-
Delli.. Vetoni dhe Batoni
Presidenti imagjinar i Kosovės
DEBAT nga Mapo Weekend/ Baton Haxhiu
Njė varg i gjatė letrash tė gjata qė Veton Surroi i ka botuar nė gazetėn e tij Koha Ditore drejtuar ambasadorit amerikan Christoper Dell, por jo vetėm atij, e ka trazuar skenėn mediatiko-politike tė Kosovės pėrgjatė dy javėve tė fundit. Komentet kanė qenė pėrmbytėse dhe nė shkulm tė tyre ėshtė hedhur edhe diplomati amerikan qė i ka kthyer pėrgjigje, po me njė letėr, publicistit dhe botuesit Surroi. Nuk ka munguar edhe Berat Buzhala, deputet i PDK-sė sė Thaēit i cili, plot ngjyra, ka shėrbyer edhe ai filipikėn e tij lidhur me debatin. Gazeta MAPO sjell, nė dy numra, skanerin qė i bėn gjithė kėsaj, por mė shumė se kaq skenės politike kosovare gazetari i njohur, Baton Haxhiu.
Letėrkėmbimi i shkruar kėto ditė, ka njė premtim dhe njė histori. Kjo ėshtė njė histori e pėrkushtimit me zarfe
Nė kėtė histori ka mbetur njė deklarim hidhėrimi i panevojshėm i njė ambasadori dhe njė rrėfim i shkruar nga margjina e njė presidenti imagjinar, qė udhėtimin nga Qerreti e kishte nisur seriozisht.
Njė vit para se tė ikte nga posti i presidentit tė Kosovės, kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės, dr. Enver Hasani, i kishte treguar nė zyrėn e tij, Fatmir Sejdiut, kolegut tė tij nga Fakulteti Juridik, se po shkelte Kushtetutėn. Fatmir Sejdiu e dinte se duhej ta linte njėrin post. Dhe tė zgjidhte ose atė tė kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės ose presidentit tė vendit.
Kishte pėrfunduar njė takim, qė doli tė jetė i papėrfillur nga ana e presidentit tė Kosovės. Fatmir Sejdiu e ndjente fuqinė e tij dhe koalicionit tė madh tė pavarėsisė, qė i bashkonte dy fuqitė mė tė mėdha politike nė Kosovė: PDK LDK. Ai bėhej sikur nuk e kishte dėgjuar kėshillėn e kolegut tė tij, duke e anashkaluar tėrėsisht idenė se po shkelte Kushtetutėn.
Kryeministri i vendit Hashim Thaēi, ndihej i sigurt se ky koalicion e kishte fuqinė maksimale nė Kosovė dhe nuk dilte asnjė institucion qė mund ta luhaste. Lėre mė ta rrėzonte presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu.
Edhe njėri edhe tjetri ishin nisur pėr nėNew York, nė Asamblenė vjetore tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė qėndruar hiē mė pak se njė muaj nė gjuetinė e njohjeve pėr Kosovėn. Ndėrkohė, pėr tė justifikuar agjendėn, nuk lanė pa marrė me vete edhe gjithė stafet e tyre.
Ishte muaji shtator qė e bėri Fatmir Sejdiun tė ndihet keq pėr heshtjen e gabuar dhe tashmė ishte e kotė tė fantazohej pėr njė fuqi tė paprekur tė dy partive qė kishin elektoratin mė tė shumtė nė Kosovė.
Ikjen nga posti i presidentit e mėsoi nėNew York, dhe siē ndodh zakonisht nė historitė politike, zvarritjet pėr tė marrė njė vendim janė vendimtare pėr tė shuar njė post tė lartė politik.
Zvarritja ishte fatale. Sepse Gjykata Kushtetuese kishte dhėnė mendimin e saj pėr presidentin Sejdiu. Ai ishte fatal edhe pėr gjysmėn tjetėr tė koalicionit LDK, qė dukej se ishte e stepur nga ky vendim.
Kėtu fillon konspiracioni.
E gjetur nė befasi, Lidhja Demokratike e Kosovės akuzon Hashim Thaēin pėr ndėrhyrje nė vendim, edhe pse kryetari i PDK-sė ndihej si kurrė mė parė i sigurt nė postin e tij duke e konsideruar Sejdiun si partner pėr njė kohė tė gjatė. Gjithēka pas kėsaj dukej kohė e humbur dhe PDK u rikthye nė armikun politik tė partisė sė Rugovės.
Fatmir Sejdiu pa qenė i dobėt, fillon tė japė pėrshtypje tė tillė, duke qenė i vendosur dikur nė fuqinė e tij, ai tash jepte pėrshtypjen e kundėrt. Kishte diēka qė nuk shkonte nė kėtė prapėsi dėshpėruese.
Njė kėshilltar i tij e kishte bindur se duhet tė jepte dorėheqje nga posti i presidentit dhe ta ruante tė parin e partisė. I thanė qė tė dalė nga marrėveshja dhe ta ēonte vendin nė zgjedhje. Njolla ishte tepėr e rėndė qė njeriu mė i fuqishėm i muajve tė fundit po pėrdhunohej nga njė pjesė e anėtarėsisė sė tij dhe po vendosej nėn lupėn e sulmeve. Viktima, nė kėtė rast Sejdiu, kishte nevojė pėr veprime urgjente, kurse tė tjerėt pėr zvarritje.
Nė njė kontekst mė tė gjerė, Sejdiu ishte pengesė serioze e LDK-sė nė pastrimin e ndėrgjegjes pėr pandjeshmėrinė e tij nė ndėrtimin e njė miqėsie me PDK-nė. Sejdiu tregoi se sa i vogėl mund tė jetė njeriu nė njė betejė tė tijėn qė e kishte menduar vetėm pėr veten, dhe e kishte sistemuar partinė nė funksion tė tij, duke e bėrė armiqėsinė me PDK-nė nė njė miqėsi politike qė quhej koalicion joparimor.
Ishte njė surprizė e keqe pėr Sejdiun e gjitha qė ndodhi pastaj. Ai tregoi se sa e dėmshme ishte pėr tė humbja e vigjilencės ndaj njė procesi tjetėr qė ishte gatuar nga Ukė Rugova dhe Bujar Bukoshi nė njėrėn anė dhe Isa Mustafa nė anėn tjetėr. LDK-ja na bėri surprizėn e radhės, ringjalljen e saj nė betejė kundėr Thaēit dhe fuqisė sė tij. Dukej se LDK nuk do tė ishte vetėm riciklim i njė ndeshjeje tė vjetėr, me aktorė tė vjetėr, i betejės nė mes tė atyre qė urrenin dhe atyre qė donin tė ndėrtonin vizion.
Nė Kuvendin e LDK-sė, dorėn nė zemėr, krejtėsisht demokratik, dhe i pari i tillė nė Kosovė, ndodhi pėrplasja e dy miqve: Isa Mustafės dhe Fatmir Sejdiut. Aty ku Sejdiu ndihej i sigurt dhe pretendonte se kishte monopolin mbi figurėn e Mustafės, ishte pika ku pėrfundoi gjithēka me jetėn e tij prej presidenti dhe prej kryetari tė partisė.
Kjo ndėrhyrje e Isa Mustafės, vetėm njė ditė para se tė votohej nė Kuvend, dhe shpallja e kandidaturės sė tij pėr kryetar tė LDK-sė, e bėri Sejdiun pėrfundimisht tė rrėzueshėm dhe me kėtė edhe ra sovraniteti i tij fiktiv qė ishte ngritur prej kohėsh nė kokėn dhe nė zyrėn e tij.
Loja e zarfeve
Ndėrkombėtarėt e kishin tė thjeshtė jetėn politike nė Kosovė. Ligjet qė vlenin pėr ta ishin tė qarta. Ligjet demokratike nuk kishin kurrfarė efekti qytetėrues pėr politikanėt, dhe diplomatėt e dinin se ligjet e politikanėve dukej se ishin vdekjeprurės pėr Kosovėn dhe shtetin e sapoformuar nga ndėrkombėtarėt.
Nė kėtė nyje fatale ku politika dhe demokracia nuk shkojnė bashkėdellogjika e zarfit (plikos), si dramė e politikės kosovare qė vazhdueshėm ka qenė prezente qė nga viti 1989. Kurse ēdo pėrpjekje pėr tė devijuar vėmendjen nga zarfi, shquhej si pėrkrahje e krimit, kaosit dhe jetės politike me hakmarrje.
Logjika e zarfit prej kohėsh ka qenė politikė e State Departament-it pėr tė shpėtuar Kosovėn nga lufta civile, nga vėllavrasja dhe nga atentatet. Koha e zarfeve ka qenė e instaluar mė 1992, kur ėshtė udhėtuar nė Londėr. Mė 1998, nė janar (Nicolas Hill), kur ėshtė caktuar grupi prej 15 personash pėr dialog me Serbinė. Zarfi ėshtė caktuar edhe pėr pesėshen qė duhej tė takohej me Millosheviqin (Chris Hill dhe Holbrooke).
Zarfi ėshtė pėrdorur pėr grupin qė ka takuar presidentinClintonnė qershor tė vitit 1998 (Holbrooke). Zarfi ėshtė pėrdorur pėr grupin qė ka shkuar nė Rambuje dhe Paris (Chris Hill, James Rubin dhe Holbrooke).
Zarfi ėshtė pėrdorur pėr zgjedhjen e Bajram Rexhepit pėr kryeministėr mė 2002 (Shtajner, Antony Loyd, Michael Schmunk, Menzis) edhe pėr Vjenė mė vonė. Zarfi ėshtė pėrdorur kur ėshtė zgjedhur Agim Ēeku pėr kryeminister (Goldberg). Zarfi ėshtė pėrdorur nė vitin 2007 kur po bėhej pavarėsia e Kosovės (Koalicioni i detyrueshėm PDK-LDK Tina Kajdanova). Dhe, sė fundi, zarfi u pėrdor edhe pėr Atifete Jahjagėn (Christopher Dell).
Sipas kėtij kriteri i bie qė nė vend tė njė sovraniteti abstrakt, politikanėve nuk u duhej lėnė nė dorė qė tė shkatėrrojnė shtetin e formuar nga dora e ndėrkombėtarėve. Sovranitarėt e vėrtetė dukeshin nė skenė kur ligjin e kapnin nė dore barbarėt dhe mundoheshin ta bėnin shtetin sipas skicave sovrane tė marrėveshjeve, me zell ta pėrfundonin idenė politike.
Por na paraqitej edhe njė grup njerėzish qė shfaqeshin gjithmonė nė kohė krizash. Njerėzit e plikove qė aksidentalisht kėrkoheshin, ose thėnė mė mirė ofroheshin si shpėtimtarėt e Kosovės. Aty, si gjithmonė, kanė survejuar nė pritje tė njėjtit emra. Kjo histori dhe kėso historish kanė brenda: rastėsi, heroizėm, guxim, zvarritje, dhe rrėfime nė detaje pėr njėri-tjetrin. Bashkė me tė shkon edhe bindja pėr pafajėsinė nė proces qė ėshtė tipike pėr njerėzit e tillė, por edhe bindjen se kanė qenė viktimė dhe jo viktimėsjellės.
Ata, tipat, ndėrtonin shkrime ku gjithēka dukej e mallkuar, pa rrugėdalje, njė gjendje e pashpresė e jashtėzakonshme dhe fyese pėr popullin, duke aluduar qė ishin ata, tė vėrtetit dhe tė vetmit, qė do ta kthenin gjendjen nė Kosovė nė pėrmasa reale.
Kurse ana tjetėr, kėta tė politikės, dukeshin tė rrezikshėm, sepse cenonin stabilitetin dhe ashpėrsonin gjendjen e rėndė nė Kosovė.
Pikėrisht nė momentin kur gjithēka po bėhej e pakuptimtė dhe e rrezikshme me ikjen e LDK-sė dhe Sejdiut, na doli takimi nė zyrėn amerikane dhe mė pastaj letra e famshme kurrė e pabotuar, e shkruar nga pretendenti permanent (stand by!) pėr postin e presidentit. Kjo dukej tė ishte lufta higjenike e tij, sė bashku me ndėrkombėtarėt kundėr tė gjithėve.
Dorėn nė zemėr, ishte dėshirė e Hashim Thaēit dhe Chris Dell-it qė ai tė bėhej president. Delli sepse e kishte mik dhe i kishte premtuar mė herėt, kurse Thaēi qė e donte afėr atė pėr shkak se i kishte premtuar Dellit dhe pėr njė arsye tjetėr, qė, gjithashtu i kishte premtuar mė 2007 se do ta ndihmonte qė tė hynte nė Kuvend me kuotėn e 5 %, dhe do ta bėnte ministėr tė Jashtėm.
Por kishte qenė Tina Kajdanova, ambasadore e SHBA-ve nė Kosovė qė kishte ndaluar ēfardo veprimi pėr rritjen e votave pėr partinė ORA. Kuotėn prej 4,8 pėr qind nuk kishte guxuar ta lėvizė as premtimi i Kadri Veselit dhe as Hashim Thaēit.
Tashti pasi kishte dhėnė dorėheqje Sejdiu, edhe Dell edhe Thaēi, ishin gati pėr ta zgjedhur nė vend tė tij, por ish-kryetari e bėri njė gjė tė paparashikueshme. Ai nuk dinte fare pėr marrėveshjen e Dragodanit, dhe papritmas prishi planin: e largoi LDK-nė nga koalicioni dhe e ēoi vendin nė zgjedhje.
Tash fillonte plani B. Sė pari zgjedhjet, e pastaj presidenti konsensual.
Presidenti i ardhshėm konsensual (ai ishte i bindur se kjo do tė ndodhte) kishte shkruar edhe projektin e tij me disa pika, ku kishte zgjedhur veten pėr president, Thaēin pėr kryeministėr, koalicionin e sigurt dhe tė dėshirueshėm PDK-AAK dhe programin e lehtė pėr shitjen e Postės Telekomit dhe Kosovės sė re. Kishte projektuar dialogun me Beogradin qė do ta udhėhiqte ai dhe pėrmbante tė gjitha argumentimet qė tash ai publikisht i bėn tokė duke i kritikuar.
Ishte organizuar edhe njė debat televiziv nė televizionin e tij, ku kėtė herė nuk fliste vetėm me autorin e emisionit, por me gazetarė tė tė gjitha mediave. Dhe i ftuari fliste si presidenti i ardhshėm i Kosovės
Letra e dėrguar nė adresė tė ambasadorit kishte dy gjėra: anashkaloheshin tė gjitha procedurat demokratike; dhe projekti duhej pėrfunduar me lobimin te secili deputet i Parlamentit tė Kosovės.
Kėtu pėrfundon dėshira e Hashim Thaēit dhe Christofer Dellit. Kėtu pėrfundon edhe miqėsia, edhe e kaluara, edhe e ardhmja e tre pjesėmarrėsve tė marrėveshjes.
E kishin harruar rrugės presidentin
Pikėrisht nė fillim tė vitit 2011, vetėm disa javė pas mbajtjes sė zgjedhjeve, nuk e dinin se si do tė votohej, por dihej se do tė ketė njė koalicion tė sigurt. PDK-AAK. Sondazhet tregonin se kush mund tė ishte fitues.
Ndėrkohė, zyrat perėndimore tė gjetura nė befasi, pėrpiqen ta parandalojnė kėtė situatė. Nė tė gjitha veprimet e tyre ka hutim, mungesė parashikimi dhe mėdyshje.
Rezultatet preliminare tė zgjedhjeve tė 12 dhjetorit, edhe pse kishte rivotime nė 5 komuna, krijojnė njė tablo pak a shumė tė fiksuar tė ndarjes sė votės. PDK-ja kishte 36 mandate nė Kuvend, LDK-ja 28, Vetėvendosja 16, AAK-ja 12, AKR-ja 8 dhe partitė minoritare 23 mandate. Ky konfiguracion, edhe me ndonjė ndryshim tjetėr tė vogėl, imponon qė pėr formimin e qeverisė, mandatare e parė dhe mė rezultuese tė jetė PDK-ja.
Me mandatet e fituara dhe rrethanėn e detyrueshme qė nė qeveri duhet tė jenė edhe partitė minoritare, PDK-ja do tė duhej tė siguronte njė koalicion bazė me njė apo mė shumė parti minoritare qė me mandate do tė mund tė krijonte figurat prej 45 deri edhe 61 mandate (nėse PDK-ja do tė sigurojė 38 mandate dhe tė gjitha partitė minoritare, me 23 mandate, do tė bėheshin pjesė e koalicionit).
Teorikisht, nėse koalicioni i PDK-sė me partitė minoritare nuk do tė mund tė arrinte kuotėn prej 61 mandatesh, dhe tė gjitha partitė tjera do tė refuzonin qė tė futen nė koalicion qeveritar me PDK-nė, shansin pėr tė krijuar njė koalicion qeverisės do ta kishte edhe LDK-ja, si parti e dytė pėr nga mandatet, por kjo do tė ishte njė ndėrmarrje me vėshtirėsi shumė mė tė mėdha seē i ka PDK-ja.
Askush se dinte se ishin krijuar parimet themelore pėr koalicionin e ardhshėm:
1. Qeveria pojektohet pėr 3 vjet. Arsyet: a. zgjedhjet lokale janė nė vitin 2013; nuk do tė duhej tė pėrsėritej viti 2009; mė e arsyeshme tė mbahen dy zgjedhjet nė tė njėjtėn kohė; b. deri atėherė do tė duhej tė kryhet dialogu me Serbinė dhe kjo qeveri e dialogut dhe politike do tė duhej tė rinovohej me njė qė do tė fokusohej nė ekonomi dhe zhvillim. Dhe duheshin me pėrpikėri tė paguheshin kėstet pėr autostradėn, qė natyra e kontratės thuhej qė ishte shumė strikte.
2. Nė Qeveri duhet tė hynin vetėm politikanėt me dosje tė pastra dhe qė nuk janė nė hetime. Si parim ishte absolutisht i nevojshėm dhe parakusht pėr angazhimin mė tė vendosur kundėr korrupsionit.
3. Nuk diheshin (sic) tė gjithė emrat qė ishin nėn hetime dhe pėr ēfarė hetohen, si dhe a ishin ndoshta tė pastėr? Si do tė procedohet me liderėt e fuqishėm, si p.sh. Fatmir Limaj, i cili kishte fituar mbi 70 mijė vota? Ndoshta duhej ti ofrohej ndonjė post kompensues derisa nuk sqarohet statusi i tyre (p.sh. ambasador ose Zv.kryeministėr?)
Mė dukej shumė i vonuar dhe i dėmshėm qėndrimi qė kishte EULEX ndaj kėtij rasti. Piter Feith kishte shkuar edhe mė larg, i kishte kėrkuar Thaēit nė sy tė Limajt largimin e tij. Disa muaj para se tė ndodhte hyrja nė polici, shefi i ICO-sė Piter Feith, kishte paralajmėruar hyrjen e policisė dhe mundėsisht edhe tė burgosjes sė Limajt.
Dhe ajo ndodhi! Fatmir Limajn e kishin dėnuar moralisht nė mars tė vitit 2010, duke i hyrė nė Ministrinė e tij pėr tė kėrkuar dosjen korruptive. Por kjo ndėrhyrje spektakulare e policisė, asgjė skishte tė bėnte me korrupsionin.
I liruar nga Haga si i pafajshėm Fatmir Limajt i rrinte mbi kokė njė dėshmitar i mbrojtur. Prej kohėsh ishte dorėzuar nė KFOR-in gjerman njė dėshmitar qė pretendohej se mund tė dėshmonte kundėr Limajt. Por, tė burgosėsh Limajn pėr krime lufte, nė atė kohė, ishte rrezik pėr stabilitetin e Kosovės. Hashim Thaēi, kryeministėr dhe Hajredin Kuēi, nė njė takim me shefin e EULEX-it, nuk kishin garantuar qetėsi tė ish-ushtarėve nėse do tė bėhej burgosje e tillė.
EULEX-i duke parė fuqinė e votės sė Limajt, kishte vendosur qė ta shkatėrronte sė pari moralisht para qytetarėve, pėr korrupsion, pastaj, pėr ta arrestuar lehtėsisht mė vonė pėr krime lufte. Mirėpo, askush se dinte se ekzistonte nė llagerin e prokurorisė sė EULEX-it dėshmitari X. Ky qėndrim i padefinuar i EULEX-it ndaj Limajt, pėr fajėsinė ose pafajėsinė e tij (kur dihej se dy Ministri tjera kanė pasur probleme mė serioze sesa Ministria e Limajt), e bėnte situatėn gati tė acaruar nė PDK, tė ndarė nė grupacione pro et contra, dhe tė padefinuar qeverinė e ardhshme.
Misioni i EULEX-it duhej ta qartėsonte pozicionin e saj dhe tė ishte shumė i qartė ndaj kėtij rasti. Doli qė ra nga loja Ahmet Shala, dhe Sparks me qėndrimin e tij, shpėtoi njė ministėr tjetėr duke anashkaluar dosjen e tij. Ishte njė marrėdhėnie e hershme e ndėrtuar me kujdes me njėrin nga Ministrat mė tė suksesshėm tė ish-qeverisė Thaēi.
4. Qeveria duhej tė pėrbėhej nga personalitete qė kishin orientim tė padyshimtė pro integrimeve euro-atlantike dhe tė kenė pėrkrahjen e SHBA-ve dhe tė BE-sė. Ky kriter ishte pėrjashtues pėr disa subjekte politike (p.sh. Vetėvendosja) si dhe individė qė me dyshime shohin rolin e SHBA-ve dhe BE-sė nė Kosovė.
5. Qeveria e ardhshme dhe individėt e saj duhet tė ishin tė pranuar nga SHBA dhe BE. Duhet tė qartėsohej deri nė skajshmėri ky pozicion.
6. Qeveria duhej tė kishte kapacitetet dhe autoritetin maksimal politik pėr zhvillimin e dialogut me Serbinė dhe peshėn e vizioneve dhe ekspertizėn pėr politikat zhvillimore. Qeveria duhet tė jetė kombinim i personaliteteve qė gėzojnė pėrkrahje te qytetarėt dhe njėherėsh tė kenė kredibilitetin dhe reputacionin e ekspertizės profesionale.
7. Nė Qeveri duhet tė gjejnė vend edhe liderėt e shoqėrisė civile dhe politikanėt dhe ekspertėt e rinj. Pėr kėtė kriter ėshtė projektuar qasja inkluzive ndaj disa liderėve nga subjektet qė nuk kanė arritur tė hyjnė nė parlament e kanė pėrvojė nė bisedimet me Serbinė dhe ekspertizėn qė pėrkrahet nga SHBA dhe BE (mendohet nė Veton Surroin, Shpend Ahmetin, Ilir Dedėn dhe ndonjė tjetėr).
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt