Close
Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 345
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ai mund te jete edhe per nje tjeter mandat, pra dhjete vjetet e ardhshme, por ... mbetet me diplome false!

    Kesaj i thua ne rregull, or majk jem??!
    Leni mor keto pallavra, degjo mua, shkoni ke Ina e prokurorise e atje kerkojeni pergjigjen perse valle nje nga qente e Zhylien francezit ka arritur te hape shkolle te larte brenda fakultetit te filologjise e te mashtroje njerezit dhe ska hetim?!
    Ju vazhdoni e meruni me mero bazen e gjeologji-minierave e tashme te shnderruar ne analist dmth me shume anal... e shume pak ist.
    Jeni te pashprese, reformat e thella po afrojne e nuk do te kete me vend per h*le si meroja me shoke.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #242
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Shtrohet sofra festive per Nishanin, kush moren pjese

    Si shenje falenderimi per besimin dhe mbeshtetjen e dhene, duke e zgjedhur ne krye te shtetit, presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, ka shtruar nje darke per gjithe grupin parlamentar te mazhorances dhe partite aleate, por edhe te ftuar te tjere, ne ambientet e nje prej lokaleve te Tiranes. Ne kete darke, e cila ka nisur mbreme rreth ores 20:45 minuta, kane qene te pranishem pothuajse te gjithe deputetet e grupit parlamentar te PD-se, deputetet e LSI-se, ish-deputeti i PS-se, Kastriot Islami, si dhe kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Nderkohe qe ka munguar kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, dhe ish-deputeti i PD-se, Gazmend Oketa. Ne tavolinen kryesore eshte ulur kryeministri Berisha, ku ne krah ka pasur presidentin e sapozgjedhur, Bujar Nishani, dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke pasuar tavolinen me pas ku gjendeshin kryetari i LSI-se, Ilir Meta, dhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, dhe zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto. Ndersa perbri tyre eshte ulur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili ka pasur ne krah ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe deputetin Flamur Noka, duke u pasur me pas nga deputete dhe ministra te tjere, te cilet kane qene pjese e asaj darke.

    Falenderimi

    Ashtu sic pritej, darka ka shkuar mjaft e qete dhe e kendshme, ne fillim e ka marre fjalen kryeministri Berisha, i cili ka uruar te gjithe deputeteve per punen e bere gjate ketyre tre viteve ne realizimin e reformave kryesore ne vend. Me pas ka qene presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, i cili ka falenderuar te gjithe deputetet e mazhorances dhe partite aleate te koalicionit per besimin e dhene duke e zgjedhur ne krye te shtetit.

    Trokitje gotash


    Me nje gote vere deputetet e PD-se dhe te ftuarit e tjere i kane uruar ish-kolegut te tyre detyren e re duke shprehur besimin se do te kryeje me se miri misionin e tij. Menyja pothuajse ka qene e njejte per te gjithe, ku nuk ka munguar antipastat, nje pjate rigatoni, dikush tjeter ka preferuar rizoto, ushqime te tjera tradicionale, qe ofron si specialitet "Sofra e Ariut". Pjata e mishit eshte servirur sipas deshires se secilit dhe ne fund, embelsirat e frutat e ndryshme.

    KJ

  3. #243
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shtrohet sofra festive per Nishanin, kush moren pjese

    Si shenje falenderimi per besimin dhe mbeshtetjen e dhene, duke e zgjedhur ne krye te shtetit, presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, ka shtruar nje darke per gjithe grupin parlamentar te mazhorances dhe partite aleate, por edhe te ftuar te tjere, ne ambientet e nje prej lokaleve te Tiranes. Ne kete darke, e cila ka nisur mbreme rreth ores 20:45 minuta, kane qene te pranishem pothuajse te gjithe deputetet e grupit parlamentar te PD-se, deputetet e LSI-se, ish-deputeti i PS-se, Kastriot Islami, si dhe kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Nderkohe qe ka munguar kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, dhe ish-deputeti i PD-se, Gazmend Oketa. Ne tavolinen kryesore eshte ulur kryeministri Berisha, ku ne krah ka pasur presidentin e sapozgjedhur, Bujar Nishani, dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke pasuar tavolinen me pas ku gjendeshin kryetari i LSI-se, Ilir Meta, dhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, dhe zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto. Ndersa perbri tyre eshte ulur kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i cili ka pasur ne krah ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe deputetin Flamur Noka, duke u pasur me pas nga deputete dhe ministra te tjere, te cilet kane qene pjese e asaj darke.

    Falenderimi

    Ashtu sic pritej, darka ka shkuar mjaft e qete dhe e kendshme, ne fillim e ka marre fjalen kryeministri Berisha, i cili ka uruar te gjithe deputeteve per punen e bere gjate ketyre tre viteve ne realizimin e reformave kryesore ne vend. Me pas ka qene presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, i cili ka falenderuar te gjithe deputetet e mazhorances dhe partite aleate te koalicionit per besimin e dhene duke e zgjedhur ne krye te shtetit.

    Trokitje gotash


    Me nje gote vere deputetet e PD-se dhe te ftuarit e tjere i kane uruar ish-kolegut te tyre detyren e re duke shprehur besimin se do te kryeje me se miri misionin e tij. Menyja pothuajse ka qene e njejte per te gjithe, ku nuk ka munguar antipastat, nje pjate rigatoni, dikush tjeter ka preferuar rizoto, ushqime te tjera tradicionale, qe ofron si specialitet "Sofra e Ariut". Pjata e mishit eshte servirur sipas deshires se secilit dhe ne fund, embelsirat e frutat e ndryshme.

    KJ
    I madh ai paragrafi fundit. Gjynah qe si kane shtuar dhe disa fjali ne fund per te sqaruar me ne detaje se cfare frutash dhe embelsirash u serviren.

  4. #244
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    A mund te sillen te dhenat mbi akuzen qe ka ngritur Mero Bazuka?
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    U qelb si perher dhe kjo puna presidentit.
    Burrash, psikopati sali ska asnje ndryshim me qofte largun enver. Per pushtet ky eshte gati te beje gjithcka. Vetem te shihje sesi kercenonte ne menyre te moderuar vetem 2-3 ore para zgjedhjes se presidentit deputetet e tij (se mos i benin noi pisllik) e kupton fare thjesht qe kemi te bejme me nje diktator te smure. Une mendoj qe nishani sado zoteri te jete eshte fotokopje e bamirit ,me nje ndryshim qe bamiri i tregoi dhembet shpesh here ,ndersa per nishanin kam dyshimet e mia qe do jete kone fare. Me pak fjale zar i saliut. Plus qe doli dhe me diplome te bleme ..vari trajstat ktij muhabeti se knej peshku eshte qelb me kohe e me vakt nga koka.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    U qelb si perher dhe kjo puna presidentit.
    Burrash, psikopati sali ska asnje ndryshim me qofte largun enver. Per pushtet ky eshte gati te beje gjithcka. Vetem te shihje sesi kercenonte ne menyre te moderuar vetem 2-3 ore para zgjedhjes se presidentit deputetet e tij (se mos i benin noi pisllik) e kupton fare thjesht qe kemi te bejme me nje diktator te smure. Une mendoj qe nishani sado zoteri te jete eshte fotokopje e bamirit ,me nje ndryshim qe bamiri i tregoi dhembet shpesh here ,ndersa per nishanin kam dyshimet e mia qe do jete kone fare. Me pak fjale zar i saliut. Plus qe doli dhe me diplome te bleme ..vari trajstat ktij muhabeti se knej peshku eshte qelb me kohe e me vakt nga koka.
    Po ku te le bajlozi detit mer cun imperator cezari qe cdo gje esht e tij he edhe kush ngre kok ??ushtrija e tij ekstremiste e ka kalu sig e shpis femis..

  7. #247
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    “Pse kam ndryshuar mbiemrin nga Mehmeti në Nishani”

    Bujar Nishani: Do konsultohem me Kuvendin.

    Presidenti i zgjedhur: Pas Presidencës nuk do jem në politikë, ka vend në shoqërinë civile.

    Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani premton konsultime me maxhorancën dhe opozitën në Parlament për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe në rastin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
    Në një intervistë në emisionin “Top Story” në Top Channel me gazetarin Sokol Balla, ai vlerësoi punën e Bahri Shaqirit në krye të SHISH-it, teksa shtoi se si President do të festojë edhe 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.
    Gjatë këtij procesi të zgjatur, kandidatët kaluan në një sitë të imët të opinionit publik, duke nisur nga pamja, e kaluara e largët dhe e afërt. Kësaj nuk i keni shpëtuar as ju dhe ka pasur shumë spekulime në lidhje me historikun e sëmundjes suaj.
    Është krejt e kuptueshme që të ketë një interes të tillë kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, nga opinioni, qytetarët dhe aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Unë besoj se ka qenë një histori krejt njerëzore, që mund t’i ndodhë kujto, që unë kam pasur një defekt nga lindja të enëve të gjakut, ndonëse nuk kisha pasur shqetësime më parë, por një ditë dha shenjën e saj. Fatmirësisht, një njeri i shquar në fushën e mjekësisë, në ato ditët e para më tha një fjalë të mençur, që njeriu është me fat kur sëmundja i jep shenjë. Unë pata disa shenja dhe u konsultova me mjekët, kreva rezonancën magnetike dhe profesor Petrela, në mënyrë profesionale, identifikoi saktësisht problemin tim. Natyrisht, për shkak të vendit shumë delikat të kësaj pjese të trupit, truri, bllokimi i vazove të enëve të gjakut sillte një potencial rreziku për të ardhmen dhe pas disa konsultash me një grup neokirurgësh, më dhanë dy alternativa: mund ta lija dhe të përballesha me një rrezik që do të shtohej me kalimin e viteve, por më rekomanduan ta hiqja sa isha i ri dhe mund të përballoja operacionin, ndonëse ndërhyrja ishte delikate. Edhe sot s’e kuptoj një qetësi dhe forcë e brendshme nga më lindi, dhe vendosa të ndërhyja.
    Megjithatë, momenti i zbulimit të sëmundjes duhet të ketë qenë traumatik për ju, ashtu siç do të kishte qenë për çdo njeri.

    Momenti i parë i zbulimit ishte pak tronditës nga pikëpamja njerëzore, por duke qenë se sëmundja ishte një ndër diagnozat më shpesh të ndeshura në këtë organ, unë vendosa ta kryeja ndërhyrjen. Kam vendosur gjithmonë në jetën time duke parë perspektivën, ndaj vendosa ta kryej ndërhyrjen, e cila ishte krejt normale. Operacioni u krye në Finlandë, pasi atje ishte një profesor i specializuar për këto ndërhyrje dhe pata një paralajmërim që do të kisha një paralizim dhe mpirje të pjesshme të këmbës dhe krahut të majtë, diçka që do të rikuperohet vit pas viti. Fatmirësisht, operacioni shkoi mirë dhe isha në gjendje t’i rikthehesha detyrës sime si ministër i Brendshëm brenda tri javësh.
    Sa ka ndryshuar jeta juaj pas operacionit?
    Më ka ndihmuar në dy gjëra që i kisha neglizhuar më parë. Në radhë të parë në ushtrimin e fizkulturës dhe sportit, pasi tashmë merrem çdo ditë me not. Së dyti, më ka ndihmuar që të jem shumë më korrekt në jetën time të përditshme, për t’i dhënë më shumë rëndësi pushimit, punës dhe rehabilitimit, duke ndjekur orare strikte.
    A e keni ndryshuar ju mbiemrin pas ngjarjeve të Shkollës së Bashkuar nga Mehmeti në Nishani?
    Historia e mbiemrit të familjes sime është një histori që daton para Luftës së Dytë Botërore. Familja ime nga babai është me origjinë nga Libohova dhe kanë pasur disa aktivitete në pjesën e Dropullit, kanë qenë me aktivitete tregtare në Gjirokastër. Janë larguar nga Gjirokastra pas përfundimit të Luftës së Dytë dhe janë vendosur në Durrës, ku unë kam lindur e jam rritur dhe për shkak të kohës e kanë ndryshuar mbiemrin duke e marrë atë Nishani. Një pjesë e xhaxhallarëve kishin qëndrimin për të pasur mbiemrin Mehmeti, meqë stërgjyshi im, një personazh i njohur i Libohovës, Mehmet Beu, donin ta mbanin si mbiemër emrin e stërgjyshit. Ndërsa pjesa tjetër regjistroi mbiemrin Nishani, si një mbiemër i zonës për shkak të një shenje të veçantë që ka pasur gjyshi im. Ka qenë një histori shumë e çuditshme me mua, sepse në gjendjen civile gjatë gjithë kohës ka qenë mbiemri Nishani. Historia e mbiemrit tim u ngatërrua kur mora të drejtën e studimit për në shkollën “Skënderbe”. Në atë kohë të drejtat e studimit për shkollat e mesme i jepte këshilli i lagjes. Këshilli dhe Fronti kishin listat e tyre të banorëve dhe nuk ishte zyrtar ai mbiemër. Në lagje ishte ky mbiemër, ndërsa në gjendjen civile vazhdonte mbiemri Nishani, dokumentet në shkollën “Skënderbe” vajtën nga lagjja, jo nga gjendja civile, dhe shkuan me mbiemrin Mehmeti. Në letërnjoftim e kisha mbiemrin Nishani, ndërsa në regjistrat e shkollës, Mehmeti. Do të diplomohesha dhe më thanë që duhet ta korrigjoja këtë. Korrigjimi ishte krejt normal sepse mbiemri Nishani ishte zyrtari që kishim. Nuk ka asnjë lidhje me ndonjë tentativë timen personale.
    Kur do ta festojë Presidenti Ditën e Çlirimit?
    Atë që përcakton Protokolli i Shtetit dhe ne sot kemi një protokoll shteti, i cili ka përcaktuar 29 Nëntorin Ditën e Çlirimit dhe 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë. Ne kemi tani një praktikë të konsoliduar tashmë.
    Do të konsultoheni me Parlamentin për emërimet në gjykata, do të jetë maxhoranca apo edhe opozita?
    E shoh bashkëpunimin me Kuvendin si një nga elementët më të rëndësishëm të punës sime sa u takon rasteve kur parashikohet në Kushtetutë komunikimi me Parlamentin. Palët janë të përfaqësuara në Parlament. Do të jem shumë korrekt për sa parashikon Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në rastin e propozimeve të Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses, do të jetë një bashkërendim i vijueshëm me Kuvendin, me përfaqësuesit e palëve në Kuvend. Duke pasur parasysh objektivin për t’u dhënë zgjidhjen më të mirë të gjitha çështjeve që na ngarkon Kushtetuta, përzgjedhja dhe dërgimi në trupën gjyqësore më të lartë të vendit, në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, ku kjo e fundit është shumë e rëndësishme në rolin rregullator të të gjithë sistemit gjyqësor në fakt… përzgjedhja e personaliteteve që duhet të shkojnë në këtë trupë janë një moment shumë i rëndësishëm për vendin dhe përtej ushtrimit të një përgjegjshmërie të madhe nga Presidenti, kjo është pjesë e përgjegjshmërisë edhe e Kuvendit. Prandaj bashkëpunimi me ta do të jetë një element shumë i rëndësishëm dhe jam i bindur që do të jetë një bashkëpunim i frytshëm dhe me rezultate të mira.
    Procesin e përzgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm do ta lini në dorë të partive, apo do të konsultoheni me të gjitha palët, mbi palët dhe me grupet e interesit?
    Emri i prokurorit të Përgjithshëm është kompetencë tërësisht e Presidentit dhe do të jetë Presidenti që do të propozojë emrin e prokurorit të ri të vendit. Konsultimet do të jenë pjesë e rëndësishme para se të vijë te emri, konsultime me të gjitha partitë parlamentare sepse çështja e prokurorit është një vendimmarrje e përbashkët mes Presidentit dhe Parlamentit. Presidenti e propozon, por duhet ta miratojë Kuvendi. Palët do të respektohen në marrjen e një mendimi real përsa i takon profilit, kritereve, çfarë duhet të përfaqësojë një prokuror i Përgjithshëm që të arrijmë në emrin më të përshtatshëm. Prokuroria e Shtetit ka nevojë për të përmirësuar në mënyrë shumë të madhe punën e saj.
    Cili do të jetë fati i Bahri Shaqirit? A keni një opinion për punën e tij të deritanishme?
    Fati profesional do të varet te aspekti profesional, te korrektesa dhe përmbushja e detyrës. Zoti Shaqiri është në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm të vendit, ne duhet të kemi shumë kujdes kur flasim për SHISH-in. Nuk mund të flas për gjithë dimensionin e punës së SHISH-it, por mund të flas për aq sa unë si ministër i Brendshëm kam bashkëpunuar me SHISH-in, i cili ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe korrekt. Kemi realizuar detyra dhe operacione shumë të mira në goditje të trafikut të lëndëve narkotike dhe grupeve kriminale. Marrëdhëniet kanë qenë shumë institucionale dhe korrekte.
    Cilat janë ambiciet e Bujar Nishanit në vitin 2017?
    Personalisht e shoh pozicionin e Presidentit si konkludimin e një karriere politike shumë të rëndësishme dhe të suksesshme. Nuk kam menduar asnjëherë dhe nuk kam evidentuar ambicie politike përtej postit të Presidentit. Shqipëria dhe shoqëria është e hapur, ka vend për të gjithë, mund të kontribuosh në fushën akademike dhe të shoqërisë civile.
    E përjashtoni mundësinë të vazhdoni një karrierë politike në përfundim të mandatit?
    Besoj në parimin që momenti i zgjedhjes si President është konkludimi i një karriere të gjatë dhe shumë të suksesshme politike. Nuk shoh ambicie konkrete, por aktiviteti politik mund të mbetet brenda sferës së instituteve të ndryshme. Nuk shikoj një vijimësi apo një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë pasi të konkludosh mandatin e Presidentit.

    Panorama

  8. #248
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Urime per zgjedhjen e Bujarit, ndoshta nuk eshte zgjedhja me e mire po eshte e domosdoshme te kete Shqiperija president.

  9. #249

    Presidenti si viktimë dhe si mashtrues!, nga Mero Baze

    Presidenti si viktimë dhe si mashtrues!

    Nga Mero Baze

    Presidenti Bujar Nishani ka qenë viktimë e një mashtrimi thuajse të vetëdijshëm deri në shtator të vitit 2011, kur mësoi zyrtarisht se një master i paguar prej tij për “studime evropiane” ka qenë një mashtrim i një shtetasi francez, i cili ua ka shituar atë plot zyrtarëve të shtetit shqiptar, deputetëve dhe ministrave. Deri këtu nuk kemi arsye ta penalizojmë, por maksimumi mund të bëjmë humor me të, me dëshirën për të pasur një “master” me çdo kusht. Por në vitin 2011, kur Bujar Nishani ishte ministër në qeverinë shqiptare, ai ka mësuar zyrtarisht se Gjykata e Tiranës ka provuar edhe përmes dëshmitarëve, që i bie të jenë shokë kursi me Bujar Nishanin (nëse kursi është mbledhur ndonjëherë), se shtetasi francez që kishte regjistruar shkollën e lartë për studime pasuniversitare pranë Fakultetit Histori- Filologji, duke përdorur dhe pedagogë të atij fakulteti, ishte thjesht një mashtrim. Gjesti i parë që duhet të bënte në atë moment ishte të dorëzonte publikisht masterin e tij fallco së bashku me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, ku ka plot shefa kabinetesh ministrash, deputetë, etj. Bujar Nishani nuk e ka bërë. Edhe këtu mund ta justifikojmë sërish duke bërë humor me të, se i vjen turp që i shkuan 500 euro dëm dhe disa ditë sorollatje derisa ka marrë në dorë atë copë letër.

    Deri këtu ai është një viktimë qesharake për nivelin që përfaqëson në shtetin shqiptar.

    Por, ndërsa një javë më parë Bujar Nishani u votua në Kuvend për President të Republikës, ai paraqiti zyrtarisht para Kuvendit, dhe e ka ende në faqen e tij zyrtare, masterin për studime evropiane, që është i provuar nga Gjykata e Tiranës që është një mashtrim, për të cilin është dënuar dhe pronari i shkollës fantazmë. Nga ky moment Bujar Nishani është një mashtrues. Ai ka paraqitur me vetëdije para Kuvendit të Shqipërisë një dokument fallco, që identifikohet me gradën “master”. Kemi plot shembuj të freskët të kohëve të fundit kur në Gjermani dhe Hungari janë bërë beteja të mëdha publike derisa Presidenti hungarez dhe ministri gjerman i Mbrojtjes u larguan nga detyra për disa paragrafë plagjiaturë në punimet e tyre shkencore, për të cilat mund të mos kenë qenë koshientë, por thjesht viktima të ndihmësve të tyre. Bujar Nishani është një mashtrues i vetëdijshëm, nëse është i aftë nga ana shëndetësore. Ai na ka mashtruar zyrtarisht se ka një master të rregullt për studime evropiane, nga një institut fantazmë.

    Kjo nuk duhet të tolerohet. E kam të qartë tani si psherëtijnë mijëra shqiptarë kur dëgjojnë një lajm të tillë duke folur me vete se ky nuk është ndonjë qamet i madh. I kam parasysh ata që do nxitojnë të thonë se ky burrë me mustaqe nuk ka dhënë dorëheqje as kur u varrosën 26 vetë në Gërdec, as kur shpalli puç shteti më 21 Janar dhe as kur u doli në krah gardistëve që vranë demonstruesit e pafajshëm. E di që mund të rreshtojnë gjëra shumë më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend dhe nuk është ndëshkuar askush. Por unë këmbëngul se ky njeri duhet të japë dorëheqje, dhe nëse jo, qytetarët e këtij vendi duhet ta detyrojnë të japë dorëheqje për këtë gjest. Nuk dua ta krahasoj as me ministrin gjerman dhe as presidentin hungarez, që ishin viktima mashtrimi. Ky nuk është më viktimë. Ky është një mashtrues që po na gënjen ne. Për këtë arsye ai duhet të largohet.

    Një diplomë false për Renzo Bossi-n në Itali shkatërroi politikisht një parti të tërë politike dhe ktheu debatin për arsimin në Itali në plan të parë, ndërsa në vendin tonë Renzo Bossi e ka emrin Bujar Nishani. Ai ka pranuar të na paraqesë si master një dokument të provuar nga Gjykata e Tiranës që është fallco. E ka bërë këtë me vetëdije. E ka bërë pasi gjykata është shprehur për falsitetin e tyre. E ka bërë si president i këtij vendi. Mund t’i durojmë sakatllëkun e tij fizik, i cili mund t’i vlejë Sali Berishës për t’ia bërë të pamundur ikjen me vrap prej tij, mund ta falim dhe për mediokritetin e tij apo ndonjë budallallëk, por jo për një mashtrim kaq të vetëdijshëm.

    Të rinjtë shqiptarë, atyre që po u masakrohet përditë e ardhmja e tyre nga kjo super-piramidë arsimore, studentët shqiptarë që po shkollohen jashtë me sakrifica të panumërta të prindërve të tyre, gjimnazistët që kanë ëndërr arsimin në këtë vend, duhet ta dinë se në krye të vendit është një njeri me letra fallco. Nëse ai do të ishte modeli i tyre në jetë, ata nuk do të kishin nevojë më të arsimohen, por me 600 euro mund të blinin një master si presidenti ynë. Nuk duhet ta falim këtë shembull të ndyrë të falsitetit dhe mashtrimit. Nuk duhet tu lëmë të rinjve shqiptarë një model kaq fyes për dëshirën e tyre për të pasur një diplomë normale në këtë vend. Si viktimë Bujar Nishani mund të dëmshpërblehet me 600 ose 1 mijë euro në varësi të faturës që ka paguar, nëse e ka. Si mashtrues duhet të ikë në shtëpi.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #250
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    ty projekt,akoma ste kan perjashtuar nga forumi???


    ta them sinqerishte,nuk dua te gjykoj si personalitet karakter apo cte jete.


    mund te jesh vertet i nderuar si njeri dhe i respektuar,poooooooooooooooooooooor



    ti me dukesh mua forumisti me anti shqiptar
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

Faqja 25 prej 35 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •