Close
Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 345
  1. #121
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ Lexo Postimin
    As qe e ka pasuar ndonjehere ne plan te propozoje ndonjerin (vetem po ia kerkoi G.Ruçi,ate po qe do e propozonte)

    Urime presidentit te ri dhe pune te mbare per pese vitet e ardheshme.
    Kur thote xhozi athere ta msheli gojen

    Nqs Rama kishte ndonje propozim me te mire athere mund te bente bojkotim .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    ...
    Deputeti është i tillë që nga koha që mer mandatin nga Komisioni Qëndror Zgjedhor ose Kolegji Zgjedhor.
    Nga ky moment deputeti eshte deputet.

    Deputeti në pjesmarjen e parë në Parlament bën betimin (menjëher mbas verifikimit të mandatit nga komisioni i posaçëm)
    Kjo ka te bej vetem me rregullat e pashmangshme te Kuvendit ose Parlamentit.
    Nese deputeti i zgjedhur nuk i pranon rregullat e Kuvendit resp. betimin, atehere ai nuk mund te jete anetare i tij. Rrjedhimisht mandati i mbaron dhe zhvleftesohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Deputeti ushtron mandatin menjëher mbas betimit. (Dmth. ai nuk mund ta ushtrojë mandatin pa kryer betimin megjithëse figuron si Deputet)
    Deputeti ushtron mandatin menjehere pasi te jete zgjedhur dhe verifikuar si deputet. Akti i betimit mund te kryhet edhe ne seancen e 4 apo 5 te Kuvendit, nese deputeti nuk ka marre pjese ne seancat e meparshme. Pra, ai eshte deputet dhe paguhet si i tille edhe pa kryer aktin e betimit.
    Pa betim deputeti nuk mund te kryej mandatin vetem brenda seances plenare te Kuvendit.

    Dhe përderisa nuk ushtron dot mandatin pa bërë betimin nuk ka se si të përgjigjet për penalitete gjatë ushtrimit të mandatit. (kjo është logjika e thjeshtë)
    Deputeti ushtron mandatin nga momenti kur vertetohet dhe verifikohet zgjedhja e tij. Per kete nuk duhet domosdoshmerisht dhe paraprakisht betimi. Ai nuk mund ta shtron mandatin vetem ne Kuvend resp. ne seanca plenare.

    Sa per dallim ne mes te deputeteve dhe Presidentit, te paret e perfundojne mandatin para se te zgjedhet parlamenti i ri, kurse Presidentit i dorezohet posti zyrtarisht nga parardhesi i tij.

    Por ç'ndodhi me vendimin e Gj.K, precedenti i krijuar vlen edhe për z.Nishani.
    E pamundur.


    Perndryshe, Nishani duhet ti falenderohet E. Rames per postin e Presidentit.
    Personalisht nuk jam i bindur se eshte Presidenti i duhur per Shqiperine. Por, kur marrim parasyesh personalitetet e Berishes dhe te Rames ndoshta eshte zgjedhje optimale.


    P.S.
    "Zgjedhja" e Presidentit nuk eshte zgjedhje e krahasueshme me zgjedhjet parlamentare, por vetem percaktim i Presidentit te ardhshem.
    Ne Shqiperi Presidenti nuk zgjedhet. Ai percaktohet nga shumica e Kuvendit te Shqiperise dhe inaugurohet pastaj sipas procedurave te parapara ligjore.
    Votimi i presidetit te ardhshem te Shqiperise nga Kuvendi nuk eshte me shume se percaktim i President te ardhshem te Shqiperise.
    Eshte dicka tjeter qe gazetat dhe njezit flasin per "zgjedhjen e Presidetit, "Presidentin e ri", "Presidentin e zgjedhur etj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-06-2012 më 06:17

  3. #123
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Station
    Të njëjtin pretendim kishte edhe PS për deputetin e sajë Beqja se Ai nuk e kishte bërë betimin që të quhet në detyrë por Gjykata Kushtetuese tha që quhet në detyrë që kur është zgjedhur, ska rëndësi në e kishte bërë betimin apo jo.

    Dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i rri tamam z.Nishani (kaq po them unë);
    Station, mos i ngaterro sepse jane 2 gjera krejt te ndryshme. Ne rastin e Beqajt, kemi nje deputet te cilit i fillon mandati ne X date dhe ai ka 6 muaj kohe qe te paraqitet ne Parlament. Nese brenda 6 muajve nuk paraqitet ne Parlament atij i digjet mandati i deputetit. Pra, nga dita kur Parlamenti i Ri i zgjedhur nga votat e popullit fillon seancen e pare plenare, konstituon Kryetarin e Parlamentit, grupet parlamentare e modalitetet e tjera, çdo deputet ka 6 muaj kohe ne dispozicion qe te paraqitet per te bere betimin. Por gjate kesaj kohe ai quhet deputet e Parlamentit te Republikes se Shqiperise.

    Per Z. Nishani. Z. Nishani, nga dita kur Bamir Topit i mbaron mandati Presidencial, ka 60 dite kohe ne dispozicion per te bere betimin e tij dhe per te filluar punen si President i Republikes se Shqiperise. Ndryshimi me deputet eshte se: gjate kesaj kohe, Republika e Shqiperise e ka nje president ne detyre, ndersa z. Beqaj nuk kishte nje deputet tjeter ne detyre, pra ai ishte i mandatuar per te qene pjese e Parlamentit te Ri.

    Precedenti do te ishte i njejte, nese vendi ne Presidence do te jete Vakant. Pra, Z. Nishani deri me date 24 Korrik quhet president i zgjedhur. Pas dates 24 Korrik, betohet ose jo, atij i ngarkohen te gjitha pergjegjesite qe i takojne Presidentit te Republikes se Shqiperise.

    Ndersa z. Beqaj i jane ngarkuar pergjegjesite e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise diten qe ka nisur seanca e pare plenare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2011
    Vendndodhja
    N'sprova
    Postime
    17
    Urime presidenti i ri nena shqiperi!
    E gezofshi me t'mira.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hall min..

    qenke terbuar pse u be shqiperia me president.. pse u kalua nji pengese.. pse u zgjidh ne kuvend me vote nje problem qe mund te conte ne se nuk zgidhej ne nje 97-te..

    me ngjan ky terbim me terbimin e qoses.. dikur.. kur terbohej kur kishte tentativa per ti qetsuar khmer rruzhet e vlores.. qe te mos digjej vendi..

    hallmin.. me kto qe the me binde se kam te drejte kur e kam cilesuar me kohe vetm.utosjen.. si falange armiqesore anti kombetare.. dhe ju komisaret e saje si pushta te edvin rucit e vegla te serbise..

    pra duke pare se kush po terbohet e nxihet ne fytyre e ne goje.. nga kalimi paqesor i nje problemi.. nga dalja e vendit nga nje krize e shpikur dhe e sajuar nga seli rozja.. nga zgjedhja e nje djali patriot e te afte ne nje post sikurse ai i presidentit.. them se vendi eshte ne rrug te mbare..

    mesues..

    shum e bukur replika me "ngjale" me kte zonjen edruce yvesin e shkodres..

    xfill..

    aldo barja te duket ty si europian.. e bujari.. si turk..

    ashtu te te duket..

    po neve njerzve.. na duket bujari djal fisnik e aldo barja kanibal..

    i gjete shishet mo?
    sa qillo vere bet nga vreshti privat ti me babin.. ish kooperativist i perdhunuar dje (meqe ke then vet qe na keshen shpallur kulake) e sot cifligar zoteri qe ben ver e raki e nget mercedes te zi..

    oj xinxua na dolli edruc-enveruc i thekur..

    ububuja..

    ceshte keshtu mo me ju te shtipurit neper baltrat e myzeqese..
    i kini dale ppsh-se besnik fanatik.. pocaqik..
    dhe maqua po keshtu.. e plot te tjere po keshtu..

    hajde tartabiqa hajde..

    ..

    te fala aldo bares..

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-06-2012 më 06:09

  6. #126
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Yes*
    Unë s'e shoh më shumë si çështje zgjuarsie të madhe të Berishës, apo mungesë "open minded" nga ai karnivali. Kryesorja këtu, është se janë antishqiptarë që të dy, bashkë edhe me Metën formojnë atë "trekendëshin e Djallit" apo më mirë të themi trekëmëbëshin ku varin popullin!
    Pjesa tjetër, janë thjesht detaje...
    Yes*, per sa kohe do te kemi te diplomuar tek "Kristali", keshtu do te jete. Ne shqiptaret nuk i kerkojme llogari vetes, gjithmone e gjejme fajin tek te tjeret. Sa kohe qe do te kete Shqiptare qe do dalin ne shesh per kutite e Edi Rames apo karrigen e Saliut dhe do tu thahet zorra per copen e bukes pa kerkuar nje therrime buke kerkund, keshtu do veje kjo pune.

    Megjithate, ashtu si u krijua situata, mendoj se u be me e mira e mundeshme. Mund te kishim edhe ndonje Astrit Patoz apo edhe ndonje me keq se ky per President Republike. Te pakten Nishani nuk eshte perfolur ndonjehere per korrupsion, nuk eshte marre ndonjehere me lehjet lart e poshte dhe me shpifje e denigrime te familjes e familjareve te kerkujt.

    Une shpresoj qe se paku te jete iniciator per reformen ne drejtesi. SH.B.A kishin deklaruar mbeshtetjen e tyre per presidentin e ri dhe mbeshtetjen e tyre per te ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te reformave.

    Citim Postuar më parë nga Yes*
    Se ç'a përrallisni ju, as më bie në mend jo veç t'u citoj, por as të lexoj fare atë që shkruani, sepse s'dini të shkruani gjë tjetër përveç ca shkrime idioteske shoqëruar me sëmundje partiake, që përkthehet ndryshe servilizëm i neveritshëm!

    Kështu që, merruni veç me temën e vazhdoni dërr dërr-et tuaja, se ç'a mendoj unë dhe shprehem, s'ka ç'i duhet asnjërit prej jush, në rregull?

    Ja kështu.

    Get a life!
    O Yes, mos bej debat me derr verr Hajde kapemi bashke per flokesh, çke ti qe merzitesh me derr verret. LoL

    PS: Mos ma merzit njeri Yes* se ja preva gishtat
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    madaber.. meqe je djal i mire..

    harrova te te tregonj se.. kur te degjoc ne media shprehjen.. "ashtu keshtu kan thene konstitucionalistet x e y.." psh ndonje luan omar a tjeter si ki.. mos mendo ndoca profesora te medhej te jurisprudences..qe te thajne ne diturin mbi ligjet nenet kushtetutat etjere..
    joo..
    mendo nje njesit zhapikesh fanatik..te rrahur qe bebe nga ppsh-ja e qe deri ne fund do lehin e han m.ut ne mbrotje te kapobandave te ppsh-se sot seli rozes..

    pra te kunderten e nje dijetari te te se drejtes..pra mendo..mjeshtra te djallezise..

    tung..

  8. #128
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Se ç'a përrallisni ju, as më bie në mend jo veç t'u citoj, por as të lexoj fare atë që shkruani, sepse s'dini të shkruani gjë tjetër përveç ca shkrime idioteske shoqëruar me sëmundje partiake, që përkthehet ndryshe servilizëm i neveritshëm!

    Kështu që, merruni veç me temën e vazhdoni dërr dërr-et tuaja, se ç'a mendoj unë dhe shprehem, s'ka ç'i duhet asnjërit prej jush, në rregull?

    Ja kështu.

    Get a life!
    Une kam nje parim : Flas per gjerat qe di dhe argumentoj. Ne rastin tend eshte shume interesant, flet per gjerat qe nuk di, thjesht fantazon dhe te duket qe shkrimi yt eshte me i miri me i bukuri dhe te tjeret flasin derr derr . Te diskutosh me tipa te tille eshte nje humbje e madhe kohe.


    Izadora . Rama nuk propozoi asnje kandidat ne menyre zyrtare. Ai thoshte nuk me la Berisha dhe i thoshte atij zgjidhe ti te them jo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 12-06-2012 më 06:38
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #129
    Postuar më parë nga MaDaBeR
    O Yes, mos bej debat me derr verr Hajde kapemi bashke per flokesh, çke ti qe merzitesh me derr verret. LoL
    Sinqerisht i kam bezdi servilat dhe militantët, aq më tepër kur të sulen si me qenë tufë qensh. Të paktën të kenë mirësinë ta bëjnë debatin si duhet. Shih ti ç'a bëhet njëherë, mua dhe xfiles na dekonspiruan fare, lol..se deri tani ishim të infiltruar të edruçit dhe aldo bares.

    Tani MaDaBeR, si unë si ti jemi të djathtë, në rregull deri këtu, por të flasim pa dorashka si thua? Mënyra sesi u bë "loja" ishte vërtetë e ulët, nuk po zgjidhnin miss lagjen por Presidentin e Republikës. Mos bëhemi si militantët që gjithmonë e drejtojnë gishtin tek ai psikopati rama; ai dihet si është... por as këta tjerët nuk i ngelin pas. Kandidatura e parë, ishte shumë e mirë dhe premtuese deri diku, por s'u mbështet deri në fund as nga vetë meta-berisha, dhe Zaganjori më pas foli në gjuhë diplomatike kur u tërhoq, sepse s'kishte rrugë tjetër.
    Më pas, mund të paraqiteshin siç thashë kandidatura nga maxhoranca, që i përkasin sistemit gjyqësorë dhe janë gjyqtarë karriere, dhe me kontribut të veçantë edhe në fushën akademike dhe me përvojë edhe në institucionet europiane; të tillë ka! Thjesht nuk u bë, sepse metës dhe berishës s'iu leverdisin rreziqe potenciale pavarësie presidenciale. I duan të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, pikë! Këtë e di çdo njeri që di të llogjikojë me mendje të kthjellët dhe duke harruar shijet personale politike.

    Të ndodhin këto maskarlliqe me rastin edhe të 100 vjetorit të pavarsisë, është e tepërt! Shih psh malin e zi, vetëm 6 vjet pavarësi dhe sa shumë kanë ecur... këta tanët s'duan që të ecim sepse integrimi do kishte shumë kontroll mbi ta, gjë që s'e duan, ndryshe se ç'a gënjejnë popullin çdo ditë.

    Te pakten Nishani nuk eshte perfolur ndonjehere per korrupsion, nuk eshte marre ndonjehere me lehjet lart e poshte dhe me shpifje e denigrime te familjes e familjareve te kerkujt.
    Vjen direkt, brenda ditës, nga pushteti ekzekutiv dhe akoma me teser partie. Jemi Republikë Parlamentare dhe jo Presidenciale...dhe në këto kushte që ndodhet vendi ynë, duhet të ishte një jashtë pushtetit ekzekutiv, pra jashtë qeverisë. Tjetra, e sheh se në çfarë niveli ka shkuar krimi në Shqipëri apo jo? Dhe ne zgjedhim ministrin e brendshëm president!!!
    E sa për Nishanin, ta kujtoj unë pak vitin 2010, kur u diskutua mbi ligjin për policinë gjyqësore, ky ishte ministër drejtësie dhe synimi kryesor për ndryshimin e këtij ligji, ishte që juristët oficerë gjyqësorë, pra hetuese pranë prokurorive, të hiqen nga kompetenca e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, dhe jo vetëm të mos zgjidhen nga rradhët e juristëve të kualifikuar, por të ishin thjesht nga 6 mujorishi i policisë dhe t'i kalonte tani e tutje kompetencë ministrisë së brendshme. Pra tentativë, që t'i ngushtoheshin edhe më shumë kompetencat ligjore P.Përgjithshme, dhe pëqëndrim pushteti më shumë tek ekzekutivi në dëm të pushtetit gjyqësorë.
    Për fat, dhe të ndërhyrjeve nga... një "dorë e jashtme" kuptohet, nuk u cënua kjo bërthamë e ligjit pas sa e sa mundimeve, dhe thjesht u ndryshuan ca gjëra jo me shumë rëndësi...
    Nishani pra, ishte iniciatori, ky që tani e tutje duhet të jetë garant i ndarjes së pushteteve.

    Une shpresoj qe se paku te jete iniciator per reformen ne drejtesi. SH.B.A kishin deklaruar mbeshtetjen e tyre per presidentin e ri dhe mbeshtetjen e tyre per te ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te reformave.
    Nuk ka kompetencë Presidenti të bëjë reforma...në kuptimin e mirëfilltë, thjesht ka më shumë pushtet formal në këtë pikë.
    Dhe tjetra, ishte më parë kjo ShBA që trumbetonte gjithë kohës që presidenti të mos zgjidhej nga rradhët e politikës, pra partiak, tani ta jep përshëndetjen...

    Do bëjmë akoma si naiv tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 12-06-2012 më 07:05

  10. #130
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Iu kam thene se per salijevin, edhe gzim kulufi te zgjidhej nuk perbente problem, veç Jozefina te mos zgjidhej ... dhe ia arriti me detashmentin e frikesuar prej zgjedhjeve te reja ...

    Bujar Nishanit i ecte mbare si president, ne te mire te Shqiperise, dhe mbare Shqiptareve.

    Uroj te jete presidenti qe nuk do te baltoset nga soji qe e ka nxjerre.

    Eshte edhe hiene, edhe kamikaz ... me shume hiene, se sa kamikaz ...

Faqja 13 prej 35 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •