Close
Faqja 60 prej 82 FillimFillim ... 1050585960616270 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 591 deri 600 prej 820
  1. #591
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ta zeme se jane firmosur proces-verbalet ... ta zeme se nuk ka shkelje ... ta zeme se nuk ka manipulime ... ta zeme se nuk ka vjedhje ...

    kur eshte keshtu, hapni kutijat, dhe i mbyllet goja nje her e mire edverit e atyre qe i shkojne prapa ... hiqet qafe ... i hapen proceset ... perballet me drejtesine ...

    juve me saliun ne krie po i beni nder edverit, duke e bere lider te padiskutueshem ne legjenden e kutijave ...

    edhe atij do ti shkoje pas historia, si tosit ... sala mbetet me gisht ne goje ...

  2. #592
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ta zeme se jane firmosur proces-verbalet ... ta zeme se nuk ka shkelje ... ta zeme se nuk ka manipulime ... ta zeme se nuk ka vjedhje ...

    kur eshte keshtu, hapni kutijat, dhe i mbyllet goja nje her e mire edverit e atyre qe i shkojne prapa ... hiqet qafe ... i hapen proceset ... perballet me drejtesine ...

    juve me saliun ne krie po i beni nder edverit, duke e bere lider te padiskutueshem ne legjenden e kutijave ...

    edhe atij do ti shkoje pas historia, si tosit ... sala mbetet me gisht ne goje ...
    Une duke i veshtruar keto ngjarje nga nje distance pasi qe nuke jetoj ne Shqiperi(por e vizitoj shpesh).jam i bindur se historia do ta trgoj rolin teper pozitiv te Sali Berishes ne forcimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.
    Eshte fat historik qe nje njeri energjik dhe patriot kad dale ne skenen politike shqiptare ne vitet e veshtira te tranzicionit.
    Me 97 keni arritur perkohsisht ta ndalni rrymen e perparimit te Shqiperise,Tash po perpiqeni prap per te njejten gje,por besoj dhe uroj qe kesaj here te deshtoni perfundimisht.

  3. #593
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Une duke i veshtruar keto ngjarje nga nje distance pasi qe nuke jetoj ne Shqiperi(por e vizitoj shpesh).jam i bindur se historia do ta trgoj rolin teper pozitiv te Sali Berishes ne forcimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.
    Eshte fat historik qe nje njeri energjik dhe patriot kad dale ne skenen politike shqiptare ne vitet e veshtira te tranzicionit.
    Me 97 keni arritur perkohsisht ta ndalni rrymen e perparimit te Shqiperise,Tash po perpiqeni prap per te njejten gje,por besoj dhe uroj qe kesaj here te deshtoni perfundimisht.
    po qfare energjie na tergon salias ? per pushtet absolut? per te neperkembur institucionet shteterore? per tiu shmangur te vertetes dhe pergjegjesise se Gerdecit? per te folur pallavra e genjeshtra pa mbarim ne mikrofona? per te share si rrugaç e lapangjoz ? per te "dhuar" territora te Shqiperise sikur ia ka lene otomania?
    etj etj ...

    salis eshte karikature e nje shtetari e politikani ... eshte edhe i semure menderisht, semundje e cila po avancon ne menyre te pakthyeshme ...

  4. #594
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ta zeme se jane firmosur proces-verbalet ... ta zeme se nuk ka shkelje ... ta zeme se nuk ka manipulime ... ta zeme se nuk ka vjedhje ...

    kur eshte keshtu, hapni kutijat, dhe i mbyllet goja nje her e mire edverit e atyre qe i shkojne prapa ... hiqet qafe ... i hapen proceset ... perballet me drejtesine ...

    juve me saliun ne krie po i beni nder edverit, duke e bere lider te padiskutueshem ne legjenden e kutijave ...

    edhe atij do ti shkoje pas historia, si tosit ... sala mbetet me gisht ne goje ...
    Po te lexojme...

    Ta zeme se ti nuk je nje dhelper;
    ta zeme...,
    ta zeme se hipokrizia jote e percipte nuk permban asgje nga shpirti yt i lig;
    ta zeme se nuk po na ofendon nga mendja e shendoshe qellimisht; Dhe vetem per nje moment te paramendojme se do te thejme Ligjin - te vetmen garance te lirise dhe themelit te shtetit demokratik shqiptar. Shtetin si teresi.
    Gje te cilen armiku aktual i kombit e quan asgjehiq: "kutite"!

    Cfare pastaj?

    -Ta paramendojme tani edhe te pamunduren, u hapen kutite; ta zeme se ne rinumerimin partizan e fushor del dikush dhe proklamon se kane fituar minoritaret;

    Po Pastaj -cfare?

    Kush, kush eshte ai organ qe do ta certifikoje kete deklarate?
    Kush eshte ai institucion qe do te kete autoritetin qe ta fuqizoje ate deklarate?
    Kush eshte ai institucion suprem qe do ti legjitimoje ato numerime?
    Kush eshte ai qe do ti besoje ca rezultate te nje numerimi ilegal fushor?
    Kush eshte ai do ti bindet dhe te pranoje kete maskarade?

    A je ti ai qe te garantosh se mazhoranca ekzistuese nuk do te akuzoje se jane mbushur kutite? - se eshte asgjesuar vota e tyre tash nje vit nga mafia - se s'jane manipuluar numrat nga punistet komuniste ?

    Athua mendon ti se je pijnoll i pa shpallur i presidentit Milosevic? Qe per heqjen e statusit federal te Kosoves per gjate nje viti te tere demonstroi me po kete hipokrzi? Se s'eshte pune e madhe pasi: "kosovo nista ne gubi samo serbia dobija", me c'rast pa ndonje qellim por qe pashmangshem shthuri gjithe jugosllavine!

    Mendon ti se keto ofendime qesharake prej nje manipulatori gjysmanalfabet qe nuk u shiten atehere ne Kosove - madje as me dhune - se do te shiten sot pas 1989 me 2009 ne Shqiperi?!!

    Kujton ti se intelekti i qytetarit shqiptar te shekullit XXI eshte ne nivel me te ulet se niveli mesatar i qytetarit te Kosoves se marsit te vitit 1989?!!

    Kujton ti dhe te tjere te nivelit tend se qytetari i sotem shqiptar nuk e di qe kjo quhet ANARKI? Apo ti vet nuk e ke as idene se cfare flet? Dhe kerkon realizimin e enderres se krimit te organizuar per te ardhur ne pushtet dhe ku ligjet i bejne ata vet ndersa ty ta marrin gruan edhe motren e ta shesin si mall seksi duke i vene edhe tatim.
    Keto fate dhe jte njerezish i quan ti 'kuti' ?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 04-12-2009 më 21:31
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #595
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja kush do ta shkallmoje shqiperine..
    Ki neonazisto stalinisto kanibali edvin..

    past faqen e zeze kush i vete neser ketij mafiozi ne mitingun-prelud te revolucionit khmer rruzh qe ai do kurdise me fatos kloset e ngjelet e tij flliqana..

    --





    Ish bashkëshortja e detyroi Ramën të paguante detyrimet vetëm pas gjyqit të vitit 2000


    Rama pranoi të japë kafshatën e bukës për të birin pas 9 vitesh


    Nuk ishte e lehtë për Matilda Makoçin të përballonte një divorc përtej imagjinatës së një qenieje njerëzore dhe më pas emigrimin e vështirë. Ata që e njihnin dhe ia dinin vlerat e kërkonin në Tiranë. Njëra prej tyre ishte Vera Grabocka. Regjisorja e mirënjohur e merr në telefon dhe i kërkon që të kthehet për të prezantuar një nga spektaklet më të suksesshme të kohës, që ishte "Miss Albania". Bukuria dhe dlirësia e kësaj femre kishte bërë për vete shumë nga bota e artit. E donin ta kishin pranë dhe të bashkëpunonin. Kërkonin ta ndihmonin në ato momente të vështira të jetës, të cilat ajo po kalonte, duke menduar një rikthim të bujshëm të saj. Por ishte e pamundur. Trauma e rëndë që kishte kaluar Matilda Makoçi me akuzat e një përbindëshi dhe jo të një njeriu normal, episodet e rënda të abuzimeve dhe dhunës që ajo kujton, e kishin bërë atë që të mos ishte Matilda e parë, por një hije e vetvetes. Të gjithë shtangeshin nga Matilda e tjetërsuar që shikonin. Ndoshta atyre sot u kujtohet një shprehje e sinqertë e saj "që njeriu gjysmën e jetës e kalon për t'u njohur dhe gjysmën tjetër për t'u fshehur". Matilda në ato kohë fshihej, fshihej se mos e gjente sërish përbindëshi që t'i dilte përpara në rrugë dhe t'i përsëriste fjalët "kurvë, ke shkuar me babanë tim,…". Strehohej larg monstrës dhe kishte gjetur një qetësi të përvuajtur, ku i duhej të rropatej mbi 16 orë në ditë për të siguruar bukën e përditshme, por edhe për të përballuar e vetme dhe pa ndihmën e askujt dhimbjet që i shkaktonte sëmundja e të birit.

    Megjithatë, Matilda tregon forcën e karakterit të saj në Greqi. Ajo nuk dorëzohet dhe kërkon që të provojë veten në role të spikatura si aktore. Merr pjesë në konkurse si për t'i thënë vetes se duhet të tregonte vlerat e saj. "Në vitin 1995, në Athinë organizohej konkursi për interpretimin e rolit të aktores, Vivien Leigh. Megjithatë, gjithshka mbeti një dëshirë e pakonkretizuar. "Duhet të kisha sytë ngjyrë blu sikurse i kishte personazhi ….". Rrëzohet, por megjithatë nuk jepet, nuk ndalet në përballimin e betejës së vështirë që i kishte vënë fati i keq përpara. Matilda shpërndan fotot e saj në studio të ndryshme të prodhimit të filmave dhe i vihet përsosjes së greqishtes. Pasioni për artin nuk kishte kufi. Fati i buzëqeshi për momentin kur një producent grek i jep rolin e një shqiptareje të varfër që kërkonte punë në Greqi dhe merr pjesë në telenovelën "Miqtë". Dukej sikur fati po ndryshonte për Matildën. Disa intervista në mediat vendase dhe revista e bënë atë një person të njohur në rrjetet artistike greke. I afrohet edhe një rol i dytë në një tjetër telenovelë. Por kur gjithçka dukej se nisi të funksiononte dhe të shkonte për mirë, ata ndalen dhe kthehen pas. E vetmuar dhe pa përkrahje i duhet të përballet me sëmundjen e të birit, e cila i rishfaqet pikërisht në këto momente të angazhimeve artistike të Matildës. Ajo nuk heziton, heq dorë nga gjithçka dhe i përkushtohet vetëm të birit. Problemet financiare nuk e linin të ngrinte kokën. I duhej të kthehej në Tiranë dhe të ndiqte nga pranë sëmundjen e të birit. Prindërit e saj që i ishin gjendur pranë nuk mund të përballonin të vetëm shpenzimet. I ati i të birit, Rama, as që bëhej fjalë t'a ndihmonte. Kurrë nuk e kishte marrë në telefon dhe kurrë nuk i kishte thënë nëse kishte ndonjëherë nevojë për ndihmë. Ai vazhdonte me skizofreninë e tij të mos njihte atësinë e fëmijës dhe nuk donte t'ia dinte se me çfarë problemesh përballej ai.

    Në këto momente për Matildën, i vjen një propozim mjaft me fat, të luante me një aktor të njohur irlandez, një rol që do t'i siguronte asaj përgjithmonë një karrierë të suksesshme në vendin fqinj. Por Matilda nuk e kishte më mendjen tek karriera, por tek i biri. Vendos të kthehet në Shqipëri dhe të lërë pas Greqinë, pikërisht në momentet kur mund të shkëlqente fati.

    Kthimi në Shqipëri nuk ishte i lehtë. Nga duhet t'ia fillonte? Edhe banesa ishte e papërshtatshme. Shtëpia në Kinostudio ishte një makth më vete për aktoren e talentuar. Më tej shpenzimet e jetës së përditshme dhe më pas ato të të birit. Nuk kishte ku të mbështetej. Babai i djalit të saj vazhdonte të mos e njihte atësinë e fëmijës dhe refuzonte që të paguante detyrimet ndaj tij. Nuk kishte zgjidhje tjetër. Matilda i drejtohet sërish Gjykatës në vitin qershorin e vitit 2000, njëlloj sikurse i ishte drejtuar edhe nëntë vite më parë në dhjetorin e '91 për të detyruar të atin që të paguante detyrimin ndaj të birit. I ati i fëmijës ishte në ato ditë ministër i Kulturës në qeverinë "Nano". Një dosje korrupsioni hapet ndaj tij me akuza për shpërdorim prej miliona lekësh në lyerjen e fasadave të ministrive. Megjithë paratë e tepërta në përdorim, Rama nuk pranonte gjithsesi të paguante detyrimin minimal ndaj të birit. Ishte vetëm gjyqi i vitit 2000 ai që e detyroi atë të paguante detyrimin ndaj Grigorit. Si të mos mjaftonte kjo, ai bën edhe të paimagjinueshmen. Shfaqet në ato ditë në krahë të djalit. Jo se e kishte marrë malli, jo se e pranoi se e ndiente atësinë, por se mediat e opozitës së asaj kohe e vunë në shënjestër për monstruozitetin e jetës së tij familjare. Rama kandidonte për kryetar bashkie dhe i duhej që të përmirësonte imazhin e tij pikërisht në ato momente kur po goditej nga kundërshtarët politikë. Atëherë pranon që të marrë për dore për herë të parë në jetën e tij të birin dhe të shfaqet para kamerave të televizioneve si për të përgënjeshtruar jo të vërtetën, por veten e tij. Kjo është një tjetër e dëshmi e një monstre, i cili është i gatshëm të keqpërdorë si një mall politik këdo nga familja e tij. Ata nuk kanë asnjë vlerë. Ata mund të dhunohen, të mohohen, t'i bëjë çfarë ti teket një të sëmuri që i ka shpëtuar prej duarsh psikiatrit, dhe më pas ti marrë përdorë ata për interesa të tij politike, duke i nxjerrë para kmerave, ashtu të dhunuar dhe të përçudnuar.

    Ai pranoi i imponuar atësinë e fëmijës, por për Matildën kjo nuk kishte më asnjë vlerë. Ajo tashmë ishte tjetërsuar krejtësisht. Vështirësitë e kishin thyer shpirtin rebel të aktores me buzëqeshjen karakteristike, fati i keq e kishte nënshtruar, abuzimet dhe dhimbjet e kishin dobësuar duke bërë që të ishte një hije e vetvetes, Matildës që dikur kishte luajtur si për paradoks të fatit të saj, edhe tek filmi "Hije që mbeten pas".




    Intervista e Makoçit: Përse më vjen keq


    -Zonja Makoçi, keni nostalgji për platetë e filmave shqiptarë për punën dhe realizimet artistike?!

    Sigurisht që kam, por unë nuk mund të punoj më siç punoja, me ritmin e përditshëm të punës. I kam shpëtuar asaj mënyre së vepruari përfundimisht. Kam pasur shumë peripeci…Në qoftë se do të punoja sërisht do të doja të merrja një shok apo shoqe nga Tirana, nga Amerika, nga Athina dhe po kështu dhe regjizore të huaj dhe bashkëpunime midis tyre. Nuk më pëlqen më të punoj në atë mënyrë klasike dhe të prapambetur që kemi punuar tërë jetën. Do thuash ç'farë janë këto plane. Shkurt. Duhet të kordinoj më mirë kohën në mënyrë që të rikthehem sërish në skenë.


    -Për disa vite me radhë, ju jetuat në Greqi. U bë kjo ikje shkak për t'u shkëputur nga fusha e artit?

    Unë 23 vjeç mbarova Institutin e Arteve. Në këtë moshë isha e fejuar dhe shikoja vetëm jetën time personale, duke pasur një lloj pesimizmi, nëse do bëjmë diçka apo jo për këtë vend. Në të gjithë botën, secili ka një pozicion të caktuar në jetë. Pra, në këtë moshë u mbylla në jetën time private dhe s'më interesonte asgjë tjetër. Para, se të ikja në Greqi nuk e kuptoja që ne jemi të inkuadruar si e gjithë bota dhe njerëzit tanë që na rrethojnë po ashtu! Kur u ktheva e kuptova se pavarësisht se jetojmë këtu, ne ecim me një hap me të gjithë njerëzit kudo që ndodhen, me të njëjtën teknologji dhe zhvillim. Nuk kam qenë e interesuar për jetën time artistike në Greqi. U stërvita shumë në greqisht dhe nuk mundja dot të flisja shqip…(qesh) Më lëvizte vendit nofulla si dhe më ikte gjuha dhe shqiptimi i gërmave "s", "t". Do shumë kohë ti rikthehesh artikulimit të fjalëve dhe për një aktore kjo është humbje e madhe.


    -Ju ka ngelur ndonjë "peng" nga jeta juaj si aktore?

    Sigurisht! Më vjen keq, që nuk kam kujtime nga tri pjesë të miat…Kam interpretuar Xhulietën (Romeo dhe Xhulieta) e Shekspirit në 1987 në teatër (fill pasi mbarova Institutin e Arteve) si dhe "Zbutja e Kryeneçes" dhe një rol (?) ku zëvendësoja aktoren Elvira Diamanti (dhe nuk e di edhe sot, në qoftëse është e regjistruar).

    Punonjësit e teatrit nuk kishin mendje ta regjistronin aspak dhe madje kisha besim tek ata!

    Mbaj mend se edhe punonjësit, të cilët ishin në teatër ndikuan shumë tek unë. Më shqetësonin shumë kur më thonin: "Hë moj hajde se e re je ti", mirëpo, ja që e shkuara s'vjen më. Kur e kujtoj gafën që kam bërë, më vjen…


    -Te çdo aktor/e, ekziston sidoqoftë një rol, në të cilin e ka ndjerë me të vërtetë vehten kur e ka interpretuar. Ju keni pasur një rol të tillë?

    "As "Apasionata" dhe as "Balada e Kurbinit" (role ku jam bërë e njohur më shumë) nuk kanë qenë…Në fakt, e vërteta është se nuk e kam gjetur veten asnjëherë në skenë, asnjëherë në këto role.


    Marrë nga shtypi i kohës




    Si e njohin Matildën kolegët e saj të artit ?


    ELVIRA DIAMANTI, aktore

    E kam njohur Matilda Makoçin në kohën kur ajo studionte në Akademinë e Arteve në Tiranë, në Degën e Dramaturgjisë. Matilda ka qenë dhe mbetet një nga miket e mia më të mira. Një nga koleget e mia, më të preferuara dhe një figurë, të cilën nuk mund ta harroj dot. Më vjen shumë keq, që nuk e shikoj më në skenë dhe në ekran. Ai që ka humbur më shumë është me siguri publiku, por edhe ne kolegët e saj dhe së fundmi ajo vetë. Kur kemi qenë studente, jo vetëm artdashësit, por edhe pedagogët në shumë raste na ngatërronin me njëra-tjetrën. Matilda ishte kaq e bukur dhe mua më vinte mirë nga kjo gjë. Kjo ngjashmëri "na vinte", sepse ishim të aktivizuara në të njëjtën kohë, por në fakt kishte edhe diçka të pakapshme në portret midis ne të dyjave. Gjithsesi do të dëshiroja ta shihja në një rol në skenë apo në film, sepse ka një shpirt shumë të bukur, po aq sa edhe ajo vetë!


    ROBERT NDRENIKA, aktor

    Matilda është një aktore shumë e mirë po ashtu ka qenë dhe një studente mjaft e mirë. Ma merr mendja se në qoftë se ajo do të rikthehet sërish do ti ketë dyert e hapura dhe ajo do të jetë e mirëpritur nga ne aktorët.


    NDRIÇIM XHEPA, aktor

    Më vjen keq, shumë keq për Matildën, pasi me të kam bashkëpunaur në disa role. Kam kohë që nuk di asgjë për të, pasi hera e fundit kur e takova ka qenë viti 1996, prapa Muzeut Kombëtar.


    ABAZ HOXHA, pedagog në Akademinë e Arteve

    Matilda ka qenë aktorja ime më e preferuar. Për këtë arsye e kam vënë në faqe të parë dhe në dy nga librat e mi që kam botuar së fundmi. Rolet e saja kanë qenë gjithmonë në rritje. Në filmin "Si gjithë të tjerët" në moshën kur ishte ende studente e Akademisë, ajo tregoi se ishte një aktore e zhdërvjellët. Në filamt e tjerë ku ajo ka interpretuar ka pasur një kombinim midis lirizmit dhe dramatikës, si përshembull në filmin "Hije që mbeten pas" me aktorin Xhevdet Ferri, si dhe filmin "Të mos heshtësh" me aktorin Ndriçim Xhepa. Për këto cilësi të papara ajo u nderua me medalionin e festivalit të filmit.


    Marrë nga shtypi i kohës


    Në numrin e nesërm do të lexoni dosjen e plotë të divorcit të monstrës-Rama, por dhe pjesën përverse nga publicistika e tij, "Ina Ina hiqi brekët

    Endrit DIBRA





    Historia e dhimbshme e aktores së njohur që u detyrua të emigronte pas divorcit me Ramën, si jetonte në Greqi me ndihmat e Kryqit të Kuq. Pjesë nga intervista e vetme e saj për mediat

    Rrëfimi i Matilda Makoçit: Përfundoja në spital pas abuzimeve dhe dhunimit

    Është një histori rrënqethëse ajo e jetës së Matilda Makoçit. Në Tiranë të gjithë e dinë, por për të është shkruar shumë pak ose aspak. Një harresë e pafalshme ndaj saj, një censurë në emër të mbrojtjes së dhunuesit, i cili sot kërkon të bëhet me dhunë njeriu që do të qeverisë shqiptarët. Vetë ai kërkon që të heshtet për të shkuarën e Matilda Makoçit, sepse ai e di më mirë se kushdo se është pjesë e shkatërrimit të jetës së saj. Ai e kupton se nëse shkruhet për Matildën, nuk ka se si të mos shkruhet për të.

    Jeta e Matilda Makoçit, u mbyll pikërisht në ato ditë të ftohta të dhjetorit të vitit '91 dhe pikërisht nga ajo sallë gjyqi kur dëgjoi çmendurira që nuk mund t'i përballonte dot një njeri i ndjeshëm dhe normal, nuk do të mund t'i rezistonte dot askush kur dëgjonte që njeriu që dikur kishte dashur, ishte transformuar deri në atë pikë sa të mohonte të birin e tij, por jo të ndalej në këtë mënxyrë, por të vazhdonte më tej në monstruozitet pa kufi, duke arritur deri aty sa të nxirrte edhe atë që kurrë më parë nuk e kishim dëgjuar në realitet, por vetëm në filma se, "kishte mbetur shtatzënë gjatë kohës që kishte pushuar me të atin".

    Prej atyre ditëve, Matilda Makoçi mendonte vetëm largimin, sa më larg një vendi ku qëndronte njeriu që i kishte shkatërruar ëndrrën e familjes dhe për më tepër, i kishte vënë edhe një damkë që nuk mund ta mbante askush. U largua dhe u nis menjëherë në drejtim të Greqisë, duke marrë me vete edhe të birin, Gregorin, i cili në ato ditë ishte vetëm disa muajsh. E vetme dhe thuajse pa asnjë mbështetje, aktorja e talentuar dhe që ishte bërë më e madhe se vitet që kishte mbi supe, ndryshoi përgjithmonë rrugën e saj të jetës. Nuk e priste në Greqi më skena si dikur në Tiranë, nuk e prisnin regjisorët dhe nuk e ftonin skenaristët, por e priste puna e krahut. Ajo atje ishte thjesht një emigrante, e cila duhej të luftonte për të siguruar mbijetesën, pa emrin që ajo mbante në Tiranë, pa respektin e artdashësve të këtij vendi.

    Matilda Makoçi ka folur shumë pak gjatë këtyre viteve, ndonëse ka shumë për të thënë. Megjithatë, edhe aq pak sa ajo ka folur duhet ta bëjë shoqërinë të kthjellohet. Fjalitë e pakta që kanë dalë nga goja e saj duhet të jenë si një thesar për ndërtimin e një shoqërie që duhet t'i largohet dhunës në familje, ndërsa dhunuesit nuk duhet të harrohen, por të skaliten në memorien e gjithsecilit për ta parë në sy se e shkuara e tij nëse nuk ndëshkohet nga opinioni, atëherë në një të ardhme të afërt do të krijojë viktima të reja.

    Çfarë ka thënë Matilda Makoçi për jetën e saj? Ajo ka thënë shumë, shumë, shumë por vetëm për ata që kanë veshë për të dëgjuar, sy për të shikuar dhe mendje për të reaguar. Ato janë aktuale sot dhe nuk mund të konsiderohen si një e shkuar e harruar dhe që nuk ka gjasa të kthehet, sepse njeriu një njeri që dhunon familjen e tij dhe njerëzit më të dashur nuk mund të ndalet para asgjëje në rrugëtimin e tij për të qenë një "serial dhune".

    "Njeriu gjysmën e jetës punon për t'u njohur dhe gjysmën tjetër për t'u fshehur", ishin fjalët e saj pas kthimit të parë nga Greqia në vitin 1996. Matilda jetonte për t'u fshehur. Askush nga kolegët e saj aktorë nuk dinte të thoshte se ku ishte Matilda, çfarë bënte, me se merrej. E kishin bërë të heshtte dhe të mos fliste si të ishte e dënuar nga kodet e mafies.

    E pyetur nga gazetarë që mund ta takojnë në shtatorin e '96, mbi jetën e saj, Matilda Makoçi rrëfen vetëm përmes pak fjalëve historinë e saj. "Kam histori që nuk i di askush. Ndaj meje është abuzuar më kanë shkaktuar dhimbje dhe dhunime, dhe kam përfunduar në spitale", rrëfen Matilda Makoçi, duke kujtuar me dhimbje ditët para divorcit dhe jetën e saj bashkëshortore. Janë pikërisht ato ditë që i kanë shkatërruar të gjithë jetën. Pendesa për lidhjen e dashurisë të shumë viteve më parë nuk ka më asnjë vlerë. Matilda nuk e ka më rrezatimin e vitit '87'-'89, sepse siç edhe e pohon vetë, tani "jeton për t'u fshehur".

    "Unë u largova me dëshirën time nga Shqipëria në '91, sepse kështu më erdhi jeta… dhe nuk doja të kthehesha më. Dhe kjo ndodhi për shkak të shumë rrethanave që pasuan në jetën time. Kjo është edhe ajo çka doja…Pres një lloj pensioni nga shteti, pasi tani nuk jam në gjendje të punoj normalisht, më ka ndodhur një incident në jetë…", vazhdon rrëfimin e saj Matilda Makoçi.

    Megjithëse nuk ka pranuar të flasë për dramën e jetës së saj, ajo kurrë nuk e ka harruar të shkuarën dhe as divorcin e '91. Në këtë vit ka ardhur në jetë dhe biri i saj Grigori, dhe ajo kujton se ai pati probleme shëndetësore, por që duhet t'i përballonte e vetme, për shkak të mospranimit të atësisë nga ish-bashkëshorti i saj Edi Rama, për të cilin ajo kujton: "Këto e trembën babanë e djalin tim. Ai ka pasur një fëmijëri të lehtë dhe ishte njeri me pretendime. Nuk dija se si do të reagonte kur unë do të doja ndonjë fëmijë tjetër. E kuptova atëhere se nuk kisha çtë thosha me atë njeri dhe i dhashë divorcin".

    Ka sakrifikuar gjithçka nga jeta e saj për të rritur foshnjën e saj. Në Greqi i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të siguruar mbijetesën. "Gjatë gjashtë viteve të qëndrimit në Greqi, qiranë e banesës dhe ushqimin ma paguante Kryqi i Kuq", kujton Makoçi. Fillimet e saj në Greqi kanë qenë të vështira. Ajo tregon se ka bërë punë të zakonshme vetëm për dy muaj, gjatë kohës që ishte në Greqi, kohë kur i ati i dërgonte kartonë me të cilat bënte çanta të vogla për dhurata dhe punonte nga 7 e mëngjesit deri në orën 12 të natës. Të gjithë këtë punë e bënte në shtëpi ku jetonte e vetmuar me të birin e vogël dhe të sëmurë.


    Nesër do të lexoni

    Nesër do të lexoni pjesën e dytë të dëshmisë së Matilda Makocit, mbi vështirësitë ekonomike në rritjen e të birit dhe kush i përballonte shpenzimet e tij. Dokumente autentikë të Gjykatës që dëshmojnë se Rama u bind për të paguar detyrimet ndaj të birit vetëm pas 9 vitesh proces gjyqësor.

    Endrit DIBRA





    NJERIU QE KA ÇMENDUR NJEREZ PO KERKON TE ÇMENDE SHOQERINE


    Aktorja e njohur kërkoi divorcin pas terrorit dhe dhunës së njeriut që kishte zgjedhur për burrë


    Dëshmia e monstrës Rama: Gruaja shtatzënë kur pushonte me tim atë



    Pika më kulminante e procesit gjyqësor të divorcit të kryetarit të PS ka ardhur pas deklaratave histerike të Ramës në seancën e dhjetorit '91. Megjithëse gjyqtarët kanë kërkuar që të provohen deklaratat e Ramës se fëmija nuk është i tij, duke i bërë ekzaminimet laboratorike, ai nuk ka pranuar. Në këto kushte, Gjykata ka vendosur që të mos e vënë në dyshim atësinë e fëmijës, pasi nuk ka pranuar si provë deklarimin oral të Ramës.

    Për më tepër, Gjykata ka marrë si provë edhe grupin e gjakut të të birit, Grigorit, i cili rezulton që të ketë pasur të njëjtin grup gjaku me atë të Ramës. Por edhe kjo provë e sjellë nga Gjykata nuk e ka bindur Ramën që të pranojë atësinë e fëmijës.

    Duke parë këmbënguljen e gjykatësve, atëherë Rama është munduar që të ngrejë një alibi tjetër për të vënë sërish në pikëpyetje atësinë e fëmijës. Sipas procesverbalit të mbajtur në Gjykatë, Rama ka pretenduar se koha e lindjes përkon me një periudhë, sipas të cilës, Makoçi nuk ka qenë e shoqëruar me të, por me të atin e tij dhe të ëmën. "Paditësja (Makoçi) thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë, sipas tij, koinçidon me periudhën e shtatzënisë".

    Deklarata e Makoçit para Gjykatës ka qenë edhe pjesa më e tmerrshme e torturave psikologjike, që i janë bërë asaj nga ana e Ramës. Por kjo nuk ka qenë e rëndë vetëm për Matildën, por edhe për të atin e tij, i cili në atë kohë shihej si i tjetërsuar dhe me një damkë të rëndë, që i kishin vënë jo njerëz të huaj, por biri i tij.

    Interesante është se padinë në Gjykatë në vitit '91 nuk e ka bërë Rama, por Matilda Makoçi. Arsyeja është e thjeshtë, aktorja e talentuar nuk ka duruar torturat psikologjike që i bëheshin asaj në mënyrë të përditshme nga ana e Ramës, i cili e ofendonte me akuza ndër më monstruozet, pa pyetur për personalitetin e ish-partneres së tij, por edhe të pjesëtarëve të familjes. Ajo i është drejtuar Gjykatës si i vetmi instrument për të shpëtuar nga terrori i përditshëm i ulërimave dhe klithmave të ish-bashkëshortit të saj.

    Sikurse do të shihet edhe në numrat e ardhshëm, kjo kohë ka qenë mjaft e vështirë për Makoçin. Akuzat monstruoze në Gjykatë të Ramës ndaj saj bënë që ajo të kishte një të ardhme shumë të vështirë, për të cilën ajo do të shprehej atëherë se "kurrë nuk ishte penduar për atë që kishte bërë". Nga ana tjetër, ajo kurrë nuk u nda nga biri i saj, për të cilin thoshte se ishte i vetmi motiv për të cilin ajo jetonte.

    Pas seancave të divorcit në Gjykatë, Makoçi largohet larg Shqipërisë, duke e parë si të pamundur qëndrimin në një vend me gjithë baltën dhe akuzat e përbindëshme që një njeri i sëmurë kishte ngritur rreth saj. Është e kuptueshme se për realitetin shqiptar të atyre viteve dhe patriarkalizmin e shoqërisë, ishte e pamundur për një femër që të përballonte presione të tilla. Ajo u largua duke marrë me vete edhe fëmijën e saj, i cili ishte vetëm disa muajsh dhe që Rama nuk e kishte parë asnjëherë të vetme.

    Që nga ato ditë të ftohta të dhjetorit të '91, aktorja e ka harruar emrin e ish-bashkëshortit të saj dhe nuk e përmend në asnjë rrethanë. Edhe kur i duhet të kujtojë ndonjë episod e etiketon atë si "babai i fëmijës tim", duke e përmendur me ironi.


    Ku e kemi parë Matildën


    Nuk ke se si të harrosh rolet e Matildës. E bukur, e re dhe shumë fotozhenike, shqiptarët vazhdojnë t'i përcjellin ende rolet e saj. Janë ritransmetimet e shpeshta të televizioneve të shumta që e rikthejnë atë përsëri në kujtesën e shqiptarëve, megjithëse ka vite që nuk luan më ndonjë rol të ri. Filmin e parë e interpretoi kur ishte 17 vjeç. Matilda e ka shumë të dashur atë film të Pirro Milkanit dhe Vath Koreshit. Aty interpretonte Edën në krah të një shoqeje tjetër, Vjollca Pepës. Pastaj mori një rol kryesor në krah të një mashkulli, ku luante Jetën. Bëhet fjalë për filmin "Si gjithë të tjerët", "Apasionata" e ktheu sërish në skenat e xhirimit me rolin e Mirës. Tek "Hijet që mbeten pas", luajti Marietën. Mbahet mend edhe me rolin e Silvit tek "Të mos heshtësh". Në filmin "Shpresa" interpretonte vetë Shpresën. Ndërsa në filmin "Balada e Kurbinit", kishte një rol të bukur atë të Dudekatës. Sa për rolet teatrale, as ato nuk i kanë munguar. Ka interpretuar rolin më të dashur, atë të Xhuljetës në Teatrin "Romeo e Xhuljeta". Interpretoi A.Tihonovnën në Teatrin "Martesa", ndërsa tek "Zbutja e kryeneçes" bënte Bjankën. Përveçse në filma e teatro është shfaqur herë pas here edhe si folëse në spektakle e festivale, ku ka bashkëpunuar me Vera Grabockën, Mevlan Shanajn dhe Osman Mulën.


    Në numrin e nesërm do të lexoni


    Në numrin e nesërm dëshmia e vetme e Matilda Makoçit për divorcin me Ramën. Jeta dhe peripecitë e saj në emigrim, si jetonte me ndihmat e Kryqit të Kyq dhe profesionet për të mbijetuar dhe mbajtur gjallë frymën bashkë me të birin, që nuk i njihte i ati atësinë

    Endrit DIBRA






    Divorci i Ramës me Makoçin regjistrohet në Gjykatë si procesi më i gjatë që ka zgjatur 9 vite


    Dëshmia shokuese e Ramës: Nuk pranoj as fëmijën, as ekzaminime

    Gjykata e Tiranës ka mbetur e shokuar rreth 18 vite më parë kur në dhjetorin e '91 një proces divorci është shndërruar në një proces të vitit për shkak të atyre që janë thënë në atë seancë dhe personazheve, të cilët ishin në rolin e Paditësit dhe të Paditurit. Në rolin e Paditësit ka qenë aktorja mjaft e njohur në atë kohë, Matilda Makoçi, ndërsa i Padituri sipas procesverbalit të Gjykatës së Tiranës, ka qenë Edvin Rama (jo Edi).

    Gjyqtarët që në atë kohë kanë qenë në detyrë në Gjykatën e Tiranës kanë mbetur të befasuar nga seancat e njëpasnjëshme të këtij divorci, të cilat shoqëroheshin herë pas here me ulërima nga ana e të paditurit Edvin Rama dhe që pasoheshin nga qarje të vazhdueshme të ish-bashkëshortes së tij, Makoçi. Gjyqtarët kishin besuar se procesi i divorcit do të ishte një proces normal dhe që do të mbyllej me disa seanca, por në të vërtetë është i vetmi proces në Gjykatën e Tiranës, i cili ka zgjatur për 9 vite, pasi i padituri Edvin nuk pranonte detyrimet që kishte ndaj të birit.

    Martesa e Ramës dhe Makoçit ishte disi e bujshme për Tiranën e vitit 1987. Rama njihej si një basketbollist harrakat i skuadrës së "Dinamos", në atë kohë nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, i cili nuk arrinte të përfundonte asnjë ndeshje deri në minutat e fundit, pasi mbushte numrin e gabimeve personale të lojës së basketbollit dhe ndëshkohej nga arbitri shpesh për dhunën që shfaqte ndaj kundërshtarit dhe mosrespektim të vendimeve të gjyqtarëve.

    Ndërsa Makoçi ishte shfaqur në ato ditë si një ikonë artistike dhe mjaft e suksesshme. Prezenca e saj në filmat e prodhuar nga Kinostudioja e kishte bërë atë menjëherë të famshme dhe një person mjaft të njohur dhe të respektuar në Tiranë. Nga kolegët aktorë dhe regjisorë vlerësohej si një aktore mjaft e talentuar dhe me një të ardhme brilante si për filmin ashtu edhe për teatrin.

    Lidhja mes Ramës dhe Makoçit është konkretizuar në martesë në 12 tetorin e vitit 1987. Por ajo nuk ka zgjatur më shumë se katër vite. Sipas të njëjtit procesverbal, arsyeja e ftohjes mes Ramës dhe Makoçit ka qenë shtatzania e aktores. "Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Grigor. Siç shpjegohet nga provat në gjyq, dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë, në janarin e vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij".

    Ajo që ka befasuar më shumë se gjithçka tjetër gjykatësit ka qenë këmbëngulja e Ramës, i cili nga njëra deklaronte prerë se nuk e njihte fëmijën si të tijin dhe nga ana tjetër, kur gjykatësit i kishin kërkuar që të bënte ekzaminimet laboratorike, ai nuk pranonte që t'i bënte këto egzaminime. Duke pasur një kontradiktë të tillë dhe duke parë një gjendje të çekuilibrit mendor, gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh pretendimin e Ramës, pasi ai nuk pranonte që të bënte ekzaminimin laboratorik. Gjykatësit kanë vendosur sipas procesverbalit të Gjykatës, që "çështja e atësisë së fëmijës të mos vihej në dyshim".


    Përse Makoçi vendosi të kërkojë divorcin


    Ka qenë Matilda Makoçi ajo që i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj. Shkak për këtë kanë qenë jo vetëm etiketimet e ulëta dhe fyese që bëheshin ndaj saj nga Rama në mënyrë të vazhdueshme, por edhe dhuna që ushtrohej ndaj saj. Edhe në seancat e para gjyqësore të një divorci, ato që konsiderohen si të pajtimit, të pranishmit kanë parë shenjat e forta të agresivitetit të Ramës, duke e ofenduar atë dhe duke përsëritur se fëmija nuk ishte i tiji.

    NË NUMRIN E NESËRM DO TË LEXONI PJESËN TJETËR TË PROCESVERBALIT TË GJYQIT DHE AKUZËN MONSTRUOZE NDAJ ISH-BASHKESHORTES DHE FAMILJES SË TIJ


    Endrit DIBRA


    rd

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-12-2009 më 01:33

  6. #596
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    bapto, ke filluar te ftillohesh ... ta zeç ... ta paramendoç ... pa certifikoç ... ta fuqizoç ... ta legjitmoç ... ta numeroç ... ta besoç... ta pranoç ... garantoç ... kujtoç ...

    te bihet dakord per hapjen e kutive, pra salis tia fusi vedit me dor te vet - ky eshte numri ni ...

    masanej ... bohen modalitetet per zgjedhje te reja ... duke fillue me ni qeveri teknike ... ....

  7. #597
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    bapto, ke filluar te ftillohesh ... ta zeç ... ta paramendoç ... pa certifikoç ... ta fuqizoç ... ta legjitmoç ... ta numeroç ... ta besoç... ta pranoç ... garantoç ... kujtoç ...

    te bihet dakord per hapjen e kutive, pra salis tia fusi vedit me dor te vet - ky eshte numri ni ...

    masanej ... bohen modalitetet per zgjedhje te reja ... duke fillue me ni qeveri teknike ... ....
    Sa bukuri!
    Ja se ku u zbulua komploti "nudo" ja projekti i armikut tone te betuar - ja dora e cveshur e Serbise.

    Qeveri Teknike - do te thote DIKTATURE dhe eufemizem i fjales Pushtim dhe qeveri kukull e shteteve fqinje mbi SHQIPERINE.

    Hahaha - kujtoni ju se ne nuk i dijme?!!
    Sa poshte ka rene niveli i tradhetareve manipulator -shikoni!
    I keni ne forum, zonja e zoterinje ja ku i keni letrat e tradhetore hapur mbi tavoline.

    Por s'eshte cudi -se kur i vute zjarrin e tradhetise Kosoves per spaastrim etnik -te njejten gje e bete me sukses per 'lakmi'. (kuptohet per lakmine e kujte eshte fjala).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #598
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mos haro se ai i ekzekutuari i Roskovecit sec kishte gisht ne nje vrasje nga ato te 97'.U fol se kishte influencuar tek gjykata qe vrasesi te shpallej i pa fajshem. Mos e kujtoni shume 97 se haroni qe dardha e ka bishtin mbrapa.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #599
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Te mos hapen kutit per asnje qmim,berisha duhet qe policis te ua rris rrogat dhe ti pregadis qe ta ruajn rendin dhe qetesin e vendit.
    Mafiozet socialist e kan te kot sepse nuk eshte me 97-a per ta shperbe shqiperin,sot shqiperia eshte ne nato,pastaj shqiperia e ka edhe kosoven qe berisha vetem nje sinjal te na jep per nje ore jemi ne tiran,prandaj berishes nuk do ti falet kurr nese leshon pe edhe nje her ndaj kriminelve socialist.

  10. #600
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ok
    Pa me falenderuar fare po te shpjegoj thjesht:
    Kutite e votimit jane kontrolluar nga:
    1 komisionet e votimit
    2 komisionet zgjedhore
    3 komisioni qendror i zgjedhjeve

    dhe se fundi edhe nga
    4 gjykata e larte.
    Keto kuti jane mbyllur me firmen e mbi 40000 personave. 20000 kane qene perfaqsues te PS e gjysma tjeter nga PD.
    Kryeministri mund te kete levat e veta pa dyshim neper komisionet, por nuk ka mbyllur asnje kuti e as qe eshte ne kompetencen e tij kjo pune.
    Nese duhet ti kerkoje dikush dikujt hapjen e kutive per dyshimet e veta, kete duhet tia kerkoje :
    1 gjykates se larte,
    2 presidentit,
    3 parlamentit,
    4 komisionit qendror te zgjedhjeve.

    Hapja e kutive nga kryeministri eshte pa sens. Nuk ka asnje lloj te drejte ligjore as ti afrohet kutive kryeministri e jo me ti hape ato. Nuk e dine kete socialistet?
    Sigurisht qe e dine, por politiken e hapjes se kutive e luajne qe te nxisin idiotet e tyre kunder qeverise , te atyre idioteve qe kujtojne se cdo e keqe u vjen nga Sala e cdo e mire nga Edi Rama.
    E kuptove??????????????????????????????

    Shume faleminderit qe moret sado pak kohe nga vetja per te mu pergjigjur.

    Mendimi im.

    Protesta per hapjen e kutive eshte e drejte. Cfare ka munguar deri me sot ne shqiperi eshte transparenca ne menyre qe njerzit qe ne ne gen e kemi dellin e konsipiracionit dhe dyshimit duhet te shikojne e te prekin cdo gje me dore.

    Tani per nga menyra sesi kjo proteste po organizohet dhe po drejtohet me duket e padrejte ose me qellim teresisht tjeter nga ajo qe u organizuan e sme duket e drejte.

    Organizatoret e kesaj proteste donin nje arsyeje per te kerkuar zgjedhje te parakoheshme dhe e kane te pamundur te pranojne dhe e konsiderojne shume te padrejte ALEANCEN e B+M qe u krye mbas zgjedhjeve dhe per kete ata kerkojne qe te cbejne zgjedhjen dhe te largojne kryeministrin aktual. (Per mendimin tim personal kryeministri aktual duhet te largohet ne kohe qehtesie dhe ai vete te kerkoje te dale ne pension nese akoma i ka ngelur ndonje keshilltar politik qe di ta keshilloje se ai vete duket qarte se e ka humbur llogjiken.)

    Por duke qene se nje komision zgjedhor i ka kontrolluar kutite dhe zgjedhjet u njohen dhe nga vezhgues te huaj atehere opozita mendon.

    Po ti kerkojme parlamentit apo presidentit apo ndonje antari te gjykates kushtetuese qe te beje kerkese per hapjen e kutive ndoshta ata e bejne. Nese kjo behet dhe del se kutite nuk perfaqesojne ate qe opozita priste atehere kjo do te jete teper e turpshme per ta sepse po deri me tani po ulerasin per vjedhje te votes.

    Duke e dit se kryeministri nga ana e tij ka dyshimet e veta per keto kuti se mund te dale qe opozita mund te kete fituar nga keto kuti nuk do ta pranoje kurre qe ai te kerkoje te hapen kutite i kerkojne ketij te fundit qe te kerkoje hapjen e kutive.

    Mua me duket paksa paradoksale pasi me duket se opozita per nje apo tjeter qellim qe nuk eshte aspak TRANSPARENCA po i bien deres se gabuar duke e ditur mire qe ajo dere nuk ka per tu hapur te pakten kryeministri jo.

    Kjo me ben te mendoj qe askujt nuk i intereson kjo transparence ndoshta vetem njerzve qe duan te qehtesojne mendjet e tyre qe nese vota e tyre eshte transformuar apo jo.

    Debatet dhe cdo diskutim behhet rreth nje tavoline besoj. Madje besoj shume me teper ne forcen e gjuhes per te arritur dicka.

    Uroj qe te gjejne nje zgjidhje pa perjashtuar askend dhe pa akuzuar per ANTIKOMBTARIZEM e GREK SERB a ku ta di une. I ka ikur koha nacionalizmit te shfrenuar. Po kerkojni te futeni ne europe pa kufij ku ti do te deshirosh te jetosh ku te duash ku ti do te ndertosh jeten tende atje ku ti ben "shtepi" dhe ndihesh rehat.

    fundjave te qehte

Faqja 60 prej 82 FillimFillim ... 1050585960616270 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •