Close
Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 145
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Mendoj se niveli i forumit ka rene shume. Nuk flitet me urtesi, argumenta dhe ne shume raste as nuk lexohen ato qe jane shkruar me pare. Ne shume raste diskutimi degjeneron ne fyerje personale apo malok veriu vs. katunar jugu. Shkruhen lavdata per udheheqes, tamam si ato te Korese se Veriut per Kim Jong. Hapen tema provokative pa asnje lloj kuptimi.
    Shkak per kete jane bere vecanerisht nje tufe injorantesh dhe militantesh qe se fundi kane zbuluar internetin dhe e shfrytezojne ate per fushate primitive. As nuk marin mundimin te argumentojne ato qe thone, ose perdorin argumenta qe do ofendonin inteligjencen edhe te nje gjimnazisti.
    Te pakten njeri prej tyre propagandon haptas me firmen e vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Patrioti : 22-06-2009 më 12:09
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Patrioti Lexo Postimin
    Mendoj se niveli i forumit ka rene shume. Nuk flitet me urtesi, argumenta dhe ne shume raste as nuk lexohen ato qe jane shkruar me pare. Ne shume raste diskutimi degjeneron ne fyerje personale apo malok veriu vs. katunar jugu. Shkruhen lavdata per udheheqes, tamam si ato te Korese se Veriut per Kim Jong.
    Shkak per kete jane bere vecanerisht nje tufe injorantesh militante qe se fundi kane zbuluar internetin dhe e shfrytezojne ate per fushate primitive. As nuk marin mundimin te argumentojne ato qe thone, ose perdorin argumenta qe do ofendonin inteligjencen edhe te nje gjimnazisti.
    Te pakten njeri prej tyre a ka te shkruar haptas ne firmen e vet.
    C'lidhje ka postimi yt me temen? Me parashkruesit?
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Lexo titullin e temes, pastaj lexo postimet ne te dhe do e kuptosh. E njejta gje po ndodh edhe ne temat tjera ndaj edhe e pegjithesova.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #124
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Dhe (ROF - Republic of China) ka bërë progres më shum se shqiptarët. Është me të vërtet për të ardhur keq, kur shikon një prapambetje të till këtu në forum. Ku 70% e pjesëmarrësve jetojn në Perëndim dhe në North America. Të shikosh një lloj arrogance, një lloj mungese serioziteti, një lloj mungese argumentash, po direkte në sharje, ofendime, direkte në çështje personale, dhe aspak konstruktive, gjithçka subjektive.

    Nuk ju jep bukë asnjëra parti, dhe as nuk ju mbron nderin asnjëra parti. Po me datë 28 mendohuni mirë përpara se të lëshoni votën, se 4 vjet të tjera nuk i thon pak ti çojm dëm. Po të përzgjedhim ata që vërtet e duan Shqipërin dhe mendojn se do ta çojnë larg.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Patrioti Lexo Postimin
    Lexo titullin e temes, pastaj lexo postimet ne te dhe do e kuptosh. E njejta gje po ndodh edhe ne temat tjera ndaj edhe e pegjithesova.
    Eshte hapur nje teme tjeter ku mund te shprehesh per cilesine e forumit. Une temen e kam lexuar c'do dite dhe per c'do argument te sakte ka nje pergjigje pak a shume me vlere, per c'do akuze apo fyerje ka nje te tille qe pason.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  6. #126
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    C'lidhje ka postimi yt me temen? Me parashkruesit?
    lol ..po dhe ai i shkreti tha ta bente 1 hartim se ngeli pas ...

  7. #127
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga kundraRRYMES Lexo Postimin
    A e kuptoni pse kryeministri i referohet 1992 dhe jo zgjedhjeve te kaluara?
    Ne 1992 kryeministri aktual ishte ne opozite dhe kerkonte te vinte ne pushtet. 1992 ishte vota per tu distancuar nga ajo klase politike qe kishte qeverisur per shhume vite... A do te bejme po te njejten gje tani ??? A thua valle kryeministri po ju ben thirrje qe te mos votoni per te e te distancoheni prej tij ? Eshte teper konfuz si kryeminister saqe shpesh here harron ne cilen ane eshte ... por besoj qe per te mjafton te jete ne anen qe fiton se besoj keshtu do te mund te beje te ligjshme cdo gje ne menyre qe pasardhsit e tij te kene mundesi te fillojne dicka ne nje faqe te paster.
    Nuk dua te akuzoj njeri pa fakte vetem dua ta akuzoj ate per BANALITET, per RRUGACERI per NXITJE DHE URRETJE ndaj NJERIUT, per GJAKNXEHTESI te TEPRUAR per FYEJRE PUBLIKE, per PERDORIM te FJALEVE BANALE NE NJE TELEVIZION PUBLIK. Per shfaqje te nje kulture jo te pershtatshme per te qene ne krye te nje shteti...
    Per keto kam prova. Kam prova une ke prova ti, ka prova nje komb i tere, femije te rinj pleq. Duke votuar per nje person te tille ne u tregojme botes qe kemi per nje kryeminister nje person qe ne PARLAMENTIN SHQIPTAR KERCENON si KRIMINEL( packa se me gjak te nxehte), SHAN SI RRUGAC nese ti JE dhe e PERSONIFIKON veten tende me nje te tille atehere te lutem mos me kthe pergjigje.
    Sme intereson me "komunizmi" e "femijet e komunistave" sme intereson asnje epitet qe perdoret me intereson ai si person kush eshte cfare ka bere sa i afte eshte per te ndryshuar apo ofruar dicka, sa i paster eshte sa i ndershem eshte.
    Ja kalofshi mire
    Plotesisht dakort!
    Une kam bërë faj! Dhe shume, te tjere jane fajtore, që jemi bere paterica të pinokut!
    Kesaj situate qesharake, teksa turremi të gjejme gurin që hodhi budallai në lumë, duhet t'i japim fund !

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Te pakten kur te fshini ,mesoni te fshini mire ,se fshini vene ,vene dhe s'ka lidhje dialogu interesant pastaj.....
    ps.Vdisja per pastruesen e punes ,ishte shume inteligjente dhe me humor ,drejtori ishte gomar ,me kritikonte gjithmone pse i jepja muhabet pastrueses jevge.....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Ja se cfare ndodh - Eshte 157 vjeç, por do të votoje...

    Ministria e Brendshme fton të votojnë dhe shpirtëra të vdekur; 2801 shqiptarë të moshës nga 110 deri në 157 vjeç vazhdojnë të rezultojnë në listat e votuesve. Gafa të pafundme me emrat, aty ku mungojnë të dhënat personale, ato zëvendësohen me tre "X-e". Një lëmsh i pafundëm me dublikimet e emrave dhe të tjera ngatërresa qesharake në to: qytetarë që nuk ekzistojnë, por që do t´u duhet të "votojnë" dhe personazhe të tjerë që mungojnë në lista. Duke nisur që me bashkëshorten hollandeze të ministrit të jashtëm shqiptar


    Shqype Hasibra, e bija e Avdiut, është votuese për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Ajo ka lindur në datën 18 qershor 1851 dhe sot është 157 vjeç. Nuk ka të dhëna që ajo është e pajisur me Kartë Identiteti apo me pasaportë jashtë shtetit. Por ajo ndodhet në listat e Ministrisë së Brendshme. Shqypja do të duhet të votojë në qëndrën e hapur në shkollën e fshatit Shkallnuer.

    Vitin kur lindi Shqypja shqiptare, kompozitori italian Xhuzepe Verdi vinte për herë të parë në skenë, operan Rigoleto, në teatrin e Venecias. Në të njëjtin vit u themelua N. Y. Times dhe agjensia Reuters; atëherë vdiq dhe J. F. Cooper, shkrimtar amerikan, autor i romanit të famshëm "I fundmi i Mohikanëve".

    Shqypja është e fundmja 157 vjeçare e gjallë, sipas listës së Ministrisë së Brendshme që i bie të jetë, natyrisht, edhe njeriu më i vjetër në botë. Me një diferencë të vogël atë e pasojnë dhe një ekip tjetër votuesish shqiptare me moshë një shekull e gjysëm, Sulejman Subashi, Zele Hysa, Zaim Saraçi, Hava Pepa, Therjani Golla e të tjerë, përkatësisht fëmijët e Qazimit, Veliut, Kapllanit, Hajdarit dhe Anastasit. Plot 20 vetë që kanë këtë moshë rekord, deri në 156 vjeç.

    Votues të tjerë me moshë mbi 140 vjeç janë shumë më shumë. Falë Ministrisë së Brendshme dhe listave të saj, Shqipëria vërtet mund të ketë shumë probleme të tjera, por mund të krenohet me 86 votues të tjerë që janë të moshës nga 140 deri në 149 vjeç.

    Dilja shqiptare dhe Vagneri

    Dile Bzhetaj, e bija e Gjetos, shenja e gaforres në horoskop, ka lindur në 3 korrik 1870. Ajo do të duhet të votojë në shkollën fillore të fshatit Dobre. As për të nuk dihen shumë gjëra. E sigurtë është që ajo nuk ka aplikuar për Kartë Identiteti dhe nuk ka as pasaportë për jashtë shtetit. Listat e Ministrisë së Brendshme e kanë të shënuar dhe këtë fakt. Madje ja kanë përcjellë dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Dilja nuk ka përfituar, kështu, as nga masat lehtësuese që qeveria ka marrë duke ulur çmimin e Kartës së Identitetit. Ajo nuk duket se i ka vënë veshin edhe ftesave të përsëritura të kryeministrit Berisha për të aplikuar.

    Në të njëjtin vit që Gjetoja shqiptar bëhej me vajzën e tij Dile dhe nuk shkrepte pushkë sipas zakonit, Riçard Vagner shfaqte Valkiria-n, veprën e tij më të famshme në Mynih, Franca i deklaronte luftë Prusisë, mbahej Lidhja e Prizrenit, themelohej departamenti i drejtësisë në SHBA, amendohej Kushtetuta amerikane që lejonte votën e afroamerikanëve, niste ndërtimi i urës së Bruklinit, Roma bëhej kryeqytet i Italisë së bashkuar apo dhe ndërronte jetë Aleksandër Dyma, ati, autor i romaneve "Tre musketierët" dhe "Konti i Monte Kristos".

    Megjithatë, në vitin që Dilja shqiptare erdhi në jetë e vdiste francezi Dyma, lindi Vladimir Iliç Lenini, komunisti rus që ndërtoi atdheun e sovjetëve, copa domethënëse të të cilit i gjejmë pa dyshim edhe në Shqipërinë e sotme demokratike, plot 18 vjet mbas përmbysjes së sistemit leninist.

    Shpirtrat e vdekur

    Eshtë më shumë se tallje. Eshtë tragjike. Ministria e Brendshme, në fakt, edhe është tallur, edhe i ka marrë shqiptarët për budallenj, edhe shpreson të detyrojë OSBE/ODIHR-in të bëjë figurë të keqe përpara publikut që beson se misioni i tyre do të garantojë standartet e ndërtuara nga kjo qeveri që po çon vendin në zgjedhje.

    Rasti i Shqypes dhe Diles, të cilët u morrën si shembull, nuk janë përjashtim në listat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Ato janë rregull. Sepse janë plot 2801 qytetarë shqiptarë me moshë nga 110 deri në 157 vjeç, që sipas Ministrisë së Brendshme duhet të votojnë në 28 qershor. Logjika të thotë se ata i kanë larë prej kohësh hesapet me këtë botë dhe se prej shumë e shumë vitesh nuk kanë më asnjë dilemë për ekzistencën apo jo të botës së përtejme. Por Ministria e Brendshme duket se beson në atë botë: ajo i fton ata të votojnë. Fillimisht duke marrë Kartë Identiteti nëse nuk kanë pasaportë. Ndryshe, vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë Berisha, nuk do t´i lejojnë ato as të marrin pensionin, as patentën për drejtimin e makinës dhe as të kuturisin të hyjnë në ndonjë provim në universitet.

    Gjithkush mund të kontrollojë listën në adresën zyrtare http://www.moi.gov.al, të klikojë në të mes të ekranit, sipër dhe djathtas fotografisë së ministrit Bujar Nishani dhe do të gjejë aty arsye edhe për të qeshur, edhe për të qarë. Ndoshta edhe për të qenë krenarë sepse si popull, i kemi të gjitha gjasat, sipas shembujve të dhënë, të krijojmë një brez qindra vjeçarësh që në mos njëherë, njëherë tjetër, do të shkojnë të votojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, të nipërve, mbesave, stërnipërve, stërmbesave, stër stër stër stër... nipërve dhe stër stër stër stër... mbesave të tyre.

    Kërkim dhe në varreza

    Revista MAPO konsultoi listat e votuesve në qytetin e Korçës dhe megjithë tentativat e përsëritura, dështoi në gjetjen e Llazo Qiriazit, sa për të dhënë një shembull tjetër. Zoti Llazo, i biri i Aleksit, ka lindur në datën 5 janar 1857 dhe është 152 vjeç. Në 28 qershor ai do të votojë në gjimnazin Raqi Qirinxhi. Adresa e fundit për të ka qenë Shën Triadha, emri me të cilën njihen varrezat e qytetit, por dhe atje, nuk rezultoi fizikisht varri i tij. Ministria e Brendshme, pavarësisht kërkesës së përsëritur, nuk dha asnjë konfirmim të mundshëm nëse zoti Qiriazi ndodhej në Shqipëri apo kishte emigruar jashtë apo dhe kishte migruar në ndonjë qytet tjetër brenda vendit.

    Të përjashtuarit

    Ata nuk ndajnë të njëjtin fat shqiptarët e kësaj liste të cituar, ndonëse mjaft më të njohur se ta, nuk gjenden në listat e votimit. Aurela Isufi (Basha) bashkëshorte e ministrit të jashtëm Lulëzim Basha, nuk ndodhet në listat e votuesve. Nuk e kanë harruar. E kanë hequr. Duke respektuar ligjin. Me dekret të ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, me numër 4117, në vitin 2004, zonja Basha ka lënë shtetësinë shqiptare, në këmbim të shtetësisë hollandeze, ku është rezidente. Nenet 15 dhe 16 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 "Për shtetësinë shqiptare", përcaktojnë se kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, nisin me premtimin ose dhënien e shtetësisë së re nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15 për mbarimin e shtetësisë shqiptare përcakton se: "Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai "... ka mbushur moshën 18 vjeç... nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj".

    Duke qenë hollandeze, zonja Basha nuk mund të votojë më në Shqipëri. Bashkëshorti i saj shqiptar, ministri i jashtëm Basha është nën akuzë penale për shpërdorim detyre për shkak të shkeljeve financiare në segmentin Rëshen-Thirrë-Kalimash. Ai mbrohet duke thënë se kush është kundër rrugës, nuk është patriot. Ministri voton. Nuk dihet në ka Kartë Identiteti, por është e sigurt që ka pasaportë diplomatike. Eshtë në listat e Ministrisë së Brendshme.

    Për të mos u larguar nga shembujt me Ministrinë e Jashtme, duhet thënë se edhe bashkëshorti i zëvendësministres së tij Edit Harxhi, ka pasaportë, shtetësi dhe kombësi turke. Zonja harxhi ka shtetësi të dyfishtë. Bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të po të njëjtës ministri është me shtetësi dhe kombësi franceze. Të dy bashkëshortët e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.

    Dublikimet, gafat

    Gazeta TemA, në disa numra të saj, pak kohë më parë denonconte dublikime emrash në regjistrin e zgjedhësve. Sipas politikës së saj editoriale, ajo ishte ndalur në qarkun e Kukësit, ku të afërmit e kandidatit për deputet të PD-së, e kishin emrin edhe në listat e Kukësit, edhe në rrethinat e Tiranës ku kishin migruar prej vitesh. Bëheshin 12 e kusur shpirt. Por ky është vetëm një detaj që bën përshtypje jo vetëm sepse ata janë të afërm të kandidatit demokrat, por dhe sepse kandidati në fjalë është personazh i përhershëm, në këtë gazetë. Ai është detaj sepse ka shumë më keq. Janë të paktën 5186 emra votuesish shqiptarë të cilët janë të dublikuar në regjistrin e zgjedhësve. Atyre ju "koincidojnë" të gjitha të dhënat personale: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, data e lindjes. Ju ndryshon vetëm vendi ku do të shkojnë të votojnë.

    Kushdo që ka në dispozicion një kompiuter të lidhur me internet, mund të shndërrohet në dëshmitar të gafave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në listat e publikuara nga ajo mund të gjenden shtetas të cilëve ju mungon emri apo mbiemri dhe janë shënuar në to me tre "X", si një personazh i famshëm i filmave amerikanë me aksion. Ka plot mungesa emrash, gabime që lidhen me gërmat e veçanta të shqipes, si "ë-ja", "ç-ja" e të tjerë.

    Revista MAPO është e hapur të mirëpresë çdo sqarim zyrtar nga Ministria e Brendshme për listat, madje duke rikërkuar me ngulm pikërisht këtë sqarim. Sqarime do të mirëpriteshin dhe nga të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë të përfshirë në procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore në vend apo dhe konkurentë e arbitra të vetë procesit.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Një bote në venitje.

    Citim Postuar më parë nga Patrioti Lexo Postimin
    Mendoj se niveli i forumit ka rene shume. Nuk flitet me urtesi, argumenta...

    Shkak per kete jane bere vecanerisht nje tufe injorantesh ...

    As nuk marin mundimin te argumentojne ato qe thone, ose perdorin argumenta qe do ofendonin inteligjencen ...





    Pikon muzgu i perëndive të Edvinit


    Gëzim Llojdia

    Një bote në venitje

    Muzgu që ka puthur për të fundit herë ngrehinën e Edi Ramës është shenjë paralajmëruese nga ato që sjell koha për humbjen. Rënia e muzgut të përhershëm te Edi Ramës është e gjithëhershme ngase koha nuk mund të sjellë e t’i lërë në dorë të rastësisë fatet dhe çelësat kryesore të një vendi. Frymëmarrja e shpeshtuar dhe ngulçimi për të zënë pushtet kuptohet është një rendje e gabuar që kurrsesi nuk mund të ndodhë pikërisht në këtë botën tonë. I ardhur nga Parisi sipas ish-kryeministrit të partisë së Nanos, pra me thonj të paprerë, tregonte shenjën e parë të një njeriu të rrëzuar në dëshpërim, kur errësira ishte strukur brenda në ndërgjegjen e tij. Mirëpo nëse në jetë ndodh jo gjithmonë kështu, pikërisht ky personazh shfaqet diku në plazhe në ato dete apo stere siç thoshin të shkretat plakat tona në jug, fare lakuriq ose siç e përshkruanin gazetat foton pra mbuluar me gjethe fiku ishte tregues se errësira shpirtërore aty ishte e përhershme, e zymtë dhe sterroshe. Nudistët nuk janë shprehje e një bote të qytetëruar, por e një bote në venitje dhe rrëzim shpirti. Morali ka qenë dhe mbetet kryesor jo vetëm në librat e shenjtë por edhe përcaktues për rolin e një shoqërie. Kur shfaqen nudistët, të mirët, të ndershmit e shpirtërorët ikin. Ikin me vrap sepse janë çjerrur, janë brejtur rrobe e moralit që e përshkon njeriun. Nudistët për këtë do të tregoi se çfarë me ka treguar F.B., një rapsod në Lumin e Vlorës. Në vitin 89 grupi folk zuri vendin e parë dhe e dërguan në Francë. Çuditërisht tregoi na shpunë tek njerëzit e ikur nga kjo jetë. Ma tha dhe krahinë nuk e mbaj mend. Kur shkuam atje panë një dynja ,burra gra të zhveshur siç i kishte bërë nëna Nuk ishin murgjar që i luteshin perëndisë së tyre. Ishin të ikur nga jeta, pra të shkarrë. D.m.th shqoi rapsodi u kishte ikur dërrasa e trurit. Na thanë të jepnin shfaqje ata ishin të izoluar nga jeta. Bënin jetën e fillimit të historisë s rruzullit tonë ende të paemër. Nudistët i luten perëndisë së tyre. Shkojnë të zhveshur dhe bëjnë reklamë. Rastësia i sjell që të bëhen edhe kryetarë bashkish si puna e këtij tonit. Morali është ai që bën dallimin. Dhe do ta bëjë deri në fund. Perëndia jonë e madhe dhe e gjithhershme na mëson të ecim në jetë me rregulla dhe moral. Perëndia e Edit dhe e të tjerëve ka vdekur me kohë. Nuk ka Perëndi për njerëz të tillë. Nuk ka kryeministër të atillë, sado që edhe rastësia e nxjerr në krye. Mirëpo pastaj ajo të hedh njëqindfish larg e thellë. Si mundet të marrë në dorë çelësat e një vendi, një njeri që ka shfaqur probleme? A shikon Perëndia? Si nuk shikon dhe si nuk dëgjon? Sepse ajo është frymë. Dhe nëse njerëzia marrosen nga djalli i Edit, fati do t’i shpjerë neper ca limane që s’u dihet kurrë fundi. Pastaj do të luten të kërkojnë Perëndinë, pse gabuan sepse vetë e kërkuan atë rrugë, por do të jetë vonë. Ata që ju kundërvënë Moisiut, kur përpiqej t’i shpinte në tokën e premtuari thanë: “ku e ke Perendinë tënde”: U tha: “Skllevër bij skllevërish, s’e meritoni, se liri s’doni”. Ne dhe gjithë kjo shoqëri me moral nuk e meritojmë të kemi një kryeministër kësisoj. Ai që i ka dalë moralit të Perëndisë”.


    Me shprese se moderatoret nuk do ta heqin siç ka ndodhur me tri nga postimet e mia ditet e fundit.

Faqja 13 prej 15 FillimFillim ... 31112131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Fushata: "Ju duhet ta njihni këtë njeri"
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 20:38
  3. Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •