Close
Faqja 38 prej 93 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 921
  1. #371
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhet vendimi për paktin e kufirit detar, Greqia: Duam sqarime, jemi të shqetësuar

    Aristir Lumezi

    Gjykata Kushtetuese dha dje vendimin zyrtar për paktin detar me Greqinë. Në njoftimin zyrtar të gjykatës thuhet se, “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Kushtetuesja sqaron më tej pikat ku anëtarët e Gjykatës dyshojnë se shkelen ligjet nga Pakti detar. “Gjykata Kushtetuese theksoi se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982”, citohet sot nga Kushtetuesja. Pritet që në ditët në vazhdim të publikohet dhe argumentimi, që nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i kanë bërë vendimit të marrë për këtë çështje.

    Argumenti
    Me shkelje procedurale anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nënkuptojnë mungesën e plotfuqisë së Presidentit për grupin negociatori. Kjo ishte dhe pika më e fortë e mbrojtjes së kërkesës së tyre nga ana e socialistëve, që e ankimuan atë në Gjykatën Kushtetuese. Mbrojtja nga ana e qeverisë për këtë shkelje të bërë gjatë hartimit të paktit detar me Greqinë, nuk i ka bindur anëtarët e gjykatës. Përfaqësuesit e Qeverisë u shprehen në seancë se “meqenëse Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie shumë të mira fqinjësie, u pa e mjaftueshme vetëm një rekomandim i kryeministrit Berisha për të nisur negociatat”. Duket se grupi i ri i negociatorëve, që do të rinisë punë për hartimin e një marrëveshje të re detare, do të fillojë nga puna vetëm pasi Presidenti i Republikës të japë pëlqimin e tij. Gjithashtu, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vërejtur shkelje substanciale në këtë marrëveshje. Sipas tyre, të gjithë parametrat e përdorur nga grupi negociatori nuk janë marrë sipas dispozitave kushtetuese dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982. Pikat e nxehta të debatit juridik, por dhe teknik në gjykatë, ishin ishujt grekë Barchetta dhe Othonos. Për të rinegociuar një marrëveshje të re detare me Greqinë, shteti shqiptar do të duhet të bëjë ato përcaktime ligjore të gjireve, kepeve por dhe ishujve. Mungesa e bazës ligjore në përcaktimin e tyre bëri që në gjykatë të hidheshin akuza se Shqipëria i ka falur hapësira ujore dhe shelf kontinental Greqisë. Një përcaktim i tillë i limiteve të ujërave detare do të lehtësojë dhe punën e grupit të ri negociatori për marrëveshjen e re. Në seancën e vetme në Gjykatën Kushtetuese, ku u dëgjuan palët e interesuara, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh se në kanalin e Korfuzit i është lënë më shumë hapësirë detare Greqisë, pasi ky vend ka një flotë detare shumë më të zhvilluar se Shqipëria dhe për rrjedhojë ka dhe fluks më të madh anijesh që lëvizin në këtë Kanal. Marrëveshje të tilla, nëse hartohen në shprehje të mos zbatimit të dispozitave të përcaktuara në traktatet ndërkombëtare, janë të pariparueshme në të ardhmen.


    Greqia: Jemi të shqetësuar, presim sqarime

    ADI SHKEMBI

    Qeveria shqiptare dhe ajo greke reagojnë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pak orë pasi zyra e shtypit të Gjykatës Kushtetuese bëri të ditur vendimin, ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm zëvendësues në Athinë, Dimitris Drucas kanë dalë para mediave për të bërë të ditur qëndrimet e tyre.

    Qëndrimi i Greqisë
    Numri dy i diplomacisë greke tha se qeveria e vendit të tij është shumë e shqetësuar pas këtij vendimi. Ai shtoi se do të kërkojë sqarime nga qeveria shqiptare. “Ky është një zhvillim që nuk na bën të lidhur. Jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe në pritje të sqarimeve të këtij vendimi. Ne nuk mund të komentojmë vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare që të vendosë një zgjidhje të çështjes”, ka pohuar Drucas.

    Qëndrimi i Shqipërisë
    Zv.kryeministri Ilir Meta doli në një konferencë për mediat ku theksoi se qeveria do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me gjithë rezervat që ka ajo. “Ajo që dua të them është se në cilindo rast, sikurse jam shprehur dhe përpara se kjo çështje të ankimohej në Gjykatën Kushtetuese, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo është një domosdoshmëri që vjen nga respekti i qeverisë për pavarësinë e gjykatave dhe të institucioneve të pavarura, pavarësisht nga pretendimet apo nga rezervat që mund te kemi ndaj çdo lloj vendimi, pasi ne do të lexojmë me vëmendje dhe argumentimet që do të jepen dhe kuptohet që do të bëjmë edhe sqarimet e duhura”, u shpreh Meta. Në të njëjtën kohë sipas kreut të diplomacisë shqiptare, njohja e vendimit të gjykatave, pavarësisht se si është ai, është edhe dallimi mes shumicës në pushtet dhe opozitës. “Por dallimi esencial midis kësaj mazhorance evropiane për integrim me lidershipin aktual të opozitës aktuale, është pikërisht ky: ne i respektojmë vendimet e gjykatave edhe kur na pëlqejnë, edhe kur mund të kemi rezerva për to. Kurse ata janë vetëm për ato vendime që u pëlqejnë dhe i injorojnë kur këto vendime bien në kundërshtim me pëlqimet, apo dhe me interesat e tyre të ngushta politike”, theksoi kreu i Ministrisë së Jashtme.

    Marrëveshja
    I pyetur nëse pala shqiptare duhet të merrte plotfuqinë nga presidenti Bamir Topi për negocimin e kësaj marrëveshje, si në të gjitha rastet e tjera, zv.kryeministri tha se maxhoranca nuk do të bëjë asnjë koment deri sa të shohë vendimin e zbardhur nga Gjykata Kushtetuese dhe pikat e paktit që kanë çuar në rrëzimin e tij. “Ne nuk do të bëjmë asnjë sqarim pa zbardhur qëndrimin dhe argumentimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushdo që të jetë vendimi, ne e kemi thënë para se kjo çështje të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, ne do ta respektojmë, sepse respektojmë pavarësinë e gjykatave që është esenciale për një vend demokratik dhe që do të bëhet evropian”, u shpreh më tej Meta. “Nuk jemi si ata që respektojnë ato vendime të gjykatave që pëlqejnë dhe kundërshtojnë ato, vendimet e të cilave nuk janë në interesin e tyre të ngushtë. Ky është qëndrim parimor. Për sa u takon sqarimeve apo vlerësimit tonë për argumentimet, arsyet të cilat kanë çuar në një vendim të caktuar, ne do t’i bëjmë publike në momentin e duhur. Por derisa asgjë nuk është e qartë dhe zyrtare, sigurisht që edhe ne rezervohemi të bëjmë komente, të cilat mund të ishin të parakohshme”, theksoi më tej ministri i Jashtëm. Sipas tij këto çështje, të cilat janë të mbartura, do të zgjidhen në respekt të vendeve përkatëse dhe të legjislacionit shqiptar. I pyetur nëse i vjen keq për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, kreu i diplomacisë shqiptare tha se “Mua nuk më shkon të them as që më vjen mirë dhe as që më vjen keq. Mua më takon të them se do të respektojmë vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse na vjen mirë apo jo, të bindur apo jo, do të shikojmë dhe argumentimin. Por ju e dini që atje janë bërë pyetje, të cilat i takojnë dhe Parlamentit, sikurse ishte pyetja që u drejtohej përfaqësuesve të qeverisë: “Nga niseni ju kur thoni se përse janë të mira marrëdhëniet me Greqinë?” Megjithatë, na pëlqen, s’na pëlqen, jemi të bindur apo s’jemi të bindur, ne respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    Marrëdhëniet Shqipëri- Greqi
    Kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk do të ndikohen nga rrëzimi i paktit në Kushtetuese. “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht nga cilido që mund të jetë mendimi dhe argumentimi përkatës, janë marrëdhënie të cilat do të ecin përpara, ashtu sikurse jemi të bindur se zgjidhja e gjithë çështjeve të cilat janë të mbartura nga e kaluara, sikurse është dhe çështja e këtyre kufijve, absolutisht që është një gjë e domosdoshme, aq më tepër për një vend që synon të integrohet në Bashkimin Evropian si Shqipëria”, tha Meta.


    Moisiu: Shqiptari nuk e lëshon lehtë tokën e detin

    Ish-presidenti Alfred Moisiu e vlerëson si mjaft pozitive vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e paktit për ndarjen e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në një prononcim për median, Moisiu tha se “për të disatën herë, ky institucion tregoi pavarësinë e tij, në këtë rast, duke mos rënë pre e shpërfilljes së interesave kombëtare nga grupi që hartoi draftin”. “Për tokën babai vret djalin dhe anasjelltas për një metër tokë. Pra shqiptari e vlerëson tokën dhe në konceptin e madh të shtetit dhe qeveritë përkatëse nuk mund të lëshojnë tokën, detin çfarëdo që të jetë kaq lehtë”, theksoi ish-kreu i shtetit. Moisiu shprehet se marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë duhet të rinegociohet. “Sigurisht duket normale kur një gjë nuk bëhet ashtu siç duhet të rishikohet dhe të negociohet dhe të bëhet ashtu siç duhet në përputhje me interesat e shtetit shqiptar, Shqipërisë, por edhe të Greqisë”, u shpreh ish-presidenti.


    Idrizi: Mbështesim vendimin e Kushtetueses

    Partia Drejtësi dhe Unitet përshëndeti dje vendimin e gjykatës Kushtetuese lidhur me paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. “PDU mbështet vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për nulifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndarjen e ujërave territoriale dhe të shelfit kontinental. Partia Drejtësi dhe Unitet ishte një ndër forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në Kuvend. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na dha të drejtë në vendosmërinë që kishim kundër kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ky vendim tregoi se në Shqipëri funksionon shteti ligjor, e për këtë arsye ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqimisht këtë vendim”, thuhet në njoftimin e zyrës së PDU-së.

    Milo: Negociata për pakt të ri

    Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky institucion qëndroi i baraslarguar nga të dyja palët e interesuar për rrëzimin apo futjen e marrëveshjes në fuqi. “Gjykata Kushtetuese ka gjetur një zgjidhje që duket asnjanëse në dukje, por në mënyrën që e ka gjykuar dhe interpretuar ka prekur thelbin e problemit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm dhe thjesht për çështje procedure, por duhet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke marrë shkas prej këtij vendimi, të rifillojë nga e para diskutimi për një marrëveshje të saktë”, tha Milo.


    Ligori: Kryeministri është i marrë
    Reagon PS: Berisha t’u kërkojë falje shqiptarëve


    Partia Socialiste reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi mbrëmë me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. PS i kërkon kryeministrit t’u kërkojë falje shqiptarëve për marrëveshjen e cila “nuk ka respektuar as Kushtetutën, po as parimet e fqinjësisë së mirë.” “Vendimi i djeshëm i kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një kryeministër të marrë, që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik”, - reagoi në një prononcim për shtyp nga selia rozë, deputetja Shegushe Ligori. Sipas PS, vendimi i Kushtetueses është një arsye më shumë për të larguar me protesta Berishën nga Qeveria, kredencialet e të cilit në raport me Kushtetutën e Republikës kanë rënë. “Shtatëmbëdhjetë shkeljet e provuara nga gjykata nuk janë për fat të keq të gjitha shkeljet që Sali Berisha i ka bërë Kushtetutës dhe sot ka një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot, përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij,” tha Ligori.


    Flet kreu i Asamblesë Republikane

    Godo: Vendimi i drejtë, rinegocimi me ekspertë të huaj

    Politikani i njohur Sabri Godo e quan të drejtë vendimin e marrë dy ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një intervistë për gazetën “Panorama” kreu i Asamblesë së Partisë Republikane propozon marrjen e një ekspertize të huaj për rinegocimin e marrëveshjes. “Unë jam i parimit që vendimi duhet të konsiderohet gjithmonë i drejtë dhe në këtë rast kjo konfirmohet me idenë time që është marrë një vendim i drejtë. Unë kam qenë që në fillim të hapjes së këtij debati për thirrjen e një ekspertize të huaj të autoriteteve zyrtare, në mënyrë që të dyja palët t’i nënshtrohen një arbitrimi superior dhe të mos i mbetet hatri askujt. Kjo do të ishte zgjidhja më e mençur dhe e vetmja sipas mendimit tim”, tha Godo. Sipas tij Shqipëria dhe Greqia janë dy vende anëtare të NATO-s, çka bën më të lehtë pranimin e marrjes së një arbitri të huaj.
    Zoti Godo, si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar?
    Unë jam i parimit që vendimi duhet të konsiderohet gjithmonë i drejtë dhe në këtë rast kjo konfirmohet me idenë time që është marrë një vendim i drejtë. Tani nuk duhet që të çohen gjërat në ekstrem, flas për masmedian tonë dhe politikën tonë. Kjo nuk duhet të çojë në një acarim të marrëdhënieve me Greqinë, duhen parë gjërat me nerva të qeta, të studiohen argumentet e Gjykatës Kushtetuese dhe doemos do të çojë tani në një mënyrë të imponuar në rinegocimin e marrëveshjes me Greqinë. Unë kam qenë që në fillim të hapjes së këtij debati për thirrjen e një ekspertize të huaj të autoriteteve zyrtare në mënyrë që të dyja palët t’i nënshtrohen një arbitrimi superior dhe të mos i mbetet hatri askujt. Kjo do të ishte zgjidhja më e mençur dhe e vetmja sipas mendimit tim.
    Në gjykimin tuaj, ku mendoni se ka gabuar pala shqiptare gjatë negocimit të kësaj marrëveshje?
    Tani duhen pranuar ato objeksione që ka bërë gjykata Kushtetuese dhe që më duket se konsistojnë në dy gjëra. E para që është edhe më e rëndësishme ka të bëjë me matjet e largësive dhe e dyta që është procedurale, lidhur me mënjanimin e autoritetit të Presidentit. Për mua, më tepër ka rëndësi themelore ky objeksioni i parë dhe tamam për të evituar keqkuptimet apo grindjet në këtë pikë, të dy palët duhet të pranojnë një arbitrim të huaj. Ndoshta ndonjë organizëm i NATO-s mund të thirrej. Duke qenë se të dy vendet jemi anëtarë të NATO-s, një arbitrim i tillë do të ishte plotësisht i kënaqshëm.

    Panorama

  2. #372
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Sipas tyre, të gjithë parametrat e përdorur nga grupi negociatori nuk janë marrë sipas dispozitave kushtetuese dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982. Pikat e nxehta të debatit juridik, por dhe teknik në gjykatë, ishin ishujt grekë Barchetta dhe Othonos.
    Kur u bene ishuj greke keta? Apo traktatet hyjne ne fuqi me Grekun ende pa qene ratifikuar??

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Kjo eshte Dora qe po akuzon Ramen, apo Berisha qe nuk dilte dot vete?!!!






    Po te ishte shtet tamam, te gjithe keta qe u munduan te benin kete tradheti te rradhes, do te ishin tani nen hetim, por kush do ti hetoje thoni juve? Ne e dime shume mire pse gjykata e hodhi poshte kete marrveshje sic e kam theksuar shume here, sepse pastaj do ti ngelet ky turp historik gjykates meqe tani qe u be i ditur ju la asaj te vinte vulen e fundit.

    Une nuk jam dakort ta bejne vetem te huajt kete matje. Le te jene te huajt ne kete ekip specialistash, por kryesoret te jene shqiptare. C'fare eshte kjo, kaq te pafate i kemi specialistet ne, qe ti mbajme syte gjithmone nga te huajt? Ky mesazh nuk me pelqen aspak, biles si politikanet tane te cdo lloj ngjyre dhe keta qe dalin njehere ne kaq kohe na japin nga nje mendim duhet te dine c'fare thone.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #374
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Finally, po ju hapen syte me ne fund. Dicka pozitive mbas kaq kohesh.

    Se shpejti e ka rradhen dhe Saliu. Drejtesia do vihet ne vend, po do marri ca kohe ne ate vend korrupsioni.

  5. #375
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjykata Kushtetuese ka te drejten qe te rrezoje cdo ligj te qeverise e kuvendit si ne kundershtim me kushtetuten e vendit. Ajo qe me ben pershtypje mua, eshte fakti qe Gjykates Kushtetuese iu deshen plot 3 muaj per te shqyrtuar e dhene nje vendim per kete ceshtje, dhe njoftimi zyrtar i sotem eshte i formes se prere por pa argumentuar se cilat ligje, procedura e nene te kushtetutes jane shkelur. Keto argumenta duhet te ishin servirur po sot per publikun dhe nuk eshte ne praktiken e punes te asnje Gjykate Kushtetuese ne bote qe te marri nje vendim te pa shoqeruar me argumentat perkatese.

    Megjithate, le te presim te lexojme argumentat e Gjykates Kushtetuese per shkeljet proceduriale te bera ne lidhje me mareveshjen.

    Albo
    Cfare nuk eshte e udhes Zoteri, eshte qe qeveria ka 2 vjet qe punon nen rrogoz per te shitur territore Shqiptare dhe nuk i tha askujt kete gje. U deshen gazeta e ish-ushtarake te hedhur me ane qe te nxirrnin ne pah kete akt antikombetar qe sjell Greqine 900 metra larg Sarandes. Apo paraqesim vec nje ane te ngjarjes ?

    Mos luani me popullin, ne kurriz te popullit. Gjykata Kushtetuese faktet i mblodhi dhe e tha SHPREHIMISHT se eshte sheklur KONVENTA E UJRAVE E OKB, dicka qe dihej, sepse Greqia a perdorur parimet e veta te barazlargesise qe nuk ja njef njeri. Gabimi i Gjykates Kushtetuese eshte qe nuk i akuzoi keta palaco per tradhti kombetare dhe ti fuste brenda, nga te dya krahet. Por do vije dhe ajo dite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2010 më 01:28
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #376
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    e Shqiperi e mjera Shqiperi kush t ka shti me koke ne hi,enver hoxha 40 vite e sali berisha 20 e kusur vite,e forte je ema ime Shqiperi mbaju shqiptare dhe me besim shqiptar se do te mundesh qdo armik,zoti te bekofte mema ime feja ,ime te dua dhe do te vdes per ty

  7. #377
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Cfare nuk eshte e udhes Zoteri, eshte qe qeveria ka 2 vjet qe punon nen rrogoz per te shitur territore Shqiptare dhe nuk i tha askujt kete gje. U deshen gazeta e ish-ushtarake te hedhur me ane qe te nxirrnin ne pah kete akt antikombetar qe sjell Greqine 900 metra larg Sarandes. Apo paraqesim vec nje ane te ngjarjes ?
    Kush tha qe qeveria po "punon nen rogoze"? Qe nga kryeministri, ministri i jashtem, kreret e Flotes Detare e Ministrise se Mbrojtjes, jane prononcuar per mediat dhe e kane bere gjithe informacionin publik per te gjithe. Projekti nuk u cua ne Kuvend per votim, duke respektuar keshtu vendimin e Gjykates Kushtetuese.

    Mos luani me popullin, ne kurriz te popullit. Gjykata Kushtetuese faktet i mblodhi dhe e tha SHPREHIMISHT se eshte sheklur KONVENTA E UJRAVE E OKB, dicka qe dihej, sepse Greqia a perdorur parimet e veta te barazlargesise qe nuk ja njef njeri. Gabimi i Gjykates Kushtetuese eshte qe nuk i akuzoi keta palaco per tradhti kombetare dhe ti fuste brenda, nga te dya krahet. Por do vije dhe ajo dite.
    Sikur te lexoje ato artikujt e shtypit qe une kam sjelle me lart, para se te jepje nje mendim, nuk do te beje keq. Gjykata Kushtetuese nuk po thote se "projekt-mareveshja dypaleshe eshte tradheti kombetare", ajo po thote se PROCEDURA se si u arrit deri ne krijimin e komisionit te shtetit shqiptar nuk ishte konform kushtetutes. Komisioni i pales shqiptare u mblodh me rekomandimin e kryeministrit dhe jo te presidentit. Sipas Gjykates dhe Kushtetutes, i takon vetem presidentit qe te japi pelqimin e tij per krijimin e ketij komisioni.

    Argumenti tjeter qe lakohet ne media eshte se Gjykata paska shqyrtuar edhe ligjet nderkombetare te OKB. Ky argument nuk qendron, pasi nuk eshte ne kompetencen e Gjykates Kushtetuese shqiptare qe te shqyrtoje ligjet nderkombetare, ajo shqyrton dhe e bazon gjithcka ne Kushtetuten e vendit. Pra detyra e Gjykates Kushtetuese eshte vetem respektimi i Ligjit Kushtetutes qe dikton balancen e pushteteve.

    Keto argumenta jane ato qe percjell gazeta Panorama, pasi Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar argumentat e veta.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2010 më 01:44

  8. #378
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ja, edhe greket e moren sinjalin se kali qe ata kane preferuar - salis - nuku ben per ate pune ...

    ndaj behet me iminente ndrrimi i kuajve ...

    do ti arrijne ato "ombjektivat" e tyre urte e bute me edverne, e jo me zhurme e potere me salis, te cilit sa me shume i bien dhembet, aq me shume gafa e shkallime krijon e ben ...
    Vendimi i PS per ta shpene projektin e pa votuar ne Kuvend ne Gjykaten Kushtetuese, ka per t'i kushtuar shtrenjte PS dhe lidershipit te saj. PASOK dhe qeveria qe ai kryeson ne Greqi ishin te vetmit "miq nderkombetare" qe denjuan ti vinin Rames per fushate ne zgjedhjet e qershorit. Dhe me kete gje qe Rama beri, vetem sa i ra me shkelm bashkepunimit e mbeshtetjes se shokeve te idealit nga Greqia.

    Politikisht, vendimi i Gjykates Kushtetuese vetem sa e rrit prestigjin e kryeministrit Berisha ne syte e homologut grek, edhe pse nuk i perkasin te njejtin spektri politik. Greket po e kuptojne se Rama eshte vetem nje sharlatan qe eshte gati te politizoje gjithcka per interesat e ngushta politike vetjake. Mareveshja e paktit detar do te rishkruhet nga nje komision i ri qe do te ngrihet, konform edhe rekomandimeve te Gjykates Kushtetuese.

    Dhe kur mareveshja te aprovohet ne Kuvend pasi komisionet te mbarojne punen, Rama do te jete dyfish i humbur: do te humbasi ata nacionalistet e rruges shqiptare te cilit i eksitoi me ustallaret e mediave prane vetes duke e shitur projektin per gjoja "shitje toke"; do te humbasi edhe mbeshtetjen e partise simoter greke qe eshte sot ne pushtet. Dhe me e bukura do te jete, se njerezit e Rames qe deri dje lehnin si zagare rrugeve duke e shitur mareveshjen si tradheti kombetare, do te jene po ata qe do ta votojne ne Kuvend.

    Albo

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe kur mareveshja te aprovohet ne Kuvend pasi komisionet te mbarojne punen, Rama do te jete dyfish i humbur: do te humbasi ata nacionalistet e rruges shqiptare te cilit i eksitoi me ustallaret e mediave prane vetes duke e shitur projektin per gjoja "shitje toke"; do te humbasi edhe mbeshtetjen e partise simoter greke qe eshte sot ne pushtet. Dhe me e bukura do te jete, se njerezit e Rames qe deri dje lehnin si zagare rrugeve duke e shitur mareveshjen si tradheti kombetare, do te jene po ata qe do ta votojne ne Kuvend.

    Albo
    nuk e di perse por ne kete rast jam me Edushin ..... ndoshta per faktin qe greket nuk moren gratis ate qe donin ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    nuk e di perse por ne kete rast jam me Edushin ..... ndoshta per faktin qe greket nuk moren gratis ate qe donin ....
    Nuk eshte pune Edushi kjo eshte pune atdheu. Une mendoj qe per atdheun me ose pa poltitike te jemi gjithmone bashke se po se ruajten shqiptaret ska kush na e ruan.
    Edushi ne kete rast ka menduar edhe ai si shqiptar dhe kur bene ata specialistet punen e mire ai i ndihmoi qe ta conte ate ne Gjykate Kushtetuese.
    Une do ti kujtoj shqiptareve qe ky kryeminister vetem per Greqine ca ke bere ne 20 vjet

    Ka futur Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne ate kohe u cua ne kembe gjith kisha Amerikano Shqiptare dhe shume prift erdhen kur u be mbledhja e zgjedhjes se Janullatosit e kundershtuan fort dhe kenduan ne mbledhje himnin e flamurit ne shenje kundershtimi. Saliu me dhune nuk i perfilli po vuri Janullatosin ne maje si eshte edhe sot. Sot po ashtu ne kisha te Korces te Pemetit e te Gjirokastres kane vene prifte greke.
    Ka ndihmuar dhe ruajtur ata shqiptare pa gjak(Bollano, Ksera etj) qe kerkojne ne mes te dites copetimin e Shqiperise se jugut dhe aneksimin e saj Greqise.
    Ka futur ne burg njerezit e thjeshte qe u ngriten kunder helmit grek dhe gati sa si denoi ata.
    Deshi ti jepte grkeve edhe copa te detit tone qe si takojne, po shyqyr qe u ngriten shqiptaret me gjak qe e bllokuan
    Po kerkon te beje regjistrimin e shqiptareve me baze etnike vetem se ja kerkojne greket se duan permes vetdeklarimit shume shqiptare ti bejne greke e avash avash te shpallin jugun autonom e me pas ta bejne vorio epir sic duan.

    Te gjitha keto pune greket po i bejne me duar te Salise i cili sic e kam thene me kohe asnje dite ska punuar per kete vend. Ai eshte armiku nr1 i shqiptareve e sa te jete ai ne kembe vetem fukarallek, tradheti kombetare, e tragjedi njerezore do kete.
    Prandaj o shqipe hapni syte se po se bete ju kombin askush sdo u jape gati.
    Albania Uber Alles

Faqja 38 prej 93 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •