Close
Faqja 62 prej 82 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 820
  1. #611
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Me protestat qe po ben ky, ska shance qe kutite te hapen.

    Saliu eshte LIDER. Percau PS, mori Fatos Nanon themeluesin e PS, mori edhe Ilir Meten nje kundershtar i forte, edhe e la vetem Edin me Gramoz Rucin e ndonje veze pashkesh tjeter. Ca Qeverie do marri ky? Me ca do e marri njeher? E ka krijuar terrenin Saliu per gjithcka, ska shance njeri tja marre pushtetin me dhune (tani jo me). Ta harroje Edvini e te gjith ata qe i shkojn nga pas, sidomos ata te cilet e quajn Saliun gomar. Sepse ky Saliu na qenka aq i zgjuar sa i ka vene te gjith perfundi, edhe po jua shkel koken me shapke ktyre komunisteve.
    lider eshte ai qe blen fatos nanon? lider eshte ai qe perçan e sundon? lider eshte ai qe i paska vene te gjithe perfundi?

    a ka logjike e praktike me te qarte revolucionaro-punisto-sigurimse se kjo?

  2. #612
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    lider eshte ai qe blen fatos nanon? lider eshte ai qe perçan e sundon? lider eshte ai qe i paska vene te gjithe perfundi?

    a ka logjike e praktike me te qarte revolucionaro-punisto-sigurimse se kjo?
    Po te ishte ndryshe, ja vinin emrin Nen Tereza. Kot nuk quhet "lufte politike" mos bej kot si i prekur ne ndjenja. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #613
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Po te ishte ndryshe, ja vinin emrin Nen Tereza. Kot nuk quhet "lufte politike" mos bej kot si i prekur ne ndjenja. lol
    kjo nuk eshte pune sentimentesh ... nuk me thua mer napolon, mbi ç'baze e sulmon edverin?

    ketu eshte fjala per moral, integritet personi, aq me teper te nje personi, morali i te cilit prek interesat e shume te tjereve per vete poziten qe ka ...

    ka parime, ka rregulla loja ... e ato parime nuk i vendos as ti, as salis ...

    por nga qe eshte mesuar salis ti imponoje ato rregullat e veta, infektimi ka marre permasa apoljonike ...

    mirpo mund te jete edveri ai hundleshi, qe i pergjigjet salis me po ato metoda e menyra jo-konvencionale per te bere politike, dhe salis fillon e stonon aq dukshem, sa qe i kane rene pendet ... i ka hyre frika ne palce ... ka hyre ne nje proces irreversibel tatepjete ...

  4. #614
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    mbi ç'baze e sulmon edverin?
    Si filim, ma shkruaj nickun mire or duaje si leshin!

    Edin e sulmoj sepse nuk arriti te fitoje,doli deshtak, mbushi njerzit me shpresa edhe ne fund o dorzua, per egon e tij humbi qeverisjen. E mora me teper inat kur e pashe qe ishte kaq egoist. Besoj se e kupton ku e kam fjalen, apo e do me vizatim?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #615
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Si filim, ma shkruaj nickun mire or duaje si leshin!

    Edin e sulmoj sepse nuk arriti te fitoje,doli deshtak, mbushi njerzit me shpresa edhe ne fund o dorzua, per egon e tij humbi qeverisjen. E mora me teper inat kur e pashe qe ishte kaq egoist. Besoj se e kupton ku e kam fjalen, apo e do me vizatim?
    si fillim, une te dua si veten, dhe jo si leshin ...

    edin e sulmoke se nuk arriti te fitoje ... e bla-bla (eshte shkurtim anglisht i fjales shqipe broçkulla) ...

    po te tere nuk fitojne njehereshi ... ne zgjedhje hyhet per te fituar ... ai lloji jot i fitorjes eshte per ta vene kundershtarin nen kembe, ta besh cope, zhele-zhele ... me sa arrij te te kuptoj, po te kishte fituar edveri, ti kishe per ta bere cope salis ...

    fjalen e kisha tek morali, integriteti i atyre personaliteteve ... si puna e salis, i cili ka vendosur standartet me te ulta, te ndyra dhe te peshtira te nje politikani ... ky eshte nje nga kontributet salistike te pasurimit te fjalorit socialo-politik ... shembull per te rinj e te vjeter ...

    urdhero e lexo nje nga pergenjeshtrimet e njeres preje shpifjeve marifetçore te krieministrit qe nuk e di ku e ka kriet ...

    Gazeta Shqip

    Reagon Bushati: Kryeministri sajoi një histori të paqenë

    Deputeti socialist, i përfolur nga Berisha, sqaron pozicionin e tij në lidhje me darkën e 24 nëntorit


    Deputeti socialist, Ditmir Bushati, i akuzuar nga Kryeministri Sali Berisha se ka "lobuar" kundër liberalizimit të vizave, sqaron në një intervistë për "Shqip" pozicionin e tij për darkën e përfolur të 24 nëntorit.

    Zoti Bushati, Kryeministri Sali Berisha ju ka akuzuar personalisht se keni lobuar pranë komunitetit ndërkombëtar që Shqipëria të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave. Cili është pozicioni juaj?

    Është paradoksale të pranohet një shpifje e tillë, pasi indirekt do të nënkuptohej që unë paskam më shumë influencë e "muskuj" se sa qeveria shqiptare përballë komunitetit ndërkombëtar. Fatkeqësisht Shqipëria gjendet nën drejtimin e një njeriu që duket qartë se ka humbur fillin e arsyes dhe durimin. Berisha në vend që t‘u kërkojë ndjesë qytetarëve për dështimin e qeverisë së tij, për faktin se shqiptarët nuk do të lëvizin lirisht në hapësirën Shengen këtë fundviti sikundër maqedonasit, serbët dhe malazezët, sajon me keqdashje nën traditën e tij staliniste histori me "armiq" dhe "imperialistë". Veçse në dallim nga Enveri, Sali Berisha kundërshtarët brenda dhe jashtë vendit i shpall përveçse "armiq" edhe "mafiozë". Personalisht kam kontribuar në procesin e liberalizimit të vizave fill pas Samitit të Selanikut në vitin 2003, kur si pjesë e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshimë një nen dhe deklaratë të posaçme që përcaktonte që në vitin 2004 kriteret që duhet të plotësonte Shqipëria në mënyrë që të përfitonim nga heqja e regjimit të vizave me hapësirën Shengen. Aktiviteti dhe ekspertiza ime disavjeçare në shoqërinë civile brenda dhe jashtë vendit dëshmon publikisht se kam punuar e kontribuar jo pak në këtë proces. Kam qenë ndër të paktët zëra publikë që kam pasur kurajën të dëshmoj me studime e fakte se Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave nuk funksionon në praktikë, sikundër që në vitin 2007 në disa aktivitete e forume në Tiranë, Bruksel dhe kryeqytete të disa prej vendeve anëtare të BE-së, bazuar në studimet që kam kryer me ekspertë të tjerë, kam kërkuar heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, me kushtin që Shqipëria të përmbushë kriteret e kërkuara. Qëndrimi im nuk ka ndryshuar as me përfshirjen time në jetën politike, pavarësisht historive konspirative që e kanë origjinën në botëkuptimin stalinist të Kryeministrit apo ministrave të oborrit të tij, të cilët mbajnë përgjegjësi kryesore për faktin se Shqipëria mbeti vendi i fundit në këtë proces, pavarësisht se e filloi e para.

    Gjithsesi, zoti Bushati, zoti Berisha në akuzat e tij i referohet një kohë konkrete. Pra një darke të shtruar nga BE-ja më 24 nëntor 2009, me rastin e vizitës së Pierre Mirel në Tiranë dhe pretendon se në prani të 10 personave ju dhe deputetët e tjerë socialistë të pranishëm jeni shprehur se nëse hiqen vizat, BE-ja do përballet me një eksod dhe do të vërshojnë kriminelët. Sa qëndron kjo akuzë?

    Gjuha fyese dhe shpifjet ndaj meje arritën kulmin kur Berisha sajoi një histori, kësaj radhe jashtë traditës staliniste, duke guxuar të përmendë emra konkretë dhe të përfshijë madje edhe zyrtarë të BE-së, për ta bërë më të besueshme historinë e tij konspirative para opinionit publik e për të fshehur në të njëjtën kohë dështimin e qeverisë së tij në procesin e liberalizimit të vizave. Opinionit publik dua t‘i them se më 24 nëntor 2009 kam qenë duke u kthyer nga një udhëtim jashtë vendit dhe kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS i instaluar në pikat e kalimit kufitar, në rast se ky sistem punon ashtu siç pretendon qeveria. Për këtë shpifje të ulët kam vënë në dijeni të gjithë partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar e do të vazhdoj të punoj ngushtësisht, pavarësisht statusit tim në shoqëri. Këto janë shpifje që vijnë nga një njeri që ka humbur ekuilibrin mendor, për faktin se mbretërimit të tij 20-vjeçar me dhunë, baltë e primitivizëm po i vjen fundi. Por e keqja më e madhe nuk është Berisha, por kolegët e mazhorancës që kanë qenë në atë darkë, Rusmali, Mima, Kadilli dhe Haxhinasto, të cilët në rast se nuk kanë kurajën të dalin e të përgënjeshtrojnë Kryeministrin e tyre, shpresoj ta kenë sadopak ndërgjegjen e pastër e të skuqen kur dëgjojnë shpifje e sajesa të tilla, të denja veç për oborrin e Berishës.

  6. #616
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Komisioni Europian hedh poshte dhe pergenjeshtron deklaratat e Berishes

    'Mjerë kush e beson pinokun plak'

    Ne nje deklarate te leshuar sot ne me sdite nga selia e PS, thuhet:
    'A ka më turp se të detyrohet Brukseli të përgënjeshtrojë Kryeministrin që siç gënjen për çdo gjë, gënjeu duke ja vënë këtë radhë gënjeshtrën në gojë të Brukselit?'


    Kjo deklarate e lexuar nga nje prej deputeteve te reja te PS, i referohet perplasjeve mes perfaqesuesve nderkombetare dhe kryeministrit Berisha, per nje lobim, sipas ketij te fundit, kunder heqjes se vizave per Shqiperine.

    'Brukseli mbrëmë u detyrua të nxjerrë komunikatë për të thënë se është e pavërtetë që ne paskemi folur kundër heqjes së vizave. Mjerë kush e beson Sali Berishën, pinokun plak që e turpëron shoqërinë tonë dhe jep shembullin më të shëmtuar për çdo qytetarnë këtë vend, - thote deklarata e sotme e PS.

    Sipas Berishes dy zyrtare te PS, ne nje tavoline sipas tij ku kishte 10 veta i kane thene perfaqesuesve te Evropes, te mos heqin vizat per Shqiperine.


    Lohan përgënjështron Berishën për vizat: PS nuk po lobon kundër

    TIRANË - Komisioni Evropian i ka dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë, sipas së cilës, Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama, po punojnë kundër interesave të Shqipërisë. Vetë kryeministri Sali Berisha është shprehur thuajse në çdo aktivitet se PS-ja është kundër liberalizimit të vizave, ndërkohë që nuk kanë qenë të pakta edhe deklaratat e funksionarëve të lartë të kësaj partie, të cilët kanë shtrembëruar qëndrimet që PS-ja mban gjatë takimeve, që ajo zhvillon me funksionarë të lartë të Komisionit Evropian, për çështjen e vizave. Kësaj here, reagimi i Komisionit Evropian ka qenë i drejtpërdrejtë për kryeministrin Sali Berisha, edhe pse njoftimi për shtyp i referohet raportimit të disa medieve të shkruara për darkën e shtruar për nder të Pierre Mirel, Drejtor për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Çështjet e Kosovës në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, pikërisht në Tiranë.

    Komisioni Evropian është detyruar të përgënjeshtrojë një deklaratë të kryeministrit Sali Berisha, sipas së cilit, deputeti socialist Ditmir Bushati në darkën me Pierre Mirel të datës 24 nëntor, u ka kërkuar zyrtarëve evropianë të mos heqin vizat për shqiptarët, pasi kjo do të kishte pasoja. "Zoti Rama po lobon në mënyrën më të fuqishme kundër vizave. Më datën 24 nëntor ditëzi Bushati dhe Beqja i thonë Pierre Mirelit: "Mjerë ju po hoqët vizat për Shqipërinë, do të përballeni me eksodin më të papërmbajtur, me krimin më të rrezikshëm". A ka shqiptar që mund ta bëjë një gjë të tillë? Pra, këta janë emra. Të dalin dhe të thonë jo!? Sepse aty ka qenë një tryezë të paktën me 10 vetë. Raportet e dërguara në Bruksel nga zoti Rama kundër vizave nuk ka cinizëm më të madh. A e keni dëgjuar ndonjëherë liderin e opozitës, qoftë dhe një herë të vetme t'i bëjë thirrje Brukselit që të heqë vizat?", - është shprehur Berisha pak ditë më parë në emisionin "Opinion". Për të shmangur çdo paqartësi, që në fakt ka ardhur pikërisht nga deklarata sa më sipër e kryeministrit të vendit, Komisioni Evropian deklaron se më 24 nëntor në rezidencën e Shefit të Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë u mbajt një darkë për t'i krijuar zotit Mirel mundësinë të takohet me politikanë nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe parti të tjera. "Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në këtë darkë", citohet në deklaratë, për të cilin Partia Demokratike dhe vetë Berisha janë shprehur shpesh herë se po punon kundër heqjes së vizave.

    Duke iu referuar pikërisht darkës me Mirel, përmes një njoftimi për shtyp, Komisioni Evropian shton: "Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka thënë asgjë që mund të interpretohet se mund të jetë kundër interesit të Shqipërisë për të arritur sa më parë heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, apo që mund të jetë në kundërshtim me qëllimin e saj për integrim evropian". Përdorja e aktiviteteve publike të autoriteteve të Brukselit në mënyrën me manipulative nuk është as e para, por as edhe e fundit për pushtetarët aktualë. Vetëm pak kohë më parë, reporterët e Këshillit të Evropës gjatë një vizite të zhvilluar në Tiranë përgënjeshtruan njoftimet zyrtare të kryeministrisë, madje edhe të Kuvendit, për qëndrimin që ata kishin mbajtur ndaj opozitës. Pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, bashkë me deputetët Eduard Shalsi dhe Ditmir Bushati, ku i fundit deklaroi për mediat se ajo çka ishte informuar zyrtarisht për dy reporterët, lidhur me qëndrimin e tyre ndaj opozitës nga ana e Kryeministrisë, por edhe e Kuvendit, ishte e gënjeshtërt.


    Berisha për Ditmir Bushatin:

    "Zoti Rama po lobon në mënyrën më të fuqishme kundër vizave. Më datën 24 nëntor ditëziu Bushati dhe Beqja i thonë Pierre Mirelit: "Mjerë ju po hoqët vizat për Shqipërinë, do të përballeni me eksodin më të papërmbajtur, me krimin më të rrezikshëm". A ka shqiptar që mund ta bëjë një gjë të tillë? Pra, këta janë emra. Të dalin dhe të thonë jo! Sepse aty ka qenë një tryezë të paktën me 10 vetë. ..


    Komisioni Evropian për deklaratën e Berishës

    Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në këtë darkë. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka thënë asgjë që mund të interpretohet se mund të jetë kundër interesit të Shqipërisë për të arritur sa më parë heqjen e vizave me Bashkimin Evropian, apo që mund të jetë në kundërshtim me qëllimin e saj për integrim evropian.


    reference:
    http://www.shekulli.com.al/2009/12/0...on-kunder.html
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  7. #617
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ska gjykate ne diktature cuno. Ka pas edhe Enver Hoxha gjykate dhe vendimet e tyre nuk diskutoheshin edhe pse vrisnin e varnin njerez
    Jeni shume afer dulles me keto thenie.
    Nejse vete Saliu e ka aq te qarte kete shkelje sa i del naten ne gjume kjo pune si do ta mbylli. I doli dhe huq futja e ca deputeteve te ps ne parlament edhe pse ofroi 5 milion euro si doli gje dhe kjo e ka bere lemsh fare.
    Ju po qe sdini nga pjerdh gomari i bini teneqes kot duke u bere te gjithe juriste, konstitucionaliste, police, ekonomiste, inxhinjere tunelesh e ku di une me ato bla bla e pafundme sa e keni qelbur tere kete sit.
    Pikerisht, duke qene se ne kemi gjykata,kjo do te thote qe nuk jemi ne diktature.
    Sepse po keto gjykata vleresuan qe ne perballjen Ngjela-Rama per Bashkine e Tiranes,kutite te mos hapeshin.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #618
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cma kujtove perballjen rama ngjela o belo..

    si na e hodhi ngjelua ne..
    e ngrata pd .. ulerinte ahere.. o burra o gra.. o kalamoja..te gjithe te votojm.. princin e fjales se lire.. tako ngjelon..

    cfar gafe..

    taku paska qen vegel e vjeter..

    nuk di berisha me zgedh njerez..

    do kish mbaru pun heret me edvinin ne se qe ne fillim do kish gjet nje kandidature te hajrit per tiranen.. e shqiperia nuk do behej kjo qe eshte.. nje vend ku cdo dit mileti jeton tmerrin e rivendosjes se diktatures enveriste me ne krye xhelatin miljarder edvin..

    kutia eshte fasada e mafies .. mbas kutise ata fshehin hanxharin qe e kan bere gati..

    97 ta do duket loder para ksaj qe po pergatit bisha edvin me falangat grusht celiku.. gjinushiste shpeto gjikiste milo paskaliste fidel ylliste dasho pezomu.tiste xhahilo ruco dadeiste lesko mafie-iste..

    berisha duhet tu thot njerzve hapur..

    do flejm e te leme luiz brokat e bizhgobracet e caush dondollaket te luajn me kokat tona futboll.. e te pin shampanj mbi kufomat tona.. apo do qendrojm e ti tregojm vendin cakenjve..

    troc..

    ska lojra me kanibalet..


    ..

    qaf muzina.. ben apel..

    fjetet.. do ju djegin te gjalle..

    pra mbrojuni..

    kam bindje se loja me qese plehrash ishte nje taktike mashtruse..

    diku tjeter do ta japi edvinua goditjen gerdecore ..

    se ku.. veshtire eshte te parashikosh kte djall te rrethuar me qindra djaj e djallushe te regjura..

    gazeta e tij gsh.. po jep ka ca kohe ca sinjale..

    cernobyl thot ne kraste te elbasanit.. kini kujdes..

    se ku do me dal kjo zedhense e selise roze.. sdihet..

    cfar eshte abc e taktikes ne sport..psh futboll..

    lojtari ben me sy sikur do ta jape penalltine majtas.. qe portieri te hidhet andej..
    e ne fakt.. e jep djathtas predhen..
    edhe ne basket boll..

    me mimik e levizje.. ben xhordan sikur po ja jep topin shokut djathtas..e ne fakt ja jep llokum atij majtas..

    kjo eshte filozofia edvin shalse..
    pra diku po pergatisin ata dicka me ja fut topin per shal-sh berishes se ngrate..
    kuptohet se dhe ate topin e gjat e kan ne xhep..


    te shohim..


    berisha duhet ti bej syt jo kater po katerqind e kater..

    te ruhet cdo objekt qe mund te shkaktoj tragjedira.. ne rast sabotazhi..

    vet mileti ta ruaj.. kudo qe eshte..

    se berisha nuk te ruan..

    azemin nen penxhere ja vrau klos gjinushi..

    hmm..



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-12-2009 më 21:18

  9. #619
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O brar nuk ke menduar ndonjehere qe njerzit si ti e si shpura e Saliut me qendrimet tuaja i ngrini njerezve instiktin shume te vjeter kanibal?
    Dhe njerezit pastaj me ju rene ju ne dore nuk ngopen kurre me ju?
    Pash zotin e keni pare ndonjehre veten ne pasqyre ju llumi i diktatures se Sales?
    Albania Uber Alles

  10. #620
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Perse nuk hapen kutite?

    Perse nuk hapen kutite

    1. Kushtetuta e Shqiperise, ne nenin 1/3 shprehet se, qeverisja e vendit si republike parlamentare bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike. Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit ka percaktuar vetem parimesine qe duhen te permbushin zgjedhjet politike, si dhe institucionin shteteror qe e ka detyre funksionale zbatimin e parimesive kushtetuese ne nje proces zgjedhor te caktuar. Ne baze te Kushtetutes, neni 153, institucioni pergjegjes qe pergatit, mbikeqyr, drejton dhe verifikon te gjitha aspektet qe kane te bejne me zgjedhjet eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne zbatim te parimeve te pergjithshme te ligjit kushtetues, rregullat e drejtperdrejta per zgjedhjet caktohen me ligj te posacem. Ne Kushtetute nuk thuhet as se ligjin e posacem per zhvillimin e zgjedhjeve politike e ben KQZ, si institucioni shteteror pergjegjes per zgjedhjet. As qeveria ne fuqi. Ne nenin 81/2/c te Kushtetutes eshte caktuar, se ligji per zgjedhjet e pergjithshme miratohet me tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit. Qe do te thote se, ne cdo rast ligji per zgjedhjet eshte produkt i dakortesise se vullneteve politike, qe perbejne shumesi te cilesuar ne Kuvend. Kushtetuta e ka lene ne te drejten e subjekteve politike aktive ne Kuvend zgjedhjen dhe caktimin e rregullave ligjore, ne baze te te cilave do te zhvillohet konkurrimi politik zgjedhor ne vend.

    2. Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 jane zhvilluar ne baze te percaktimeve dhe rregullimeve te ligjit nr.10019, dt.29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise. Kodi Zgjedhor, ne te gjithe elementet permbajtesor te tij eshte produkt i dakortesise se vullneteve politike te PD dhe PS, qe perbenin shumesi te cilesuar ne Kuvendin e kaluar.

    Ne baze te nenit 1/1, ky Kod Zgjedhor ka per qellim caktimin e rregullave per pergatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikeqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise. Ne baze te nenit 1/2, objekt rregullimi eshte nder te tjera, organizimi dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore, menyra e formimit, perberja perfaqesuese, detyrat qe ato permbushin para dhe gjate procesit zgjedhor, procedura e votimit dhe shpalljes se rezultateve, shqyrtimi i ankimeve dhe vendosja e sanksioneve administrative dhe penale. Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise eshte nje marreveshje politike ligjore, kushtetutshmerisht e detyrueshme per t'u respektuar nga palet politike, ne cilesine e subjekteve zgjedhore. Cdo subjekt zgjedhor, pjesemarres ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ka detyrimin ligjor t'i nenshtrohet pasojave te veprimit te ligjit zgjedhor.

    3. Ne analize te institucioneve zgjedhore te caktuara per administrimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, si dhe te rregullave ligjore, ne baze te te cilave keto zgjedhje u zhvilluan, kerkesa per hapjen e kutive eshte thjesht jo institucionale dhe jo ligjore. Nje kerkese e tille injoron Kushtetuten, shkel me kembe institucionet zgjedhore dhe anashkalon Kodin Zgjedhor. Procesi zgjedhor i 28 qershorit ishte ligjor, madje u zhvillua mbi bazen e nje ligji zgjedhor cilesor te parapranuar. Institucionet zgjedhore, te caktuara per administrimin e materialit zgjedhor, leximin dhe vleresimin politik te votes zgjedhore, GNV-ve, KQV-it dhe KZAZ-te, u formuan si struktura zgjedhore te leximit fillestar te votes zgjedhore me perberje politike te barabarte shumice-opozite. Ne baze te Kodit Zgjedhor, leximi fillestar dhe themelor i votes zgjedhore ishte leximi politik. Pajtimi i vullneteve politike me leximin dhe vleresimin fillestar te votes zgjedhore, ligjerisht e mbyll procesin. Mbi bazen e tabelave te GNV-ve, KZAZ-te kane nxjerre tabelat permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve ne zonen e administrimit zgjedhor perkates. Mbi bazen e tabelave permbledhese te KZAZ-ve, KQZ ka nxjerr rezultatin per cdo zone zgjedhore dhe rezultatin perfundimtar ne shkalle vendi. Te gjitha mandatet politike te fituara nga anetaret e Kuvendit sot (pervec njerit), jane produkt i dakortesise se leximit fillestar te votes nga ana e komisioneve zgjedhore vendore, te caktuara nga Kodi Zgjedhor me leximin politik te votes. Rastet e mospajtimeve te vullneteve politike ne leximin fillestar, qe pasqyrohet ne ankimet zgjedhore u shqyrtuan nga organet e caktuara per kontrollin e ligjshmerise zgjedhore, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Shqyrtimi i ankimeve zgjedhore ne rruge administrative dhe gjyqesore eshte kryer ne zbatim te parimeve ligjore, qe disiplinojne gjykimin administrativ dhe ate gjyqesor.

    4. Procesi zgjedhor i 28 qershorit 2009, ligjerisht eshte i permbyllur. Jane perdorur dhe shuar te gjitha mjetet ligjore te caktuara ne Kodin Zgjedhor per hetim te pretendimeve te subjekteve zgjedhore, ne lidhje me rastet e shkeljeve te ligjit zgjedhor dhe shkallen e ndikimit te mundshem ne ndarjen e mandateve politike.

    E drejta e subjekteve politike per hetim te procesit zgjedhor, parashikohet qe ne parimet e pergjithshme te Kodit Zgjedhor, neni 1/2/e, shqyrtimi i ankimeve dhe vendosja e sanksioneve administrative dhe penale. Ne pjesen e XIII te Kodit Zgjedhor, jane parashikuar rastet e shkeljeve te ligjit zgjedhor, subjektet pergjegjes dhe sanksionet takuese.

    Hetimi i procesit zgjedhor behet ne dy rruge: 1) administrative; 2) gjyqesore.

    1. Hetimi administrativ i procesit zgjedhor

    Ne baze te nenit 124/1, cdo parti politike, pjesetare ose jo e nje koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhesit kane te drejte te ankohen ne KQZ kunder vendimeve te KZAZ-se, qe cenojne interesat e tyre te ligjshme. Afati i ankimit eshte brenda 3 diteve nga data e shpalljes se vendimit. Kunder vendimit te KQZ-se te marre mbi ankimin e kryer ne kushtet e nenit 123, mund te paraqitet ankim po ne KQZ, jo me vone se 3 dite nga shpallja e ketij vendimi. Ne baze te nenit 124/3, ne shqyrtimin e kerkesave ankimore te paraqitura, KQZ-ja shqyrton te gjithe problematiken e tyre, perfshire edhe pavlefshmerine e zgjedhjeve ne qendra te caktuara votimi, pa u kufizuar ne objektin e kerkimit te kerkeses ankimore te paraqitur nga subjekti zgjedhor. Ne baze te nenit 133/1, si pale ne shqyrtimin administrativ te nje ankimi zgjedhor, pervec subjektit ankues, jane edhe palet e interesuara, qe mund te jete cdo subjekt zgjedhor, te drejtat dhe interesat e ligjshme te se cilit preken nga vendimi qe mund te jepet ne perfundim te procedures administrative. Procedura ligjore e shqyrtimit te ankimit zgjedhor, nepermjet hetimit administrativ nga KQZ, rregullohet ne nenet 125-144. Gjate hetimit administrativ, subjekti zgjedhor ankues ose pala e interesuar ka ne dispozicion te gjitha garancite procedurale per te provuar pretendimet e ngritura ne ankim, te tregoje faktet dhe provat mbi te cilat e mbeshtet ankimin zgjedhor, te kerkoje marrjen e provave per te vertetuar faktet, ne rast se nuk ka qene e mundur qe keto prova te siguroheshin paraprakisht. Llojet e provave qe mund te paraqiten jane si ato qe parashikohen ne shqyrtimin gjyqesor, te parashikuara ne KPrC. Ne baze te nenit 136/3, me kerkese te dy anetareve te saj, KQZ eshte e detyruar te marre provat e kerkuara prej tyre. Ne baze te nenit 136/4, KQZ-ja mund te refuzoje kerkesen e ankuesit zgjedhor per marrjen e provave, vetem nese vlereson se prova nuk sherben per te vertetuar faktet e pretenduara. Ne baze te paragrafit te fundit te nenit 136/4, KQZ-ja nuk mund te refuzoje kerkesen per prova, kur ajo behet nga 2 anetare te saj. Vete KQZ-ja, per nevoja te hetimit administrativ u kerkon organeve te administrates publike informacione, dokumente ose cdo prove tjeter qe kerkohet ose cmohet e nevojshme. Ne baze te nenit 138/1, KQZ-ja, kur ka pranuar kerkesen e paleve apo kur ka kerkese te dy anetareve te saj, sipas parashikimeve te nenit 136/3 te Kodit Zgjedhor, keqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor qe ndodhet ne kutine e materialeve zgjedhore ose kutite e votimit dhe fletet e votimit, si dhe cdo dokumentacion apo material tjeter zgjedhor. Ne zbatim te Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise, hapja e kutive, apo sic quhet ne gjuhen ligjore keqyrja e dokumentacionit dhe materialit zgjedhor ose e kutive te votimit dhe fleteve te votimit, mund te behet vetem gjate zhvillimit te nje procedure hetimi administrativ. Hetimi administrativ zhvillohet vetem mbi bazen e nje ankimi zgjedhor. Pa nje procedure gjykimi administrativ, te themeluar mbi nje ankim zgjedhor nuk mund te kete hapje te kutive, pra, keqyrje te dokumentacionit dhe materialit zgjedhor apo fleteve te votimit. Vetem kur gjate hetimit administrativ, qe kryhet mbi nje ankim zgjedhor eshte pranuar kerkesa per keqyrje te materialit zgjedhor dhe fleteve te votimit, palet kane te drejte te paraqesin vleresimet dhe pretendimet e tyre. Provat e gjetura paraqiten ne procesverbalin e mbledhjes se KQZ-se.

    Ne baze te nenit 138/3, KQZ-ja, me kerkese te paleve ose kryesisht, kur cmon se per dhenien e vendimit eshte i nevojshem rinumerimi ose rivleresimi i votave te caktuara, kryen, ne pranine e paleve rinumerimin ose rivleresimin e votave. Ne rast se kerkesa per rinumerim ose rivleresimin e votave te caktuara behet nga dy anetare te KQZ-se, ajo eshte e detyruar te beje rinumerimin ose rivleresimin e votave te kerkuara. Ne baze te nenit 138/4, ne rastin e kutive te konstatuara "Kuti te Parregullta" nga KZAZ-ja, KQZ-ja eshte e detyruar te kryeje nje hetim administrativ. Hetimi nuk kufizohet vetem ne keqyrjen nga jashte te kutise, por edhe nese parregullsite e jashtme kane ndikuar ne materialin zgjedhor. Nese KQZ-ja, kryesisht, ose me kerkese te subjektit zgjedhor shprehet me vendim se jane kuti te rregullta, ajo kryen numerimin fillestar te votave ne keto kuti. Ne baze te nenit 138/5, ne te gjitha rastet vendimet e KQZ-se, sipas pikave 3 e 4 te nenit 138, mund te ankimohen se bashku me vendimin e KQZ-se. Ne baze te nenit 140, hetimi administrativ mbi nje ankim zgjedhor i nenshtrohet parimit te kontradiktoritetit. Llojet e vendimeve qe merr KQZ-ja, ne perfundim te hetimit administrativ te nje ankimi zgjedhor, si dhe permbajtja e tyre parashikohen ne nenet 143 e 144 te Kodit Zgjedhor. Ne baze te nenit 144/5, vendimi permban edhe sqarimin per te drejten e paleve per ta ankimuar ne rruge gjyqesore dhe afatet e ankimit.

    2. Hetimi gjyqesor i procesit zgjedhor

    Ne baze te nenit 145/1, subjektet zgjedhore kane te drejte te bejne ankim ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates Apelit, Tirane, kunder vendimeve te KQZ-se, kur ato cenojne interesat e tyre te ligjshme. Ne baze te nenit 152/2, ankimi per te gjitha vendimet qe KQZ-ja merr ne periudhen qe fillon 48 ore pas dekretimit te zgjedhjeve te pjesshme ose te pergjithshme deri ne perfundim te shqyrtimit administrativ te ankimeve zgjedhore ose te kalimit te afateve te ankimit per zgjedhje, behet brenda 5 diteve nga shpallja e tyre. Ne baze te nenit 152/1, ankimet zgjedhore paraqiten ne Gjykaten e Apelit Tirane, e cila ia kalon ato Kolegjit Zgjedhor. Ne baze te nenit 146/1, Kolegji Zgjedhor i Gjykates Apelit Tirane perbehet nga tete gjyqtare te perzgjedhur nga Keshilli i Larte i Drejtesise me short. Ne short perfshihen emrat e te gjithe gjyqtareve te te gjitha gjykatave te Apelit te Republikes se Shqiperise. Shorti hidhet ne pranine e publikut, perfaqesuesve te partive politike, koalicioneve dhe te medias. Secili prej dy perfaqesuesve te partive parlamentare te shumices dhe opozites ka te drejten te perjashtoje nje prej tete emrave te nxjerre nga kutia e shortit. Procedura per perjashtimin e emrave eshte e fshehte. Ne baze te nenit 146/4, tete gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor bejne betimin ne nje ceremoni publike, ne prani te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe nen drejtimin e Presidentit te Republikes. Ceremoniali i betimit eshte solemn, nga prania e Presidentit te Republikes. Te citojme permbajtjen e betimit: "Betohem solemnisht se do te respektoj, do te mbroj dhe do t'i bindem Kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise, se do te respektoj te drejtat dhe lirite e qytetareve dhe do te permbush detyrat e mia. Betohem se do te kryej detyren time me te gjitha mundesite e mia dhe ne menyre te paanshme, te drejte dhe pa favorizuar ndonje person apo parti". Per te garantuar paanesine e trupes gjyqesore, ne baze te nenit 151/1, subjektet zgjedhore, pale ne nje proces gjykimi te nje ankimi zgjedhor kane te drejte te kerkojne perjashtimin nga gjykimi i ceshtjes te ndonjerit prej gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor, ne kushtet e parashikuara. Ne baze te nenit 153/1, ankimi zgjedhor para Kolegjit Zgjedhor paraqitet ne formen e kerkese-padise. Ne baze te nenit 156/1, palet, subjektet zgjedhore ose personat e interesuar, ne procesin e shqyrtimit gjyqesor te kerkese-padise kane te gjitha te drejtat procedurale, qe parashikohen ne Kodin e Procedures Civile, pervec rastit kur parashikohet ndryshe ne Kodin Zgjedhor. Ne baze te nenit 156/2, provat e administruara nga KQZ-ja gjate shqyrtimit administrativ sillen prej saj ne gjykim, pavaresisht nga kerkesat e paleve per to. Ne baze te nenit 157/1, Kolegji Zgjedhor gjykon dhe vendos mbi ankimin zgjedhor brenda 10 diteve nga dorezimi i kerkese-padise. Ne baze te nenit 158/5, vendimi i Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin zgjedhor eshte i formes se prere dhe ndaj tij nuk behet ankim.

    5. Kerkesa per hapjen e kutive me perdorim te rruges popullore eshte rrezim i institucioneve zgjedhore ligjore, KQZ-se, si dhe te komisioneve zgjedhore vendore te caktuara nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor per pergatitjen, zhvillimin, administrimin, mbikeqyrjen si dhe shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise. KQZ eshte institucion kushtetues, nuk eshte OJF. Ne baze te nenit 14/1, te gjithe anetaret e KQZ zgjidhen nga Kuvendi i Shqiperise. Ne baze te nenit 12/1, KQZ perbehet nga 7 anetare me perfaqesim politik: dy anetare si propozime te shumices parlamentare; dy si propozime te partise se opozites, qe ka numrin me te madh te vendeve; nje anetar, si propozim i grupit te deputeteve te partive te tjera, qe perbejne shumicen parlamentare dhe nje anetar, si kandidature e grupit te deputeteve te partive te tjera te opozites parlamentare. Ne baze te nenit 15, anetari i shtate dhe njekohesisht Kryetar i KQZ, zgjidhet si propozim i partise me te madhe te shumices parlamentare. Ne baze te nenit 16/1, zevendeskryetari i KQZ-se zgjidhet nje nga dy anetaret e zgjedhur si propozime te partise me te madhe te opozites parlamentare. Ne baze te nenit 21/3, KQZ drejton dhe kontrollon kolegjialisht, nepermjet cdo anetari ose strukturave te saj, procesin parazgjedhor dhe ate zgjedhor. Anetaret e KQZ-se jane profesioniste te ligjit dhe dinjitare te detyres. KQZ shpalli rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 28 Qershorit, ne pajtueshmeri te plote te vullneteve vendimore perberese, pasi perfunduan procedurat e ankimit zgjedhor ne rruge administrative dhe gjyqesore. KZAZ-te, KQV-it dhe GNV-ve ishin struktura zgjedhore vendore, qe u formuan ne baze te besueshmerise politike te subjekteve zgjedhore perfaqesuese. Ne baze te nenit 29/1/a, KZAZ perbehen nga shtate anetar, qe zgjidhen si propozime te te njejtit perfaqesim politik, si dhe anetaret e KQZ-se. Kodi Zgjedhor cakton perberje te KZAZ-ve me baraspeshe te plote perfaqesimi politik shumice-opozite. Ne baze te nenit 29/1/b, anetari i shtate zgjidhet ne gjysmen e KZAZ-ve, si propozim i partise se pare te shumices parlamentare; ne gjysmen tjeter, si propozim i partise se pare te opozites parlamentare. Ne baze te nenit 29/2, kryetari dhe zevendeskryetari i KZAZ-se zgjidhen nga KQZ-ja, me propozim te KZAZ-se. Ne te gjitha KZAZ-te, ku anetari i shtate eshte perfaqesim politik i partise kryesore qe ka shumicen parlamentare, kryetari zgjidhet nga anetaret e ketij perfaqesimi politik. Ne te gjitha KZAZ-te, ku anetari i shtate eshte perfaqesim politik i partise kryesore te opozites parlamentare, kryetari zgjidhet nje nga anetaret e ketij perfaqesimi politik. Zevendeskryetari eshte i perkatesise politike te kundert me kryetarin. Ne baze te nenit 29/1/c, sekretari i KZAZ-se zgjidhet si propozim i partise, qe zgjedh zevendeskryetarin e KZAZ-se. Ne baze te nenit 33/e, nder detyrat e KZAZ-se eshte pergatitja dhe miratimi i tabeles permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve per cdo subjekt zgjedhor ne Zonen e Administrimit Zgjedhor. Ne baze te nenit 36/1, KQV-ja perbehet nga 7 anetare dhe sekretari dhe formohet sipas menyres dhe kritereve te perfaqesimit politik te KZAZ-se. Ne baze te nenit 40/2, anetaret e KQV-it pergjigjen per zhvillimin e zgjedhjeve ne qendren e votimit, duke zbatuar detyrat e parashikuara ne ligjin zgjedhor dhe aktet nenligjore te nxjerra ne baze dhe per zbatim te tij. Ne baze te nenit 95/2, GNV perbehen nga kater anetare. Ne cdo rast, nje anetar emerohet si propozim i partise politike, se ciles i perket kryetari i KZAZ-se, nje anetar si propozim i partise qe i perket nenkryetari, anetari i trete si propozim i partive te tjera te shumices qeverisese dhe i katerti, si propozim i partive te tjera te opozites, qe e kane kete te drejte. Ne baze te nenit 95/2, KZAZ-ja, ne vendimin per emerimin e GNV cakton nje nga anetaret si numerues te pare dhe nje anetar si sekretar. Ne gjysmen e GNV, numeruesi i pare eshte propozim nga partia me e madhe e shumices dhe ne gjysmen tjeter nga partia me e madhe e opozites. Sekretari i GNV i perket partise politike te kundert me partine, qe propozon numeruesin e pare. Nje element shume i rendesishem, qe lidhet me GNV eshte ndryshueshmeria. Ne baze te nenit 95/4, nje grup numerimi numeron jo me pak se 5 qendra votimi dhe jo me shume se 10 qendra votimi. Ai zevendesohet nga grupi tjeter i numerimit, i cili ka te njejten perberje perfaqesimi politik. Ne parimet e pergjithshme, neni 3/6, Kodi Zgjedhor ka percaktuar, se komisionet zgjedhore si me siper i permbushin funksionet e tyre, ne perputhje me ligjin, ne menyre te paanshme dhe transparente. Duhet te besojme, e kemi per detyre te besojme se komisioneret zgjedhor vendor ishin njerez me vlera individuale, njerez te nderuar ne punet, familjet apo ambientin e tyre shoqeror.

    6. Kerkesa per hapjen e kutive me perdorim te rruges popullore eshte fyerje arrogante e sistemit te Drejtesise ne vend. Ne baze te Kodit Zgjedhor, ankimet zgjedhore i nenshtrohen kontrollit me te larte institucional shteteror, kontrollit gjyqesor. Kontrolli gjyqesor i ankimeve zgjedhore e permbyll procesin. Trupa gjyqesore, e cila formoi Kolegjin Zgjedhor dhe qe gjykoi ankimet zgjedhore u perzgjodh nga KLD, si autoriteti shteteror pergjegjes per trupen gjyqesore te shkalles se pare dhe te apelit. Trupa gjyqesore e perzgjedhur, ne prani te KLD dhe nen drejtimin e Presidentit te Republikes u betua solemnisht, se do te respektoj, do te mbroj dhe do t'i bindet Kushtetutes dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise, se do te respektoj te drejtat dhe lirite e qytetareve dhe do te permbush detyrat me te gjitha mundesite ne menyre te paanshme, te drejte dhe pa favorizuar ndonje person apo parti. Anetaret e trupes gjyqesore jane profesioniste te ligjit dhe aktiv ne sistem ne te gjithe territorin e vendit. Duhet te besojme, e kemi per detyre te besojme, se trupa gjyqesore ishte vleresuesi me i paanshem dhe me profesional i ankimeve zgjedhore, ne lidhje me ligjshmerine e zbatimit te procedurave te ligjit zgjedhor nga komisionet zgjedhore, para dhe gjate procesit, deri ne shpalljen e rezultatit perfundimtar dhe ndarjen e mandateve politike. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin zgjedhor eshte i formes se prere dhe ndaj tij nuk behet ankim. Ne qofte se politika refuzon per vete sistemin e drejtesise, ky sistem nuk mund t'u ofrohet si sherbim i besueshem qytetareve.

    7. Kerkesa per hapjen e kutive paraqitet se ka qellim transparencen, e se per kete shkak eshte e ligjshme. Transparenca nuk eshte aksion politik, qe prodhon kushte, qe shperfillin institucionet zgjedhore dhe injorojne parimin e ligjshmerise, mbi bazen e te cilit eshte i ndertuar zhvillimi i procesit zgjedhor. Kodi Zgjedhor ka percaktuar rastet, kushtet ligjore dhe afatet kohore, ne zbatim te te cilave subjektet politike, pjesemarrese ne konkurrimin zgjedhor mund te kerkojne te rilexojne dhe rivleresojne materialin zgjedhor, si dhe autoritetin, qe i takon e drejta te cmoje dhe te vendose mbi kerkesen. Rileximi dhe rivleresimi politik i votes eshte nje e drejte e njohur qe ne proceduren e leximin fillestar te votes zgjedhore Ne baze te nenit 116, 117, 118, 119 te Kodit Zgjedhor, rregullat procedurale per numerimin, vleresimin dhe ndarjen politike te votes jane te bazuara ne transparencen dhe kontrollin e plote te transparences nga ana e subjekteve zgjedhore. Ne baze te nenit 118/1, numeruesi i pare i GN hap ne menyre te plote cdo flete votimi dhe ben vleresimin e saj me ze te larte, e cmon dhe pastaj u propozon per vleresim anetareve te tjere, se ciles parti politike apo kandidati i eshte hedhur vota. Numeruesi i pare eshte i detyruar t'ia tregoje fleten e votimit anetareve te grupit te numerimit si dhe te mundesoje leximin e fletes nga ana e kameres regjistruese. Ne baze te nenit 118/6, pas numerimit dhe vleresimit te votave per cdo kuti me fletet e votimit, numeruesi i pare numeron votat per cdo subjekt zgjedhor, duke filluar sipas renditjes se subjekteve ne fleten e votimit. Pas cdo numerimi shifren ia ben te ditur anetareve te GN dhe vezhguesve te subjekteve zgjedhor. Nese kerkohet nga cdo anetar i Grupit te Numerimit, numeruesi i pare eshte i detyruar te rifilloje edhe njehere numerimin e votave per cdo subjekt. Pas perfundimit te procedures se vleresimit te votave sipas subjekteve zgjedhor, numeruesi i pare, se bashku me anetaret e tjere te GN, ploteson tabelen e rezultateve per ate qender votimi sipas formularit tip te percaktuar nga KQZ-ja, e cila i dorezohet menjehere dorazi KZAZ-se. Kopje e tabeles se rezultateve i jepet cdo anetari te GN dhe vezhguesve te subjekteve zgjedhore. Nje kopje dergohet menjehere ne rruge elektronike ne KQZ. Rileximi dhe rivleresimi i materialit zgjedhor ne teresi behet vetem nga institucioni zgjedhor, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Nuk mund te kete rilexim politik te materialit zgjedhor, pervec leximit qe behet nga autoriteti zgjedhor i caktuar. Nuk mund te kete rilexim politik te materialit zgjedhor, as pertej kohes zgjedhore te caktuar ne Kodin Zgjedhor. Nuk mund te kete rilexim dhe rivleresim te materialit zgjedhor, pa ankim zgjedhor. Ankimi zgjedhor eshte nje e drejte, qe ushtrohet vetem brenda kohes zgjedhore. Koha zgjedhore perfundon me shqyrtimin e ankimeve zgjedhore ne rruge administrative dhe gjyqesore. Cdo kerkese per lexim te materialit zgjedhor pertej kohes zgjedhore, nga nje autoritet jo zgjedhor dhe me mjete, qe nuk i permban ligji zgjedhor, eshte thyerje e parimit te ligjshmerise te procesit zgjedhor. Ne zbatim te parimit te ligjshmerise, nje kerkim qe nuk mbeshtetet ne ligj, ose i bere pertej kohes se caktuar ligjore eshte gjithnje i papranueshem.

