Close

Rezultati i Sondazhit: A do t'i ndihmonit Shqiptarëve Musliman të Maqedonisë>

Votues
84. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    55 65.48%
  • Jo

    19 22.62%
  • Nuk kam qendrim

    4 4.76%
  • Ndoshta

    6 7.14%
Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 378
  1. #271
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    O gimche
    Ne drenic ka pas pak gjamia por pas luftes u futen taliban dhe ndertuan mjaft gjamia kuptohet me para te pista dhe me ndihmen e serbis,me gjithate ne ne drenic qendroim me mire se sa ne rajonet tjera.
    Sa i perket morines eshte e vertet se ka ardh nje kriminel imam nga elbasani me miqet e vet arab dhe ne emer te ndihmave ka ngrit gjami dhe ja ka arrit qe te mashtroi fshataret,disa her eshte ber perpjekje per ta perzen kete rrebel.Sipas kryetarit te komunes per ta perzan kete terrorist paska mundesi vetem organet e nivelit shtetror.
    Ti thua qe gjamia eshte e domosdoshme,por nuk thua pse qenka e domosdoshme,kur dihet se shume me mir i kemi pas punet kur nuk ka egzistua fare.
    Kisha cila do qoft prap eshte diqka qe qendron me afer kombit shqipetar se sa gjamia,ju e dini se serbia keto kisha qe sot i ka ne kosove kan qen te gjitha te shqiptarve por si ahmaka qe jemi ja kemi ler serbis dhe jemi ber mysliman ky eshte mekati yn.
    E sa per injoranc sdi qfar te them,na tregoin te tjeret,por mos harro se heret a von do ta kuptoim qe shqiptaret mbajn ne supet e tyre nje demk qe quhet fe islame dhe ajo do te na hap fronte te reja qe me menquri duhet ti tejkalojm
    Veq pak o drenicak a pom kallxon bre burr luften e fundit qaj kryqi qe po thu u kan ma afer Shqiptarëve, a ke qaj kryqi që na masakroi neve (bile mas shumti zonen e Drenices) ti bile duhet me mbaj mend kit pun, a mendon qe na si popull kena me puth najhere qat kryq a?
    Eh ndash me dit bash per qat kryq osht tu ba llaf sepse aty mbi shtepi të Nënë Terezes po kqyret mu maru Kishë ORTODKSE, e që dihet shumë mirë se me ta gjithë jemi kanë në luftë.
    Sa i përket kryetarit të juvë (Sami Lushtakut) a e keni vet najhere mos ndoshta ti je i përzier me të, hehehehe nuk po e thom veq hajt po masi di diqka rreth ksaj edhe kur dikush ka tentu me debu hoxhen e nderum banort e fshatit e kanë mbrojt me pas kanë njeri i keq tybe se kishin mbrojtë

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2009
    Postime
    19
    Pyetja është shumë e gabuar.Jo a do ti ndihmoni shqiptarët musliman,po a do ti ndihmoni shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.Nuk egzistojnë shqiptar musliman,po ka vetëm shqiptar.Mua më intereson se a është shqiptar e jo qfar feje ka.Shqiptari musliman vëlla e ka shqiptarin katolik,shqiptarin orthodoks,e nuk e ka kurgja arabin,turkun,e as grekun dhe italianin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Heta : 12-02-2010 më 13:49 Arsyeja: një gabim gjuhësor

  3. #273
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Or qe ka orthodhoks kete nuk e them une por vet historia..., eshte folur disa here ketu ne forum per kete çeshtje, por qe edhe ata jane fajtor per autodistancimin qe bejne me shqiptaret e tjere ( kryesisht mysliman ), por qe fjala nuk ishte per shumellojshmerine fetare te shqiptarit..., por ekzaktesine e kerkeses ne fjale...
    Pra shqiptar o mysliman..., kjo ishte pyetja ku per ty nuk ka dallim, por ja qe duhet te te kundershtoj, shqiptaret mgjs jane pjesa derrmuese me fe islame ne R Maqedonase, ata nuk jane te vetmit mysliman, por ka edhe gabel por ka edhe turq gjithashtu boshnjak por ka edhe pomake, etj...
    Pra pyetja qe behet ka dy lloj kuptimesh, njera me ngjyra patriotike kombetare, ku detyrimisht gjen perkrahjen e ç'do shqiptari ( qoft edhe shpirterore ), por kuptimi tjeter sikur eshte i denje per t'ju drejtuar keshillit panislamik..., ketu ndryshon puna!
    Mirë de për pyetjen i bëra une i pari si shqiptarë i Maqedonisë që është gabim , dhe e pranoi vet qe ka bërë gabim të paqëllimtë ..
    Or qe ka orthodhoks kete nuk e them une por vet historia..., eshte folur disa here ketu ne forum per kete çeshtje, por qe edhe ata jane fajtor per autodistancimin qe bejne me shqiptaret e tjere ( kryesisht mysliman ), por qe fjala nuk ishte per shumellojshmerine fetare te shqiptarit..., por ekzaktesine e kerkeses ne fjale...
    Të gjithë e dinë se cdo gjë ortodokse, sllavët dhe grekët gjithmon e paraqesin si të tyren, ndërsa ne, edhe pse argumentet janë në anën tonë gjithmon i anashkalojm këtë pjesë të historisë, duke e vlerësuar si histori e “kategorisë së dytë”.
    Numri i shqiptarëve ortodoks ishte diku reth 180 000 deri në 200 000. I përqëndruar kryesisht në rajonin e Rekës. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore përbërja demografike e fshatrave të Rekës ishtë përafërsisht kjo.
    SENCA - 50%
    VULLKAVIA - 50%
    BELIçICA - 100%
    NISTROVA - 50%
    NIVISHTA - 20%
    RIMNICA - 10%
    ZHUZHNJA - 20%
    VAU - 70%
    BOGDI - 50%
    VERBENI - 70%
    KRAKARRNICA - 100%
    KIçINICA - 100%
    DUFI - 40%

    Sllavët e shfrytëzuan shumë mirë fejën dhe mos interesimin e Kishës Autoqefale Shqitpare, si rezultat këta njerëz të gjithë u asimiluan. Ky mos funksionim i kishës shqiptare na ka kushtuar shtrejt dhe do të vazhdoj të na kushtoj. I kushton shqiptarëve në Maqedoni dhe po i kushton Kosovës.
    Josif Bageri në poezitë e tija (libri “Reka, Vendi Im”)
    Reka vendi imë
    Rekë, o zembra e Shqypnis!
    Ti je vendi i trimnis.
    Ndon se je kodra e vrima, -
    Besa ti ke rrit shum trima:
    Burra t’fort e të moshëm
    Dhe në korp shum të boshëm.
    Shum të pasun tregëtar,
    Po s’kan zon udhën e mbar!…
    Ti na ke njerëz të msuet,-
    Mjëkës dhe shum të mbaruet,
    Po prej ktynej s’kan guxue:
    Për Shqypnin doj send me shkrue!…
    Kurkush, ah, s’e rroki pendën,
    As’ që për gjuhën përmendën,
    Po më zgjodhe mua të ngratin,
    Që ta trembi dhe lugatin!…
    Me të imen mituni –
    Pa sos doj msim për habi.
    Kështu nisa besa-bes –
    Un të shkruej me t’madhe shpres;
    Për me cgjum ah; bijt e tu!…
    Libra shqyp ata me shkru.
    Kështy Rekë, ti t’a dish
    Dhe si ke kjon të mos rrish
    Po kqyr e na gjëj doj trim,
    Se ti je ah, vendi im.
    Ti nuk je i tjetër kujë!
    Endrra, pralla, mos më thujë;
    Përvec shqypen tjetër s’di,
    Se kërthinës je n’Shqypni
    Marrë nga përmbledhja “ Kopsht Malsori” Sofje 1910, Josif Bageri
    Pyetja është . pse nuk punoni ju të përkatësisë Orthodoxe në këtë drejtim që ti ktheni në kombin e tyre qe kan qen si ma parë këta shqiptarë ??
    Pastaj , sa do të jetë numri i sllavo-maqedonasve ne maqedoni pa këta Shqiptarë të asimiluar ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliri. : 12-02-2010 më 14:08

  4. #274
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Corvus Lexo Postimin
    kultur turke
    Kultura shqipetare ,kulture turke !!!he,he,he,

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    40
    Halimi nuk mohon deklaratën për kishën, shan Alsatin pse e transmetoi




    Nënkryetari i PDSH-së Iljaz Halimi, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk i pengon ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit dhe se kryeqytet i shqiptarëve nuk është Shkupi, por Tetova. Sipas Halimit, deklarata e tij e transmetuar para dy ditësh në TV Alsat në emisionin ‘Rruga drejt...’ është bërë me prapavijë të qëllimshme. Madje, ai ka thënë se kritikuesit e qëndrimeve të tij, vuajnë nga kanceri i quajtur Alsat.
    "Pas këtyre sulmeve që mu bënë mua dhe PDSH-së, lidhur me paraqitjen time në Rruga drejtë, shihet se kush vuan nga kanceri, e që ka emrin ALSAT, Ali Ahmeti, Imer Selmani, Bardhyl Mamuti, Artan Grubi dhe Ramadan Ramadani. Pra , këta janë djemtë e Gruevskit, i cili në momente kur është më ngushtë për shkak të trysnisë që ia bën PDSH-ja dhe shqiptarët atij, ai, i aktivizon këta brenda natës për mbrojtjen e kauzës maqedonase", thotë Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.
    Duke mos u mjaftuar me kaq, Halimi përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij kontrovers lidhur me kryeqendrën e shqiptarëve. Madje sipas tij, të gjithë shqiptarët tjerë, do të mund të shëptojnë vetëm përmes Tetovës, pa treguar në këtë rast se cila është ajo rrugë.
    "Sa i përket Tetovës edhe njëherë ua rikujtoj të gjithë atyre që s'e dijnë se Tetova është zemra e shqiptarisë dhe e PDSH-së. Vetëm nëpërmes Tetovës dhe PDSH-së do të mundë të shpëton Shkupi shqiptarë (ajo pjesë që ka mbetur) dhe vendbanimet shqiptare kudo që gjendet republika e Maqedonisë, nga kolonizimi dhe politika sllavo-ortodokse që aplikon Gruevski dhe argatët e tij të BDI-së me në krye Ali Ahmetin", akuzon Iljaz Halimi.
    Por, për të pasur opinioni pasqyrë më të qartë se çfarë kishte deklaruar Halimi në emisionin ‘Rruga drejt...”, e përsërisim atë edhe një herë:
    “Meqë atyre nuk u pengon ku 99 përqind, mos të them 100 përqind këndej Vardarit janë maqedonas, mua më së paku mund të më pengon të ndërtohet kishë. Ishalla edhe tre kisha tjera le ti ndërtojnë në sheshin e Shkupit... Atëherë as që është bisedu, as që ka pasë ndonjë propozim, ndonjë ide, ose ndonjë potencim të ekzistimit të Burmali Xhamisë... në mungesë të asaj ne kemi kërku në të njejtën mbledhje të Qeverisë të sillet vendim për rindërtimin e xhamisë në sheshin e qytetit të Tetovës”, ka deklaruar Halimi të enjten në emisionin "Rruga drejt" në Alsat-M.
    “Vendimi për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe barazvlera e saj për ndërtimin e xhamisë në sheshin e Tetovës, nuk qëndrojnë”, kishte raguar Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, i cili mori pjesë në të njejtin debat.
    "Kryeqytet i shqiptarëve është Tetova, or zotëri, nuk më intereson mu..", pat thënë Iljaz Halimi.
    Dje në mbrojtje të Halimit u vu edhe shefi i tij Menduh Thaçi. Madje, kreu i PDSH-së, tha se redaksia e TV Alsat tanimë i ka përmbushur kushtet për t’i shpallur luftë partisë së tij. Deklarata e nënkryetarit të PDSH-së Iljaz Halimit, se nuk i pengon ndërtimi edhe i tre kishave në Sheshin e Shkupit ka shkaktuar reagime të ashpra të Shoqatave të ndryshme shqiptare në vend dhe të gjitha partive politike shqiptare.

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2009
    Postime
    40
    Bardhyl Mahmuti i përgjigjet Iljaz Halimit



    Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti, sot ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDSH-së, Iljaz Halimi, i cili e ka cilësuar kryetarin e BDSH-së si bashkëpunëtorë të Nikolla Gruevskit.
    "Nuk me habitin deklaratat e personave qe kanë qenë herë në prehërin e Lubço Georgievskit e herë të Nikolla Gruevskit, që nuk e dinë as cilin e kanë babë e as cilin e kanë femijë. Nga kopilat vetem kopila mund t'i vijnë popullit shqiptarë. Unë mburrem që e di se babai im, Beqiri, mbi gjysmë shekulli është në armiqësi me regjimet e njëpasnjëshme antishqiptare. Pyeteni Iljaz Halimin dhe padronin e tij se cilin e kanë baba", thuhet në raegimin e kryetarit të BDSH-së, Bardhyl Mahmuti.

  7. #277
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Projekti “Shkupi 2014” shkon në Gjykatën Kushtetuese

    Edhe Projekti “Shkupi 2014” do të gjendet para Gjykatës Kushtetuese dhe kjo do të pasojë pas një nisme të ngritur nga një arkitekt maqedonas, Miroslav Grçev.

    Ai ka bërë të ditur se nisma e tij për anulimin e këtij projekti qeveritar dhe të autoriteteve komunale dhe qytetit të Shkupit bëhet, për shkak se plani për pamjen e re të kryeqendrës është bërë në bazë të rregullave joekzistuese ligjore dhe mosrespektim të procedurave ligjore.

    “Procedura e shkurtuar e miratimit të këtij plani nuk ekziston në legjislacionin tona. Procedura e shkurtuar për miratimin e planeve urbanistike ishte shlyer nga ligji në qershor të vitit 2009. Qeveria në këtë rast gaboi pikërisht në procedurat që ajo vetë i krijoi”, ka theksuar arkitekti Grçev.

    Ndërkohë, edhe organizatat joqeveritare shqiptare si “ZGJOHU!” dhe “Realiteti” të dorëzojnë nismën për anulimin e këtij projekti pranë Gjykatës Kushtetuese. (INA)

  8. #278
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    BDSH: Qëndrimet e Iljaz Halimit janë të PDSH-së

    Bashkimi Demokratik Shqiptar i Bardhyl Mahmutit ka reaguar ndaj deklaratave të Iljaz Halimit në emisionin “Rruga drejt”, duke thënë se qëndrimet e tij nuk janë personale të Halimit, por të PDSH-së.“Deklaratat e përfaqësuesit të lartë dhe aparatçikut të PDSH-së dhënë në emisionin "Rruga drejt..." në ALSAT M më 11 shkurt të këtij viti dhe përpjekjet për të arsyetuar pjesëmarrjen aktive të PDSH-së në vendimet antishqiptare “të pyllëzimit” të territoreve shqiptare me kisha ortodokse sllavo-maqedonase, nuk janë vetëm deklarata të z. Iljaz Halimi, por nxjerrin në shesh politikën antishqiptare që zihet në Kuzhinën Dora (selia zyrtare) e PDSH-së. Siç thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare “Çka ka shpija kallëzon fëmija!”, thuhet në reagimin e BDSH-së./alsat-m/

  9. #279
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    ZGJOHU reagon ndaj pohimeve të Iljaz Halimit

    Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" reagoi ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDSH-së, Iljaz Halimi, dhënë në emisionin "Rruga drejt..." në Televizionin kombëtar ALSAT M. Lëvizja ZGJOHU! konsideron që vetëm një joshqiptar mund të dakordohet me ndërtimin e kishës ortodokse mbi shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Nëna Terezë. Në komunikatën e ZGJOHUT thuhet se “Vetëm një joshqiptar mund të pajtohet me zhdukjen e gjurmëve shqiptare nga qendra e Shkupit dhe t'i bashkangjitet fushatës së shfarosjes së frymimit shqip të kryeqytetit të vilajetit të Kosovës dhe kryeqendrës së Dardanisë, siç ndodhi me Manastirin, Ohrin dhe vendbanime tjera shqiptare në Maqedoni. Më tej në komunikatën e Zgjohut thuhet “Me neveri ndoqëm lehtësinë me të cilën z. Halimi justifikonte miratimin e projektit për ndërtimin e kishës ortodokse mbi truallin më domethënës shqiptar në sheshin e Shkupit”.

    ZGJOHU shprehet e bindur se “qëndrimet e Iljaz Halimi nuk i ndan asnjë shqiptar i Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë dhe diasporës. Një komb mund t'i durojë të marët e vet, bile edhe ato më ambiciozët, por nuk mund t'a durojë tradhëtinë”.

    “Halimi gjithashtu tha se Tetova është kryeqytet i shqiptarëve dhe që nuk i intereson se çka ndodh në Shkup dhe pajtohet me ndërtimin edhe të kishave të tjera në sheshin e Shkupit. Nëse ndodh që z. Halimi edhe njëherë në jetën e tij të prononcohet për mediat, e lusim t'ia bëjë të qartë opinionit para emisionit që nuk flet si shqiptar! Njëkohësisht e ftojmë që kryqin në Vodno ta dërgojë në shtëpinë e vet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes ZGJOHU.

    Lëvizja ZGJOHU! është e bindur që subjekti të cilit i përket z. Halimi nuk i ndan qëndrimet e tij./alsat-m/

  10. #280
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Kush don ta djeg sërish Shkupin


    Shkruan: Mr. Bashkim Aliu


    Avanturat e qeverisë aktuale të Maqedonisë nuk janë ndonjë risi që të shkaktojnë habi në opinion, ngase gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në pushtet qeveritë e partisë maqedonase VMRO, avanturat, bile avanturat e rrezikshme për të ardhmen e vendit, kanë qenë veçori dalluese e periuidhës së sundimit të tyre. Mirëpo, avantura e rradhës me projektin për Shkupin 2014, na çon të gjurmojmë më thellë në rrënjët e asaj që ndodh në Maqedoni dhe prapavijën e vërtetë të pamjes së re që dikush dëshiron t’ia jep qendrës së Shkupit.

    Videoprezantimi i pamjes së re të qendrës të kryeqytetit të Maqedonisë- Shkupit, që u bë publik ditë më parë nga ana e qeverisë së Maqedonisë dhe komunës Qendër, qartë tregon se me këtë projekt nuk është për qëllim vetëm aspekti arqitektonik, por në fakt fjala është për një riformulim të identitetit të qytetit të Shkupit, gjegjësisht ballafaqohemi me një problem të natyrës historike e kulturore, e jo thjesht vetëm arqitekturale, bile edhe arqitektura është vënë në kontekst historik dhe kulturor të identitetit, sipas bindjeve të kreut politik shtetëror maqedonas.

    Projekti i prezantuar për pamjen e qendrës së Shkupit në në vitin 2014, është pjellë e mentalitetit nacional-romantist e radikalist të kreut aktual të qeverisë për ta mbrojtur një pseudoidentitet që nuk ua njeh askush në botë. Dikush tjetër përmes këtij djaloshi të papjekur, dëshiron ta bëjë atë që bëri akademia serbe përmes Millosheviqit, por duke i harruar rrethanat rajonale, ndërkombëtare dhe nacionale të realizimit të dy projekteve.

    Përmes statujave të figurave antike dhe ndërtesave me pamje antike, kreu aktual shtetëror dhe akademik i Maqedonisë dëshiron që ta përvetësojë antikuizimin si vlerë të tyre eksluzive, e kjo ua mbyll derën për në UE dhe NATO. Po ashtu, me këtë, tentohet të tregohet se identiteti i Shkupit është antiko-maqedonas (lexo sllav) dhe ortodoks, e jo edhe islam dhe ilir.

    Ky projekt, ngrit mur ndarje etnike kulturore dhe fetare, në kohën kur faktorët relevant ndërkombëtar flasin për domosdoshmërinë e integrimit të komuniteteve të ndryshme etnike në Maqedoni. Derisa Europa bëri çmos që ta rrënojë murin ndarës të Berlinit, dy dekada më vonë, Gruevski dhe klani i tij mu në Evropë ndërtojnë mur të ndarjes etnike dhe kulturore, e që shembullin nuk ka ku ta merr tjetër kund, pos se nga qeveria cioniste izraelite dhe ndonji tjetër vazale.

    Sipas këtij projekti, në qendrën e Shkupit do të vehen buste të figurave sllave dhe antike si Leka i Madh, por jo edhe të bashkësive tjera etnike në Maqedoni, në rradhë të parë shqiptarëve. Po ashtu, projekti parasheh kishë për ortodoksët, por jo edhe xhami për muslimanët, edhe pse aty ka ekzistuar xhami shekuj me rradhë. Në këtë mënyrë, Gruevski don t’i japë fund dilemës se kujt i takon Shkupi dhe se Shkupi është qytet unik i gjithë qytetarëve të tij. Sipas kësaj, ai riformulon identitetin e Shkupit si vijon: Qytet i ndarë në dy pjesë, pjesa qëndrore e të cilit është sllavo-ortodokse, ndërkaq pjesa tjetër e lënë pas dore nga të gjitha qeveritë e deritashme të Maqedonisë dhe më herët, islame, shqiptare. Në psikën e brezave të rij tentohet të formulohet imazh për Shkupin e kishës dhe Dame Gruevite e Aleksandrit të Madh, sipas qeverisë, i gjakut të maqedonëve të sotëm sllav, e jo Shkupin e Kalasë, Urës së Gurit dhe xhamisë së Sulltan Muratit, si dhe figurave të komuniteteve jo sllave. Sipas imagjinatës së sëmurë të Gruevskit si ekzekutues i projektit, këto ndërtesa dhe skulptura që nuk korespondojnë aspak me historinë, kulturën dhe identitetin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë, do ta vulosin identitetin e rij të Shkupit në kokën e brezave të rij sllav dhe do të shaujnë çdo dilemë se a thua vallë Shkupi u takon edhe tjerëve pos sllavëve ortodoks.

    Kjo avanturë e rradhës mjaft e rrezikshme e titulluar “Projekti:Shkupi 2014” ka ndikim negativ si planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm.

    Në planin e brendshëm, ngrit bariera të ndarjes nacionale dhe fetare të qytetarëve; nxit tensione ndëretnike dhe ndërfetare; injoron kulturën dhe historinë e josllavëve, e me këtë edhe e pengon integrimin e brendshëm të të gjitha bashkësive.

    Në planin e jashtëm, Maqedonia shndërrohet në shtet problematik që provokon fqinjët dhe shkakton destabilizim të rajonit. Në këtë mënyrë e mbyll vetë rrugën për t’u integruar në strukturat euro-atlantike.

    Kjo avanturë, ka edhe kosto të lartë financiare. Në kohën e krizës globale, kur e gjithë bota i ka hapur sytë në planin e harxhimeve të mjeteve të buxhetit shtetëror, Gruevski pa dhimtë harxhon para të buxhetit për lukse të panevojshme, bile edhe nxitëse të urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike. Në një shtet të varfur dhe me papunësi të lartë si Maqedonia, derdhen shuma astronomike për buste dhe ndërtesa të panevojshme. Kështu, vetëm oferta për kishën në qendër të Shkupit, ka qenë 18 milion euro, si dhe 10 deri në 15 milion euro janë paralajmëruar për 17 buste. Imagjinoni sa do të jetë kostoja përfundimtare e këtij projekti famëkeq. E që është edhe më keq, ky projekt i jep Shkupit imazh sllavo-ortodoks, ndërkaq financohet nga buxheti që e mbushin edhe muslimanët.

    FAKTORI NDËRKOMBËTAR

    Në gjithë këtë avanturë të rrezikshme, një pikë që ta tërhek vëmendjen është edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar. Në fakt, është vlerësimi im personal se faktori ndërkombëtar nuk është duke u pozicionuar drejtë në këtë çështje. Nuk mohoj se kanë thirrur në mosmarrjen e hapave që tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, por qëndrimi i prerë dhe reagimi adekuat për çështjen në fjalë, nuk ka ndodhur.

    Kur janë në pyetje shqiptarët, janë shumë të drejtpërdrejt. Për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë nga nxënësit shqiptar, qartë thanë se duhet të mësohet ngase i ndihmon integrimit të komunitetit.

    Nëse vërtet kaq shumë janë përkushtuar në çështjen e integrimit të bashkësive, pyes:Si duhet të jetë reagimi i tyre përkitazi me këto projekte provokuese që shkaktojnë ndarje të thella etnike dhe fetare në vend? Si duhet t’i klasifikojnë këto veprime që jo vetëm që çojnë në ç’integrimin e vendit, por janë rrezik potencial për detabilizimin e përgjithshëm të shtetit?

    Nuk mjafton të thuash se duhet respektuar kultura e të gjitha bashkësive etnike, apo se nuk duhet të randohet qendra me objekte fetare, ngase Gruevski me lehtësi përskaj këtyre deklaratave vazhdon në veprimtarinë e tij destruktive të injorimit të kulturave jo sllave dhe jo ortodokse, por duhet deklaruar qartë dhe prerë se në qendrën e Shkupit domosdo duhet rikthyer xhamia e rrënuar.

    Nëse e duan Maqedoninë unike, të integruar dhe stabile, ata duhet të bëjnë shtypje edhe përmes instancave më të larta të UE-së dhe NATO-s te qeveria që mos ekzekutojë projekte famëkeqe ndarëse mes bashkësive etnike dhe fetare në vend.

    GRUEVSKI E IMITON PIKOLOMININ

    Është e njohur në histori se komandanti luftarak austro-hungarez Pikolomini ka bërë djegien e Shkupit me pretekst se është paraqitur kolera. Mirëpo, disa historianë dyshojnë në këtë motiv pçr djegien e Shkupit, gjegjësisht mbështesin tezën se djegia e Shkupit është bërë në shenjë hakmarrje për identitetin islam që po formulonte të ardhmen e këtij vendi. Me këtë gjest, ai deshi ta djeg dhe ta rrënojë këtë identitet të banorëve të këtij vendi.

    S’do harxhuar shumë mend për të kuptuar se Gruevski mundohet ta imitojë Pikolominin në djegien e këtij identiteti, por tash me metoda tjera. Në fakt, ai me këtë projekt tenton ta djeg historinë disashekullore islamo-ilire të Shkupit- ndërkaq historia nuk mund të digjet- dhe të formulojë një identitetit tjetër sllavo-ortodoks përmes një imazhi të rij të qendrës së Shkupit ku injorohet çdo gjë jo sllave dhe jo ortodokse.

    Ne, nuk kemi çka të presim prej tjerëve të na zgjidhin problemet tona, por duhet t’i përveshim krahët dhe vetë ta mbrojmë identitetin tonë që donë të na mohojë ai të cilit nuk i dihet dhe nuk i pranohet identiteti.

    Njerëzit që e morrën votën e këtij populli në zgjedhje, duhet të zgjohen nga gjumi i komoditetit të ulëseve të buta të pushtetit. Është koha që t’i bien me grusht tavolinës që është blerë me para nga djersa e popullit të tyre, e që e shfrytëzojnë tjerët kaq kohë të gjatë.

    Mirëpo, a kemi ne burra që i bien tavolinës në zyrat e qeverisë së Shkupit, ju vetë e dini ma mirë përgjigjen!

Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •