Levan- Vlorė, Berisha: Po ndryshojmė ēdo ditė
VLORE- Kryeministri, Sali Berisha mori pjesė sot nė inaugurimin e autostradės Levan Vlorė, tė cilėn gjatė fjalės sė rastit e cilėsoi si njė nga rrugėt mė tė bukura dhe mė moderne tė rajonit.
Kryeministri, tha se kjo autostradė nė strukturėn e saj, mund tė krahasohet me autostradat e metropoleve tė vendeve mė tė zhvilluara tė Europės dhe tė Botės. Kjo autostradė, sipas kryeministrit, e paraqet Vlorėn njė qytet modern, i cili po bėhet ēdo ditė e mė shumė i njohur nė rajon, mesdhe dhe mbarė Europėn pėr bukuritė natyrore.
Kryeministri u ndal edhe tek investimet qė qeveria e tij ka bėrė nė dy qarqet, e Vlorės dhe Fierit, duke theksuar se Shqipėria po ndryshoin ēdo ditė, dhe po afrohet me projektin qė kanė nė mėndje shqiptarėt.
Qeveria ka investuar nė 2 qarqet e mėdha tė Fierit dhe Vlorės, nė rrugė , kanalizime, ujėsjellsa centrale, termocentrale, linja elektrike, nė energji, nė naftė dhe tė gjithė sektorėt, njė shumė nė total prej 1.2 miliardė euro. Janė ndėrtuar 900 km rrugė, 165 ujėsjellsa, 120 shkolla, subvencionuar 4200 hektarė ullishte, vreshta dhe dru frutorė.- tha kreu i qeverisė.
Berisha akuzoi opozitėn se po kėrcėnon investitorėt vendas dhe tė huaj, se nėse ajo kthehet nė pushtet do tė anulojė sipėrmarrjet e tyre.
Kjo nuk ndodh kund nė Europė, kjo sndodh nė asnjė vend tė lirė. Kjo ndodh vetėm me kėtė opozitė, e cila ka reminishenca tė njė mentaliteti tė vjetėr dhe tė papranueshėm.- tha ai.
Kreu i qeverisė shfrytėzoi rastin pėr tu bėrė edhe njėherė thirrje investitorėve tė huaj dhe vendas qė tė investojnė nė Shqipėri, pasi kėtu ata do tė gjejnė klimėn mė miqėsore.
Autostrada ka kushtuar rreth rreth 60 milionė euro, ėshtė 24.5 km e gjatė, si dhe jep mundėsinė pėr njė shpejtėsi 120 km nė orė, duke ngushtuar ndjeshėm distancat.
Panorama
Krijoni Kontakt