Mendoj se niveli i forumit ka rene shume. Nuk flitet me urtesi, argumenta dhe ne shume raste as nuk lexohen ato qe jane shkruar me pare. Ne shume raste diskutimi degjeneron ne fyerje personale apo malok veriu vs. katunar jugu. Shkruhen lavdata per udheheqes, tamam si ato te Korese se Veriut per Kim Jong. Hapen tema provokative pa asnje lloj kuptimi.
Shkak per kete jane bere vecanerisht nje tufe injorantesh dhe militantesh qe se fundi kane zbuluar internetin dhe e shfrytezojne ate per fushate primitive. As nuk marin mundimin te argumentojne ato qe thone, ose perdorin argumenta qe do ofendonin inteligjencen edhe te nje gjimnazisti.
Te pakten njeri prej tyre propagandon haptas me firmen e vet.
Krijoni Kontakt