Close
Faqja 61 prej 82 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 820
  1. #601
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kutite e votimit do te hapen patjeter se ajo eshte nje e drejte e sanksionuar ne kodin zgjedhor dhe e firmosur nga dy partite e medha.
    Kjo e drejte u shkel barbarisht nga pushteti Saliut dhe su zbatua.
    Dhe kjo e drejte ju shkel jo pak po 65 deputeteve qe sjane pak.
    Mos beni kot bla bla jo komisionere jo hapen jo shapen etj etj, eshte shkelur nje e drejte qe mezi u vendos ne kodin e ri zgjedhor dhe nuk kalon as me nje sorry kjo pune e as me bla blate tuaja me lart.
    Albania Uber Alles

  2. #602
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Kutite e votimit do te hapen patjeter se ajo eshte nje e drejte e sanksionuar ne kodin zgjedhor dhe e firmosur nga dy partite e medha.
    Kjo e drejte u shkel barbarisht nga pushteti Saliut dhe su zbatua.
    Dhe kjo e drejte ju shkel jo pak po 65 deputeteve qe sjane pak.
    Mos beni kot bla bla jo komisionere jo hapen jo shapen etj etj, eshte shkelur nje e drejte qe mezi u vendos ne kodin e ri zgjedhor dhe nuk kalon as me nje sorry kjo pune e as me bla blate tuaja me lart.


    Ku eshte e sanksionuar ne kodin zgjedhor kjo "perralla" jote o Gjoni vogel. Se i teket haleve te vjetra dhe te reja te PS alias PPSH te bejne revolucione dhe kunder-revolucione sa here i afrohet fundi i burimit te milionave nuk eshte faji i popullit. Po i rreshket toka nen kembe mafiozave dhe krimineleve.

    Sali Berisha, nqs pranon hapjen e kutive, nuk qenka burre, por qenka kUrve.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #603
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Kutite e votimit do te hapen patjeter se ajo eshte nje e drejte e sanksionuar ne kodin zgjedhor dhe e firmosur nga dy partite e medha.
    Kjo e drejte u shkel barbarisht nga pushteti Saliut dhe su zbatua.
    Dhe kjo e drejte ju shkel jo pak po 65 deputeteve qe sjane pak.
    Mos beni kot bla bla jo komisionere jo hapen jo shapen etj etj, eshte shkelur nje e drejte qe mezi u vendos ne kodin e ri zgjedhor dhe nuk kalon as me nje sorry kjo pune e as me bla blate tuaja me lart.
    Tani nuk e dime se ksh ben bla bla bla.Gjykata qe eshte autoriteti me i larte ne procesin zgjedhor vendosi si te bazuar ne ligj mos hapjen kutive problematike,spse rezultati i tyre rezikon gjite procesin zgjedhor,sepse Shqiptaret votuan,por vota e tyre u keqadministrua.
    Po te ishte e sanksionuar ne ligj,komisioneret e PS ne KQZ do e ngrinin kete eshtje,por votuan 7-0 ne rezultatin perfundimtar qe ishte pa hapjen e ketyre kutive te famshme.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #604
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Ku eshte e sanksionuar ne kodin zgjedhor kjo "perralla" jote o Gjoni vogel. Se i teket haleve te vjetra dhe te reja te PS alias PPSH te bejne revolucione dhe kunder-revolucione sa here i afrohet fundi i burimit te milionave nuk eshte faji i popullit. Po i rreshket toka nen kembe mafiozave dhe krimineleve.

    Sali Berisha, nqs pranon hapjen e kutive, nuk qenka burre, por qenka kUrve.
    Akoma se ditke o skuth i vockel qe eshte sanksionuar ne kod zgjedhor kjo pune?
    Akoma se di qe kjo eshte nyja gordiane e gjithe ketij konflikti eshte shkelja e rende e kodit zgjedhor ?
    Po mere mundimin lexoji ato nene qe jane shkelur.
    Meso te pakten se jo vetem ti po gjithe kjo shpure ketu ben kot bla bla pa e ditur fare si eshte puna.
    Mos shiko enderra me mafie e kriminele qe gjoja ju shkitka toka.
    Ai i dhjeri eshte shkulja e mafies ne radhime qe po kontrollon skafet?
    Me ate 5 police te qelbur pro Sali do e mbani kete shtet te mbaruar?

    P.s Jane nenet 136 dhe 138 qe jane shkelur ato qe mezi u vendosen ne kod dhe kane te bejne me celjen e kutive dhe parandalimin e vjedhjes se votes. Ja dhe pika 3 e nenit 136

    3. Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e
    kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën. Kërkesa mund të paraqitet me
    shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 05-12-2009 më 14:52
    Albania Uber Alles

  5. #605
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Tani nuk e dime se ksh ben bla bla bla.Gjykata qe eshte autoriteti me i larte ne procesin zgjedhor vendosi si te bazuar ne ligj mos hapjen kutive problematike,spse rezultati i tyre rezikon gjite procesin zgjedhor,sepse Shqiptaret votuan,por vota e tyre u keqadministrua.
    Po te ishte e sanksionuar ne ligj,komisioneret e PS ne KQZ do e ngrinin kete eshtje,por votuan 7-0 ne rezultatin perfundimtar qe ishte pa hapjen e ketyre kutive te famshme.
    Ska gjykate ne diktature cuno. Ka pas edhe Enver Hoxha gjykate dhe vendimet e tyre nuk diskutoheshin edhe pse vrisnin e varnin njerez
    Jeni shume afer dulles me keto thenie.
    Nejse vete Saliu e ka aq te qarte kete shkelje sa i del naten ne gjume kjo pune si do ta mbylli. I doli dhe huq futja e ca deputeteve te ps ne parlament edhe pse ofroi 5 milion euro si doli gje dhe kjo e ka bere lemsh fare.
    Ju po qe sdini nga pjerdh gomari i bini teneqes kot duke u bere te gjithe juriste, konstitucionaliste, police, ekonomiste, inxhinjere tunelesh e ku di une me ato bla bla e pafundme sa e keni qelbur tere kete sit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 05-12-2009 më 15:06
    Albania Uber Alles

  6. #606
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh

    E Diele, 06 Dhjetor 2009

    Deputeti perfaqesues i Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS, ne nje interviste per "Ora News" flet per bojkotin e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te cilin e krahason me ate te Bangladeshit. Ai thote se shume deputete te PS jane te lekundur per sa i perket bojkotit. Njeheresh flet dhe per strategjine e deshtuar te opozites.

    Ku eshte LMN. Kemi kohe pa degjuar nje aksion politik?

    Kemi aplikuar shprehjen e famshme qe ne momente te caktuara qe kur flet eshte argjend dhe kur hesht eshte flori. Situata eshte radikalizuar, ka nje ballafaqim frontal midis Rames-Berishes, i cili ka rreshtuar edhe ushtrite perkatese, ku per fatin e keq jane perfshire media, gazetare dhe opinioniste. Ne keto lloj hapesire kemi menduar, pa ndryshuar asgje nga ndryshime tona, vazhdojme te jemi kunder bojkotit. Nuk ka asnje strategji dhe asnje taktike, as te shkruar, as te miratuar ne forumet dhe ne institucionet e PS, ka vetem shpikje dhe vendime te perditshme, nepermjet te nje paneli qe nuk perfaqeson asgje nga pikepamja formale. E kemi lene kete beteje per te mos nderhyre, se ne jemi te sigurt se duke nderhyre Berisha do te terhiqej se do te mendonte qe do te ishte me mire nje lufte brenda PS. E kemi lene ballafaqimin sic po kryhet.

    Si do gjendet kjo zgjidhja?

    Koha eshte parametri shume i rendesishem ne kete analize qe bejme ne. Pengesa e pare qe PS duhet te reflektoje ka te beje me mbarimin e mandatit gjashte mujor, ku mandati mund te humbase, eshte shume i qarte per t'u lexuar. Madje ka qene qesharake lidhja me festen e mesuesit, ne Kushtetute thuhet se mandati behet i pavlefshem. Kjo date eshte gjashte marsi dhe jo shtate marsi. Une besoj se para kesaj date e kisha parashikuar. Por me sa duket s'ka asnje strategji, se duket se sa here del nje deklarate thuhet se s'do ta bejme, jam i sigurt qe brenda kesaj date, PS do te gjeje nje moment per t'u futur ne Parlament, per te bere betimin. Ka dy deklarata, njera eshte qe nuk do te humbi asnje mandat, nga ana tjeter qe nuk do te futemi ne Parlament. Do te gjendet edhe nje pretekst, do te mundohen ta shesin sa me elegante, apo per shkak te ndonje marreveshje. Do te gjendet nje sebep, pastaj do te jete afatshkurter, me rezulton se do te dilet prape jashte Parlamentit me idene e hapjen e kutive etj. Deri ne zgjedhjet lokale do te qendroje me hyrje e dalje, me pauza duke hyre dhe duke dale, duke bere nje bojkot me nderprerje ne Parlamentin shqiptar. Nga ana tjeter eshte e qarte pergjigja qe nuk duhet te hapen kutite.

    Edi Rama deklaroi se do te bojkotojme Parlamentin edhe pas 7 marsit. E parashikoni qe 64 deputete socialiste do te humbasin kete mandat?

    Ne pergjithesi politikanet flasin me gjuhe te drunjte. Rama ka thene edhe asnje mandat nuk do te humbet. Ka nje mundesi qe t'i bashkosh, te futen ne fillim te sesionit te janarit, vetem nje dite dhe per te dale jashte prape me idene qe kutite nuk hapen, e aty te depozitohet kerkesa me firma nga popullata per hapjen e kutive. Nje variant tjeter eshte qe te rivije marreveshja me Greqine, qe me argumentin per interesa kombetare, te diskutohet nje dite dhe prape te vazhdoje bojkoti. Ideja eshte qe deputetet e PS do te futen ne nje moment, do te bejne betimin dhe do te dalin. Mendoj se PS do te gjeje nje mundesi per te bere betimin. Do te dale prape jashte, do te rri gjashte muaj te tjera e do te beje te njejten gje deri ne zgjedhjet lokale. Synimi i PS nuk eshte hapja e kutive, por zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme.

    PS do te futet ne zgjedhjet lokale?

    Nuk mund ta them ne kete moment. Synimi eshte realizimi i zgjedhjeve te parakohshme. Jam i sigurt qe do te gjendet pikerisht kompromisi ne zgjedhje lokale, qe te jepet mundesia per zgjedhje te parakohshme. Por ka edhe nje kerkese tjeter qe te kete nje qeveri pa Berishen, kjo i bie qe Berisha te konsideroje qe kjo mazhorance te jete ilegjitime, pasi nese do te vendosej nje qeveri pa kryeminister dhe qe te mund ta vendoste mazhoranca aktuale, do te thoshte qe ne menyre indirekte te pranonte ilegjitimitetin. Nderkombetaret nuk do ta mbeshtesin kete opsion se do te krijohej nje precedent qe do te perseritej here pas here ne Shqiperi. Pra, une mendoj qe ne Shqiperi nuk do te kete zgjedhje te parakohshme. Gjithmone jane dy vende ne bote qe sapo mbarojne zgjedhjet kane objektiv zgjedhjet e parakohshme, pervec dy raste kur PS ka humbur zgjedhjet, ne 1992 dhe ne 2005. ne te gjitha rastet e tjera Shqiperia eshte perfshire qe diten e neserme. Eshte edhe Egladeshi. U futa ne internet dhe gjeta vendin me fjalen bojkot, ne Egladesh qe ka nje kohe te gjate qe opozita kerkon zgjedhje te parakohshme te nesermen e zgjedhjeve.

    Ju keni qene kunder disa mendimeve te zotit Rama dhe vendimeve qe ka marre kjo parti. Ka pasur mbeshtetje ne protesta. Si u ndjete kur ai bulevard u mbush me mbeshtetes te PS?

    Ka pasur dy protesta, nje proteste e pare, te ciles iu referua ambasadori i OSBE-ODHIR, ka thene qe ne ate proteste kane qene 3-7 mije. Ka raportime te rendesishme, nga keto raportime qe kane qene dy here me e madhe, pra numri i protestuesve kane qene nga 8-12 mije. Ky eshte nje raportim i brendshem te cilin e kane matur. Une e kam marre, e kam ndjekur protesten, kam marre edhe fotografite. Perderisa Kryesia ka nje kohe te gjate qe nuk mblidhet, perderisa kjo nuk eshte mbledhur, pra ka vetem nje vendim te Kongresit. Nuk ka me asnje mbledhje te Kryesise per ceshtje te rendesishme. Shprehje ka mbledhje te grupit parlamentar i cili ende nuk eshte legalizuar, pasi s'ka bere betimin dhe s'ka formalizim. Vendimin dhe orientimin politik e jep kryesia e partise. Kryetaret e shtate partive aleate qe marrin vendimet. Nuk kane rendesi emrat konkrete, jane shtate vete qe me sa duket vendosin.

    Nga te gjithe keto qe thate ju asnjeri nuk eshte deputet...

    Jo vetem qe nuk eshte deputet asnjeri, por dihet se sa partite e tyre kane vota. Ata jane eliminuar per shkak te Kodit Elektoral qe eshte bere nen drejtimin direkt te zotit Rama, qe te kerkonte te behej nje sistem politik me 4-6 parti. Tani, thirren ne skenen politike parti te cilat jane parti te cilet jane zgjedhur nga sistemi elektoral qe eshte zgjedhur.

    Kemi nje lume akuzash midis Rames dhe Berishes. Ju a jeni dakord me akuzat?

    Do mundohem te them ndoshta jo te gjithe mendimin tim, une ndjek edhe jeten politike ne vende te tjera, ne France, Gjermani, pak ne Itali etj., etj. Eshte fenomen edhe ne Evrope, edhe ne vendet latine, qe jeta private e atyre qe kerkojne te behen drejtues dhe lider, kane filluar te behen pjese e debatit publik. Ne kete kuptim nuk eshte ndonje cudi e madhe qe ndodh ne Shqiperi. Ne Shqiperi ka nje fenomen qe ndodh me hope, per efekte politike dhe jo ne planin moral. Shqiperia ka nje krize morale shume te rende. Shqiperia nuk ka nje krize ekonomike, ka burime natyrore te mrekullueshme, ka burime njerezore te shkelqyera, por ndodh qe per shkak te nje krize morale, qe po te vijne njerezit ne Shqiperi behen te korruptuar. Ne momentin e caktuar kur duhet per t'u sulmuar, apo per t'i hequr gurin e themelit njerit apo tjetrit, ketu fillojne artikulohen lloj-lloj akuzash. Ka nje keqperdorim edhe te atij debati qe duhet zhvilluar. Te gjitha akuzat qe jane nga te dyja palet ka nje pjese qe duhet trajtuar ne planin moral te kesaj ceshtje. Problemi i partive politike shqiptare nuk ka nje ardhje direkte ne eliten politike dhe vendimmarrjen e Parlamentit apo te qeverive. Ky eshte nje fenomen i rende. Ky eshte nje fenomen qe quhet e "majta kovjar", e "majta e te pasurve", elita e PS ne France ka filluar te behet nje elite qe nuk mendon per votuesin, edhe kur eshte ne opozite, por akoma me keq kur nuk eshte ne pushtet.

    Rama ka bere te njejten gje me zotin Berisha?

    Edhe PS e ka atakuar familjen e zotit Berisha, por me idene e korrupsionit. Kurse Berisha e ka sulmuar familjen e zotit Rama dhe elemente te sjelljes individuale te zotit Rama, ne nje plan tjeter moral. Ne planin personal eshte hera e pare qe kthehet kjo lufte. Ketu ka nje sere temash te rendesishme qe po te zhvishen nga politizimi jane ceshtje qe njerezit i diskutojne cdo dite ne tavolinat e tyre, njerezit jane te shqetesuar dhe e shikojne qe nuk kane me zgjedhje.

    Ke thene qe pika me e forte e Edi Rames eshte me vendosmerine per te arritur synimet, kurse pika me e dobet e tij mund te ishte e kunderta. Vazhdoni t'i qendroni te njejtit mendim?

    Vazhdoj t'i qendroj te njejtit mendim. Por Edi Rama i 2005 eshte kunder Edi Rames ne 2009. Une jam me Ramen e 2005. Ai eshte i vendosur, por tani ka objektiv te gabuar, eshte po prape aq i vendosur, por suksesi eshte i dyshimte. Nese do te arrish me te njejten vendosmeri objektiva te gabuara, kjo mund te coje ne nje disfate me shpejt se sa njeri qe nuk eshte aq i vendosur.

    Cilat do te jene aksionet tuaja ne te ardhmen?

    Ne te gjithe kete ceshtje koha eshte nje parameter i rendesishem per t'u marre ne konsiderate. Besoj ne kete objektiv te gabuar, koha punon keq per zotin Rama, meqenese eshte kryetar i PS, atehere punon keq per Partine Socialiste.

    A ka ndonje deputet qe i bashkohet ne mendim levizjes suaj?

    Ka shume veta qe mendojne, madje ndodhi ne nje mbledhje grupi qe u bere disa ditesh, takova dike, me tha, po hajde te bisedoni atje te diskutoni atje se ka filluar te levize situata dhe nuk jane te gjithe ne rresht me se c'ishin.

    Sa mund te jete ky numer?

    Kam pershtypjen se aty ka njerez qe kane ADN socialiste. Nuk po flas per njerezit qe kane ardhur te rinj. Une prape nuk e quaj qe ne kemi vepruar gabim, pasi po te mos ishte kjo klime, zor se Edi Rama do te vinte ne 2005. une mendoj se ne menyre te plote apo te pjesshme ka njerez qe kane ADN socialiste. LMN ka mbeshtetje, s'diskutohet.

    Panorama

  7. #607
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Opozita: Do kërkojmë largimin e Berishës, Malaj replikon me Ramën: U bëre si Enveri

    Aristir Lumezi

    Partia Socialiste nuk do të kërkojë më vetëm hapjen e kutive, por edhe largi-min e Kryeministrit Sali Berisha. Këtë e bëri të ditur dje në mbledhjen e grupit parlamentar kreu i selisë rozë, Edi Rama. Në një fjalim para deputetëve socialistë, ku ishin të pranishme edhe mediat, Rama tha se ultimatumin e vendosur nga opozita, kreu i qeverisë e shfrytëzoi për të hedhur një lumë akuzash dhe shpifjesh ndaj saj.

    Qëndrimi i PS
    “Tanimë për opozitën kutitë nuk janë i vetmi objektiv. Sot nuk e dimë vetëm ne, po e di i gjithë populli se kjo qeveri e kapur mat humbet me shpejtësi çdo ditë të drejtën të qëndrojë mbi kutitë që mban mbyllur. Ne sot e tutje nuk do të kërkojmë më thjesht hapjen e kutive, po largimin e Sali Berishës përderisa kutitë nuk hapen. Hap kutitë ose largohu, kjo do të jetë kryefjala e protestës sonë”, u shpreh Rama. Ndonëse nuk përmendi datë për protestën e ardhshme, kreu i socialistëve tha se ajo do të shtrihet në të gjithë vendin. “Protesta jonë do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, përmes një opozitarizmi që do të jetë kudo ku shqiptarët përballen me pushtetin e së keqes, me pabarazinë shoqërore që thellohet e me arrogancën shtetërore që theksohet, me varfërinë e papunësinë në rritje përballë çmimeve që rriten edhe më shumë, me mungesën e mbështetjes politike e njerëzore në kushtet e braktisjes paralizuese apo të nëpërkëmbjes poshtëruese, nga ana e një shteti që ekziston vetëm për pushtetarët jo për qytetarët”, vijoi më tej kreu i PS-së.

    Akuzat
    Lideri i opozitës mbështeti publikisht deputetët dhe biznesmenët e sulmuar një ditë më parë nga Kryeministri Berisha, i cili publikoi lejet e ndërtimit, e marra në mënyrë të paligjshme. Rama u bëri thirrje atyre që të bëjnë kallëzim penal në prokurori ndaj kreut të ekzekutivit. Kryetari i PS-së akuzoi kryeministrin se ka uzurpuar pushtetin, por përmendi edhe familjen e tij, e cila sipas Ramës është e përfshirë në afera korruptive. “Si rregull pranë tij një grua e padeshifrueshme që shfaqet në bankete e adete bamirësie apo rri statujë pranë burrit kur e do evenimenti publik i ditës. Pastaj një vajzë që ndodh rëndom të jetë avokate me një zyrë ligjore, ku kalojnë në sitën e interesit jopublik punët e mëdha të shtetit, po si rregull nuk refuzohen as qokat modeste. Nuk mungon një djalë sekser që lëviz si hije pas aktivitetesh, ku dalin gjithnjë zëra për trafik armësh, kolpo në shuma të mëdha që papritur shpërthejnë, ja fjala vjen si atje poshtë në Gërdec, apo shemben, si atje lart në Kalimash”, theksoi më tej kreu i socialistëve. Rama shtoi më tej se PS-ja nuk do të hyjë në Parlament pa u çmontuar në sytë e qytetarëve 28 qershori, të cilin ai e quajti një precedent i rrezikshëm i korrupsionit elektoral.

    Familja
    Kreu i selisë rozë tha në pjesën e parë të mbledhjes së grupit parlamentar socialist se kryeministri Berisha prej 20 vjetësh ka akuzuar familjet e kundërshtarëve të tij politikë. “Ky njeri, pikërisht ky që në 20 vjet s’ka lënë shtëpi kundërshtari pa futur gjuhën, s’ka lënë krevat pa shkundur, sirtar pa rrëmuar e njeri pa lënduar me xhindosjen e fantazisë së tij mitomaniake, sot ngrihet e u thotë shqiptarëve se unë, kryetari i opozitës, po i sulmokam familjen. Cilën familje po i sulmoj? Familjen e njerëzve që dashurojnë, lindin fëmijë, martohen, grinden, pajtohen, vishen, zhvishen, shkruhen, fotografohen, flirtojnë, ndahen, ikin, vijnë, bien në ujdi, bëjnë krushqi, shoqëri, miqësi, jetojnë lirinë e tyre për të ndenjur bashkë ose jo?!”, theksoi më tej Rama. Lideri i PS-së theksoi se ai vetë nuk ka akuzuar të afërmit e kundërshtarëve të tij politikë dhe nuk do të flasë kurrë për jetën familjare të tyre. “Unë u uroj megjithë zemër, shëndet e mbarësi në familje të gjithë kundërshtarëve politikë dhe kurrë mos provofshin as prindërit as fëmijët e tyre, atë që ka provuar nëna apo djali im, dhe jo vetëm ata po plot prindër, gjyshër e fëmijë të kundërshtarëve të Sali Berishës, për shkak të Sali Berishës. Kurrë mos provofshin gratë a të dashurat e tyre atë që kanë provuar plot gra e të dashura të kundërshtarëve të Sali Berishës, për shkak të Sali Berishës”, tha kreu i PS-së.

    Kundërshtarët politikë
    Nga foltorja e grupit parlamentar, kreu i socialistëve përsëriti akuzën ndaj kryeministrit Berisha se, në kohën e diktaturës ai ka internuar një familje mjekësh. “Ky që ka internuar dy mjekë të pafajshëm, është njeriu që derdh lot krokodili për të përndjekurit e regjimit, të cilëve u ka dhënë për 20 vjet asgjë hiç përveç shfaqjeve të egërsisë së shtirur aktoriale në foltoren e parlamentit, ku veç me fjalë e ka luftuar si kofini pas të vjelit terrorin komunist, të cilin në fakt e ka ushqyer edhe vetë me zellin e një çerek shekulli, në kohën kur i shërbente diktatorit”, u shpreh Rama. Në fund të fjalimit të tij, ai nuk la pa përmendur edhe ish kryeministrat Meta e Nano, por edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit Berisha, Arben Imamin, Neritan Cekën dhe Lufter Xhuvelin, për të cilët kujtoi akuzat e kreut të qeverisë disa vite më parë. “Madje vazhdon pa pikë turpi edhe pasi ka thënë faqe botës, duke u zgërdhirë, se ato që tha 15 vjet për Fatos Nanon, s’duhet t’i kishim marrë seriozisht se Fatosi është figurë historike, ato që tha kushedi sa vjet për Ilir Metën ishin lojë se zoti Meta është nuse për integrim, lëre më pastaj çka thënë për rulët e xhuvelët dhe si i ka bërë helaq imamët e neritanët, që sot i ka çingijet e orkestrës qeveritare e i nxjerr në mexhelis për të kënduar shpifjet e tij”, theksoi në fjalën e tij kreu i opozitës.

    Protestat, krerët e opozitës nuk caktojnë datë për protestat

    Koalicioni i majtë nuk përcakton ende se cili do të jetë qëndrimi pas skadimit të ultimatumit 10 ditor ndaj kryeministrit Berisha. Krerët e forcave politike të majta dhe të djathta, të cilat janë rreshtuar kundër qeverisë dhe koalicionit të djathtë dolën pa një qëndrim nga takimi i mbrëmshëm në Hotel Tirana. Burime nga ky takim bënë të ditur për gazetën se krerët e partive kanë hedhur mendime të ndryshme, por pa arritur të bindin kreun e PS-së, Edi Rama për hapin e ardhshëm. E vetmja çështje për të cilën duket se kanë rënë dakord krerët e majtë dhe të djathtë është se do presin mitingun e Partisë Demokratike në 8 dhjetor për të vendosur më pas hapin e radhës. Nga qëndrimi publik i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duket se kjo forcë është tërhequr nga deklaratat fillestare për të kërkuar tashmë vetëm largimin e Berishës. Në ditën e tretë të protestës në 22 nëntor, Rama deklaroi para protestuesve se në përfundim të ultimatumit 10 ditor do të kërkohet vetëm dorëheqja e kreut të qeverisë. “Në qoftë se brenda 10 ditësh Sali Berisha nuk hap kutitë e votimit për të mbajtur me pahir qeverinë e tij dhe të mbajtur peng duke shkatërruar shtetin dhe ekonominë e shqiptarëve për interesat e familjes së tij, ne do ta ngremë në këmbë popullin shqiptar si një familje të vetme vlerash demokratike dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh Rama në 22 nëntor. Por gjatë fjalës së djeshme në grupin parlamentar ai deklaroi sërish se do të kërkojë hapjen e kutive dhe paralelisht me të edhe largimin e Berishës. Në përfundim të takimit kreu i PLiDr, Spartak Ngjela akuzoi ashpër kryeministrin. “Nuk është revolucion, por qëndresë kundër tiranisë. Ende nuk është caktuar një datë, ndoshta mbledhja tjetër do caktojë datën, por patjetër që do të ketë një datë sa më të afërt.


    Malaj replikon me Ramën: E bëre mbledhjen si Enveri

    ADI SHKEMBI

    Mënyra e organizimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste përplas kryetarin Edi Rama me deputetin e qarkut të Vlorës, Arben Malaj. Pasi ka përfunduar fjalën, e cila ka qenë në prani të mediave, kreu i socialistëve i ka kërkuar deputetëve të mbyllë takimin. Në përfundim të saj, Malaj i është drejtuar Ramës për të kundërshtuar mbylljen e mbledhjes pa folur më parë deputetët. “Ç’është kjo mbledhje ku mblidhen 200 të zgjedhur, flisni ju, ata duartrokasin dhe mbyllet mbledhja?”, ka thënë ish ministri i Financave gjatë një bisede të shkurtër me Ramën duke zbritur shkallët e Hotel Tirana. Por kreu i socialistëve i është përgjigjur me fjalët “unë ta shtriva dorën, pse nuk më mirëkuptove?”. Nga ana e tij Malaj i është kthyer me fjalët “tani duhet të mos e laj dorën unë dhe të jem i gëzuar pse ma dhatë ju? Vetëm Enveri e bënte kështu që i mblidhte dhe fliste vetë”. I menjëhershëm ka qenë edhe përgjigjja e Ramës, sipas të cilit “këtë radhë e bëra si Enveri, herën tjetër mund ta bëj si Mehmeti”. Për mënyrën e mbledhjes së grupit parlamentar socialist ka reaguar dje publikisht vetë deputeti i PS-së, Arben Malaj. I pyetur nga gazeta “Panorama” lidhur me këtë çështje ai tha se debati kishte të bënte pikërisht me shqetësimin e tij për mënyrën se si u bë mbledhja, ku foli vetëm kryetari dhe deputetët u larguan. “Thelbi i këtij debati kishte të bënte me shqetësimin që në kohën kur situata politike në vend po tensionohet, në kohën kur PS duhet të jetë më e qartë se kurrë për strategjinë e suksesit të saj politik dhe larg çdo influence negative në zhvillimet ekonomike, sociale dhe integruese të vendit, modeli i takimit, ku thirren rreth 200 përfaqësues të lartë politikë dhe deputetë të PS, ku dëgjohet vetëm fjala e kryetarit të partisë dhe më pas duartrokitje, takimi mbyllet, janë kopjo të modeleve të dështuara politike”, u shpreh Malaj. Deputeti i Vlorës dhe Ben Blushi ishin të vetmit nga grupi i deputetëve të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe që morën pjesë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, ndërsa Islami, Harasani e Bello nuk kanë preferuar të jenë të pranishëm. Por edhe Blushi e Malaj nuk mundën të flisnin për qëndrimin e opozitës pas skadimit të ultimatumit 10 ditor për shkak të mbylljes shpejt të mbledhjes nga ana e kryetarit Rama.

    Klosi: PS në Kuvend përpara shtatë marsit

    Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të zëvendësohen në Kuvend, pasi ata do të betohen përpara se t’u mbarojë mandati. Këtë e bëri të ditur dy ditë më parë deputeti i kësaj force politike, Blendi Klosi, i cili është edhe njëherësh sekretar organizativ i kësaj partie. Gjatë një interviste për Tv “Ora Neës”, Klosi duke folur për qëndrimin e forcës më të madhe, pas përfundimit të ultimatumit tha, se “Partia Socialiste do të hyjë në Parlament përpara datës 7 mars për të mos djegur mandatet”. Por intervista nuk u transmetua më gjatë ditës së djeshme, ndryshe nga intervistat e tjera, të cilat ritransmetohen disa herë. Ky qëndrim i shfaqur nga deputeti i PS-së bie ndesh me deklaratat e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka deklaruar se partia që drejton nuk do të futet në Kuvend deri sa të plotësohet kushti për hapjen e kutive të votimit. Lidhur me djegien e mandateve të deputetëve të PS-së, për shkak se nuk janë betuar për gjashtë muaj, kanë folur edhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha, të cilët janë shprehur se do të zbatohet Kushtetuta.

    Panorama

  8. #608
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    siq duket, deputetat socialista po e shtyjne afatin e hyrje ne parliament, per ti zhvatur salis sa ma shum euro (edhe dallare marin ata); e ka que pazarin - ecin me bursen specialistat ...

    edhe po te bleje disa, nuk eshte e njejta situate me ate kur u zgjodh presidenti ... neqoftese arrin te bleje me shume se gjysmen, ahere bravo i qofte ...

    mirepo ajo po han kohe shume, perveq aseteve financiare, keshtu qe salis nuk i ka mbete gje tjeter, ose te hape kutite, ose te jape doreheqjen per zgjedhje te reja ...

    edhe e para, edhe e dyta jane thuajse te pamundura per salis ...

    por ai nuk ka nga tia mbaje ... do te zgjedhe njeren, ose do ti bjere ne gjunje edverit per nje kompromis sa me te "kaperdishem" ...

  9. #609
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Në kuadër të mospranimit të mendimit ndryshe, Edi Rama shpallet i sëmurë psiqiq dhe ndjekësit e tij katundarë e budallenj... protesta shpallet e paligjshme dhe si precedent për rrëzimin e qeverisë së ligjshme...

  10. #610
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Me protestat qe po ben ky, ska shance qe kutite te hapen.

    Saliu eshte LIDER. Percau PS, mori Fatos Nanon themeluesin e PS, mori edhe Ilir Meten nje kundershtar i forte, edhe e la vetem Edin me Gramoz Rucin e ndonje veze pashkesh tjeter. Ca Qeverie do marri ky? Me ca do e marri njeher? E ka krijuar terrenin Saliu per gjithcka, ska shance njeri tja marre pushtetin me dhune (tani jo me). Ta harroje Edvini e te gjith ata qe i shkojn nga pas, sidomos ata te cilet e quajn Saliun gomar. Sepse ky Saliu na qenka aq i zgjuar sa i ka vene te gjith perfundi, edhe po jua shkel koken me shapke ktyre komunisteve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 61 prej 82 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •