Close
Faqja 36 prej 93 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 921
  1. #351
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2009
    Postime
    306
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Simbas Gazetes Shqiptare sot Gjykata kushtetuese ka rrezuar marrveshjen e qeverise berisha me Greqine per ujrat territoriale.Ajo ka mbeshtetur ankesen e PS dhe ka kerkuar rinegocimin e saj..Mendoj se ky eshte nje vendim i drejte e ne kohen e duhur.Kjo marrveshje e bere me nje nxitim e ngut kaq te madh nga saliu ne kohe fushate elektorale nuk kishte sens.Kryeministri grek vizitoi vendin tone ne nje kohe te papershtateshme.Ai me shume beri presion mbi Berishen me firmosjen e asja marrveshjeje te dyshimte e jo transparente per median.Kerkesa per mospranine e mediave u kerkua nga karamanlisi i Gerqise.Kjo ishte nje ceshtje teper e ndjeshme per gjithe shqiptaret dhe t'jua mnbash sekret mediave e publikut eshte per tu dyshuar.Greqia na i solli kufirin 900 m larg nga bregu i Sarandes.Nuk e besoj te kete qene ketu ne kohen e regjimit te Hoxhes.Bile kufirin me greket Saliu na i solli edhe ne Otranto,gje qe nuk e kishim degjuar me pare.
    Saliu nuk duhet te merzitet,por tani te punoje me me pergjegjesi e te therrase specialiste nga te gjithe ata qe e njohin kete kufi detar,qofshin edhe jashte qeverie.Pse jo mos te kerkoje edhe konsulence nga Britania e Madhe ,Italia dhe USA.
    Kjo nuk ma merr mendja se eshte gje me rendesi sepse harta e kufirit te shqiperis eshte e regjistruar edhe me contimetra ne kaldajen e londres kur kta te fundit coptuan shqiperin para 100 vjetve

  2. #352
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,129
    Postimet në Bllog
    22
    Mos spekulloni me lajme te dala ne rruge jo zyrtare. Nuk eshte e para here qe Balkanweb mashtron publikun me lajme te reme. Prisni te lexoni njoftimin zyrtar te Gjykates Kushtetuese e pastaj jepni mendim.

    Albo

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Sali Berisha duke quajtur Profesor Pashaj "sharlatan"!






    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #354
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Meta deklaron se ne e pranojme vendimin e gjykates edhe pse nuk na pelqen Ne te kundert, opozita nuk i pranon vendimet(kutite) edhe pse keto kane dale nga e njejta gjykate .

    "Pakti", Meta: Respektojme vendimin e Gjykates
    27/01/2010 12:10

    Ministri i Jashtem, Ilir Meta, deklaroi se qeveria do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetetuese per projektmarreveshjen e percaktimit te kufirit mes Shqiperise dhe Greqise.

    "Parimisht, na pelqen apo jo ne do te respektojme vendimin e Gjykates. Respektojme pavaresine e gjykatave qe eshte esenciale ne nje vend demokratik", u shpreh Meta ne nje prononcim per mediat.

    Duke theksuar se ende nuk ka marre nje njoftim zyrtar per kete vendim te Kushtetueses e rrjedhimisht nuk mund te jape asnje qendrim zyrtar perfundimtar, numri dy i qeverise theksoi se ne kete zhvillim nuk cenohen marredheniet me fqinjin tone jugor, Greqine.

    "Ne do te lexojme argumentat qe ka dhene gjykata per marrjen e vendimit dhe me pas do te bejme publik me transparence edhe sqarimin tone dhe rrugen qe do te ndiqet me pas", theksoi Meta.

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga SKENDER_BEU Lexo Postimin
    Kjo nuk ma merr mendja se eshte gje me rendesi sepse harta e kufirit te shqiperis eshte e regjistruar edhe me contimetra ne kaldajen e londres kur kta te fundit coptuan shqiperin para 100 vjetve
    Sigurisht qe ashtu eshte e nuk e luan topi,por saliu per interesa e karriges se tij nuk i referohet ''kaldajes'' se Londres.Ajo ndarje e qe eshte bere me 1913-n duhet te jete baza e diskumit dhe shenimi te kui detar.
    Po miku im nuk di dka se qe nga 1913-a mbi uj kane dal edhe disa shkbinj qe nuk kane egzisu ne koh dhe sliu e ka te lete,se bashku me e cobanin ,te cilin e ka bere kunderadmiral te flotes detare(Gervenin).Shpresojme se cdo gje do te shkoje ne interes te Shqiperise.Pra kufiri duhet shenuar ashtu sic u vendos me 1913-n.Saliu nqse vendos perseri arbitrarisht per kufirin tone detar,po vendos edhe fundin e tij ne pushtet,por demi i behet gjithe shqptarve.

    PS:Me bene pershtypje aktivizimi dhe interesimi i filogrekve per kete ceshtje.Sic duket nuk po ndihen mire nga ky refuzim i bere nga Kushtetuesja.

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Sigurisht qe ashtu eshte e nuk e luan topi,por saliu per interesa e karriges se tij nuk i referohet ''kaldajes'' se Londres.Ajo ndarje e qe eshte bere me 1913-n duhet te jete baza e diskumit dhe shenimi te kui detar.
    Po miku im nuk di dka se qe nga 1913-a mbi uj kane dal edhe disa shkbinj qe nuk kane egzisu ne koh dhe sliu e ka te lete,se bashku me e cobanin ,te cilin e ka bere kunderadmiral te flotes detare(Gervenin).Shpresojme se cdo gje do te shkoje ne interes te Shqiperise.Pra kufiri duhet shenuar ashtu sic u vendos me 1913-n.Saliu nqse vendos perseri arbitrarisht per kufirin tone detar,po vendos edhe fundin e tij ne pushtet,por demi i behet gjithe shqptarve.

    PS:Me bene pershtypje aktivizimi dhe interesimi i filogrekve per kete ceshtje.Sic duket nuk po ndihen mire nga ky refuzim i bere nga Kushtetuesja.
    Nuk ka pase kufij detare ne 1913, e per kete behet sot kjo ndarje.Meqenese futja ne BE kerkon retifikime te sakta kufishe , qe te mos kete konflikte te mbartura ajo orjenton qe kjo ceshtje te saktesohet.Qeveria mendoi se po e ben me specialiste, por ja qe perseri abuzohet , keshtu qe kjo ceshtje do te shkoje drejt Srtasburgut.Problem ketu qe behet shkak per abuzim eshte gjiu i Sarandes qe nuk njihet si i tille.Pra nese njihet e drejta e te quajturit "gji" atehere lindin dhe te drejta te tjera mbi kete status.Te drejten per njohjen e gjirit e kane nderkombetaret dhe keshtu kjo ceshtje do tembetete nen gjykimin e tyre.Deri tashti kushtetuesja ska bere asnje gjykim por ka pranuar kerkesen e pales kundershtare dhe pezullimin e marveshjes objekt per gjykim.Por nje gje eshte e vertete se ketu nuk ka ceshtje personale te Berishes por thjeshte nje ndarje teknike,por qe te ligjte edikurshem qe dhe sot jane ne te njejten linje kerkojne te ngrefin mendjen e ijnoranteve.Ne fakt ne shqipetaret shquhemi per patriote leshi.Juve ju duken normale oto letrat e Rames dhe kundershtite per kredencialet e perfaqesuesve shqipetare ne KE, e vetmja tribune per te drejtat tona, endrra e shqipetareve per nje status te tille ku ti ndegjohet zeri.Keitij i thone degjenerim rracore apo gjenetik.

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Gjykata kushtetuese thjesht ka dhene qe ka mare parasysh kerkesen e pales paditese dhe ka mare vendim qe ceshtja e kufijve detare me Greqine te rinegociohet nga e para.
    Vendimin e arsyetuar do ta publikoje disa dite me pas ku do spjegoje qe edhe vete kushtetuta e RSH eshte shkelur nga mendjecektesia, servilizmi dhe injoranca e atyre qe e hartuan dhe votuan ate marreveshje.
    Me vjen mire qe su ratifikua ajo marrveshje haptas ne dem te vendit tone.
    Shyqyr qe ka akoma burra ne ate vend qe ju dhimbset atdheu se qeverria me edukate prehistorike e te prapambetur ka rrezik qe edhe Tiranen ta shese.
    Luan sot bllofin Berisha si perhere te spostoje vemendjen ndaj ketij turpi te shitjes se ujrave Greqise duke tundur letren e Dades ne KiE.
    Dhe hopa papagallet prapa po me letren e Dades
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 27-01-2010 më 11:08
    Albania Uber Alles

  8. #358
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,129
    Postimet në Bllog
    22
    NJOFTIM

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

    Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

    Vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme.

    Gjykata Kushtetuese

  9. #359
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,129
    Postimet në Bllog
    22
    Prononcimi për Mediat i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta lidhur me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Kufirit Detar me Greqinë.

    Pyetje: Z. Meta, Gjykata Kushtetuese është shprehur sot përsa i përket marrëveshjes që përcakton ndarjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. A keni një koment?

    Përgjigje: Ju e dini se që në momentin që kjo çështje ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, qeveria ka ndërprerë çdo lloj debati publik për këtë çështje, pasi ka bërë gjithë transparencën e duhur dhe të domosdoshme më parë, pikërisht në respekt të pavarësisë së institucioneve dhe të Gjykatës Kushtetuese për rastin në fjalë.

    Jemi njohur nga disa gazeta sot, lidhur me një vendim të caktuar që është marrë. Natyrisht që shtypi këtu e ka forcën, ai i merr informacionet përpara politikës, ndaj ne e respektojmë shtypin dhe pushtetin tuaj, siç respektojmë dhe pushtetin e gjykatave.

    Ajo që dua të them është se në cilindo rast, sikurse jam shprehur dhe përpara se kjo çështje të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo është një domosdoshmëri që vjen nga respekti i qeverisë për pavarësinë e gjykatave dhe të institucioneve të pavarura, pavarësisht nga pretendimet apo nga rezervat që mund te kemi ndaj çdo lloj vendimi, pasi ne do të lexojmë me vëmendje dhe argumentimet që do të jepen dhe kuptohet që do të bëjmë edhe sqarimet e duhura.

    Por dallimi esencial midis kësaj mazhorance evropiane për integrim me lidershipin aktual të opozitës aktuale, është pikërisht ky: Ne i respektojmë vendimet e gjykatave edhe kur na pëlqejnë, edhe kur mund të kemi rezerva për to. Kurse ata janë vetëm për ato vendime që u pëlqejnë dhe i injorojnë kur këto vendime bien në kundërshtim me pëlqimet, apo dhe me interesat e tyre të ngushta politike.

    Pyetje: Z. Meta! Sa mund të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe shtetit grek ?

    Përgjigje: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga cilido që mund të jetë mendimi dhe argumentimi përkatës, janë marrëdhënie të cilat do të ecin përpara, ashtu sikurse jemi të bindur se zgjidhja e gjithë çështjeve të cilat janë të mbartura nga e kaluara, sikurse është dhe çështja e këtyre kufijve, absolutisht që është një gjë e domosdoshme, aq më tepër për një vend që synon të integrohet në Bashkimin Europian si Shqipëria.

    Çdo gjë do të bëhet duke respektuar institucionet e dy vendeve, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe cilido që do të dëshironte që ky vendim do të cënonte marrëdhëniet mes dy vendeve, jam i bindur se do të mbetet i zhgënjyer.

    Pyetje: Në eksperiencën tuaj të gjatë si Ministër i Jashtëm, a duhej që në këtë rast pala shqiptare të merrte plotfuqinë e Presidentit?

    Përgjigje: Ne nuk do të bëjmë asnjë sqarim pa pasur të zbardhur qëndrimin dhe argumentimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushdo që të jetë vendimi, ne e kemi thënë para se kjo çështje të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, ne do ta respektojmë, sepse respektojmë pavarësinë e gjykatave që është esenciale për një vend demokratik dhe që do të bëhet evropian.

    Nuk jemi si ata që respektojnë ato vendime të gjykatave që pëlqejnë dhe kundërshtojnë ato,vendimet e të cilave nuk janë në interesin e tyre të ngushtë. Ky është qëndrim parimor. Përsa u takon sqarimeve apo vlerësimit tonë për argumentimet, arsyet të cilat kanë çuar në një vendim të caktuar, ne do i bëjmë publike në momentin e duhur. Por derisa asgjë nuk është e qartë dhe zyrtare përfundimisht sigurisht që edhe ne rezervohemi të bëjmë komente të cilat mund të ishin të parakohshme.

    Pyetje: Z. Meta, për rinegocimin e marrëveshjes, a do të jetë i njëjti grup që bëri negocimin e parë të kësaj marrëveshjeve mes dy vendeve?

    Përgjigje: Do të lexojmë me shumë vëmendje të gjitha argumentet që do të jepen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Më pas do të japim sqarimet për ju dhe për gjithë opinionin publik dhe pa asnjë diskutim, do të jemi sërish para jush për tju bërë të qartë sesi do të ecet më tej. Absolutisht që çështje të tilla, që janë të mbartura, janë çështje të cilat do të zgjidhen, në respekt të vendeve përkatëse, natyrisht dhe në respekt të ligjit shqiptar dhe me përkushtimin e pamohuar për të ardhmen evropiane, sidomos të vendit tonë.

    Pyetje: Z. Meta,ju vjen mirë, apo ju vjen keq për këtë vendim të gjykatës?

    Përgjigje: Mua nuk më shkon të them as që më vjen mirë dhe as që më vjen keq. Mua më takon të them se do të respektojmë vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse na vjen mirë apo jo, të bindur apo jo, do të shikojmë dhe argumentimin, Por ju e dini që atje janë bërë pyetje të cilat i takojnë dhe Parlamentit, sikurse ishte pyetja që u drejtohej përfaqësuesve të qeverisë: “ Nga niseni ju kur thoni se përse janë të mira marrëdhëniet me Greqinë?” Megjithatë, na pëlqen s’na pëlqen, jemi të bindur s’jemi të bindur, ne respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një vend evropian i cili bazohet në respektin ndaj vendimeve të gjykatave. Më pas ne do të shohim argumentimet dhe do të japim sqarimet të cilat absolutisht që do të jenë transparente përpara jush, si gjithmonë.

    Publikuar: 27.01.2010
    Ministria e Jashtme

  10. #360
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,129
    Postimet në Bllog
    22
    Gjykata Kushtetuese ka te drejten qe te rrezoje cdo ligj te qeverise e kuvendit si ne kundershtim me kushtetuten e vendit. Ajo qe me ben pershtypje mua, eshte fakti qe Gjykates Kushtetuese iu deshen plot 3 muaj per te shqyrtuar e dhene nje vendim per kete ceshtje, dhe njoftimi zyrtar i sotem eshte i formes se prere por pa argumentuar se cilat ligje, procedura e nene te kushtetutes jane shkelur. Keto argumenta duhet te ishin servirur po sot per publikun dhe nuk eshte ne praktiken e punes te asnje Gjykate Kushtetuese ne bote qe te marri nje vendim te pa shoqeruar me argumentat perkatese.

    Megjithate, le te presim te lexojme argumentat e Gjykates Kushtetuese per shkeljet proceduriale te bera ne lidhje me mareveshjen.

    Albo

Faqja 36 prej 93 FillimFillim ... 2634353637384686 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •