Na thauj ti, si eshte dhe cilet ligje konkrete e percaktojne ashtu sic pretendon ti?
Deputeti eshte deputet nga momenti qe votohet nga populli dhe zgjedhja e tij vertetohet nga Komisioni i Zgjedhjeve.Sa për atë që thua për seancat plenare, ku tjetër mendon se e ushtron Deputeti mandatin e ngarkuar nga populli ?? Në stallat e lopëve ?? Në kazino ndoshta, apo duke hapur kanale kulluese me lopatë ??
"Neni 71 Kushtetuta e Shqiperise)
1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
..."
Betimi nuk eshte kusht per tu bere dhe per te qene deputet.
Betimi eshte vetem kusht per te mbetur deputet.
Qellimi i betimit nuk eshte per ta zyrtarizuar mandatin apo fillimin e mandatit te deputetit, por akt simbolik per ta verifikuar edhe publikisht lojalitetin e deputetit ndaj shtetit, institucioneve dhe ligjeve te tij.
Pjesemarrja/mospjesemarrja e deputetit ne seanca plenare gjithashtu eshte e rregulluar me ligj. Deputeti ka te drejte te mos marre pjese ne asnje seance plenare ( ti bojkotoje ato etj...) Obligimi i vetem qe e ka deputetit, pervec detyrimeve te zakonshme administrative, eshte betimi ne seancen e pare, ne te cilen ai eshte pjesemarres. Nese kundeshton betimin, atehere ai sipas procedures se percaktuar e humbe mandatin qe ka.
Njekohesisht deputeti nuk ka asnje obligim, as ndaj atyre qe e kane zgjedhur. Deputeti eshte plotesisht i lire ne vendimet e tij, dhe mund te vendose vete se a deshiron te marre pjese ne seancat plenare apo aktivitetet tjera parlamentare. Humbja e mandatit permes bojkotimit afatgjate te Kuvendit apo permes mosbetimit eshte gjithashtu ne pergjegjesine e tij personale. Dhe askush nuk mund ta detyroje ta bej te kunderten. Megjithate ai deri ne momentin kur e humbe mandatin eshte dhe mbetet deputet, pavaresisht betimit apo aktiviteteteve te tij politike dhe private...
Prandaj, deputeti i zgjedhur "mandatin" e tij patjeter do te mund ta ushtronte edhe ne shtalla te lopeve apo ne kazino. Cilesimi dhe vleresimi politik, juridik ose publik i aktiviteteve te tilla te deputetit perseri nuk eshte percaktues per vlefshmerine e mandatit si deputet...
Perndryshe duhet bere dallim mes mandatit te deputetit sipas ligjt dhe rregullores se punes dhe te qenurit deputet.
Nese deputeti nuk betohet dhe nuk merr pjese ne veprimtarine e zakonshme parlamentare, atehere ai nuk ushtron mandatin e deputetit sic parashihet me ligj dhe rregulla perkatese. Por as kjo nuk e zhvlefteson mandatin e deputetit si perfaqesues i atyre qe e kane zgjedhur. Ai mbetet deputet dhe gezon te gjitha te drejtat si deputet perderisa nuk i mbaron mandati sipas Nenit 69 dhe 70 (2,3) te Kushtetutes resp. perderisa nuk "mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend" dhe "nuk bën betimin". Pra, edhe pa ber betimin deputeti se paku 6 muaj eshte dhe mbetet deputet. ...
Krijoni Kontakt