
Postuar më parë nga
Albo
Do besh lufte per cfare? Do besh lufte me bullgaret ne Maqedoni qe jane ne numer dy here me shume se shqiptaret? Apo do besh lufte me Bullgarine qe eshte shteti me i madh ballkanik dhe protektori i shtetit Maqedon? Apo do qe 100 vjet me pas te plasi nje lufte tjeter ballkanike ne Ballkan dhe shqiptaret te dalin prape me gisht ne goje, me keq se dy luftrat e para? Apo kujton se SHBA dhe BE na kane ndonje borxh per te na dale ne krah ne shqiptareve sa here qe na hane briret?
Cfare do te arrish me luften, te shkaterrosh shtetin Maqedon? Ku kujton se do shkosh kur te shkeputesh nga Maqedonia, do bashkohesh me Kosoven apo me Shqiperine, qe kane problemet e tyre e nuk mund te merren edhe me problemet e shqiptareve ne Maqedoni.
Ju jeni qytetare te shtetit maqedon, dhe duhet ta keni per nder e jo per turp dicka te tille. Jeni shtetas me kombesi shqiptare ne nje shtet te pavarur multiethnik. Bashkejetesa ne Maqedoni mund te kete plot probleme, por probleme ka gjithandej: kujton se ai shqiptari ne Kosove apo Shqiperi nuk ka probleme punesimi e varferie? Sigurisht qe kane. Fakti qe jetojne ne nje shtet shqiptar nuk do te thote se diskriminimi dhe problemet marrin fund.
Dilni e protestoni ne rruge paqesore e demokratike per kerkesat dhe lirine tuaj. Protestat jane legjitime dhe duhen mbeshtetur, por jo lufta, jo dhuna, jo thirrjet per shkaterrimin e shtetit maqedon. Pa harruar edhe partite politike shqiptare: kerkojuni politikaneve e te zgjedhurve tuaj qe te perfaqesojne ne instancat me te larta demokratike te shtetit maqedon shqetesimet tuaja. Kjo eshte menyra demokratike e zgjidhjes se problemeve, jo lufta, jo dhuna.
Ky eshte dallimi midis nje populli liridashes e paqedashes nga nje popull i paqyteteruar qe njeh vetem rrugen e dhunes si zgjidhje te problemeve.
Albo
Krijoni Kontakt