Close
Faqja 23 prej 35 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 345
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Antiproanti..........vendos me pare cfare je, pro apo kunder
    Panderpre jam pro ose kunder, varesisht nga rasti, rrethanat, deshira, informatat, koha, moti, simpatia, urrejtja, ora etj...

    Nuk ka aq te drejta sa te behet diktator presidenti ne shqiperi.
    E vertete.
    Une vetem deshirova ta theksoj se parimisht nuk ka President, te cilin e duan te gjithe apo shumca absolute. As ne Korea Veriore, ku vajtojne apo festojne publikisht pervjetoret e Pesideteve te kaluar dhe aktual nuk kemi te bejme me dashuri dhe respekt vullnetar ndaj Presidenteve, por me inskenime tradicionale te sistemit...

    Perndryshe, nese zgjedhja e nje Presidenti jokonsensual, sic ishte rasti ne Shqiperi, do te ishte ne kundershtim me deshiren e shumices absolute te popullit, atehere ata qe e kane zgjedhur ne zgjedhjet e ardhshme patjeter do te humbasnin nje pjese te elektoratit aktual. Kjo do te ishte vetem nje nga pasojat e mundshme negative.
    Eshte e drejte e opozites dhe e pakenaqurve tjere qe te kundershtojne dhe te mundohen ta demtojne Presidentin dhe partite apo ata qe e kane zgjedhur ate. Gjera te ngjashme kane ndodhur edhe ne vende tjere shume me te medha dhe me te redesishme se Shqiperia. Pra, zgjedhja e Presidentit ne Shqiperi ka qene dhe mbetet akt absolutisht normal i nje sistemi te tille demokratik. Megjithate, ka mjaft vend per kritika dhe kundershtim te nje veprimi te tille, sepse nuk eshte aspak optimal per rrethanat e pergjithshme dhe specifike te Shqiperise. Por kjo eshte teme tjeter dhe relativisht e komplikuar...

    Berisha dhe Rama kurrsesi nuk do ta zgjedhnin nje President te "dashur dhe te respektuar" nga shumica absolute e popullit.

  2. #222
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI ONLINE

    Shqipëri-Europë dhe Berisha në mes
    Ilir Yzeiri

    Në historinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar po përvijohen dy figura si modele të largimit nga Europa. Esat Pashë Toptani në fillim të shekullit që shkoi dhe Sali Berisha në fillim të këtij shekulli. I pari “pushtoi” gjysmën e Shqipërisë e nuk u shqit që andej derisa i hëngri kokën Ismail Qemalit dhe derisa sa përzuri princin gjerman Wied. Esat Toptani është modeli i politikanit shqiptar që futi nocionin e atdheut si pronë. Ai është emblema e politikanit që është në gjendje të bashkëpunojë me këdo, si me ata që e duan atdheun, ashtu dhe me ata që duan ta shqyejnë, mjaft që në këtë gllabërim të jetë edhe ai në krye të vendit. Historia e shtetit shqiptar në këta 100 vjet, për fat të keq, ka shumë pak shembuj që mund të merren si model.

    Mbretëria e Ahmet Zogut, pavarësisht anëve pa dritë apo të errëta të saj, ka meritën se orientimin e pati europian, megjithëse në veprimin e brendshëm, Ahmet Zogu drejtonte me metoda orientale. Ata që e njohin sadopak këtë periudhë besoj kujtohen që edhe në atë kohë, mjaft ministra apo shtetarë të tjerë, sa herë që binte një qeveri apo ngrihej një tjetër, shkonin e trokisnin nëpër kancelari të huaja dhe aty ishin gati që të shisnin jo vetëm atdheun, por edhe nënën e babën, mjaft që të bënin presion te mbreti për një post.

    Të duket se asgjë nuk ka ndryshuar as sot. Por kulmin në këtë pëgërje antishqiptare e ka shënuar në këta njëzetë vjet kryeministri i sotëm, Sali Berisha. Ai, me të riardhur në pushtet në vitin 2005, e shkërmoqi retorikën patriotike që e kishte mbajtur si flamur të veprimit të tij politik në mbretërimin e parë, si, fjala vjen, qëndrimi ndaj Greqisë kur arrestoi minoritarët e gjorë dhe kaloi në ekstremin tjetër. Ai gati e shpalli si aksiomë përfundimtare se, që të rrish në pushtet në Shqipëri, duhet t’u bësh lëshime grekëve, se fati i qeverive shqiptare varet nga lobi i fuqishëm grek në SHBA e në Europë, ndaj, për këtë, gjëja e parë që bëri bashkë me delfinin e tij, Lulëzim Basha, ishte dhurata e një cope të atdheut Greqisë.

    Fati e ndihmoi Shqipërinë, Greqia po rrokulliset në humnerë dhe deti i dhuruar ka shumë gjasë të shpëtojë. Më kujtohet se për këtë aferë, ai përdori edhe një diplomat, të paktën deri atëherë serioz, si Ferit Hoxha, të cilin, pasi e detyroi të noterizonte diplomatikisht faljen e detit, e nisi në SHBA. Tani që Berisha e zgjodhi presidentin ashtu siç deshi, vetë Europa është ftohur me ne dhe përfaqësuesit e saj e kanë të vështirë ta kuptojnë se si ka mundësi që një kryeministër nuk sakrifikon pushtetin e tij për Shqipërinë.

    Ata nuk e dinë se modeli i Sali Berishës si politikan është i hershëm në elitën sunduese shqiptare, ata nuk e dinë se për Sali Berishën, Shqipëria nuk është atdheu i përbashkët, por një pronë që duhet shqyer me gjithsej dhe për ta gllabëruar atë duhet ta ndash me ata që të mbajnë në pushtet , sidomos me ata që e duan këtë vend të shkatërruar e të zhdukur mundësisht. Atyre është mirë t’u japësh nga një copë, se pushtetin e ke të sigurt.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ilir yzeiri i famshmi qe ju sul arvizut pas 21 janarit.. po perserit djallezin e ditve te fundit qe ka pjellë bisha seli roze..
    kunder arvizit yzeiri i kokodhimo rucit.. hodhi akuzen.. pse na pengove o kinez.. te finalizojme pllanin.. e 21 janarit per te cilin ne zagaret e kokodhim edvinit u lodhem 2 vjet rresht se shpifuri ne shekull te kokdhimjes.. qe pastaj ti ndersejme bandat te hyjne ne krieministri e te djegin kadafin berish apo esatin berish apo apo..
    kto dite u prish pllani tjater..
    ishte pllanifikuar qe ceshtja "presidenti" te benej nje shkak i mire qe te fillohej nje 97 tjater..
    mirpo ne fund pllani u dogj..
    mir qe u dogj pllani por dhe bota dha pelqimin per nishanin e per menyren si u zgjodh..
    cna mbetet o shokëni nashti..
    kjo eshte big-pietja e madhe ne seli roz te edvin rucit kokodhim..

    dhe cfar ju ka vajtur nashti ne mendje..

    vrasja e berishes..ska rrug tjater per bllokqenerine..

    u fillua fushata me polpotistet e kosoves.. gazeta zeri..
    pastaj ed zaloshnjet e mutafo nanot..
    dje kreshniku hodhi idene se.. vetem antitanku e rrezon berishen qe ecen me jelek anti plumb..
    sot erioni brace dekllaroj se.. nuku fitojm po nuku vdiq berisha..
    nashti dhe iliri izeir ki qen nen zinxhir.. i meshon idese qe rreh ne cdo hale-mendje te selim rozistave..
    vrasja e berishes..

    si ta vrasim..
    ku ti gjejme zagaret..
    ku te dalin..
    mundesisht zadrimore .. apo zalldardhore qe u jan vrare te vetet ne 21 janar..
    po dhe kosovaro albinisto zeri-sto khmer rruzh le te jene..
    vec te realizohet endrra..

    kjo eshte mesazhi qe jep ilir yzeiri..

    thx qe na i sjell pllan-deshirat e bllokqenerise o dujruc..

    berisha duhet te ruhet mire sepse po i sillen rrotull kanibalet..

  4. #224
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    E kupton qe Bujar Nishani ishte zgjedhja e duhur per president, nga sulmet e koordinuara per personin e tij nga mediat prane opozites, edhe pse ky akoma nuk e ka marre akoma detyren. Frika e klikes se opozites eshte se ata deshtuan qe te zgjidhnin nje president kukull qe do te pushonte ne kampin e pushimit te presidences per 5 vjet, sic kane bere plot tre paaradhesit e tjere presidente. Njeriu qe shkaterroi bandat e Shqiperise dhe prishi trafiqet e droges ne vend, nuk ka se si te jete nje president kukull. Dhe frika qe ka zene opoziten eshte frika e kriminelit qe humbet imunitetin ligjor: presidenti i ri nuk do te lere ne detyre prokuroret, gjyqtaret e korruptuar qe flene mbi dosje dhe leshojne te lire kriminelet qe policia e Bujar Nishanit kapte. Pra frika e opozites ka lidhje se Nishani nuk do te jete pasiv, por do te beje detyren e tij, dhe do te reformoje sistemin e drejtesise, kreu i se ciles ai do te jete se shpejti. Do ti kerkoje doreheqjen Kryeprokurores aktuale e do ti sjelli Shqiperise nje prokuror/e te re te afte e te zellshme per te hetuar e mbrojtur akuzat sic duhet ne gjyq. Do te largoje nga sistemi i drejtesise te gjithe ata gjyqtare qe jane emeruar ne ato poste per te mbrojtur interesat e klaneve mafioze te vendit.

    Keta njerez nuk kane se si te ndihen mire me nje president te tille. Keta njerez nuk i ze gjumi naten nga frika se Nishani do te beje per sistemine drejtesise ate qe beri si Minister i Brendshem i vendit. Kurse shqiptaret e thjeshte qe respektojne ligjin, ndihen shume mire me nje president te tille, pasi kane 20 vjet qe presin qe ne Shqiperine demokratike drejtesia te vihet ne vend me ligj.

    Presidenti i ri gezon mbeshtetjen time per aq kohe sa ben reformen ne drejtesi dhe u rikthen shqiptareve friken dhe besimin tek drejtesia e ligjit.

    Albo

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Artikull i shkelqyeshem, jam shume dakord me ty. Bujar Nishani kam bindjen se do te jete nje president i shkelqyer per shqiptaret e thjeshte ne rradhe te pare, e pastaj edhe per reformat e thella qe presin ne sistemin e kalbur te drejtesise prokurori,KLD e gjykata.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #226
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Panderpre jam pro ose kunder, varesisht nga rasti, rrethanat, deshira, informatat, koha, moti, simpatia, urrejtja, ora etj...

    E vertete.
    Une vetem deshirova ta theksoj se parimisht nuk ka President, te cilin e duan te gjithe apo shumca absolute. As ne Korea Veriore, ku vajtojne apo festojne publikisht pervjetoret e Pesideteve te kaluar dhe aktual nuk kemi te bejme me dashuri dhe respekt vullnetar ndaj Presidenteve, por me inskenime tradicionale te sistemit...

    Perndryshe, nese zgjedhja e nje Presidenti jokonsensual, sic ishte rasti ne Shqiperi, do te ishte ne kundershtim me deshiren e shumices absolute te popullit, atehere ata qe e kane zgjedhur ne zgjedhjet e ardhshme patjeter do te humbasnin nje pjese te elektoratit aktual. Kjo do te ishte vetem nje nga pasojat e mundshme negative.
    Eshte e drejte e opozites dhe e pakenaqurve tjere qe te kundershtojne dhe te mundohen ta demtojne Presidentin dhe partite apo ata qe e kane zgjedhur ate. Gjera te ngjashme kane ndodhur edhe ne vende tjere shume me te medha dhe me te redesishme se Shqiperia. Pra, zgjedhja e Presidentit ne Shqiperi ka qene dhe mbetet akt absolutisht normal i nje sistemi te tille demokratik. Megjithate, ka mjaft vend per kritika dhe kundershtim te nje veprimi te tille, sepse nuk eshte aspak optimal per rrethanat e pergjithshme dhe specifike te Shqiperise. Por kjo eshte teme tjeter dhe relativisht e komplikuar...

    Berisha dhe Rama kurrsesi nuk do ta zgjedhnin nje President te "dashur dhe te respektuar" nga shumica absolute e popullit.
    Deshmi e urrejtjes dhe e paaftesise!

    Paaftesia te shtyn te urresh, mungesa e alternatives te shtyn te urresh!

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Një zgjedhje e drejtë dhe e merituar kur ke di se Nishani ka bërë shumë në detyrën e mëparshme të tij.

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    e cfare te futme thuaj ....

    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hahaha..

    tash po e shoh o dydrins..

    lapsuse jan keto..nema problema..

    ne fakt antipropanti ka reaguar shum qarte e drejte ne lidhje me zgedhjen e presidentit..

    bujari do duket kur te shpalli stafin e tij.
    te shohim cdo psonise.. se nuk eshte e lehte dhe kjo puna e presidentit..plus te mendosh se pa u zgjedhur akoma drejtoria e shpifjeve e kish bere gati nje dosje te trashe kunder nishanit..
    ..e mendo ne ditet qe vijne se cdo u pjelle mendja e djallezuar e selim rozes..

    pra bujari do merret keqasi ne nishan nga nishanllinjte e komitet qendrorit..
    nje nishan e ben te vrase veten para nja 60 vjetesh keta.. te ngratin omer nishani..
    kshuqe dhe bujari sdo e ket te lehte..

    ai eshte bir i nje familje te mire.. bab e nen mesues i ka pasur..
    bile te jatin e tij e kam pasur 1 vit mesues historie..
    mirpo do ket kunder nje armat profesoresh te djallo-logjise..
    nuku do bente keq te lexonte forum qy bujari.. se do i jipnim ca mendje..
    mirpo ktu nuku lexon askush nga ata qe duhet te lexojne..

    ka dhe nje te mir zgedhja e tij..
    meqe ai eshte dhe gjirokastrit.. behet me e drejte dhe ceshtja e krahinarizmo lokalizmez..
    se tani i kishim tre geg..
    bamir tirone..joz shkodre e sali tropoje..

    tash jemi ne rregull..

    suksese..

  10. #230
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Zgjedhja e Presidentit është nga një anë akti i abortit të radhës si pasojë e incesteve politike mes PD-PS-LSI dhe nga ana tjetër provë e pakundërshtueshme që sistemi atje vetëngelet shtatëzanë. Z. Berisha, si ish i fushës që është mund ta shpjegojë këtë fenomen duke e ilustruar në shembullin e suksesit të rradhës së tij në zgjedhjen e Musteqes më të përkushtuar e të devotshëm ndaj Madhërisë së tij të të gjitha kohërave.
    Elegance is an attitude.

Faqja 23 prej 35 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •