Close
Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 345
  1. #191
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Neve mire na e bejne se nejemi popull kam-kum!
    Bac Sala e Likja me shok kane me muaj te tere qe tallin menderen e luajne lojra me miletin ndersa ju qenkeni bere merak se 'presidenti' ka pamje aziatike e jo europjane.

    Ah, mortja qe s'na ha!

    Prite sa te kalojne dhe disa dite dhe do shohesh gjera dhe komente nga me te cuditcme .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #192
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Me mire Naqe Gjymi........do ishin te gjithe te kenaqur.

    Hahahaha modelin e mustaqeve njëlloj e paskan.

    E paskan ditur që më parë ata të PORTOKALLISË !!!

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Station une mendoj se PD-ja mund te zgjidhte shume me keq se ky per President. Si thua ti?
    Per aq sa e kam pare me duket tip i ekuilibruar, jo nga nga keta militantet ekstremiste.

  4. #194
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Station une mendoj se PD-ja mund te zgjidhte shume me keq se ky per President. Si thua ti?
    Per aq sa e kam pare me duket tip i ekuilibruar, jo nga nga keta militantet ekstremiste.
    Nuk jam kundër, sidoqoftë këtu do jemi dhe do shohim do jetë sovran në punën e Tijë apo i nënështruar, do jetë garanti i Kushtetutës apo i S.Berishës??

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Nuk jam kundër, sidoqoftë këtu do jemi dhe do shohim do jetë sovran në punën e Tijë apo i nënështruar, do jetë garanti i Kushtetutës apo i S.Berishës??
    Le te shpresojme qe do jete i pavarur

  6. #196
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Nishani: U nisa të votoja Artan Hoxhën, u bëra vetë President

    Kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani flet pas votimit: E vërteta për sëmundjen.

    “Mora urime nga deputetët e PS, do bashkëpunoj me opozitën”

    Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dalë dje për herë të parë para mediave që pas votimit në Parlament me 73 vota në favor të tij.
    Në përfundim të ceremonisë së largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm ai iu përgjigj interesimit të gazetarëve sa u përket marrëdhënieve me opozitën dhe detyrën e re. Nishani tha se bashkëpunimi me pakicën do të jetë një nga prioritetet e tij në krye të shtetit, teksa shtoi se do t’i pëlqente që të merrte edhe votat e PS-së në Parlament. I pyetur për akuzat e PS mbi shëndetin e tij nga Blendi Fevziu mbrëmë në “Opninion”, në Tv Klan, Nishani sqaroi se ka pasur një problem me enët e gjakut para tri vitesh. “Kam bërë një ndërhyrje në një nga klinikat më të specializuara të Europës dhe shëndeti im ka ardhur në përmirësim të ndjeshëm. Arrij normalisht të kryej të gjitha detyrat e mia. Si ministër i Brendshëm, në raste të emergjencave më është dashur të punoj më bashkëpunëtorët e mi deri në orët e vona të mëngjesit. E thashë që e vetmja pengesë që kam, është që nuk mund të vrapoj”, shpjegoi Presidenti i zgjedhur.
    A ju vjen keq që nuk ju votoi dhe opozita dje në Kuvend?
    Natyrisht që do të më pëlqente shumë të merrja dhe votat e opozitës, por opozita ka ushtruar të gjithë të drejtën e sovranitetit të saj. Ajo që është e rëndësishme për mua, ka të bëjë me faktin e respektit maksimal që unë i ofroj opozitës shqiptare, ashtu si të gjitha institucioneve dhe aktorëve të rëndësishëm të jetës politike dhe publike në Shqipëri.
    Cili është vendimi i parë që do të merrni në detyrën si President?
    Kjo mbetet për t’u përcaktuar nga axhenda që do të bëj së bashku me stafin tim dhe me axhendën që ka Presidenca e Republikës.
    A do t’i bëni thirrje opozitës për bashkëpunim?
    Pa dyshim. Ai është dhe do të mbetet prioriteti maksimal nga dita e parë deri në ditën e fundit të administratës sime.
    Përmendët bilance pozitive në Ministrinë e Brendshme. Po ndonjë peng?
    Askush nuk është pa pengje, por unë besoj që këto nuk kanë qenë të rëndësishme. Më të rëndësishme kanë qenë vetë përpjekjet e bëra për të arritur këto rezultate.
    Në pritje të marrjes së detyrës suaj, a do të keni paraprakisht një komunikim zyrtar me Partinë Socialiste?
    Unë besoj që nuk ka nevojë për procedura të tilla, për takime zyrtare para se të marr detyrën. Partia Socialiste është forca e dytë në Parlament, deputetët e saj janë në Parlament dhe kontakti me ta është dhe do të jetë në Parlament, në momentin e betimit në Parlament dhe më pas, pa dyshim që kontaktet e mia do të jenë normale.
    Duke pasur parasysh se ju u votuat në unison nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, por edhe nga të gjithë aleatët në qeverisje, duke pasur parasysh edhe se si shkoi raundi i katërt, dorëheqja e kandidatit të mëparshëm, kandidimi juaj, a ishte surprizë për ju?
    Në radhë të parë më lejoni që ta shfrytëzoj këtë dalje të parë përpara jush me një falënderim të veçantë për gazetarët e median që e kanë ndjekur dhe e kanë respektuar këtë proces në mënyrë perfekte. Edhe unë personalisht, ashtu si të gjithë deputetët, ju jam mirënjohës për punën shumë të madhe që keni bërë për t’i ofruar informacionin e nevojshëm publikut, i cili ishte shumë i interesuar për këtë proces. Së dyti, adresoj të gjitha konsideratat e mia për të gjithë kandidatët që u përfshinë në procesin e gjatë për Presidentin e Republikës… Përsa u takon surprizave, natyrisht, surprizat janë gjithmonë të bukura. E vërteta është që ne shkuam për të votuar kandidaturën e z. Artan Hoxha. Më pas vendimi politik u bë i ditur para se të bëhej publik, vendim të cilin e mirëprita me kënaqësi nga kryetarët e partive të koalicionit.
    A keni marrë urime edhe nga deputetët e opozitës?
    Kam marrë…, kam marrë, dhe jo pak…
    Deri sa do të qëndroni në detyrën e ministrit të Brendshëm?
    Unë që ditën e djeshme përpara votimit në Parlament kam depozituar pranë Kryeministrit kërkesën për dorëheqje. Sot, siç e shihni, unë bëra shkëputjen me stafin për të krijuar një ambient më relaksues në aspektin joformal. Formalisht kjo do të pasohet me dekretin e Presidentit të Republikës për lirimin tim nga detyra, pasi kjo t’i kërkohet nga ana e Kryeministrit, bazuar në kërkesën që unë kam depozituar dje.



    Nishani përshëndetet me stafin, zyrë për 6 javë në Pallatin e Kongreseve

    Kreu i ri i shtetit zhvillon takimin e fundit në Ministri


    Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, është përshëndetur dje në orën 13:00 me stafin e Ministrisë së Brendshme, të cilin e ka drejtuar deri dy ditë më parë. Në një takim të posaçëm me stafin dhe bashkëpunëtorët e Ministrisë së Brendshme, Nishani shprehu falënderime dhe mirënjohje. Në takim kanë qenë të pranishëm tre zëvendësministrat, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, zyrtarë të tjerë si dhe stafi i Ministrisë. “Kam ardhur t’ju them një faleminderit të madhe për gjithë bashkëpunimin që më keni ofruar, për gjithë përkushtimin që më keni treguar, për pozicionet që keni mbajtur për nivelin e lartë të profesionalizimit që keni treguar në të gjithë sektorët që mbuloni dhe një falënderim për kontributin në Ministri për këtë vend, për këtë qeveri”, u shpreh Nishani. Ai tha se ka qenë i privilegjuar që ka punuar me stafin e Ministrisë së Brendshme në një kohë jo të paktë. “Jemi krenarë për shumëçka jemi përpjekur, çka kemi bërë, për çka kemi kontribuuar. Dëshiroj që në mënyrë të veçantë të shpreh vlerësim për atë që dhe qytetarët e këtij vendi na kanë dhënë vlerësime: të mos harrojmë se administrata, strukturat e saj kanë qenë pjesë e infrastrukturës zgjedhore në zgjedhjet e 2009-s e 2011-s. Me vullnetin dhe gatishmërinë sollët risi të rëndësishme në infrastrukturën zgjedhore, duke filluar nga regjistri elektronik që u bë për herë të parë valid, procesi i nisur dhe i konkluduar nga ju si staf i letërnjoftimeve elektronike apo pasaportave dixhitale, çka kontribuoi dhe në luftën kundër korrupsionit e trafiqeve, që u shoqërua me lëvizjen e lirë”, tha Nishani. Zyrtarët dhe stafi i Ministrisë janë përshëndetur më pas me drejtuesin e deri dy ditëve më parë, të cilit i uruan suksese në funksionin e Presidentit të Republikës. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën se kreu i ri i shtetit do të qëndrojë deri më 24 korrik në një zyrë në Pallatin e Kongreseve, fare pranë godinës së Presidentit, ku do të kalojë pesë vitet e ardhshme. Ngjitur me sallën ku zakonisht bëhen mbledhjet e KRRT-së, ndodhet një ambient i vogël, me një tavolinë pune dhe një kënd të përbërë nga gjashtë kolltukë dhe një tryezë mesi. Zyra ku do të qëndrojë kreu i shtetit në pritje të marrës zyrtarisht të detyrës ka pamje nga hotel “Rogner”. Në këtë zyrë ai do të njihet me dosjet e punës së Presidentit, si dhe do të formojë stafin e ngushtë me të cilin do të punojë vitet në vazhdim.

    Fyle: Vështirë të shohësh sinjale pozitive për statusin


    Zgjedhja e Presidentit vetëm me votat e maxhorancës është vëzhguar me vëmendje nga zyrtarët e Brukselit. Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit të Zgjerimit Stefan Fyle, deklaroi dje për “TCH”, se për momentin nuk ka sinjale pozitive nëse Shqipëria do ta fitojë apo jo statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian këtë vit. “Ne vërejtëm zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mund të përsëris se e kemi ndjekur gjithë këtë proces në mënyrë të tërësishme dhe nga shumë pranë. Dhe ne vijojmë të ndjekim nga shumë pranë situatën e përgjithshme politike në Shqipëri. Siç e dini, vlerësimi ynë bëhet në vjeshtë, në muajin tetor. Por, unë mund t’ju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh sinjale pozitive dhe momente pozitive që do ta çonin vendin, udhëheqësit politikë dhe popullin më pranë hapit tjetër, në procesin e integrimit”, deklaroi dje Peter Stano.

    Kukan: Procesi ishte shans i humbur
    Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Eduard Kukan, deklaroi dje se klasa politike humbi mundësinë për të bashkëpunuar për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. “Zgjedhja e Presidentit ishte një shans për gjithë forcat politike në Shqipëri për të bashkëpunuar. Por për fat të keq, procesi ishte një shans tjetër i humbur”, deklaroi për “VOA” eurodeputeti. Duke përshëndetur zgjedhjen e kreut të ri të shtetit Bujar Nishani, Kukan shpreson që Presidenti i ri do të jetë në gjendje të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe t’u shërbejë interesave të tyre.

    Gaiani
    Ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, nëpërmjet një bisede telefonike, i përcolli Presidentit Nishani urimin me rastin e zgjedhjes në detyrën e Presidentit të Republikës. Z. Gaiani vlerësoi rolin e deritanishëm të Nishanit në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Drejtësisë për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e frytshëm me Ambasadën dhe qeverinë italiane, e ndërkohë shprehu dëshirën që ky nivel bashkëpunimi të vijojë edhe me institucionin e Presidentit të Republikës.


    Panorama

  7. #197
    Milo: Rama-Meta propozuan emrin tim për President



    TIRANË-Edhe pse procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri përfundoi, nuk kane marre fund ende debatet rreth tij. Paskal Milo kryetari i PDS, aleat i PS bëri të ditur sot se e majta jozyrtarisht propozoi emrin e tij tek kryeministri për President, por ky i fundit e hodhi poshtë me një argument të vetëm.
    I ftuar në emisionin ‘Studio24’ të Denis Mingës, Milo zbuloi se takimi Rama-Meta prodhoi një emër që mund të ishte kandidati i opozitës për President.
    “Janë cuar disa emra në tavolinën e z Rama. Emri im është propozuar, është diskutuar në tavolina të ngushta në biseda liderësh politikë të së majtës dhe së djathtës. Të enjtën e shkuar është bërë një kompromis mes liderëve të së majtës Ramës dhe Metës për emrin tim sic më kanë konfirmuar burime të sigurta. Është shkuar tek z Berisha dhe ai e ka refuzuar duke e argumentuar se poqese do hapet kapitulli i kandidaturave politike, ai do ia adresojë kandidaturave të partisë së tij”.

    Milo vuri në dukje se për këtë arsye nuk arriti të bëhej kandidat, sepse askush nuk e propozoi dhe shton dhe faktin se pse nuk u vetëshpall si i tillë. “Jo, nuk kam qenë kandidat dikush do duhet te më kishte propozuar zyrtarisht ose do isha vetëshpallur, nuk e kam bërë sepse duhet të matësh forcat para se të hysh në garë. Duhet mbështetje politike e cila nuk u dha publike për shumë arsye”.

    Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, kreu i PDS akuzoi opozitën se veproi keq. Sipas tij, kjo ishte një garë që në vend që të prodhonte emra, prodhoi dicka tjetër, kulisa.
    “Në radhë të parë opozita shqiptare për mendimin tim ka vepruar keq. Kam qenë kundër mënyrës sesi u administrua procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës dhe kjo ka qenë një arsye pse qëndrova mënjanë sepse nuk isha i bindur se do kishim një proces të pastër politik të ndershëm. Nuk pati një gare emrash, por pati një gare emrash me kulisa. Dhe opozita ka patur emra, jo të konslutuar pa dyshim si opozitë”.

    Sipas Milos, opozita i kishte të gjitha mundësitë që të shndërronte procesin në favor të saj dhe të dilte superiore.
    “Mendoj dhe opozita duhet të zhvillonte një fushatë politike publike me kandidatura të vecanta dhe jo aq shumë sa do mund të fitonte në Kuvendin e Shqipërisë, por ta shndërronte procesin e presidentit në fushatë politike ku ajo do merrte mbështetje do dilte superiore. Duhej shfrytëzuar fushata për të nxjerrë emra dhe jo për të bërë kulisa. Gjatë gjithë kohës u fol për emra që nuk kanë dhënë kontribut në politikën hqiptare dhe asnjë përvojë në diplomaci”.

    Milo nuk ngurroi nëpërmjet emisionit televiziv t’i uronte Bujar Nishanit zgjedhjen në krye te shtetit.

    (d.b/BalkanWeb)




    Komento

    Dërguar nga drita bashaj, toronto, kanada më 13-06-2012 në 23:34

    Hajde Milo, Hajde. Akoma nuk e merr vesh se ti ke marre fund me kohe? Na kepute ne shpirt me lajmin qe na dhe!



    Dërguar nga reli, tirane më 13-06-2012 në 23:13

    deri me sot vetem Berisha shkon ne bisedime i pregatitur dhe me parime ai u ul ne tavoline me opoziten qe te binte ne konsesus ,por jo per kandidat politik,atehere Rama pse propozon nje kandidat politik nuk eshte e drejta e tij qe kandidati te propozohet nga opozita po te ishte per kandidat ekish propozuar berisha dhe e kish votuar por ai desh konsensus,pra Nano ka te drejte te jete i ofenduar qe Rama nuk e ka propozuar ate po Milon,Nano ka te drejte Rama nuk di cben.



    Dërguar nga Lola më 13-06-2012 në 23:06

    Berisha eshte vite drite larg Milos si njeri. Puna eshte se njeriu provincial si beson dot nje intelektuali, vetem eunukeve lepe peqe



    Dërguar nga MeAgain, Tr më 13-06-2012 në 23:06

    Hahahahahaha

    Nje njeri me nje mendjemadhesi si P.Milo une nuk e kam pare kurre. Te jesh kaq i deshtuar dhe kaq fodull, duhet te jete merite.



    Dërguar nga ?!?, shqip më 13-06-2012 në 22:46

    ndoshta eshte hera e pare qe personalisht pergezoj berishen sepse ka shpetuar vendin nga nje karikature e politikes si president...zgjedhja presidentit eshte teper serioze por te kandidohen emra si milo apo te tjere (gjinushi e qenie te ngjashme) eshte teper fyese per popullin..atehere populli do te ngrihej ne kembe e do te pushtonte institucionet per neperkembjen e tyre me figura te tila si milo!!edhe nje here faleminderit berisha



    Dërguar nga Fleks më 13-06-2012 në 21:47

    Pergjigja e Berishes ka qene inteligjente.

    Pra po qe per kandidat politik,ate e paraqes nga ana jone.

    Hajt shendet e mirupafshim.

  8. #198
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Me mire Naqe Gjymi........do ishin te gjithe te kenaqur.




    Nishani eshte turk

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjeth plep.. eshte eshte me rendesi se kush e ka shkruar at pamfletin me gadaf..

    pra thuaje emrin e shkrusit dhe gazeten.. sepse ka rendesi..

    autori i pamfletit o plepi genjen..
    ai thote se.. ne nje forum shqiptar ullmari ka thene ashtu keshtu per berishen..

    nuk eshte e vertete kjo..

    eshte projekti qe ka thene se ka thene ullmari ashtu keshtu..

    nejse..

    jan murzitur 21 janarset.. pse nuku u bëti ndonje nga ata president.. por u be nje luftetar kunder bandave kanibale..sic eshte nishani..minister i policise..

    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-06-2012 më 00:26

  10. #200
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin

    Nishani eshte turk
    Ndoshta per ju perben problem eshte turk apo jo, eshte pakistanez apo jo.......
    Per mua problem perben menyra se si u zgjodh.....vete Nishani nuk duhej ta pranonte te ishte rezultat i nje pazari.

Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •