Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Fushata e PD-së, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92

    Mazhoranca e sotme nen peshen deshtimeve spektakolare, nen peshen e largimit te elementeve te spikatur te saj, dhe nen presionin e madh te opozites po ben fushaten elektorale me te dobet qe ka prodhuar ndonjehere kjo parti.

    Elementet qe perdor ku tregon sukseset jane vetem ca gjysme te verteta qe proklamuesit nxiten vetem sa ti shpalin e mos ti komentojne me.
    Eshte gjysme e vertete rritja e rrogave sepse ne nje ane ka ndodhur ne anen tjeter nuk i ndihmon shqiptaret ne nivelin e jeteses.
    Element tjeter eshte rruga Durres Kukes, eshte e bukur madheshtore, e nevojshme, po kjo nuk do te thote qe aty seshte vjedhur me te dy duart.
    Element tjeter eshte Nato, edhe ajo ka ndodhur po ja qe seshte merite vetem e PD.
    Element tjeter jane rruget e ndertuara po jane bere, po ja qe jane vazhdimi i atyre qe u filluan me pare nen pushtetin e socialisteve.

    Elementi qe ze 80% te fushates eshte Edi Rama, betoni pallatet, edhe kjo nje gjysme e vertete se pallate e beton ka bere sa te duash edhe pd.

    Me nje fjale eshte nje fushate ne 80% te saj vetem sharje, denigrime, dhe shpifje.

    Shume pak elemente per nje parti qe synon te rrije serish ne pushtet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    PD çel fushatën, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92



    Nën tingujt e këngës “We can win the race” dhe nën pikat e shiut, Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën me një miting në sheshin “Skënderbej”. Gjatë fjalës së tij kreu demokrat, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të rikthejnë me votë lavdinë e 22 marsit të 92-shit. “Sot nisim startin e madh për fitoren e dytë” kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Berisha. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE-
    Berisha: Shqipëria europiane do të jetë e qytetarëve

    Ora 19:55- “Sot nisim startin e madh për fitoren e dytë” kështu e nisi fjalën e tij kreu demokrat, Sali Berisha duke shprehur mirënjohje ndaj kryeqytetasve për besimin që i kanë dhënë Partisë Demokratike.
    Duke folur përpara njerzve të shumtë që ju bashkuan PD-së në sheshin “Skënderbej”, Berisha tha se Tirana është drejt rrugës europiane.
    “Sot ne nisim startin e madh për fitoren e dytë, e cila do të ketë si motër 20 marsin e vitit 92, e cila do të ketë për mision ëndërrën e madhe evropiane të mbarë shqiptarëve. Tirana europinae do të ndërtojë Shqipërinë europiane” theksoi kryeministri.
    Berisha theksoi se në katër vitet e ardhshme PD do ti japë jetë projektit të madh të shndërrimit të qytetarëve shqiptarë në qytetarë europianë. Ndër të tjera Berisha premtoi 24 orë ujë në mbarë vendin, shërbim shëndetësor dinjitoz e 160 mijë vende të reja pune.
    “Tirana euorpiane do të jetë e punës, biznesit, pasurimit, begatisë. Në 4 vitet që vijnë do të krijojmë sëbashku 160 mijë vende pune të reja. Tirana europiane do të jetë Tirana e të rinjve. Do të shndërrojmë në realitet ëndrrën e bukur për në Bashkimin Europian” theksoi Berisha.
    “Së bashku më 28 qershor të rikthejmë lavdinë tonë elektorale, 22 marsin e vitit 1992” e mbylli fjalën e tij kreu demokrat.

    Zgjedhjet, PD cel zyrtarisht fushatën në sheshin “Skënderbej”

    Ora:19:00- Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit me një miting në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet. Mësohet se ashtu si edhe në organizimet e mëparshme në kuadër të fushatës paraelektorale, kënga e grupit të mirënjohur gjerman Modern Talking, "We can win the race" (Ne mundemi ta fitojmë garën) do të jetë kolona zanore që do të shoqërojë mitingun e PD-së për celjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

    Mësohet se do te jetë kryeministri Berisha ai që do të mbajë fjalën për celjen e fushatës dhe do të shpalosë programin e demokratëve për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Më pas në skenë pritet të ngjiten edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PD-së, kandidatët për deputetë të demokratëve dhe aleatët e Partisë Demokratike, pjesë e koalicionit parazgjedhor "Aleanca për Ndryshim".
    Ndërkohë, grupet e këngëtarëve do të përshëndesin të pranishmit me një spektakël. Me celjen zyrtare të fushatës elektorale pritet edhe fillimi intensiv i fushatës zgjedhore të kandidatëve demokratë në të gjithë vendin.
    PS, partia tjetër e madhe në garën për zgjedhjet parlamentare e hapi fushatën elektorale javën që kaloi dhe zgjodhi sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti. PS ka zgjedhur si kolonë zanore këngën “Cohu” të grupit shqiptar, “West Side Family”. (e.n/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Tubimi i PD shihej fare qarte se ishte shume me madheshtor sesa tubimi i PS.
    Ketu nuk shihej fundi fare i njerezve, derisa tubimi i PS i ngjante me shume nje lloj tubimi lokal.
    Po shihet fare qarte se PD do te fitoje BINDSHEM.

  4. #4
    PD çel fushatën, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 92

    Hë mi Aulona, mos ke dashur te thuash:

    PD çel fushatën, Berisha: Më 28 qershor të rikthejmë lavdinë e vitit 97

    Ky vit ka qene kulmi i lavdise se Berishes (që mos u perseritte kurre )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mandati i ri, Berisha: Vlora, metropol i rajonit

    VALENTINA MADANI



    Kryeministri Sali Berisha u premton vlonjatëve se do ta shndërrojë qytetin e tyre në metropol të rajonit, pasi do të ndërtohet kantieri më i madh në Ballkan dhe porti më i rëndësishëm në rajoni. Z. Berisha hapi mbrëmë fushatën elektorale në Qarkun e Vlorës, ku me mijëra veta mbushën sheshin e Flamurit si mbështetje për PD-në dhe qeverinë e saj. Mes thirrjeve “Fitore, fitore!”, lideri demokrat dhe Kryeministri i vendit, Berisha, vuri në dukje se në këto 4 vite qeveria ka mbajtur premtimet e dhëna në 2005-n. Ai pohoi para qytetarëve të Vlorës, se qeveria e tij vjen në këtë shesh me të gjitha premtimet e bëra realitet, si rritjen e pagave dhe pensioneve, për të cilën siguroi se punonjësit shqiptarë do të paguhen njëlloj me punonjësit në vendet anëtare të BE-së. Ne, - bëri të ditur Berisha, - kërkojmë votat tuaja jo për ato që kemi bërë, por duam votën që në mandatin e dytë qeverisës, së bashku të ndërtojmë Vlorën evropiane. Kryeministri siguroi se katër vitet që vijnë janë vitet e Vlorës metropol rajonal. Ai iu drejtua atyre: “4 vitet që vijnë do të jenë vitet e punës, e mundit, e djersës sonë më të madhe. “Shqipëria në punë”, do të jetë motoja jonë. Shumë flasin për punën, por ku do t’i punësojnë? A mund të punësojnë ata të dashur vlonjatë që votuan kundër marrëveshjeve koncesionare, me të cilat punësohen së paku 100 mijë shqiptarë?”. Por z. Berisha tregoi dhe rrugët përmes së cilës qeveria e djathtë do të mundësojë punësimin e shqiptarëve. Berisha vuri në dukje se vetëm porti i Vlorës do të punësojë 30 mijë deri në 50 mijë qytetarë. Kryeministri kujtoi se në datën 8 qershor në kaskadën e Devollit nisin punimet për projektin hidroenergjetik më të madh të Evropës, i cili do të punësojë 5 deri në 7 mijë punëtorë. Ai pohoi se “veprat gjigande janë në interes kombëtar, por po kaq rëndësi për mua ka punësimi juaj, po kaq rëndësi ka mirëqenia juaj”. “Shqipëria evropiane do të thotë që vlonjatët, shqiptarët kudo që janë të udhëtojnë në rrugë evropiane dhe unë ju jap fjalën se Shqipërinë do t’jua jap në pëllëmbë të dorës, me rrugë më të bukura, më të shpejta, që do të ndërtohen në Shqipëri. Unë e kam mbajtur fjalën time, hidhni sytë drejt bregut dhe shihni se rruga ndjek autostradën me katër korsi që lidh Vlorën me Tiranën, Vlorën me Shkodrën, që lidh Vlorën me Prishtinën”, - u shpreh z. Berisha. Evropianë, - shtoi ai, - do të thotë që ju të keni ujë 24 orë. “Ne që sollëm drita 24 orë, ne do të sjellim ujë në shtëpitë tuaja 24 orë, Vlorë evropiane do të thotë asnjë shqiptar në mjerim”. Berisha siguroi se “në mandatin tim të dytë nuk do të ketë asnjë qytetar të këtij vendi me të ardhura nën dy dollarë në ditë”. “Unë kam dëshirë të zjarrtë që rrogat dhe pensionet tuaja të paguhen si evropianët. Katër vitet që shkuan me punën dhe djersën tonë, lamë prapa dy vende anëtare të BE-së dhe shkuam deri në 30 % rroga më të larta dhe do lëmë pas 6 vende anëtare të BE-së, kjo është sfida evropiane. Shqipëria evropiane dhe Vlora evropiane është që ju të dashur qytetarë të lëvizni në mbarë Evropën pa viza”, - deklaroi ai. Kryeministri premtoi se në vitin e parë të mandatit të dytë, shqiptarët do të lëvizin pa viza në vendet e zonës “Shengen”, teksa falënderoi 1 milion e 300 mijë shqiptarëve që aplikuan për dokumentet e reja të identitetit, dokumentet evropiane. Por kreu i qeverisë ftoi sërish Edi Ramën që të hyjë në garë, ndërsa i kujtoi se ka zgjedhur për fushatë të PS-së një këngë çetnikësh serbë. “Vendose emrin në krye të listës së partisë tënde. Dil në shesh të burrave, mos bëj atë që nuk e ka bërë ndonjë lider partie i një vendi të lirë. Eja këtu dhe në këtë shesh dhe mburrju këtyre qytetarëve dhe thuaju se cili lider evropian nuk ka pranuar, pavarësisht nga humbja që e pret, të mos jetë në krye të listës. Ti me këtë kthehesh mbrapa shumë. Këngën “Çohu, çohu” e ke marrë nga internacionalja socialiste, apo këngë të çetnikëve serbë, këtë nuk e di”, - theksoi z. Berisha.

    04/06/2009

    standart

  6. #6
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Nga Modern Talking me duket se e kan ndryshuar kolonen zanore qe do perfaqesoje PD'n neper fushata. Kjo eshte 100 her me e bukur se kenga e Modern Talking.

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #7
    Berisha “Ne takohemi sot, në këtë shesh, më krenar se asnjëherë më parë, krenarë sepse këto katër vite Beratin ia dolëm ta bëjmë të njohur në mbarë botën si trashëgimi, pasuri e madhe kulturore e njerëzimit. Merita është e juaja. Ju e sollët Beratin në shekuj e mijëvjeçar dhe ai u shpall një nga 200 qytetet më të pasura kulture të rruzullit tokësor. Unë jam sot para jush për të shpallur projektin tim për Beratin, për Shqipërinë evropiane, në katër vitet që vijnë. Ndaj jam sot, këtu, për t’u zotuar para jush se projekti i të gjitha projekteve infrastrukturore në katër viteve që vijnë është boshti i jugut. Në shekuj e mijëvjeçarë ju keni qenë kryeqendër e kësaj zone dhe në vitet që vijnë ju do të jeni një metropol i fuqishëm që lidhet me rrugë ultramoderne, me Tiranën, Sarandën dhe mbarë botën. Boshti i jugut është kryeprojekti i katër viteve që vijnë. Unë jam këtu për t’u zotuar se në këtë rreth vend do të asfaltojmë çdo rrugë për ju, kudo që ndodheni, nga Tomori në Shpirag dhe në të gjitha zonat e tjera.”

    Berisha “Në katër vitet që vijnë, Shqipëria ka krijuar të gjitha potencialet edhe për 160 mijë vende të reja pune. Më datën 8 qershor, ne inaugurojmë fillimin e punimeve të veprës energjetike më të madhe ujore në Europë, kaskadën e Devollit dhe përgatitemi për kaskadën e Osumit, të Vjosës dhe qindra hidrocentraleve në vend. Por ky është vetëm njëri front i punësimit. Parqet industriale dhe nxitja e biznesit është dhe do të mbetet drejtimi ynë themelor. standard europian do të thotë që ju të paguheni si paguhen qytetarët në vendet europiane. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe nuk mund të them se në katër vite, ne do të arrijmë të paguhemi si në Gjermani, Francë apo Britani, por unë ju jap fjalën se në katër vite, në këtë garë që kemi nisur, ne do të parakalojmë jo vetëm dy, por 6 vende anëtare të BE-së për pagat dhe pensionet.”

    “Unë ju bëj thirrje qeveritarëve vendorë në mbarë Shqipërinë të mbajnë larg duart nga biznesi i vogël, të mos e taksojnë atë. Për çdo nevojë të vijnë në qeveri. Qeveria, pa asnjë dallim partiak, do të financojë çdo projekt që ata do të hartojnë për të ndryshuar gjendjen e banorëve në qytetet e tyre. Për biznesin, forcën motore të vendit, asnjë qindarkë mbi 10 përqindëshin. 10 përqindëshi është taksa e të gjitha kohërave, të dhjetat është e librave të shenjtë, të dhjetat do të jetë taksa e të gjithë shqiptarëve.”

    Berisha “ Unë sot, kam një thirrje vëllazërore për çdo qytetar dhe qytetare të këtij qyteti, pavarësisht nga bindjet politike, të shkoni e të merrni letërnjoftimet e reja, pasi ato janë dëshmitë më modernë të identitetit tuaj. Ju me ato barazoheni me çdo qytetar të kontinentit, që ka sot dëshminë e identiteti më të avancuar. I merrni ato të shkoni në votime, sepse ne do t’i bëjmë këto votime festën më të madhe të demokracisë shqiptare, do të kthejmë lavdinë elektorale të vitit ’92. “

    Berisha “Zemërthyer për çdo sukses të këtij vendit, këtij kombi dhe këtyre qytetarëve është Edi Rama, pasi nuk i bëri asnjë thirrje qytetarëve që të merrnin letërnjoftimet. Por bëri aktin tjetër më të turpshëm në historinë e pluralizmit europian dhe botëror, nuk vuri veten në krye të listës për t’i prirë partisë së tij në garën elektorale, vetëm e vetëm se e ka të sigurt disfatën. Por dinjiteti i burrit, i qytetarit kërkon betejë dhe jo kapitullim. Ata që kapitullojnë nuk kanë të ardhme në politikë, ndaj dhe i them zotit Rama se po të jap shansin e fundit, ke edhe 5 ditë afat, mblidh forcën dhe kurajën dhe u dil në krye socialistëve, sepse aty të duan ata, në qoftë se ndihesh kryetar i tyre. Do të mbledh parlamentin, do të ndryshoj ligjin, do të jap të drejtë të regjistrohesh qoftë edhe si kryetar bashkie. Dil mos turpëro vendin. Dil mos turpëro partinë tënde.”


    http://tvklan.al/emisioni.php?id=510#

    http://tvklan.al/emisioni.php?id=511

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    ... Berisha eshte ai i 97 , eshte ai qe ne gjithe boten e tallin , ne itali televizionet italian e kan tallur me vite duke vene ne loje edhe gjithe Shqiptaret.
    ...ne greqi dhe serbi po ta vini re Berisha nuk shahet...............??????????
    Eshte i vetmi kryeminister ne Bote qe nuk di te flasi gjuhen e popullit qe drejton por flet ne dialekt.
    Ka me keq se kaq?
    BERISHA IK!
    Ik qe te shpetoj ky popull dhe partia qe ti drejton......
    Ik dhe hapi rruge forces pozitive te PD...
    Ik dhe lere qyteterimin te na drejtoje........
    Ik! Ik!........................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Ate esht duke ber,duke hik edhe per nja 4 vjet tjera kryeminister hehehe :P

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kontratë e re për katër vitet e ardhshme


    Ne sot jemi kaq shumë në këtë shesh historik për t'i dhënë fjalën njeri-tjetrit, se do të lidhim
    një kontratë të re për katër vitet e ardhshme për vijimin e qeverisjes së suksesit, që ndryshoi Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, qeverisjen e Partisë Demokratike. Ju e dini mirë se kjo nuk është një kontratë që mbështetet tek frazat e bukura dhe fjalimet patetike, kjo nuk është një kontratë që mbështetet në premtime boshe, sepse ajo ka si hipotekë të saj veprat dhe punët tona të jashtëzakonshme, që përshkuan dhe shoqëruan dita-ditës dhe vit pas viti mandatin tonë të parë. Kjo marrëveshje e re besimi reciprok ka në thelbin e vet mbajtjen e fjalës, madje edhe tejkalimin e saj gjatë të gjitha sfidave të guximshme që ne ndërmorëm, kur u zotuam para jush në atë fushatë fituese të vitit 2005. Gjatë këtyre katër viteve, ne bëmë për Vlorën dhe qarkun e saj gjithçka mundet të bëjë një qeveri e mirë për qytetarët e vet. Qeveria "Berisha" investoi mbi 500 milion euro për Vlorën dhe banorët e saj, duke hyrë në histori si administrata që ka bërë më shumë se kushdo tjetër në historinë e Shqipërisë për vlonjatët dhe banorët e tjerë të këtij qarku. Vetëm për Bashkinë e Vlorës, kjo qeveri ka akorduar 4 herë më shumë fonde se katër vitet e fundit të pushtetit të Partisë Socialiste. Gjatë këtyre katër viteve, ne investuam mbi 170 milion euro, duke ndërtuar mbi 250 kilometra rrugë, kemi investuar më shumë se 90 milion euro, 70 milion vetëm dy vitet e fundit, në ujësjellësa dhe kanalizime. Kemi ndërtuar shkolla dhe vepra të tjera publike. Vetëm për ujësjellësin e qytetit të Vlorës janë investuar 24 milion euro, ndërkohë që termocentrali i saj, një vepër e rëndësishme energjetike kap shifrën e mbi 100 milion eurove. Nuk ka asnjë qark tjetër si Vlora që të përshkohet nga kaq shumë vepra strategjike infrastruktore, ndërkohë që socialistët na lanë si trashëgimi të tyre në 8 vjet vetëm 20 kilometra rrugë nga Llogaraja në Palasë. Por ne jemi sot këtu për t'ju garantuar se përfundimi i rrugës së bregut, i rrugës Levan-Vlorë, i asaj Levan-Tepelenë, i Rrugës Delvinë-Kardhiq, i asaj Qafë Botë-Sarandë do të ndiqen nga një vërshim i ri investimesh për të lidhur me asfalt çdo komunë dhe fshat të këtij qarku, gjatë katër viteve që vijnë. Gjatë mandatit tonë të dytë, ne do të çojmë ujin e pijshëm në çdo fshat dhe do të ndërtojmë nga e para apo rikonstruktojmë çdo shkollë në Qarkun e Vlorës. Nga ky shesh madhështor, nga ky shesh i tejmbushur, ne u themi sot kundërshtarëve tanë politikë që të dalin nga skutat dhe vrimat, ku e kanë zhvendosur fushatën, në ndjekje të Edi Ramës, kryetarit të tyre të lodhur dhe të kapitulluar. Ai ka gjetur si shpëtim që të sigurojë kokën e vet në vendstrehimin e Bashkisë. Le të vijnë ata në Sheshin e Flamurit dhe në sheshet e tjera të qyteteve kryesore të Shqipërisë. Por ata u tremben atyre, jo vetëm nga frika se dikush mund t'i numërojë dhe do të dalin zbuluar se sa pak kanë mbetur, por më shumë ngaqë e kanë të vështirë t'u dalin përballë vlonjatëve dhe qytetarëve të tjerë të Shqipërisë. E nisën në mënyrën më të shëmtuar fushatën e tyre në Vlorë, duke përmendur vdekje dhe varje në mesazhet e tyre, por ne sigurisht që nuk do të biem në atë nivel të mjerë, ne thjesht do t'i mëshirojmë socialistët për gjendjen në të cilen janë katandisur. Ne do të punojmë më fort gjatë këtyre katër viteve për Vlorën europiane, për Shqipërinë europiane, e cila do të ketë vend edhe për kundërshtaret tanë të dëshpëruar. Ndryshimi i Vlorës nuk mund të ndalet dhe ne jemi sot të gjithë bashkë për ta konfirmuar atë. Vlora dhe qarku i saj do të jenë sërish të privilegjuarit e qeverisë së Partisë Demokratike edhe gjatë katër vjetëve të mandatit tonë të dytë. Mrekullitë natyrore të saj, kapacitetet e saj njerëzore dhe lehtësitë që sjell zhvillimi galopant i infrastrukturës, ne do t'i kthejmë me shpejtësi në pasuri dhe mirëqenie për vlonjatët, por edhe për qytetarët e tjerë të vendit. Prandaj, ne do të fitojmë në Vlorë, ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Fushata: "Ju duhet ta njihni këtë njeri"
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 20:38
  3. Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •