
Postuar më parë nga
Harudi
Kjo është bërë me vetë vullnetin e shqiptarëve dhe subjekteve të tyre politike,kulturore,sportive,arsimore etj,që Shkupi të zhvishet nga "elementet" shqiptare.
Pse?
Shqiptarët "luftuan" që vetë të jenë popull periferik në Maqedoni,kur të dy Universitetet,të paktën njëri është dashur të hapej dhe të funkiononte në Shkup,e jo të dy Universitetet në Tetovë,pasi që Tetova ashtu-k'shtu njihej si qytet me "elemente" shqiptare.
Për dallim prej Shkupit,Tetova as nuk kishte e as nuk ka infrastrukturë për mbajtjen e dy Universiteteve me ato mijëra studentë,kuadro arsimor,konvikte,salla sportive,biblioteka e infrastrukturë për zhvillimin e praktikave të studiusëve të dy Universiteteve...etj
Në Tetovë,për dallim prej Shkupit,nuk janë të vendosura as institucionet më të larta shtetërore si:
Qeveria
Kuvendi (Parlamaneti)
Presidenca
Ambasadat e huaja
Kori diplomatik
Shtabet e ushtrisë dhe policisë
Spitalet
Aeroporti
Biblioteka qendrore
Asnjë nga ministritë
Banka qendrore
etj,etj
Bile në Shkup nuk janë as selit e partive politike të cilat herë njëra e herë tjetra qeverisin Maqedoninë së bashku me partit maqedonase.Pra k'to parti qeverisin nga Tetova periferike e jo nga Shkupi si kryeqytet.
Mandej pozita gjeografike e Shkupit ishte shumë më e përshtatshme se sa ajo e Tetovës për lidhjet e saja me Kosovën.
Nga Shkupi egzistojnë lidhjet ajrore,hekurudhore dhe automobilistike,për dallim prej Tetovës që lidhet diku me një cep të rrugës (vetëm vija automobilistike) me pikën shumë pak të frekuentuar në kufi me Kosovën (Glloboqicë),ku gjatë dimrit kjo rrugë më shumë rrinë e mbyllyr se e hapur.
Ne Shkup gjatë dekadës së fundit janë vendosur si banor të përhershëm të Shkupit me mijëra kuadro maqedonase si,ekonomistë,juristë,mjek,profesorë,politikolog,s portisë etj etj për dallim që kuadrot shqiptare të k'tyre profileve qofshin ato të Shkupit,Kumanovës,Dibrës etj vendosen në periferi të Maqedonisë përkatësisht në Tetovë.
Derisa elita intelektuale shqiptare janë grumbulluar diku atje në periferi të Maqedonisë (Tetovë),kryeqendra e Maqedonisë,Shkupi,gjithnjë emë shumë frymon maqedonisht,kuptohet me ndihmën e vetë shqiptarëve.
Krijoni Kontakt