I brumosur me ide nacionaliste në shërbim të çësthjes kombëtare
Shkruan Shkodran IMERAJ
Shfletimi i historisë
Në mesin e shumë veprimtarëve që lan gjurmë të pashlyer në memorien e shumë njerëzve dhe në lëvizjen e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi është edhe Xhemajl (Muharrem) Abazi nga Vushtrria.
Fëmijëria, shkollimi dhe veprimtaria i Xhemajlit
Familja Abazi e njohur ndryshe edhe si Familja Pantina, kishin emigruar në Shqipëri gjatë kohës së zhvillimit të Reformës Agrare në Kosovë 1931-1941. Të shtyre nga presionet e administratës serbë, Familja Abazi (Pantina), detyrohet që të vendoset në qytetin e Fierit të Shqipërisë.
Disa muaj pas pushtimit të Shqipërisë nga ana e Italisë, në qytetin e Fierit do të lindë Xhemajl Abazi i njohur ndryshe si Xhemajl Pantina. Ai u lind më 24 maj 1939, nga babai Muharremi dhe nënë Kadrija Abazi. Ai ishte fëmija i parë në familjen Abazi. Pas përfundimit të luftës (1945), Familja Abazi (Pantina), u rikthye në Kosovë dhe u vendosën në vendlindjen e të parëve të tyre në qytetin e Vushtrrisë.
Xhemajli, u rritë në një familje të varfër por më traditë kombëtare. Ishte nipi i Ajet Gërgurit dhe nëna e tij, Kadrija ishte motra e vetëm e Ajetit. Veprimtaria atdhetare e dajës Ajetit (i cili ishte Anëtarë i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare), ishte transmetua tek Xhemajlit, nga nëna Kadrije dhe babai Muharremi. Veprimtaria e Ajetit, do të ndikonte dhe u bë frymëzuese dhe udhërrëfyes për ën dhe veprimtarinë e Xhemajlit. Qysh herët ai u brumos më idetë nacionaliste kombëtare, ide këto që do ta përcjellin gjatë gjithë ës së tij. Ai u edukua në frymën së si duhet shërbyer interesave kombëtare. Ai ishte një fëmijë i urtë dhe i sinqerti, virtyte këto që do të përcjellin gjatë gjithë jetës. Xhemajli, shkollimin fillore e fillon në vitin shkollo 1946/1947, në qytetin e Vushtrrisë. Ishte nxënës shumë i mirë, çka do të dallohet edhe në aktivitete e lira të shkollës. Shkollimin fillore e përfundon në vitin shkollorë 1953/1954. Kushtet ekonomike dhe ato politike në Kosovë gjatë viteve ’50 të shekullit XX, ishin shumë të rënda dhe në disfavor për popullin shqiptar të Kosovës. Në këto rrethana, Xhemajli e fillon shkollimin e mesëm në Shkollën Normale të Prishtinës (ndryshe e njohu si Akademia Pedagogjike në Prishtinë) në vitin shkollor 1954-1955.
Viti shkollor 1959/1960, për Xhemajlin do të shënonte edhe përfundimin e shkollimit të mesëm. Tashmë ai ishte i përgatitur moralisht dhe kombtarisht dhe ishte i gatshëm që ti përgjigjeve interesave kombëtare. Në normale miq të pandashëm Xhemajli kishte, Fitim Domin, Shefki Stubllën, Hebib Shehun, Ruzhdi Berisha, Latif Nallbanin, Tefik Raka, Vajdin Xhafa, Zekija Baja, Lah Nimoni, Ibrahim Tafili, Hydavedi Rudi dhe Nusret Skeraj etj. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm ai e vazhdon odiseadën e radhës ku regjistrohet studimet për Gjeografi dhe Fizikë pran Universitetit të Shkupit në Maqedoni. Pas regjistrimit në Universitetin e Shkupit, Xhemajli, fillimisht më ndihmën e Shaip Devës, i cili ishte drejtor në Shkollën Fillore “Tefik Qanga” në Hant të Elezit, në vitin shkollor 1960/1961, filloi që të punoi si arsimtar respektivisht si bashkëpunëtor i jashtëm i kësaj shkolle. Ai në këtë trevë punoi deri në të vitit shkollor 1961/1962. Përveç punës që bënte në shkollën e Han të Elezit, ai punoi edhe në shkollën fillore në fshatin Gorancë dhe në atë të fshatit Siqishtë. Ai punoi për dy vite në këtë anë, çka përkushtimi i tij si arsimdashës punua më nderë të madhe ku edhe sot ai gëzon një respekt të veçantë në Kaçanik dhe Han të Elezit më rrethinë.
Gjatë kohës së vijonte studimeve në Shkup, Xhemajli më 1 shtator 1965, punësohet në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, në vendlindjen e tij. Ai më një afinitet të madhe dhe më një përkushtim të veçantë ju përveshë punës së mësimdhënësit. Puna dhe aktiviteti i tij ishte shumë i rëndësishëm për rrethin ku jetonte sepse ai edukoi në frymën nacionaliste kombëtare shqiptarë shumë gjenerata të tëra. Xhemajli më 30 shtator 1972, e lëshon punën në arsim. Në vitin 1988, zgjidhet Drejtor në Kompaninë Publike “Higjiena Teknike” në Prishtinë deri në fundit të vitit 1989 kur u shkarkuar nga detyra e drejtorit me vendim të Kuvendit të Serbisë dhe me futjen e masave të dhunshme në kompani.
Aktiviteti i Xhemajli në vitet 1990-1999
Më 23 dhjetor 1989, u formua Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në krye të saj u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja shumë shpejte e shtriu aktivitetin në tërë Kosovën. Dega e LDK-së në Komunën e Vushtrrisë më rrethinë është një ndër degët e para të formuan në Kosovë. Krahas shumë intelektualëve dhe veprimtarë të palodhur, që u radhitën në LDK-në Dega në Vushtrri, siç ishin Bajam Mulaku, Ibush Januzi, Bahrije Spanca, Emin Fejza, Ramë Halili, Gani Lahu, etj, ndër anëtarët e para ishte edhe Xhemajl Abazi. Xhemajli, fillimisht zgjidhet Kryetar i Aktivit të IV të LDK-së në Nëndegën e Dardanisë në qytetin e Vushtrrisë. Ai prej Kryetarit të Aktivit, më pas kaloi si Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Vushtrri. Miratimi i Deklaratës Kushtetues më 2 korrik 1990 dhe i Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, do të shënonte një ngjarje shumë të rëndësishëm për popullin shqiptar të Kosovës dhe më gjerë. Për jetën dhe veprimtarin e mëtutjeshme të Xhemajlit, këto dy dokumente do të ishin shumë të rëndësishme. Këto dy data ishin një moment shumë i veçanta për Xhemajlin. Kjo argumentohet edhe nga përkrahja që Xhemajli, iu dha publikisht këtyre dy dokumenteve që ishin shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Gjatë aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në 1990, ndër aktivistët më të devotshëm të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në komunën e Vushtrrisë, krahas Haxhi Ferizit, Hajze Kasniqit dhe shumë të tjerëve ishte edhe veprimtari i palodhur Xhemajl Abazi. Ai, gëzonte një autoritet shumë të madh në komunën e Vushtrrisë më rrethinë, dhe kjo kishte ndikua që ai të kishte shumë ndikim në rrethin ku jetonte dhe të kishte shumë suksese në aksionin e Pajtimit të Gjaqeve. Ai kishte arritur që të pajtonte disa gjaqe, ngatërresa, plagë dhe aktiviteti i tije në këtë drejtim ishte shumë i madhe.
Me 22 shtator 1991, Kuvendin i Kosovës, vendosi për organizimin e Referendumit për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, i cili u zhvillua nga 26 deri 29 shtator 1991.
Në komunën e Vushtrrisë më rrethinë, filluan organizimet rreth mbajtjes së Referendumit. Në këtë drejtim një kontribut shumë të madhe dha edhe Xhemajli. Ai ishte në çdo kohë në teren, dukë ftua masën që të votonte për Kosovën shtet të pavarur, dhe ishte pjesë aktive e Këshillit për organizimin e Referendumit. Po ashtu edhe në organizimin e zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare në Kosovë më 24 maj 1992, Xhemajli dha një kontribut të madhe në përgatitjen e terrenit për zhvillimin e zgjedhjeve. Puna dhe aktiviteti i Xhemajli, gjatë viteve ’90-’99, ka qenë shumë i madh. Arsye së pse, aktiviteti ka qenë shumë i madhe është së Xhemajli gëzonte një autoritet shumë të madhe në masën popullore në komunën e Vushtrrisë më rrethinë. Kjo argumentohet më së miri, ku dhunë dhe terori serb u rritë në masë të madhe kundër shqiptarëve të Kosovës e posaçërisht kundër arsimimit në gjuhën shqipe. Kështu, në një takim më qytetarët e komunës së Vushtrrisë më rrethinë në vitin 1996, takim i cili u mbajt në lokalët e Shkollë Fillore “Naim Fashëri”, ku ishin të pranishëm mbi 500 veta, Xhemajli ndër të tjera para masës së tubuar, ven theksin e veçantë për financimin e procesit arsimor në gjuhën shqipe, i cili tashmë po funksiononte i pavarur karshi ati serb. i viteve ’90, do të shënon edhe fillimin e Luftës Çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1998-1999).
Përfundimi i Luftës Çlirimtare në Kosovë (1999), ishte një ngjarje e madhe për popullin shqiptar të Kosovës. Pas një gjysme shekulli nen thundrën e egër të regjimit serb, shqiptarët e Kosovës frymuan të lirë e të pavarur në trojet e tyre etnike. Xhemajli, edhe pas përfundimit të Luftës së UÇK-së, vazhdoi aktivitetin e tij në dy fusha, atë politik dhe në atë sportiv.
Në fushën politike, ai në zgjedhjet e para të organizua në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 2000, Xhemajlin do ta kandidoj Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, për kandidat për Këshilltar në Asamblenë Komunale. Kështu, ai ishte ndër të parët më të votua, ku e siguroi pjesëmarrjen në Asamblenë Komunale. Gjatë periudhës 2000/2002, ai shërbeu si Këshilltarë në Asamblenë Komunale në Vushtrri dhe Kryetar i Komisionit për Komunitete. Në periudhën 2001/2002, Xhemajli kryen detyrën e Përgjegjësit të Objekteve Sportive më Vushtrri, si dhe Drejtor i Palestrës Sportive në Vushtrri. Xhemajli, nga viti 2001 deri në fund të vitit 2003, ushtoi detyrën e Koordinatorit të Kryesisë së degës së LDK-së në Vushtrri, për shkak së kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, për shkaqe shëndetësore nuk mund të ushtonte detyrën e kryetarit. Gjatë kësaj periudhe Xhemajli, e udhëhoqi më sukses LDK-në dega në Vushtrri. Ai ishte edhe bartësi kryesor i proceseve politike brenda LDK-së në Vushtrri, pasi që më sukses udhëhoqi ketë subjekt në zgjedhjet e vitit 2002.
Aktivist i devotshëm i LDK-së
Po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në nëntor të vitit 2002, ai kandidohet papë dhe zgjidhet Këshilltarë në Asamblenë Komunale. Gjatë mandati 2002/2007, Xhemajli ishte anëtar i Komitetit për Politik dhe Financa. Ai gjatë mandateve 2000/2002 dhe 2002/2007, në Asamblenë e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë kishte kryesuar Grupin e LDK-së. Për kontributin e dhënë në aktivitet në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri, kjo degë më 17 janar 2010, ndau Mirënjohje të Posaçëm, më motivacion : për kontributin e dhënë si veprimtar dhe aktivist i LDK-së për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në fushën sportive, ai e vazhdoi aktivitetin e tij. Ai dha një kontribut të madhe në ngjalljen e jetës sportive. Ai në Klubin Futbollistik “Kosova e Vushtrrisë” ishte anëtar i Kryesisë së Klubit. Në vitin 2002, Kryesia e Klubit Hendbollistik “Kosova” e Vushtrrisë, ekipi i femrave, i ndanë Mirënjohje, për kontributin e dhënë për të arriturat e klubit dhe për kontributin e dhënë pranë këtij klubi. Po ashtu Xhemajli, ka dhënë kontribut edhe ngritjen e sportit të shahu në komunën e Vushtrrisë. Në vitin 2007, për angazhimin e tij të jashtëzakonshme, K.F. “Kosova e Vushtrrisë”, e shpallë Anëtar Nderi. Ai ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të të gjitha aktiviteteve sportive në komunë e Vushtrrisë më rrethinë. Çdo herë aty ku e kërkonte puna. Për as një moment nuk u ndal së vepruari dhe kontribuar në çdo aspekt të jetës. Pas një veprimtarie të begatshëm, në shërbim të rrethit ku jetonte dhe çështjes kombëtare, më 16 shkurt 2010, i pushoi së rrahuri zemra, veteranit të arsimit, nacionalistit dhe veprimtarit të palodhur, Xhemajl (Muharrem) Abazi, i cili e përfundoi më suksese misionin e tij jetësorë. Ai pas vetës la bashkëshorten një djalë dhe dy vajza.
Të tjerët thanë për Xhemajlin
Gjatë kohës së mbledhjes së materialit në teren, në mesin e shumë veprimtarëve që na ndihmuan në kompletimin e këtij shkrimi, do të veçojmë këto mendim dhe pohime për Xhemajlin : Ibush Januzi : Ka pas afinitet të veçantë, ka pas dhunti për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve. Kontributi i tij ka qenë shumë i madhe përarsyes së ai gjithmonë ka qenë më të rinjët, është marrë më sport, është marrë më kulturë, ashtu që fjala e tij tek rrethi ku jetonte dhe tek gjeneratat e reja ka pas shumë ndikim dhe efekt shumë të madh. Ai ka pas afinitet për komunikim më masën. Së pse ai ishte aktivist është së ai kishte prejardhje prej një familje më traditë kombëtare, patriotike. Bajram Mulaku : Ai ka qenë një njëri më ngritje të lartë, njëri së s’ka ditë më fye, njëri që ka pas një fjalorë të veçantë të komunikimit e të shprehjes dhe gjithmonë është çmua prej kolegëve, por mbi të gjitha ka qenë fakt njerëzor. Hebib Shehu : Xhemajli, ka investua shumë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në urti dhe në unitet, parime këto që ai i kishte gjatë gjithë jetës. Myrvete Badivuka-Pantina : Ai më përvojën e tij na ka ndihmuar që të tejkalojmë kundërthëniet. Shumë herë ka qenë i gatshëm që të ndihmonte dhe të kontribuonte, ka pas aftësi dhe kapacitet që më përvojën e tij, më bagazhin e tij politik që e ka pas, që të na ndihmon që të dalim shumë herë prej situatave të vështira. Bahrije Spanca : Së bashku ishim në aktivitet për kauzën kombëtare, na bashkoi rruga e idealit. Mësova nga ai se si duhen njerëzit, se si respektohen njerëzit, se si motivohen njerëzit për organizim të përbashkët për zgjidhjen më aq sakrificë të çështjes së shenjtë të lirisë. Më kujtohet respekti për luftëtarët e lirisë. Pas luftës e takova serish në angazhimet konstruktive për formimin e shtetit të ri. Besim Haliti : Nuk ka pasur aktivitet sportiv që nuk ka qenë prezent dhe gjithmonë ka shprehur mendime të cilat kanë qenë udhërrëfyes për punë tonë. Jetën dhe veprimtarinë e Xhemajl Abazit, pa dyshim që do të mund të ndajmë në disa rrafshe si : mësues, pishtarë i devotshëm i edukimi të brezave të tëra, ku punoi më angazhim të veçantë dhe fitoi një simpati dhe admirim të madhe, nacionalist i devotshëm, virtyte këto që i trashëgoi nga daja Ajet Gërguri, i cili kishte dhënë kontribut të çmua në Lëvizjen e popullit shqiptarë të Kosovës pas vitit 1945, respektivisht anëtarë i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Xhemajli, ishte pjesë e Ilegales së NDSH-së në Vushtrri, politikan, i cili dha një kontribut të madhe në formimin dhe funksionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Vushtrrisë më rrethinë, veprimtar dhe humanist, i cili u shqua për kontributin e tij të veçantë në lëvizjen gjithë popullore për Pajtimin e Gjaqeve, në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në ndihëm për nevojtarët, sportistë, ishte njëri ndër themeluesit e Klubit të Futbollit, “Kosova e Vushtrrisë” ku për një kohë ishte edhe menaxher i këtij klubi si dhe trajner në Klubin e Futbollit “Flamurtari” në Prishtinë. Në këtë fushë ai dha kontribut shumë të madhe. Objektivisht, ku të ndërlidhën këto rrafshe të veprimit, atdhetarin Xhemajl Abazin, e bëjnë një figurë të spikatu dhe veprimtar të devotshëm dhe të palodhur.
P.S. Autori është Asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 18-06-2010 më 05:12
Krijoni Kontakt