Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359

    Në 130 vjetorin e Lidhjes të Prizrenit

    Në 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit



    LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PËR

    TËRËSINË E SHQIPËRISË



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kërçovë, 08. 06. 2008



    Epopeja legjendare për mbrojtjen e tërësisë së Atdheut nga armiqtë e shumtë, i mbushi 130 vjet kushtrimi për ta realizuar Programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare! Lufta këmbëngulëse e saj u përball me vullkane e stuhi rrebeshesh që ranë mbi shqiptarët, nga armiqtë e shumtë që deshën t'ua cënojnë skajshmërisht lirinë dhe t'i nënshtrojnë sipas skenarëve të nënshtrimit, që në tokën e Arbërit të zhvilloheshin gjymtyrët e xhelatëve perandorë, siç ishin dhe mbetën kaurroshkinia sllave të njohur si Crno Srbo Mako sllavi !
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  2. #2
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    · Foto: Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10.VI.1878

    · Foto: Bashkimi i shqiptarëve më 10 qershor 1878



    Ata me orgji të ndryshme iu vërsulën dhe e goditën, e vranë dhe e dogjën shumë herë Arbërinë! E ndanë dhe e sakatosën! E fyen ndërgjegjen e shqiptarit kudo që ish, por se mposhtën se ai, gjithmonë u ngrit nga pasojat përherë më i fortë dhe me ndjenjën e shqiptarisë luftoi kundër Perandorive që sollën Traktatet e robërisë që nga Shën Stefani e deri tek Rambuje e Marrëveshja Karikaturë - Kornizë e Ohërit !

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit qysh nga 10 qershori 1878, u shndërrua në jehonë e kushtrim se si duhet të bëhet legjitime e drejta natyrore e Tërësisë së Atdheut - Shqipëri, e ndarë si më zi, dhe me pasojat që shqiptarët pësuan nga përndjekjet, burgosjet dhe vrasjet e shumë natyrave, nga Traktati famëzi i Shën Stefanit e deri sot!

    Qysh atëherë e deri sot, për 130 vjet përballen Abdylat, Mic Sokolat, Sulejman Vokshët, Sefë Kosharet për ta mbrojtur e për t'i dalë zot asaj Cope të Atdheut që iu vërsulën ta përpijnë si hijenat kaurroshkinia sllave me çetnikë e me vojvoda , të përkrahur edhe nga dobiçët e tjerë ortodoksë! E shqiptarët, prej pushtimit të Sulltanit dhe Portës së Lartë ranë në kthetrat e kryqit serbosllav, i cili, u shfaq si diktat për ta zhdukur qenësinë shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve! Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare, e shqetësuar deri në kulm, u bë baza e organizimit të veprimtarisë për ta mbrojtur shqiptarinë !

    Në përballje të ashpra me tiranët e shkinokaurrisë, ajo eci drejtë përparimit! Në optikën e saj pati gjithmonë një sintezë historike e cila, është ndeshur me pikëpamjet e nihilistëve, shovenistëve dhe pushtuesve të ndryshëm të cilët me dinakëri ia ndanë dhe ia prenë Arbërisë gjymtyrët e vet. Qysh atëherë, në globin tokësor, trungu shqiptar i ndarë kullon gjak e vrer. Një copë skelet - Shqipëri, mbeti të blerojë e vetmuar që nga 1912 e këndej, duke e kërcënuar ta mbjellin me farën e kaurrofillisë bizantine! Sa përmasa të Atdheut u bënë poligone përndjekjeje dhe pastaj u shpërndanë si dhurata dhe hise sipas dëshirës së Fuqive të Mëdha të shprehura në Kongresin e Berlinit! Ishin ato tokat shqiptare të nxjerra në pazarin e zi të politikës që me dredhi i mori Cetina, Sërbia, Greqia...! Ishin ato tendencat e rrënimit kundër ndjenjës shqiptare, që tokat e saj dhe shqiptarët të bijnë pre e pushtimit në Plavë e Gusi, në Kosovë, në Pollog e Pellagoni, në Prevezë, Artë, Janinë e Çamëri, që përjetuan dhunën terrorin dhe veprimin reaksionar të përkrahur nga Carët e Rusisë!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  3. #3
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Për këtë krerët e Lidhjes Shqiptare ishin të indinjuar thellë, ndaj u ngritën kundër Vendimeve të Kongresit të Berlinit që padrejtësisht i la nën thundrën e pushtuesve mbi 100 000 kilometra katror të Arbërisë! Kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u bënë karakteristikë e këmbëngultësisë se si kundërshtohet shkëputja e territoreve, dhe si nuk ndalet së frymuari ideja për bashkimin dhe pavarësinë e trojeve shqiptare. Edhepse kishte karakterin çlirimtar, nëpër shumë momente ajo u përball me shpifje duke e paraqitur si rrymë me program ideologjik dhe me karakterin islamik!

    Lidhja shqiptare ishte, ndaj u bë edhe arenë e një humanizmi evropian e ndërkombëtar! Ajo edhe mëtutje këmbënguli duke pasur rolin aktiv të ndreqjes së gabimeve dhe korrigjimin e historiografisë për gjeostrategjinë dhe vlerat e popujve ballkanikë, por, atë e goditën popujt reaksionarë, që ia futën flakën Ballkanit, dhe pastaj, u çorrën se janë për respektimin e të drejtave dhe lirive kombëtare! Pothuajse gjatë gjithë këtyre viteve që nga themelimi i saj, ajo u qëndroi gjithë qerthujve të vlerësimeve reaksionare, dhe me faktografinë e arsyes doli në rrugën e mbarë ku obcioni politik dhe kufizimi i kornizës së vlerës së Pavarësisë është ma afër se kurrë !

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit është bërë arteria e përherëshme dhe më kryesorja që i lidh gjithë pjesët dhe gjymtyrët e Atdheut! Prej asaj kanë dalë alternativat e veprimit dhe mbrojtjes shqiptare. Ajo është bërë burimi i rrjedhave dhe mund të konsiderohet si kompleks i ngritjes së faktorëve shqiptarë që dalin së bashku me kërkesa për liri, bashkim e pavarësi, sepse ata që e formuan, ishin të gatshëm deri në vetëflijim, ta mbrojnë tërësinë e Atdheut, poashtu siç janë të gatshëm brezat ta mbrojnë edhe me luftën e armatosur!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  4. #4
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Në këtë dimension populli shqiptarë ka dhënë bijtë e vet legjendarë për të cilët gjeostrategjia dhe historiografia e trimërisë ka shkruar shumë vlerësime pozitive! Prej tyre, janë mahnitur në arenën ndërkombëtare shumë mekanizma dhe si rezultat i asaj mahnitjeje, shqiptarët e kanë fituar edhe simpatinë dhe përkrahjen e tyre për të këmbëngulur drejtë Bashkimit dhe Pavarësisë !

    Në rrethana të ndërlikuara të politikës dhe ideologjisë, Lidhja Shqiptare Kombëtare të shpeshtën është ndeshur me kushtet e rënda të agonisë mesjetare. Reaksioni i egër dhe ofanziva e kryqëzatave bizantine sllave, dhe shovenizmi ballkanik të përkrahur nga carorusia Putinase ka dashur ta nëpërkëmbë ndërgjegjen e Lidhjes Shqiptare! Gjithë ajo strukturë e pushtimit qëndroi nën një ombrelë që i realizonte interesat e përbashkëta duke bashkëpunuar e shpërndarë trojet shqiptare. Edhe më vonë që nga 1940 deri më 1978, ku u mbushën 100 vjet të veprimit të Lidhjes Shqiptare, të njëjtit pushtues me të njëjtën platformë të sllavokaurrisë i përndoqën dhe i vranë rilindasit përparimtarë të Kosovës! I mbushën burgjet e Goli Otokut, Gradishkës, Idrizovës...! Vargane të demokratëve dhe iluministëve i mbyllën të kalojnë vitet e rinisë vetëm e vetëm, ta mbajnë nën kthetra kauzën shqiptare.

    Por, ajo u bë karakteri i notës revolucionare dhe gjithkah ndezi flakadanin drejt çlirimit! Dilnin përpara Abdyli e Mici, Sulejman Vokshi e Sefë Kosharja dhe përballeshin me epokën para gjyqit! Ashtu siç përballeshin pas një shekulli Adem Demaqi, Jusuf Gërvalla, Abedin Hyseni, Avni Elmazi, dhe Baca i shkencës për ligjësinë e shqiptarisë Ukshin Hoti...! Po si ata legjendarët e dalur nga legjenda edhe Baca Adem Jashari, kryekomandanti i Ushtrisë çlirimtare të Shqiptarëve! Hamza, Fehmiu e Xheva, Agimi e të tjerë...!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  5. #5
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Për trupin e Atdheut të robëruar, për çdo katror të saj, kanë rënë heronjtë legjendarë! Nga bima e djallit pushtues të shkinokaurrisë sllave, shqiptarët me dredhi janë vrarë e janë djegur, janë vjedhur e dhunuar deri në barbari! Po e njëjta praktikë bizantine është prezente edhe pas 130 vjetëve nga formimi i Lidhjes Shqiptare Kombëtare! Gjymtyrë të përdala e kanë ngatërruar qenësinë shqiptare edhe kur sjellin vendime e harrojnë datat kombëtare, edhe kur hyjnë në garë për të krijuar struktura funksionale që ta mbrojnë atë pak hise të krijuar amalgam bashkëjetimi me robëruesit !

    Për trungun etnik të shqiptarëve, bijtë e saj përballen edhe në baushtellët e Evropës, edhe në restoranet e Amerikës, edhe në burgjet sllave. U përballën në Preshevë e Bujanoc. Në Likovë e në Tetovë! Por me të njëjtën strategji amalgamët dhe gjymtyrët e përdalura me ndërkombëtarë e me shkinokaurri ranë në ujdi të marrëveshjeve, kipca të Shën Stefanit! E me to, shfarohet prezenca e shqiptarëve që duhet të veprojnë të nënshtruar! Me ato projekte u veprua në Nish, Leskoc dhe Vranjë. Ashtu veprojnë në Kumanovë, Përlepe e Manastir! Ashtu vepruan në Konicë, Janinë e Prevezë. Me ato kipcMarrëveshje të Shën Stefanit :

    Njëqindmijë kilometra katrorë, njëqind e tridhjetë vjetë robëri!

    Prandaj, të kanë dalë bijtë e shqipes, dalin e do të dalin, t'i shërojnë plagët e robërisë duke ia mbledhur tërësinë Atdheut të coptuar e të nënshtruar! Edhe në beteja! Edhe në tryeza marrëveshjesh! Por djajtë, djaj mbetën sërish!

    Ribashkimi i këtyre Traktateve famkëqij kurrë nuk është bërë pa i krijuar rrethanat që flasin për tragjedi! Nëpërmes granatimeve, flakës e zjarrit, dhunës, vjedhjes e terrorit, grabitqarët e tokave shqiptare , gjithmonë kanë vepruar pa e pasur kujdesin dhe mirëkuptimin! Megjithatë shqiptarët duke e pasur idenë dhe konsideratën për Pavarsi dhe Bashkimin, kanë dalë ballëpërballë gjithë këtyre makinerive vrastare dhe e kanë bërë kërkesën legjitime. Aksionet vrastare, diplomacia dhe propaganda shoveniste kurrë nuk i ka shembur. Ashtu siç nuk mundet t'i shembë nga transheja e kërkesës bijtë e ngujuar të Vetëvendosjes, që përballen me alarmet e zhvendosjes dhe me granatimet e vazhdueshme të forcave policore e ushtarake të UNMIKstanit Ahtisarist! Ata janë bërë një dhe frymojnë sipas parimeve që i pati Prizreni legjendarë, ku solli vendimet se do të veprojë si Lidhje Shqiptare për ta ringritur Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  6. #6
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Të asaj ndjenje kanë dalë e do të dalin edhe nipërit e stërnipërit e saj dhe me zërin e kushtrimit si Abdyli e Mic Sokoli, si Sylejman Vokshi e Sefë Kosharja, do të rreshtohen t'i presin gjylet e pushtuesve duke ia bërë me dije edhe Fuqisë së madhe të Botës se: Do ta japin edhe jetën vetëm për të drejtën, barabarësinë e lirinë!



    Është Lidhja Shqiptare kjo! Amaneti që u flet brezave që të zgjohen e të shndërrohen në jehonë legjendare për Bashkimin dhe Pavarësinë e Atdheut të quajtur Shqipëri e Bashkuar!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kremtimi i 130 vjetorit të LSHP me 10 Qershorë 2008



    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #8
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Gezuar pervjetori i Lidhjes se Prizrenit! 10 Qershor 1878-10 Qershor 2008

    Rrofsh Feneri per kete teme te rendesishme, per perkujtimin e nje Jubilari te nje Keshilli Bashkimi nder me te rendesishmit ne historine tone...
    Lavdi Rilindasve pa perjashtim qe na lane emrin dhe vepren, qe na lane gjakun , lirine dhe bashkimin amanet...

    Rrofsh Kili qe ke sjelle videon per manifestimin per kete Jubile organizuar nga Levizja Vetevendosja, shume bukur...me pelqeu rinia...ardhmeria...dhe gjithesesi simbolika e bashkimit nga vete vazhdimsia e Engjujve Rilindas...brezi i Ri perpara deri ne bashkim .


    Gezuar*


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Kremtimi i 130 vjetorit të LSHP me 10 Qershorë 2008

    http://www.youtube.com/watch?v=bUY42BfIzNE

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Uroj qe vitin tjeter ky pervjetor te shenohet akoma me mire, thjesht nuk ndjehet edhe aq festa ne Prizren me 10 QERSHOR.
    Ne asnje lokal nuk degjohej muzike Shqipe, dhe te gjithe Kamarieret qe kane pranuar maica me moton Lidhja eshte gjalle,kur erdhi mbremja i hoqen, ndersa zhurma e helikopterve dhe prania e shtuar e forcave te NATOS krijonin ndjenjen e mosfestes.
    Organizimi nga Vetvendosja i cili ishte perqendruar rrugeve, tregon edhe nje here se kjo levizje preferon rruget dhe zhurmen ne vend te kremtimit dinjitoz, me ne fund nderhyrja e policise qe shperndau nje grup te vogel mbi ure, vendosja e bustit perpara PTT me organizim te thjeshte i dhane me 10 Qershore Prizrenit nje atmosfere jo te merituar.

    Vetem Shtepia e Lidhjes dhe obori ishin te pregaditur per kremtim.

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Kaluan 130 vjet e ende skemi bere nje shtet te bashkuar shqiptar,skemi bashkuar ende 4 vilajetet e kohes se Lidhjes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  2. Në 131 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 21:30
  3. Qëndrimi i shtypit të huaj ndaj lidhjes së Prizrenit
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •