Po
Jo
Nuk kam qendrim
Ndoshta
Nuk mjafton te jemi vetem kunder projektit "Shkupi 2014", por edhe te prezentojme nje alternative, duke pretenduar qe te perfaqesohemi me simbolet tona shqiptare. Por nese simbolet shqiptare limitohen me ndertimin e nje Xhamije, atehere eshte me mire qe te heshtim pergjithmone. Te gjitha komentet qe lexon ne internet apo edhe ne disa gazeta shqiptare, nenvizohet vetem fakti se ne qender te Shkupit do te ndertohet nje Kishe dhe jo nje Xhami. Nuk ekziston nje menyre me origjinale se kjo, per te shprehur inferioritetin tone brenda shtetit maqedonas por edhe karshi shteteve te tjera fqinje. Do te ishin idiot nese do te lejonin ndertimin e nje Xhamije ne qender te Shkupit. Ka vite qe Bashkia e Tiranes refuzon ndertimin e Xhamive, dhe eshte duke u bere ç'eshte e mundur per t'i palandaluar.
Shqiptaret e Maqedonise duhet t'a kuptojne se, si Shqiperia ashtu edhe Kosova kerkojne me ç'do kusht antarsimin ne BE ashtu si edhe Maqedonia. Per te arritur kyte objektiv kemi nevoje per shume gjera, por jo per ate qe ofrojne shqiptaret e Maqedonise, jo per islam dhe Xhamia. Nuk besoj se reagimi i Tiranes do te ishte shume diferent me reagimin e Shkupit ndaj kerkeses per te ndertuar nje Xhami ne qender te Tiranes.
Tirana dhe Prishtina zyrtare, e kane si obligim moral dhe politik, qe t'i mbajne nen presion partite politike shqiptare te Maqedonise, t'ua bejne te ditur se ç'do gabim mund te paguhet shume rende, ne keto momente kaq te rendesishme per kombin shqiptar.
nuk jam une ai qe po ankohem per mungese elementesh shqiptare ne mes te shkupit,
prandaj je ti qe duhet te me pergjigjesh se çfare simbolesh kerkon ti si shqiptar.
Nese ti nuk e di as vet se ça po kerkon dhe simboli i vetem per te cilin po te djeg eshte Xhamia, atehere kesaj rradhe jam nga ana e maqedonasve,
nese ju perpiqeni te identifikoheni si shqiptar nepermjet xhamise atehere mos u ankoni se historine na e vodhi maqedoni, sepse ju nuk e doni historine tuaj.
Po busti i Skenderbeut ne shkup çfare eshte, simbol sllav?
Ah po, sepse i vret syte turqve shqipfoles ne maqedoni.
Po atehere kerkoni ato gjerat tjera perpara ndertimit te Xhamive, ndoshta do te ishit me te respektuar.
I vetmi simbol i shqiptareve do te ishte busti i Gjergj Kastriotit, por fatkeqesisht askush nuk e kerkon.
Nuk është vetëm qëllimi tek një Xhami mirpo edhe tek shtepia e Nënë Terezes e edhe tek shumë gjëra të tjera ja shikoj:
1 - Enciklopedia famëkeqe
2 - Burgosja e ish-pjestarëve të luftës
3 - Mos perdorimi i gjuhës Shqipe nëpër pasaportat biometrik
4 - Ligji i cili urdhëron Shqiptarët ta mësojnë gjuhën Maqedone, ndërsa gjuha Shqipe nuk mësohet nga Maqedonët
5 - Gjuha Shqipe është zyrtare vetëm nëpër vendbanimet Shqiptare mirpo jo edhe në ato ku nuk ka Shqiptarë, ndërsa Maqedonishtja është gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka "Maqedon" (respektivisht Grek dhe Bullgar)
6 - Mbi themelet e shtepisë së Nënë Terezes po ndërtohet një Kishë Ortodokse duke rrënuar themelet e kultures Shqiptare
7 - Projekti "Shkupi 2014" planifikon që sheshi të mbulohet me permendorët e heronjëve Maqedonas mirpo asnjë Shqiptarë edhe pse historia flet në anën tonë.
8 - Gjithashtu ky projekt planifikon që të ngriten disa permendore për ata Maqedon që u vranë në luftën e fundit në 2001, ndërsa Shqiptarët ketu ngelen terrorist ani pse lufta ishte pikërisht kundër një popullate e cila jeton brenda Maqedonisë
9 - Zyrat e Bashkësisë Fetare Islame u rrënuan dhe u shëndrruan në salla filharmonike Greke dhe Bullgare e që ishin në qender duke i qitur ato në periferi, pra pronen e morren me dhunë
10 - Refuzohet projekti i Xhamisë "Burmali" me arsyetim se kjo duhet të rishqyrtohet dhe duhet të gjindet një lokacion në përiferi, mos të harrojm se Xhamia në fjal ishte një ndër objektet që u rrënuan dhe u shëndrruan në salla filharmonike nga shumë objekte të Bashkësisë Fetare Islame
Pra normalisht se keto gjëra paraqesin rrezik dhe nxitin urrejtje ndër-etnike dhe ndër-fetare.
Sa i përket integrimit në strukturat Evropiane Xhamia asgjë nuk e ndalon këtë integrim, jo për derisa Xhamia ke edhe në Dortmund, Berlin, Shtutgart, Mynih, Duisburg, Malmo, Barcelonë, Londër, Paris, Marsej, Vienë, Cyrih etj.
Në planin e ri të kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa parashihet ndërtimi i Xhamisë më të madhe në Prishtinë, Kosovë dhe Ballkan si dhe ndërtimi i Qendres Islamike.
Keto janë munomente fetare që i gjithë bota i ka, mirpo ajo që na intereson neve më së shumti dhe që po debatojmë është pse nuk lejohet Xhamia në Shkup??? për derisa Musliman ka edhe në Sofie edhe në Beograd??? Unë e di pergjigjen shpresoj që edhe ju
Po atehere duhet te dilni me keto kerkesa me pare se te theksoni se ne Shkup eshte duke u ndertuar nje Kishe kurse Xhamia jo. Nuk e kuptoj se si mund te behet nje gabim i tille. Une ka nje jave qe lexoj neper internet dhe nuk i kam lexuar ne asnje vend kerkesat qe keni shkruar ju me lart, e vetmja gje qe theksohet eshte problemi i Xhamise. Kjo qe eshte duke ndodhur eshte komplet anti-shqiptare, dhe jo nga ana e maqedonasve por nga ana e shqiptareve. Venja ne plan te pare te çeshtjes se Xhamise perpara te gjitha problemeve te tjera jetike per shqiptaret, eshte oksigjen per shovinizmin sllav, qe nuk pret gje tjeter vetem t'i konsideroje shqiptaret, islamiko-terrorist.
Duhet zbritur neper sheshe per te protestuar, duke theksuar se nuk duam Xhami por duam ruajtjen dhe mirembajtjen e shtepise se Nene Terezes, duam qe nje sheshi ne Shkup t'i vihet emri Sheshi Skenderbeu, duam qe gjuha shqipe te jete gjuha e dyte zyrtare dhe shqiptaret qe kane kontribuar ne ndertimin e Maqedonise(nese ka te tille) te perkujtohen si te gjitha figurat e tjera maqedonase. Po te ishte bere nje gje e tille, do te kishim rezultate te tjera, fatkeqesisht flitet vetem per nje Xhami ne Shkup, menyra me origjinale per te humbur kauzen shqiptare.
Ç'ështja e Xhamisë është më e freskëta mirpo është kulmi i të gjitha ketyre përsekutimeve që po u bëhën Shqiptarëve.
Unë po e shoh në shkrimet e tua se deshiron ta menjanosh ç'ështjen e Xhamisë mirpo kuptoje një gjë ajo është e jona dhe çdo gjë që është e jona nuk guxon të preket ashtu si s'guxon të preket shtepia e Nënë Terezes, në vend se të mbetet shtepi muze për të gjithë ata që duan ta vizitojnë dhe të njihen me aktivitetin e saj, në vend se afër shtepisë së saj të ndërtohet një Kishë mirpo Kishë Katolike, shkon ndertohet një Kishë Ortodokse. Pra edhe Xhamia është e jona dhe duhet të ndërtohet se s'bënë.
Dhe ska se si të mos bjer në sy të njerëzve kjo gjë, madje edhe sikur të jesh i verber këtë do ta shohësh.
Terrorizmi, mund të ekzistoj në lindje apo perendim mirpo asnjëherë në Xhami apo Kishë Katolike (them Katolike ngase ato Ortodokse janë bërë nxitëse për konflikt), vlen të theksohet deklarata e Kryepeshkopit të Serbisë i cili tha se Kosova është Jeruzalemi i Serbisë, llogarite ti këtë gjë.
Sa i perket protestave ato nuk kanë ndikim asgjë dhe shihet rezultati i tyre, ja shikoje në postimet më lartë e kam postuar se si OJQ-të kanë protestuar mirpo cili ishte rezultati? pra askush nuk i merr parasysh
Një pyetje ta bëra më herët por nuk mu pergjigje shpresoja që e dije mirpo meqense nuk u pergjigje do të tregoj.
"Keto janë munomente fetare që i gjithë bota i ka, mirpo ajo që na intereson neve më së shumti dhe që po debatojmë është pse nuk lejohet Xhamia në Shkup??? për derisa Musliman ka edhe në Sofie edhe në Beograd??? Unë e di pergjigjen shpresoj që edhe ju"
Pergjigja është sepse jemi Shqiptarë, Jo objekteve kulturore Shqiptare qoftë Xhamia, qoftë Kisha Katolike, gjithëçka çka është Shqiptare jashtë Maqedonisë - Kjo është motoja e tyre
Përshëndetje!
Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 07-02-2010 më 07:05
Krijoni Kontakt