President me shkollim shume te dobet. Besoj se mund te kishte qindra alternativa me te mira.
President me shkollim shume te dobet. Besoj se mund te kishte qindra alternativa me te mira.
Nishani: Ju rrefej periudhen me te veshtire te jetes sime
Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, flet ne nje interviste ndryshe, mbi zhvillimet pas votimit qe e zgjodhi kryetar shteti nje jave me pare. Ndalet ne atmosferen familjare dhe shoqerore, komenton presidentet pararendes. Ne biseden me gazetarin Roland Qafoku ne emisionin "Intervista" ne Tv Planet, z.Nishani shpjegon me hollesi situatat me te veshtira qe ka kaluar ne jete, duke u ndalur tek periudha e rrezimit te komunizmit, kur ishte ne akademine ushtarake "Skenderbej".
Si ka qene dita juaj pasi u shpallet President i Republikes, cfare ka ndryshuar tek ju?
Per hir te se vertetes, doza emocionale ka qene me e madhe, por me se shumti per faktin e nje autoanalize me te madhe per sa i perket pergjegjesive me te medha qe i takojne te kete nje njeri ne krye te shtetit. Ne aspektet e tjera te axhendes se orareve nuk ka ndryshuar ndonje gje.
Si ka ndryshuar jeta e familjes suaj, duke qene se ajo eshte familja e pare tani ne Shqiperi, zonja juaj eshte zonja e pare tashme dhe femijet ashtu sic quhet ne zhargonin zyrtar jane femijet e pare te Republikes se Shqiperise?
Pervecse te qenit ne kete qe ju e percaktuat si zhargon, nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnje perceptim as brenda familjes apo ne komunikimin me njeri-tjetrin dhe le themi me miqte e familjes, dashamiresit, apo qytetare te tjere. Ka qene padyshim nje surprize ne familjen time, ne momentet e para eshte pritur me nje lloj emocionin te vecante. Me pas, pa dyshim dhe tek ata kam pare nje reflektim qe u takon atyre ne menyren e sjelljes ne menyren e komunikimit, per te qene shume here me normal se cka kane qene ata deri me tani.
Si e ka pritur djali juaj, i cili eshte me studime ne Vjene, lajmin se babai i tij u be President?
Per hir te se vertetes i takon asaj pjese te te rinjve shqiptare qe eshte shume i pasionuar pas atdheut dhe flamurit, dhe gjithashtu ndjekes shume i kujdesshem i politikes. Ka ndjekur cdo hap timin, por edhe te zhvillimeve politike ne teresi ne Shqiperi. Ai ka qene shume i surprizuar dhe reagimi i pare ne fakt ka qene joentuziast, duke marre ne konsiderate periudhen e gjate qe i duhet nje politikani per te shkuar ne pozicionin e Presidentit te Republikes. Megjithate, me pas duke marre edhe impaktet e para permes "Facebook"-ut, nga miqte e tij ne Tirane, apo edhe ne Austri, ku ka krijuar nje reputacion shume pozitiv, atehere me ka uruar dhe e ka bere duke qeshur, me nje qeshje dashamirese.
A ka ndonje fjale nga ato qe ju ka thene djali juaj dhe ju ka mbetur ne mendje?
Tha: "Ke arritur majen maksimale. Bravo babi". Ky ka qene konkluzioni i gjithe asaj bisede te gjate qe ne kemi bere nepermjet skype.
Po vajza, qe ju e keni thene gjithmone qe eshte pika juaj e dobet?
E ka marre me shume sportivitet ndoshta edhe nuk hyn shume thelle brenda ketij realiteti. Duket sikur asgje nuk ka ndryshuar tek ajo.
Ndonje fjale qe mund t'ju kete mbetur ne mendje nga ajo qe mund t'ju kete thene babai juaj?
Ne fakt, im ate eshte nje person, i cili nuk shprehet shume. Ai ka nje bote shume te madhe dhe te gjere, por nuk eshte ekspresiv dhe kjo ka qene nje karakteristike e tij gjate gjithe jetes. Pervec emocioneve te forta qe perjetoi dhe natyrisht nje perqafim, ashtu sic mund t'i jape vetem nje baba djalit te tij, nuk ka pasur ndonje mesazh shume proklamues apo deklarativ, kjo ndoshta edhe per shkak te tipit te tij.
Jeni i treti President qe mbani mustaqe...
Ne fakt, mbajtja e mustaqeve eshte per shkak te nje deshire per te pasur nje ngjashmeri me tim gjysh, me babane e nenes, i cili ka pasur dhe ka lene nje ndikim dhe mbresa shume te medha ne jeten time, per disa arsye dhe me se shumti familjare. Ai ka qene nje personash shume aktiv, ne mbreterine e Zogut, si fillim ne kavalierin e tij me pas i angazhuar ne luften Nacionalclirimtare, nga fillimi deri ne fund. Ai ka qene nje personazh me nje miqesi shume te madhe dhe nje shoqeri shume te gjere, me nje karakter shume te forte dhe fatkeqesisht humbi djalin e vetem. Ai ishte maturant ne ate kohe ne shkollen "Skenderbej" dhe ka qene kampion boksi ne Shqiperi.
A eshte historia e atij durrsakut qe perflitej ne ate kohe...
Po eshte historia e tij, i cili eshte vellai nenes sime.
Mos gaboj, menjehere pas vdekjes se tij eshte nderprere funksionimi i boksit.
Ky fakt ka qene shkaku i vazhdimesise sime ne akademine ushtarake, si nipi i pare qe isha nga ana e nenes sime. Gjyshi deri ne fund te jetes se tij ka mbajtur mustaqe dhe une kam pasur deshire qe kete shenje dalluese te tij ta kem.
Ju vete jeni marre me boks?
Jo nuk jam marre me boks, por jam marre me shume lloje te tjera sportesh. Jam marre ne menyre te organizuar ne ekipe me gjimnastike fillimisht dhe me volejbollin kryesisht.
Cfare eshte nje moment qe ju ka mbetur ne mendje nga shkolla "Skenderbej"?
Natyrisht qe pjesa me delikate eshte kur perpara se te hanim dreken apo darken duhet te uleshim apo te coheshim disa here para pjates.
Ne shkolle ishit nje nxenes me te gjitha dhjeta dhe i rregullt, a ju sherbyen?
Nuk besoj tek pjesa e notave qe mund te marre nje nxenes, pasi e quaj dicka subjektive apo te jete elementi baze ne formimin e nje njeriu, por vitet qe kam kaluar ne arsimin ushtarak kane lene ne formimin tim gjurme te rendesishme ne kuptim pozitiv te fjales. Pa dashur te bej analizen e asaj cka une perfaqesoj, sepse nuk do te ishte etike dhe korrekte, mund te them qe te pakten, per te qene insistues ne realizimin e puneve, apo per te qene i ftohte dhe i matur ne marrjen e vendimeve dhe i duruar perballe situatave te veshtira, kjo shkolle ka ndihmuar. Une kam kaluar edhe pese vite ne arsimin e jurisprudences dhe nuk i krahasoj kurre keto vite dhe ate cka kam marre ne arsimin tim baze.
Sot qe jeni President i Republikes ka ndonje mesues qe ju e kujtoni dhe qe ka ndikuar shume tek formimi juaj?
Pa dyshim, nese do ta nisnim nga shkolla e mesme, ne ate kohe "Skenderbej" ka qene nder gjimnazet me te forta te Tiranes dhe ka pasur mesues te pergatitur. Le te nisim nga mesuesja kujdestare, e cila ka qene Gjeraqina Spahiu, nje emer i forte i matematikes. Gjithashtu, edhe per shkak te pasionit qe une kisha per fiziken dhe astronomine mund te kujtoj profesor Skender Shkupin apo Jorgji Koten ne vizatimin teknik.
A ju ka dhene mesim mamaja e z. Damian Gjiknuri?
Znj. Liri ka qene gjithashtu mesuese e matematikes, por jo ne klasen time. E kam njohur dhe ka qene nje zonje e vertete, shume e respektuar dhe e afte profesionalisht.
A mund te na shpjegoni, pasi si ne media ashtu edhe ne rrjetin social "Facebook", permendet momenti i incidentit ne Shkollen e Bashkuar dhe thuhet se ju keni qene aty?
Ne ate kohe, une kam qene pedagog, pasi jam diplomuar ne vitin 1988 dhe menjehere pasi diplomimit ne shtator kam filluar punen si pedagog ne Katedren e Taktikes. Ne ato ngjarje kam qene vertet atje, por ne kundervenie te atyre qe kerkonin te rikthenin bustin e Enver Hoxhes. Kemi qene ne minorance, bashke me nje grup kolegesh dhe studentesh te tjere.
A mund te permendni ndonje student apo koleg qe kane qene me ju?
Patjeter, mund te permend z. Andrea Cuko, i cili ka qene nje nga pedagoget qe ka inkurajuar levizjet demokratike, z. Hysen Arapi, i cili ka qene gjithashtu ne kete levizje shume inkurajuese per studentet. Nga studentet e mi qe kane qene te perfshire, mund te permend Gjirosh Prendin, i cili eshte drejtues sot ne Policine e Shtetit. Ka pasur edhe mjaft te tjere si, Ilir Metaliaj apo Vajdin Lame, i cili sot nuk jeton me. Ne ate kohe, une kam pasur nje situate te veshtire psikologjike, madje mund te them nga me te veshtirat e jetes sime, sepse per shkak te qendrimit tim, mjaft kolege te mi u distancuan dhe nuk uleshin as te pinin nje kafe me mua. Atehere isha beqar dhe jetoja ne godinen e pedagogeve qe ishin beqare ne Akademine Ushtarake dhe sa here kthehesha pas oreve te mesimit ne dhomen time, e gjeja garderoben te shqyer dhe te gjitha rrobat e mia te kontrolluara. Gjithashtu mund te permend edhe nje moment tjeter. Kushtet ne ate kohe nuk kane qene fort te mira per dhe nuk ka pasur veshje te shtrenjta ndaj dhe une kam pasur nje xhup, cope parashute dhe kishte qelluar te ishte ngjyre bojeqielli. Me ate xhup une dilja pasditeve dhe per shkak se kishte kete ngjyre me akuzonin sikur une doja te provokoja te tjere perse e vishja kete xhup blu. Keto kane qene arsyet perse u pozicionova ne menyre te hapur, te cilat ne fakt ishin dhe ato qe me "ndeshkuan" ne vitin 1997 kur u rikthye ne pushtet PS, fatkeqesisht ne drejtim te Ministrine se Mbrojtjes ku une punoja. Ne ate kohe sapo isha kthyer nga specializimi nga SHBA dhe isha nder shqiptaret e pare qe shkoja ne nje prej shkollave me te mira pasuniversitare ne Monterej te Kalifornise. Ka qene qendrimi im dhe sjellja ne vitet '90 duke bere qe ata qe kishin qene drejtues te asaj kohe me larguan, jo vetem nga puna, por bashke me familjen time jam nxjerre ne menyre jonjerezore nga objekti ku une rrija me qira, pjese e Ministrise se Mbrojtjes, prane Ministrise se Jashtme.
A jetoje me prinderit?
Jo, jetoja me bashkeshorten dhe me djalin 2-vjecar, dhe kjo ka qene nje nder momentet me te veshtira?
Ku shkuat me pas?
U akomodova ne nje shtepi tiranase.
A keni marre urime nga te majtet pasi u shpallet President, pasi zoti Milo ka deklaruar ne emisionin tim "Intervista" se jo vetem ju ka uruar, por edhe ju ka takuar personalisht.
Po, jam takuar me z. Milo rastesisht dhe me ka uruar shume perzemersisht.
Po nga Partia Socialiste, apo nga z. Rama?
Nga z. Rama nuk kam marre ende nje urim, por nga mjaft deputete te disa legjislaturave te PS dhe te legjislatures se pare kam marre urime.
Z. Nano ju ka uruar?
Z. Nano me ka uruar personalisht, por dhe nga mjaft deputete kam marre mesazhe dhe telefonata.
A mund te na thoni emrin e ndonje deputeti, apo shqetesoheni se mos z. Rama i ndeshkon ata nese ju i thoni?
Jo, nuk besoj se z. Rama ka kete filozofi, por nuk e lejon etika ta bej kete, pasi ky eshte komunikim teresisht personal.
Z. Topi, ju ka uruar?
Kam marre nje mesazh urimi me sms.
Pra, Presidenti ne detyre nuk ju ka telefonuar?
Normalisht prisja te kisha nje telefonate urimi nga Presidenti, por gjithsesi kam marre nje sms urimi.
A ju kane lenduar komentet qe jane bere rreth semundjes suaj? Tashme, ne jemi te qarte se cfare ka z. President, pasi me shume nga te gjithe ka qene mjeku Mentor Petrela qe e ka shpjeguar kete fakt, por, a jeni lenduar ju nga keto komente?
Jo aspak, pasi kjo ka qene nje ceshtje qe une nuk e kam mbajtur sekret. Se dyti nuk eshte realisht nje semundje ne konceptin shkencor te fjales. Problemi shendetesor ka qene i papritur qe erdhi per shkak te nje defekti te eneve te gjakut te lindur dhe pergjate 45 viteve te jetes sime nuk kishte dhene asnje shenje. Por, per shkak angazhimeve, mjeket specialiste ne Finlande me rekomanduan qe per shkak te moshes dhe profesionit une ta shmang dhe ta eliminoj kete problem qe kam.
Ne nje nga komentet qe qarkullon ne shtyp eshte dhe nje aludim se znj. Topalli mund te ushtroje detyren e Presidentit, nese ju do te keni nevoje per trajtim mjekesor.
Une nuk kam nevoje per asnje trajtim mjekesor, pasi kam pasur nje dinamike shume te madhe pune ne pozicionin e ministrit, duke perballuar situata shume te veshtira ndaj jam i sigurt qe dhe ne pozicionin aktual te kreut te shtetit nuk do te me pengoje ta ushtroj detyren ne menyren me dinjitoze.
Megjithate, akuza me e rende politike eshte se ju nuk krijoni probleme me shefin tuaj, z. Sali Berisha. Besoj i keni lexuar keto akuza?
Natyrisht, une e ndjek median, jo vetem tani, por gjithmone e kam ndjekur median me shume vemendje. Une besoj qe eshte nje atribut pozitiv i cdo personi te perfshire ne politike dhe ne punet publike te mos krijoje konflikte me askend, pasi nuk besoj se eshte aftesi te krijosh konflikte, por te mos i krijosh ato. Flas ne gjykimin tim dhe mund te jem une i gabuar, por ky eshte formimi dhe perceptimi im dhe une nuk krijoj konflikte as me kryeministrin, deputetet e mazhorances apo te opozites. Une kam nje detyre, te permbush me dinjitet detyrimet e mia kushtetuese.
Z. President do te doja te benit nje koment per te gjithe paraardhesit tuaj Presidente, duke nisur nga Ahmet Zogu.
Tashme, jo vetem nga qytetaret shqiptare, por edhe nga historia, ai eshte konfirmuar si nje burre shteti.
Po, Omer Nishanin?
Me aq sa kemi pasur mundesi te mesojme edhe nga opinioni, ai ende mbetet nje figure paksa enigmatike ne aktivitetin e tij, por ka qene nje personazh intelektual dhe kjo ndoshta ka qene edhe arsyeja pse ai u eliminua nga diktatura.
Haxhi Lleshi?
Natyrisht qe eshte pjesa me dogmatike e periudhes me te hidhur te historise se Shqiperise.
Mendimi juaj per Ramiz Aline...
Besoj qe eshte trashegimtari i fundit i diktatures, i cili ka pergjegjesite e tij te medha per te gjitha vuajtjet qe ka pasur Shqiperia gjate periudhes se diktatures.
A keni pasur mundesi qe te takoni?
Jo, asnjehere.
Po per z. Berisha?
Eshte jokorrekte qe te besh komente te tilla per nje personalitet te tille si z. Berisha, i cili eshte ne kulmin e aktivitetit te tij ende.
Megjithate, per periudhen e tij ne presidence mund te beni nje koment?
Eshte Presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike, por ai ka ditur te perballoje me dinjitetin e nje shtetari veshtiresite me te medha te nje vendi ne aspektet politike ekonomike dhe sociale dhe shoqerore qe veshtire se nje person mund t'i gjente zgjidhje ne ato momente.
A eshte ai pergjegjes per '97-n?
Ngjarjet e '97-s jane nje ceshtje shume e komplikuar qe lidhet me nje rebelim ndaj shtetit.
Komenti juaj lidhur me Presidentin Rexhep Mejdani, cili eshte?
Z. Mejdani ka krijuar nje nga figurat me te respektuara ne kohen e presidences ne Shqiperi. Ka qene nje personalitet i botes akademike, por qe diti ta artikuloje ate mencuri te akademizmit ne politike.
Por per z. Moisiu, i cili eshte ushtaraku i dyte ne presidence?
Z. Moisiu ka manifestuar te gjitha perpjekjet e tij per te qene i ekuilibruar ne ushtrimin e detyres.
Nje koment per paraardhesin tuaj z. Topi?
Kete do ta them pasi te marr detyren nga z. Topi, pasi ai eshte ende Presidenti yne i Republikes.
Tani qe ju jeni President i Republikes, pa votat e opozites, si e komentoni editorialin e para disa koheve te z. Rama, ne te cilin ai fliste per figuren tuaj, duke thene: "Nishani eshte nder te paktet qe mund te degjohet ne oborrin e Saliut... Nishanin, mbase dhe vitet, por edhe eksperienca e hidhur me nje semundje te veshtire, e kane tjetersuar duke e bere te dallohet per etiken dhe qetesine qe rane ne komunikimin me opoziten ne parlament"?
Nuk kam komente te vecanta per te, per sa kohe qe nuk kemi perse bejme komente te komenteve, aq me teper te kryetarit te opozites, qe pervec misionit dhe detyrave te tij ne drejtimin e partise eshte i perfshire edhe ne opinione apo komente. Gjithsesi, me vjen mire, z. Rama beson tek vlera dhe integriteti i individit.
Tetori, apo diskutimi i statusit te Shqiperise si vend kandidat ne BE, a pritet te jete momenti juaj me i rendesishem, pas marrjes se detyres se Presidentit. A e parashikoni dot se cfare do te ndodhe lidhur me kete ceshtje?
Eshte dhe do te jete momenti me i rendesishem per cdo shqiptar, qe nga Presidenti i Republikes e deri tek qytetari me i thjeshte i ketij vendi. Jam optimist dhe kam nje ndjesi shume pozitive, duke pare te gjithe ecurine e deritanishme dhe mbi te gjitha duke pare dhe duke besuar ne vullnetin e shprehur te aktoreve qe kane nje rol te rendesishem ne kete proces. Ndaj, dhe besoj se do te jete nje nga momentet me te rendesishme te Shqiperise dhe nuk do te jene momentet e varjes se nje dekorate, por momentet e vleresimit te nje shoqerie, vendi dhe nje angazhimi te tere.
Megjithate, opozita vijon te thote se ne rrezikojme te marrin statusin, pikerisht per votat e munguara te opozites ne zgjedhjen e Presidentit.
Procesi i vleresimit per marrjen e statusit eshte nje proces, i cili bazohet ne meriten e Shqiperise dhe te shqiptareve. Kemi pasur nje proces, i cili eshte i mbeshtetur ne 12 rekomandimet e ardhura nga BE, eshte proces i mbeshtetur ne nje plan veprimi i dakordesuar tashme nga KE dhe Shqiperia, duke dhene nje impakt shume te madh pozitiv ne bashkepunimin politik per ceshtje qe jane teresisht te nevojshme, per sa i perket rekomandimeve te ardhura nga BE. Une mendoj se Shqiperia e meriton dhe shqiptaret e meritojne dhe nuk eshte nje avantazh per Presidentin apo per nje qeveri te caktuar, ky eshte nje avantazh per gjithe shqiptaret, ndaj dhe une kam vleresuar te gjithe angazhimin e forcave politike, si te mazhorances ashtu edhe te opozites, sepse kam identifikuar pergjegjshmerine e tyre, ndaj them se jam optimist ne realizimin e ketij objektivi.
KJ
TemA Online, 19 Qershor, 2012
Presidenti si viktimë dhe si mashtrues!
Nga Mero Baze
Presidenti Bujar Nishani ka qenë viktimë e një mashtrimi thuajse të vetëdijshëm deri në shtator të vitit 2011, kur mësoi zyrtarisht se një master i paguar prej tij për “studime evropiane” ka qenë një mashtrim i një shtetasi francez, i cili ua ka shituar atë plot zyrtarëve të shtetit shqiptar, deputetëve dhe ministrave. Deri këtu nuk kemi arsye ta penalizojmë, por maksimumi mund të bëjmë humor me të, me dëshirën për të pasur një “master” me çdo kusht. Por në vitin 2011, kur Bujar Nishani ishte ministër në qeverinë shqiptare, ai ka mësuar zyrtarisht se Gjykata e Tiranës ka provuar edhe përmes dëshmitarëve, që i bie të jenë shokë kursi me Bujar Nishanin (nëse kursi është mbledhur ndonjëherë), se shtetasi francez që kishte regjistruar shkollën e lartë për studime pasuniversitare pranë Fakultetit Histori- Filologji, duke përdorur dhe pedagogë të atij fakulteti, ishte thjesht një mashtrim.
Gjesti i parë që duhet të bënte në atë moment ishte të dorëzonte publikisht masterin e tij fallco së bashku me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, ku ka plot shefa kabinetesh ministrash, deputetë, etj. Bujar Nishani nuk e ka bërë. Edhe këtu mund ta justifikojmë sërish duke bërë humor me të, se i vjen turp që i shkuan 500 euro dëm dhe disa ditë sorollatje derisa ka marrë në dorë atë copë letër.
Deri këtu ai është një viktimë qesharake për nivelin që përfaqëson në shtetin shqiptar.
Por, ndërsa një javë më parë Bujar Nishani u votua në Kuvend për President të Republikës, ai paraqiti zyrtarisht para Kuvendit, dhe e ka ende në faqen e tij zyrtare, masterin për studime evropiane, që është i provuar nga Gjykata e Tiranës që është një mashtrim, për të cilin është dënuar dhe pronari i shkollës fantazmë. Nga ky moment Bujar Nishani është një mashtrues. Ai ka paraqitur me vetëdije para Kuvendit të Shqipërisë një dokument fallco, që identifikohet me gradën “master”.
Kemi plot shembuj të freskët të kohëve të fundit kur në Gjermani dhe Hungari janë bërë beteja të mëdha publike derisa Presidenti hungarez dhe ministri gjerman i Mbrojtjes u larguan nga detyra për disa paragrafë plagjiaturë në punimet e tyre shkencore, për të cilat mund të mos kenë qenë koshientë, por thjesht viktima të ndihmësve të tyre. Bujar Nishani është një mashtrues i vetëdijshëm, nëse është i aftë nga ana shëndetësore. Ai na ka mashtruar zyrtarisht se ka një master të rregullt për studime evropiane, nga një institut fantazmë.
Kjo nuk duhet të tolerohet. E kam të qartë tani si psherëtijnë mijëra shqiptarë kur dëgjojnë një lajm të tillë duke folur me vete se ky nuk është ndonjë qamet i madh. I kam parasysh ata që do nxitojnë të thonë se ky burrë me mustaqe nuk ka dhënë dorëheqje as kur u varrosën 26 vetë në Gërdec, as kur shpalli puç shteti më 21 Janar dhe as kur u doli në krah gardistëve që vranë demonstruesit e pafajshëm. E di që mund të rreshtojnë gjëra shumë më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend dhe nuk është ndëshkuar askush. Por unë këmbëngul se ky njeri duhet të japë dorëheqje, dhe nëse jo, qytetarët e këtij vendi duhet ta detyrojnë të japë dorëheqje për këtë gjest. Nuk dua ta krahasoj as me ministrin gjerman dhe as presidentin hungarez, që ishin viktima mashtrimi. Ky nuk është më viktimë. Ky është një mashtrues që po na gënjen ne. Për këtë arsye ai duhet të largohet.
Një diplomë false për Renzo Bossi-n në Itali shkatërroi politikisht një parti të tërë politike dhe ktheu debatin për arsimin në Itali në plan të parë, ndërsa në vendin tonë Renzo Bossi e ka emrin Bujar Nishani. Ai ka pranuar të na paraqesë si master një dokument të provuar nga Gjykata e Tiranës që është fallco. E ka bërë këtë me vetëdije. E ka bërë pasi gjykata është shprehur për falsitetin e tyre. E ka bërë si president i këtij vendi. Mund t’i durojmë sakatllëkun e tij fizik, i cili mund t’i vlejë Sali Berishës për t’ia bërë të pamundur ikjen me vrap prej tij, mund ta falim dhe për mediokritetin e tij apo ndonjë budallallëk, por jo për një mashtrim kaq të vetëdijshëm.
Të rinjtë shqiptarë, atyre që po u masakrohet përditë e ardhmja e tyre nga kjo super-piramidë arsimore, studentët shqiptarë që po shkollohen jashtë me sakrifica të panumërta të prindërve të tyre, gjimnazistët që kanë ëndërr arsimin në këtë vend, duhet ta dinë se në krye të vendit është një njeri me letra fallco. Nëse ai do të ishte modeli i tyre në jetë, ata nuk do të kishin nevojë më të arsimohen, por me 600 euro mund të blinin një master si presidenti ynë. Nuk duhet ta falim këtë shembull të ndyrë të falsitetit dhe mashtrimit. Nuk duhet tu lëmë të rinjve shqiptarë një model kaq fyes për dëshirën e tyre për të pasur një diplomë normale në këtë vend. Si viktimë Bujar Nishani mund të dëmshpërblehet me 600 ose 1 mijë euro në varësi të faturës që ka paguar, nëse e ka. Si mashtrues duhet të ikë në shtëpi.
Qe kur doli emri i tij dhe u publikua shkollimi, thashe qe nuk ka edukim per te qene president i Shqiperise. Se di sa e vertete eshte kjo puna e masterit fallco dhe vendimi gjyqit, por duket e besueshme perderisa kishte vetem nje shkolle te bashkuar dhe pastaj merr dy diploma brenda dy vitesh, 20 vjet pasi ka mbaruar shkollen e bashkuar.
Mero Baze nqs do te ishte gazetare dhe jo zhgarravites, publikonte emrin e mashtruesit francez, emrin/at e prokurorit/prokuroreve qe hetuan çeshtjen si dhe vendimin per denimin e mashtruesit. Por Baze vetem zhgarravit e zhgarravit e zhgarravit.
Eshte per te ardhur keq kjo puna e dipllomave dhe masterave. Nuk i kuptoj keto tipat qe kerkojne te blejne nga 2/3 diplloma uni. Per çfare i duhen xhanem ???!!!??? Pak nga pak po dalin te gjithe si Uç Karavastaja ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Merua keshtu e ka, dje ka marre urdherin nga ambasada te filloje sulmin kunder Nishanit dhe ay ate ben. Sa per francezin mashtrues qe themelon shkolle te larte ne mes te Tiranes dhe asnje nuk e arreston duhet pyetur Ina Rama.
Bujar Nishani eshte ne rregull, ai do te jete presidenti jone per pese vitet e ardheshme!
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Krijoni Kontakt