Po vjen fitorja e PD,lum shqiperia per Sali Berishen,njeru i ndershem qe di te punoj!
Po vjen fitorja e PD,lum shqiperia per Sali Berishen,njeru i ndershem qe di te punoj!
Fiton Berisha!
Votoni nr 10
video ka 3 ditet e fundit:
Mbyllja e fushatës për Fierin
Mbyllja e fushatës për Vlorën
Mbyllja e fushatës për Elbasanin
![]()
Ja sesi do arrihet LAVDIA
____________
Denoncimi i 2 mësuesve: Presion për të votuar PD
• Dy mësues të shkollës 9 vjecare të komunës Ndroq deklarojnë se ndihen nën presionin psikologjik të strukturave të Ministrisë së Arsimit për të votuar PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit. Ata vendosën ta denoncojnë këtë fakt përpara Ministrisë.
Intervista e mesuesve - video
Tju vije turp !
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Bo ca behet ktej!Ka dy dekada qe nuk pushon ai popull perfshi dhe femrat,madje kto me keq, qe rrahin uje ne havan,gjith diten politike flasin atje.....ca gomari te zgjedhim te majte apo te majte qe bo gjasme si i djathte.
Bojkot dini ju re!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!nese shkohet gjithmone votohet me mendjen te zgjedhim te keqen me te vogel....sa krahu e keni,me dysh bile
![]()
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe
Ramiz BOJAJ, Bota sot
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe ajo socialiste mbajtën mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e së dielës që do të zhvillohen në shtetin shqiptar.
Tiranë- Dy partitë më të mëdha në Shqipëri, PD dhe PS, kanë mbajtur mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale në Tiranë. Në sheshin “Skënderbeu” PD-ja ka filluar mitingun përmbyllës, përderisa partia socialiste është përqendruar vetëm pak metra më larg në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Mitingu i PD-së, ka filluar me një koncert, për të vazhduar me fjalimin e zjarrtë të liderit të PD-së, Sali Berisha.
Mitingu i PD-së
Pas muzikës, në tribunën në Sheshin "Skënderbeu" janë ngjitur me radhë kandidatët për deputetë të PD-së, të cilët kanë sjellë përshëndetjet e zonave të tyre. "Ne do të fitojmë se besojmë në programin e PD-së"- thonë kandidatët, shoqëruar me entuziazmin e mijëra qytetarëve shqiptarë. Lideri i Partisë Demokratike, dhe kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur i sigurt për fitoren në këto zgjedhje. Në fjalën e tij në mitingun mbyllës të fushatës, kryeministri Berisha deklaroi se fitorja ndihet në çdo shtëpi shqiptari."Si të votojë Tirana, do të votojë Shqipëria.Si të fitojë Tirana do të fitojë Shqipëria. Sot ne vendosim kurorën madhështore të fitores sonë të merituar. Në këtë miting festojmë projektin tonë për Tiranën Evropiane për Shqipërinë evropiane", theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha, para mijërave përkrahës të tij në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës. Ai ka kujtuar komunikimin elektronik të qytetarëve shqiptarë, (përmes mesazheve telefonike, telefonatave dhe e-maileve), duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre për rrugën Shqipëria po ndryshon. "Atyre të gjithëve duhet tu shpreh mirënjohjen me të madhe, që u përgjigjen mesazheve të mia me përshëndetje, inkurajime. Kurrë ndonjëherë ne nuk kemi pasur një komunikim kaq intim, të bukur, sa në këtë fushatë"-vlerësoi Berisha. Po ashtu, nga sheshi "Skënderbeu", Berisha i është drejtuar me një apel të gjithë shqiptarëve, qe të bashkohen me ëndrrën evropiane. "Ëndrra jonë i pranon të gjithë, i fton të gjithë, i mirëpret të gjithë. Projekti i Shqipërisë evropiane, është më i bukuri, më madhështori. Çdo burrë, grua, i ri dhe i moshuar, që bën një projekt ai ka një ëndërr, ëndrrën e të bërit realitet. Ne ëndërruam Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe ëndrra jonë është realitet. Ëndërruam bashkimin e kombit, shembëm malet bashkuam kombin"- nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha. Ai ka premtuar më tej integrimin e vendit dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe u ka kërkuar shqiptarëve të votojnë të lirë për projektin demokrat, për Shqipërinë blu. Liderin e shqiptarëve dhe kryeministrin aktual të shtetit shqiptar, Sali Berisha e kanë shoqëruar grupet e mirënjohura: “Modern Talking” dhe “Elita 5”, këngëtarë të cilët janë pjesë e këngës “Shqipëria po ndryshon”. Gjithashtu me këtë rast, zv.kryeministri i Shqipërisë, Genc Pollo u shpreh se pas dy ditësh do të hapet një tjetër rrugë për të ngritur standardet e jetesës duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë nr10. “Mos e çoni votën dëm të Partia Socialiste por votoni nr.10. Vota për PD-në është votë për Shqipërinë demokratike, të zhvilluar e të integruar në instancat më të larta ndërkombëtare” theksoi Genc Pollo. Ai tha se Shqipëria nën udhëheqjen e PD-së, është dëshmuar se qëndron krah interesave të qytetarëve shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të jenë qytetarë të një shteti evropian. Ndërkaq, Sokol Olldashi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Shqipërinë me identitet evropian, pra të votojnë Sali Berishën. Edhe Jemin Gjana ka vazhduar me thirrjen për të votuar nr.10, e cila do të përgjigjet interesave të Shqiptarëve. “Përshëndetje nga Elbasani blu, e tërë Shqipëria blu, Shqipëria e NATO-s dhe shumë shpejt edhe evropiane” kështu e ka nisur fjalën e tij ministri i Jashtëm Lulëzim Basha.
Berisha: Incidenti në shesh, provokim dhe stres i Ramës
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur provokacion të Ramës, incidentin në shesh, duke pohuar se kjo gjë u organizua për faktin se sheshet nuk i mbush dot. "Meqenëse nuk mbush sheshet, i lamë këtë rrugën këtu, le ta bëjë aty mitingun. Por sheshet janë për festat e mëdha. Nuk e bën dot, le ta mbajë. Le që më thanë edhe tjetrën, se po bëhej gati të shpallte bojkotin. Lëre thashë, hiqja pretekstin. Kishim një projekt ne, e ndryshuam. Nuk prish fare punë, ishte një projekt fare i thjeshtë. Le ta bëjë, e rëndësishme është që ai zgjedh vend të ngushtë dhe jo hapësira"- theksoi Berisha, duke reaguar për rastin e incidentit. Mesazhet e liderëve demokratë, përballë monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i shtuan krenarinë dhe pikëpamjet realiste për të ardhmen e sigurt evropiane të shtetit shqiptar-Shqipërisë.
Krijoni Kontakt