    8. Kerkesa per hapjen e kutive me perdorim te rruges popullore do te thote, se institucionet dhe strukturat zgjedhore, ne detyren dhe veprimtarine e tyre kane kryer shkelje te ligjit zgjedhor. Nuk ka shkelje ligjore, pa caktim ne ligj te llojit te shkeljes. Nuk ka shkelje te caktuar ne ligj, pa subjekt pergjegjes. Nuk ka subjekt pergjegjes si shkeles i ligjit, pa pergjegjesi ligjore. Kodi Zgjedhor, produkt i dakortesise te vullneteve politike te PD dhe PS, ne pjesen e XIII, Pergjegjesite dhe Sanksionet, ka caktuar llojet e shkeljeve te ligjit zgjedhor, subjektet pergjegjes dhe llojet e pergjegjesive ligjore. Ne nenin 168 eshte sanksionuar parimi, se anetaret e komisioneve zgjedhore dhe nepunesit e administrates publike ne sherbim te ketyre komisioneve mbajne pergjegjesi penale dhe administrative, sipas legjislacionit ne fuqi, per shkeljen e dispozitave te ketij Kodi. Ne baze te nenit 169, perben kundervajtje penale votimi me shume se nje here, qe denohet me gjobe ose heqje lirie deri ne tre muaj. Ne baze te nenit 170, perben kundervajtje penale braktisja e detyres, pa shkaqe te ligjshme, nga anetaret e komisioneve zgjedhore, anetaret e grupeve te numerimit apo vezhguesit, qe denohet me gjobe ose heqje lirie nga 6 muaj deri ne 2 vjet. Ne baze te nenit 171, shkelja e dispozitave te Kodit Zgjedhor nga anetaret e komisioneve zgjedhore ose persona te ngarkuar me detyra, kur nuk perben veper penale denohet me gjobe. Ne baze te nenit 172/1, shkelja e ndonjerit nga parimet e pergjithshme te percaktuara ne nenet 3, 4 e 5 te Kodit Zgjedhor, ne rastet kur kjo shkelje nuk ka ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve, perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe. Ne baze te pikes 4 te nenit 172, shkeljet, sipas pikes 1 te nenit 172, kur kane ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve, perbejne kundervajtje penale dhe denohen me burgim nga 6 muaj deri ne 2 vjet. Kerkesa per hapjen e kutive me perdorim te rruges popullore , pa kallezime per raste ligjore te shkeljeve te Kodit Zgjedhor, pa pergjegjesi te subjekteve konkret, te cilet kane kryer shkelje, pa evidentim te ndikimit te shkeljeve te caktuara ne ndarjen e mandateve zgjedhore eshte kapercim symbyllas i ligjit, akrobaci politike e rrezikut te larte.

    9. Kerkesa per hapjen e kutive, pa pretendime per qenien e shkaqeve ligjore, qe lidhen me pavlefshmerine e zgjedhjeve eshte tjeter anashkalim injorues i Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor, produkt i dakortesise te vullneteve politike te PD dhe PS, ka bere percaktimin e rasteve ligjore, vertetimi i te cilave passjell pavlefshmeri te zgjedhjeve. Ne baze te nenit 160/1, KQZ-ja, kryesisht ose me kerkese te subjekteve zgjedhor i shpall zgjedhjet te pavlefshme ne nje ose ne disa qendra votimi, ne rast se: a) kane ndodhur shkelje te ligjit; b) kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te tilla, qe kane penguar pjesemarrjen e zgjedhesve ne votim; c) votimi nuk ka filluar apo eshte pezulluar per me shume se gjashte ore dhe per cilindo nga keto shkaqe eshte cenuar procesi zgjedhor ne nje mase te tille qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi. Ne baze te nenit 160/2, subjektet zgjedhore, brenda 3 diteve nga shpallja e rezultatit nga KQZ-ja, ose sipas rastit KZAZ-ja, kane te drejte te kerkojne ne KQZ shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve ne qendra te caktuara votimi. Ne baze te nenit 160/3, kerkesa per shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve duhet te permbaje shkaqet ligjore, pershkrimin e rasteve te shkeljeve dhe arsyetimin e detajuar per pasojen e tyre. Rrjedhoje e pranimit te kerkesave te arsyetuara ligjerisht per shpalljen e zgjedhjeve te pavlefshme ne nje ose disa qendra votimi, eshte perseritja e zgjedhjeve. Ne baze te nenit 161/1, KQZ-ja, kryesisht ose me kerkese te subjektit, pas perfundimit te procesit te ankimit, jo me vone se 3 dite nga nxjerrja e rezultatit te zones zgjedhore, shpall te pavlefshme dhe urdheron perseritjen e zgjedhjeve ne te gjithe zonen zgjedhore, kur pavlefshmeria e shpallur ne nje ose disa qendra votimi ndikon ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi. Ne baze te nenit 161/2, do te konsiderohet ndikim ne ndarjen e mandateve per zgjedhjet ne Kuvend, kur numri i zgjedhesve, qe kane votuar apo mund te kishin votuar ne qendren apo qendrat e votimit te shpallura te pavlefshme, eshte i barabarte ose me i madh se numri i zgjedhesve te nevojshem per caktimin e nje mandati ne zonen zgjedhore perkatese. Perseritja e zgjedhjeve urdherohet ne te njejtin vendim te KQZ-se, qe i shpall ato te pavlefshme. Kunder vendimit te KQZ, per shpalljen ose jo te zgjedhjeve te pavlefshme behet ankim ne Kolegjin Zgjedhor. Ne baze te nenit 161/7, ankimi behet ne perputhje me afatet dhe procedurat e percaktuara ne nenin 152/2, pra, brenda 5 diteve nga shpallja e vendimit perkates.

    10. Zgjedhjet politike te 28 qershorit 2009, mund te pretendohet se shfaqen mangesi ne elemente qe lidhen me cilesine e zbatimit te procedurave te ligjit zgjedhor, por te natyres dhe rendesise qe nuk kane cenuar kushtetutshmerine dhe ligjshmerine e procesit. Nen kete kendveshtrim, debati politik eshte i pranueshem, kerkese per identifikim te problematikave dhe natyres se shkeljeve te mundshme te ligjit zgjedhor, me qellim dakortesine politike per nevojen e rregullimeve, permiresimeve, rritjen e elementeve te kontrollit dhe cilesise se leximit e vleresimit te votes zgjedhore, etj. Nese zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009 iu mungoi nje standard, standardi i munguar ishte dhe eshte sjellja jo demokratike e politikes ndaj rezultatit zgjedhor, qe duhet ta pohojme se i vjen era myk politik.

    11. Kerkesa per hapjen e kutive nuk eshte vetem verb politik. Mjetet per materializimit e saj nuk jane verbalizem politik. Thirrjet per rikthim te rruga popullore, si mbartes dhe sjelles i demokracise, jane tregues te gatishmerise per mohim te shtetit, institucioneve dhe ligjit. Shkelet me kembe detyrimi kushtetues per ushtrimin e veprimit e politik ne institucione. Shkelet me kembe detyrimi kushtetues per permbushje te qellimit politik ne baze te ligjit ne fuqi. Perdorimi i rruges popullore dhe refuzimi fizik i Kuvendit te Shqiperise, si teknologji te veprimit politik paszgjedhor, jane lende te mosbindjes politike. Mosbindja politike ne distance eshte kryengritje.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 62 prej 82 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •