Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Zjidhje optimale.
..dhe tani besoj qe ja vlen ta lexojme nje shkrim.. gjithashtu optimal..
"O Zot, paskam ardhur në Mesjetë"
Para disa ditësh udhëtoja me disa turistë britanikë për në Jug të Shqipërisë. Mu ku ndahet rruga kryesore në të dalë të Fierit, ku i ngjitesh të përpjetës për në Ballsh, mikrobusi ynë ngadalësoi shpejtësinë për disa çaste dhe papritmas dëgjova një ulërimë.
Një prej grave britanike po tregonte diçka me dorë dhe u thoshte të tjerëve “O Zot paskemi ardhur në Mesjetë”. Duke ndjekur shikimin e çmeritur të anglezes së shkretë dhe fytyrat e ngrira të bashkëudhëtarëve të saj pashë nga dritarja një skenë të llahtarshme. Një pamje e denjë për të kuptuar se thirrja e saj për mesjetën nuk paskësh qenë ekzagjerim i snobizmit britanik. Dy shqipo të zonës me kanatiere të lyer me gjak dhe shapka plastike në këmbë po qëllonin me një hanxhar te madh qafen e një lope të zezë, e cila ulërinte me të madhe teksa gjaku i shpërndahej çurk në xhade. Lopa, e cila mesa duket nuk kishte ngordhur akoma, përpëlitej nën goditjet e xhelatit shqiptar, i cili kishte përzgjedhur këtë vend publik mu në mes të rrugës kombëtare për të llahtarisur dynjanë. Thertorja e improvizuar në një lavazh makinash ishte vetëm disa metra nga rruga, dhe lopën që përpëlitej shqipot tanë krenarë e mbërthyen për këmbësh duke e varur në një çengel ku po ashtu ishte varur një dele, e cila duhej të ishte ekzekutuar para pak çastesh. Pasi e varën lopën ende të gjallë, njëri prej kasapëve la hanxharin, fshiu duart e gjakosura në pantallona dhe me një thike të gjatë i çau barkun lopës tejpërtej duke i nxjerrë rropullitë me duar. E gjitha kjo skenë publike në sytë e llahtarisur të udhëtarëve britanikë, të cilët duhet të kishin parë spotin e Ylli Pangos në CNN për Shqipërinë turistike. Lopës së varur në çengel i bëra disa foto dhe vazhduam rrugën në qetësi të plotë. Nuk kisha se çfarë të thoja dhe mendova se do ishte mire të mos flisja më për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian.
Auron Tare(gazeta tema)
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
edhe ne se do behej fatos nano president perseri do ishte nje hap pozitiv.. sepse nano fatos ka treguar ne kto 10 vjet.. nje frym europiane konstruktive ne shum e shum raste..
beri zgjedhje te mira kur ishte kryeminister..
pranoj humbjen shum njerezisht.. dhe dorzoj zyrat paqesisht pa bere djallezira..
dha dorheqje nga lider i ps-se e shkoj te shoh hallet e veta..
erdhi disa her ne shqiperi ne momente kur seli rozja e edvinit benej gati te bente 97-ta me pretekste qe ai si usta dinte ti sajonte mjeshterisht..
nderhyrjet e nanos shmangen disa here keto djallezi te bllokqenve te rreshtuar rreth ed rucit..
dhe te shmangesh 97-ta do te thote te mbrosh mijra e mijra jet njerzish e miliarda e miliarda vlera te pasuris kombetare.. e kjo meriton mirnjohje..
askush tjeter nuk mund ta bente kete..
ai e beri kte sherbim te madh..
edhe tani ardhja e tij ishte pozitive e paqesore..
kerkoj te kandidohej per president..
e kerkoj kte ne menyrat shum demokratike..
pa bere terror presione apo djallezira..
nuk u be..
por la shenjat e nji politikani modern paqesor e konstruktiv..
pra i uroj nanos shendet e pun te mbare ne zgjidhjet e problemeve qe mund ti dalin vendit..
pra numerova disa gjera qe mir eshte tja thote keto dhe mileti dhe pd-ja..
keto jan mendimet e mija personale..
nashti tek bujari..
bujari eshte i njohur si djal i mire ne te gjitha kohet..
tashme ai eshte politikan e burrshtetas i sprovuar..
njeh mire ligjshmerine.. njeh mire problemet e rendit por dhe te ushtrise..
pra i ka te gjitha qe i duhen..
nuku mbetet tjater vec ti urojme pun te mbare e shendet..
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-06-2012 më 09:13
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
o ta vëm dhe te betonet mo qyfo.. mo u murzit..
do ja bëjme të tëra zakonet.. mo ki merak..
lol
shkelqo.. kush vepron mire..meriton fjal te mire..
kush ta fryn bicikleten.. o ti thuac flmn..
po atij qe ka shmangur 2-3 cope 97-ta kto vitet e fundit.. cdo i themi mo..
plac..
jo mo djal jo..
do i themi ate qe meriton..dhe pike..
pra..bravo nano fatos..
se ai nano mustaf plasi ta shoh vendin ne 97-te..
keshtu more te murzitur..qe nuku u bëti 97-ta..
jini shum e di.. qe nga albin hurvi deri tek edvin k.urvi..
mirpo.. nuku duronet me kjo loje..ki ankth..
videot me 97 e 21 i kini pare..
pra.. lerini denglat..
do poplli qetsi..
femijet duan te shkojn ne shkolle neper shi me pika uji.. e jo neper bresher me plumba..
kuptoni gje mo shoko te egersuar nga qo juve..
jo..
e di..
..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-06-2012 më 09:49
E mire mua do me thone se jam i infiltruar i Qemal Minxhozit, aq me ben. Te tjeret te flasin, un t'kap ty per flokesh dhe eci perpara
Yes o Yes*, te dy jemi te djathte, te pakten une nga familja dhe e shkuara kemi te pakten nja 70 vjet te djathte dhe sinqerisht kesaj PD s'ja kemi pare hajrin ndonjehere.Postuar më parë nga Yes*
Flasim pa dorashka fare Yes*, por nuk mund te leme jashte ate gjatoshin, pikerisht per arsyen sepse ai duhet te ishte thelbi i nje procesi dhe nje loje absolutisht shume me te mire se sa kaq.
Qe te mos behemi hipokrite fare. Duke patur parasysh mentalitetin, nivelin kulturor te politikaneve tane, e dime fare mire edhe une edhe ti Yes* qe kush eshte ne pushtet do te zgjeroje tentikulat kudo. E dime fare mire te dy qe Berisha vdes te kete sa me shume ndikim. Dhe realisht une mendoja se ai do te bente nje loje edhe me te ulet se sa kaq, mendoja se do bente shit-blerje votash, siç u be ne 97 vetem e vetem per te zgjedhur Jozefinen. Kur u propozua Zaganjori kam mbetur totalisht i habitur. Nuk arrija dot te kuptoja pse kjo lloj terheqje perpara se te ulej ne tryeze me Opoziten. Per mua kjo ishte edhe surpriza me e bukur dhe mendoja se te pakten u vendos nje standart me emrin e Zaganjorit. Dhe pikerisht ketu tregohet zgjuarsia e Sali Berishes per te parashikuar levizjet e kundershtarit. Pikerisht ketu duhej te hynte zgjuarsia e Edi Rames per te dhene konsensus per Zaganjorin ose per te dhene 1 apo 2 emra mbi nivelin e Zaganjorit. Dhe une jam plotesisht i bindur qe ka Shqiperia edhe personalitete me te shquara se Zaganjori. Jemi dakort deri ketu Yes*?
Pastaj vjen momenti tjeter, Zaganjori duke pare dhe paragjykimet e opozites diten qe u zhvillua raundi i trete, u terhoq per arsye se opozita doli hapur duke thene qe ne nuk votojme nje njeri te mazhorances. Pra e perfshine Zaganjorin ne PD apo ne LSI.
Dhe Saliu, si teknik qe eshte bere kete heren e dyte ne pushtet, provokon Ramen me Artan Hoxhen, duke ditur qe nervat e ketij te fundit nuk do te mbajne dot me. Dhe ç'ben Rama? Bie pre e provokimit, nuk jep asnje kandidature dhe perjashton veten nga proçesi. Diten e votimit fillon denigrimi i figures se Artan Hoxhes, sulmohet ne menyren me te paparashikuar dhe ky i fundit, pavaresisht menyres dhe arsyeve perse, terhiqet. Atehere Saliu mbledh bashkeqeveritaret, propozon Nishanin President me arsyen e e daljes nga kriza e zgjedhjeve te parakohshme, premton riformatim te qeverise pas zgjedhjes se Presidentit dhe Meta apo ndoshta edhe nje nga PDIU hyjne ne qeveri.
Saliu per veten ben nje loje te mrekullueshme politike por i ve lakun demokracise. Edvini nga ana tjeter sillet si nje kolopuc naiv e gjaknxehte dhe nuk e kupton qe eshte bashkautor ne kete shtrengim laku. Ne vend qe te ishte njeriu kryesor dhe te merte te gjitha meritat per nje proces te hapur dhe demokratik, per zgjedhjen e nje presidenti vertet te paanshem, mer mbi vete vetem deshtimin e ketij procesi.
Te kushdo po te rremosh, do ja gjesh nje gje patjeter. Nuk po them qe ky eshte me i miri i mundshem, as nuk e mendoj nje gje te tille, por po them qe per menyren si rrodhen ngjarjet, ishte zgjedhja me e mire e mundeshme. Imagjino ne kete post Astrit Patozi, Eduart Halimia apo ndonje ushujze tjeter.Postuar më parë nga Yes*
E di qe nuk ka pothuajse fare kopetenca, por mund te jete nje iniciator i mire. Mund te kerkoje qe te ushtroje kopetencat e tij ne vend te ngrohjes se karriges. Mund te flase ne vend qe ti zeje goja myk. Pra, mund te jete pak me aktiv se ky presidenti i fudnit qe kemi. Me mire te zihet e kapet per flokesh me doktorin, se sa te qendroje si matuf ashtu si qendron ky i tanishmi. Le te shpresojme qe te jete me aktiv ne jeten e vendit dhe te ushtroje siç i takon kopetencat e tij. Te pakten posti ku po shkon, ja mundeson kete gje.Postuar më parë nga Yes*
Ncuq, do kalojme nga kapja per flokesh ne boks amatorPostuar më parë nga Yes*
![]()
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Ta gezoje Shqiperia presidentin e ri. Nuk kam asnje opinion se se njoh fare kete Bujarin. Nje pyetje kam une, nga eshte ky?
Feelings change - memories don't.
Nuk eshte puna te Bujar Nishani qe me siguri nuk do te jete nje president i keq ,puna eshte si u zgjodh ai...nuk i ben nder kjo menyre zgjedhjeje as Pd as Ps.Mund te binin ne marreveshje por te dyja palet i kane syte te mbuluar nga urrejtja..
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
Krijoni Kontakt