjik të njëjtë me Korfuzin dhe zonën Ionike të Shqipërisë. Gjithë kjo zonë është e mbi hipur në drejtim të perëndimit dhe nën vete mbulon struktura me perspektivë për naftë dhe gaz, që i përkasin zonës plateformike të Apuliasë, zonë në të cilën në Itali janë zbuluar vendburime të mëdhenj nafte si ai i Monte Alpi etj. Kjo zonë vazhdon në drejtim të veriut në territorin e ujërave të detit Jon deri në afërsi të Karaburunit.

    Në vitin 1982 në këtë zonë grekërit kanë shpuar pusin (Ereicousa-1) me thellësi 2392m, i cili rezultoi negativ, ishte pus i cekët dhe vendosur në një pozicion strukturor jo të mirë. Theksojmë se kjo zonë, sipas Profesorit, është zona më me perspektive në gjithë Greqinë. Ai ka bërë dhe një bashkëlidhje të vendburimeve të naftës të zbuluara në Itali dhe në ngjashmëri me to jep dhe perspektivën e kërkimeve në Greqi. Ky përfundim është absolutisht i vërtet edhe për vendin tonë. Deri më sot kemi zbuluar vendburime nafte dhe gazi në strukturat e kompleksit Ionian të mbi hipur drejt perëndimit (Gorisht , Cakran, Ballsh, Delvina etj. ), por në të ardhmen është plotësisht e pritshme që struktura të mëdha nafte dhe gazi të zbulohen në zonat nën mbihipje, në ngjashmëri me zbulimet e bëra nga Italianët. Profesori ka paraqitur dhe dy profile sizmike: njëri në veri të Korfuzit në rajonin e ishujve Diapontia dhe tjetri në perëndim të Korfuzit. Në profilin e parë duket qartë prania e një strukture të madhe karbonatike në nivelin e gëlqeroreve të platformës Apuliane (nën mbihipjen e zonës Ionike ), strukturë e cila duhet patjetër të vazhdojë edhe në veri në territorin e ujërave të detit Jon, në Shqipëri. Edhe profili tjetër në perëndim të Korfuzit, tregon për praninë e një strukture të madhe karbonatike që zhvillohet pjesërisht nën mbihipjen e masave shkëmbor të Korfuzit. Në lindje të ishujve Diapontia, që përfshin territorin detar deri në afërsi të bregdetit Borsh-Sarande duhet të zhvillohet një basen naftëmbajtës në depozitimet neogenike, të ngjashme me ato të Patos-Marinzës, gjithmonë sipas Prof. Zelilidis, gjë që ai e konfirmon në studimin e tij .

    Profesor Zelilidis i bën një kritikë shumë të ashpër Ministrisë përkatëse Greke që mbulon problemet e kërkimit të naftës dhe gazit, se ajo, sipas tij, ka nënvlerësuar faktet e pakundërshtueshme mbi perspektivën e kërkimeve në këto territore. Ai shprehimisht thotë: ” … Këto nuk janë ëndrra por realitete..”. Pyetjes se çfarë duhet të bëjnë Grekërit ai i përgjigjet kështu:1-.Të përcaktohen kufijtë detarë të Greqisë me shtetet fqinje.

    2-.Të jepen fonde për studime të mëtejshme shkencore, të cilat i japin një impuls të madh zhvillimit të vendit.

    3-.Qeveria të hap sytë dhe veshët të shikoj dhe dëgjoj të gjitha njohuritë shkencore për kërkimet e naftës dhe gazit në Greqi.

    Ai veçon si rajonin më me perspektivë në gjithë territorin Grek, rajonin e ishujve Diapontia dhe në drejtim të Shqipërisë si dhe rajonin në perëndim të Korfuzit në drejtim të Italisë.

    Nga këto të dhëna të Grekëve parë në unitet me të dhënat që ne disponojmë për bllokun-5, kryesisht të dhëna të siguruara nga interpretimi që u kanë bërë materialeve sizmike kompania angleze “Cairn Energy”, bëhet e qartë se në territorin shqiptarë nën ujërat e detit Jon, perspektiva për zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit, është e madhe.

    Këto përfundime shkencore për perspektivën e kërkimeve të naftës në ujërat e detit Jon janë shumë të rëndësishme, prandaj duhet:

    Së pari, të përcaktohet saktë kufiri midis ujërave shqiptare dhe atyre greke. Kjo ka një rëndësi të veçantë, mbasi ajo është një zonë perspektive për kërkimin e naftës dhe gazit.

    Së dyti, është e domosdoshme që të vlerësohet sektori naftës, ai duhet të riorganizohet me kritere të forta kombëtare. Kompanitë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, deri tani nuk e kanë justifikuar veten dhe në shumë raste marrin fitime të mëdha në kurriz të gjakut dhe djersës të derdhur nga plejada të tëra të punonjësve dhe specialistëve të naftës.

    Së treti, është me mjaft interes që të rishikohen të gjitha kontratat e lidhura me kompanitë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Një bashkëpunim i ngushtë midis industrisë së naftës së Shqipërisë me kompaninë ENI të Italisë do të sillte një rentabilitet të madh. Kompanitë që janë në Shqipëri nuk i dalin dot për zot problemeve të vështira të kërkimeve dhe shfrytëzimit të naftës në Shqipëri.

    Së katërti, duhet të krijohet një bërthamë shkencore për kërkimet e naftës, mbasi tani nuk funksionon asgjë. Likuidimi i Institutit të Naftës ka krijuar një vakum të madh për problemet shkencore të kërkimeve dhe shfrytëzimit të naftës, gjë që duhet të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.
    Prof. Dr. Telo VELAJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 23-08-2012 më 14:09
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #589
    Une mendoj qe duhet te ngrihet nje komitet shpetimi dhe si fillim ti hyjme korfuzit
    Revolution 1848

  10. #590
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk e kuptoj se si disa ende i thone vetes shqiptar dhe jane ne nje mendje me dhenien e 350 km2 nga territori jone? Refuzoj qe ata te quhen shqiptare, te quhen greke, te pakten eshte loje e ndershme keshtu. Edhe une po te isha grek do te doja qe ai territor t'i merrej Shqiperise e t'i kalonte Greqise. Prandaj ta ndajme shapin nga sheqeri. Une jam shqiptar e dua qe ta mbroj ate territor. Ata te tjeret qe duan t'i japin Greqise, me ne krye qeverine shqiptare, duhet t'i prese vetem nje fund--plumbi ne lule te ballit ose gijotina.

Faqja 59 prej 93 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •