Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë

    Fushata elektorale e Shqipërisë reflektohet edhe në Kosovë – Berisha, kryelider i kombit

    Në Kosovë Dr. Sali Berisha po shihet si lider i të gjithë shqiptarëve. Programi dhe alternativa që ofron duket një shpresë e madhe edhe për dy milionë shqiptarët e këtushëm. E përditshmja “Koha Ditore” raporton: “Sali Berisha pritet si hero në vendlindje”; Gazeta “Bota sot” publikon raportin e hollësishëm me titull: “Berisha: Rruga më e bukur e Shqipërisë me emrin Azem Hajdari”, kurse në debatin e emëtuar në TV “KLAN Kosova” thuhet se ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës ka asgjësuar kundërshtarët e Berishës.

    Këto ditë të nxehta vere, fushata elektorale dhe fjalimet e Dr. Sali Berishës po ndiçen me një vëmendje të paparë ndonjëherë më parë në Prishtinë dhe tërë Kosovën. Kjo është evidentuar qartë derisa kryeministri Berisha pardje vizitoi Tropojën. Në momentet derisa fliste Berisha, rrugët e qendrës së Prishtinës thuajse ishin boshatisur dhe nëpër lokalet e qytetit në ekranet televizive po ndiçej me një vëmendje të madhe fjalimi Berishës për programin e PD-së për Shqipërinë që po ndryshon. Gjatë kësaj fushate elektorale në Shqipëri, këndej kufirit në Kosovë duket një gjë e çuditshme. Është e gjithë kjo vëmendje e shqiptarëve të Kosovës për Berishën. S’do fjalë se ky është një konfirmim se Dr. Sali Berisha në Kosovë po shihet si lider i të gjithë shqiptarëve këndej e andej kufirit.

    Qytetarët e Kosovës thellësisht i janë mirënjohës kryeministrit dr. Sali Berisha për realizimin e projektit Durrës-Kukës-Kosovë dhe ndihmën e tij për pavarësinë e Kosovës. Mijëra luftëtarë të UÇK-së në Kosovë e dinë se shtëpia ku u lind Sali Berisha në Brifqan të Tropojës gjatë luftës 1998-1999 ishte shëndërruar në bazë të lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi i Berishës dhe presidentit historik dr. Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës ka impresionuar gjithnjë zemrat e mese dy milion shqiptarëve në Kosovë.

    Qytetarët në Prishtinë ende e kanë të freskët fjalimin e Presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, ku së bashku me kryeministrin Sali Berisha vitin e kaluar paralajmëruar shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës që më 10 qershor 2008. Kosova e ka pritur me padurim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si faktor stabiliteti në rajon. Kosova i është shumë mirënjohëse lobimit ndërkombëtarë diplomatik që ka bërë dhe po vazhdon të bëj kryeministri Sali Berisha, kabineti i tij qeveritar, e sidomos ministri i jashtëm Lulzim Basha, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës anekënd Botës, së fundi edhe në vendet arabike. Mediat e Kosovës këto ditë raportojnë edhe lidhur me fushatën e kryesocialistit Edi Rama. Por gjithnjë, në shumicën e raporteve mediatike dhe lajmeve vërehet se Rama ka mbetur nën hijen e projekteve konkrete të realizuara nga Berisha që po i avancon Shqipërinë dhe shqiptarët drejtë Evropës. Përmendja e disa socialistëve që aktualisht kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershorit shpeshherë ngjall neveri dhe bezdi të qytetarët në Kosovë, sidomos për shkak të qëndrimit të tyre kundër ndërtimit të Rrugës Durrës – Kukës- Kosovë, që nënkupton kundër Kosovës.

    Në Prishtinë në një emision debati në TV “KLAN Kosova” është thënë: “Edhe nëse ka pasur ndonjë kundërshtar, përurimi i rrugës kombëtare Durrës-Kukës ka asgjësuar të gjithë ata që ndonjëherë kanë kundërshtuar kryetarin e PD-së dhe kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha”. Kështu këto ditë ka thënë në TV “KLAN Kosova” njëri nga politikanët kryesor të Kosovës, që njëherit është dhe anëtarë i kryesisë së Parlamentit.

    Të gjitha mediat e Kosovës por raportojnë në mënyrë të vazhdueshme për fushatën elektorale në Shqipëri, duke dominuar kryesisht alternativa dhe vizioni i kryeministrit Sali Berisha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Gazeta “Bota sot” lidhur me vizitën e Berishës në Tropojë ka publikuar një raport të hollësishëm me titull:” Berisha: Rruga më e bukur e Shqipërisë me emrin Azem Hajdari”, raport ku përshkruhet hollësisht vizita e Berishës në Tropojë, ku kishin marrë pjesë dhe qindra qytetarë nga Gjakova dhe Kosova, të cilët mbanin në dorë flamujt e Kosovës dhe të Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

    E përditshmja kryesore e Kosovës “Koha Ditore” shkruan:” Sali Berisha pritet si hero në vendlindje”. Kjo gazetë raporton: “Në asnjë rast gjatë fjalës së tij Berisha nuk u është drejtuar pjesëmarrësve si tropojanë, por si banor të Malësisë së Gjakovës, ku sipas tij një nga padrejtësitë më të mëdha të kohërave, shkëputën Tropojën nga Kosova, Kosovën nga Shqipëria”.

    Gazeta tjetër e Prishtinës “Lajm” në një shkrim ndër të tjera paralajmëron se edhe miqtë ndërkombëtarë të kryeministrit Sali Berisha do marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës kombëtare Durrës-Kukës. Sipas kësaj gazete më 25 qershor kryeministri turk Taip Erdogan do vjen në përurimin e aksit Rrëshen – Kalimash. Rrugë kjo që do t’i hap Shqipërisë dhe Kosovës një perspektivë të re ekonomike, dhe kjo e fundit do të lidhet me Detin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin

    Po sigurisht, qe Kosovart e dun, se se kan provu ta ken ne krye te shtetit te tyne, ene ta shifshin masanajna.
    Gjysen e Kosoves ja kishte shit Fazllicit, gjysen tjeter ja lejte Argites ene atij dhonrrit vet Malltezit me e bo si Kabulin.
    Pse mos ta dun Kosovart, ja u boni rrugen, qe te vijn te nxin b_ythen m'djell.
    Ca dun mo ato? Asi kokerr Leku skan pagu, i pagujm ne Leket, ato le ti bojn fresk ktijt Lokut.

  3. #3
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anëtarësuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    Bravo Kosova
    Fiton Berisha!

    Votoni nr 10

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Kaoni Lexo Postimin
    Po sigurisht, qe Kosovart e dun, se se kan provu ta ken ne krye te shtetit te tyne, ene ta shifshin masanajna.
    Gjysen e Kosoves ja kishte shit Fazllicit, gjysen tjeter ja lejte Argites ene atij dhonrrit vet Malltezit me e bo si Kabulin.
    Pse mos ta dun Kosovart, ja u boni rrugen, qe te vijn te nxin b_ythen m'djell.
    Ca dun mo ato? Asi kokerr Leku skan pagu, i pagujm ne Leket, ato le ti bojn fresk ktijt Lokut.
    Mos e vet se tregon vet
    Ti i nderuari kaon qenke njeri me seder,por ama mos e trego naivitetin ten kaq te ulet.
    RRugen e nje shteti e nderton vet shteti e jo ndonje shtet tjeter,kurse sa i perket Fazlliqit ne nuk e kemi asnje dyshim qe Berisha e don Kosoven po aq sa e duam ne vet,prandaj rri shume i qet sa i perket keti dyshimi qe ti ke.
    Jo zotri gabim e kie se dielli nuk nxen vet ne shqiperi qe te vien kosovaret per ta nxeh siq thua ti b_ythen,sepse kosovaret kan kontribuar ne mos me shume po aq sa kan kontribua vet ju per formimin e shtetit shqipetar dhe shume shpejt do paisem me dy nenshtetsi per qejfin tend dhe shume grekve tjer qe kosovaret i urrejn.
    Ne vend qe ti gezoheni ketij projekti ku lidh kete popull te ndar jo pa meriten e komunistve shqipetar,ti derdh lot krokodili po sikur rama qe nuk pat asnjeher kurajo te faliminderoi berishen per ket rrug,dhe jam shume i bindur qe ky popull eshte me fat qe ishte berisha ne pushtet sepse kjo rrug nuk do behej kurr.
    Berisha ka hyr ne histori si lider kometar dhe kah do qe te shkoj do pritet si hero,kurse edi rama eshte njeri i deshtuar dhe i pa deshiruar ne kosove.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    i paguajm o kaon se ska vende ne bote qe nuk paguan per rruge e nese doni pra nga turizmi duhet edhe ate ***** te nxire ta lani per dite se skojm ne antali zotrote se edhe atje nuk dham para per ruge po paguajm si te inkuadrohemi ne ate rruge po nejse beri ti gati ato petllat e nxehta se ska me nano erdhem ne se booll jau kemi rue shpinen tani do tju hipim gomarve neper plazh ti thirre godon se ndoshta vjen

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    2
    sali berisha e ka mbeshtetjen e prishtines

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga rolandloli Lexo Postimin
    sali berisha e ka mbeshtetjen e prishtines
    ----
    Na thuaj se cilës Prishtinë ?
    Asaj të popullit-dihet e ka pas dhe do ta ketë për jetë të jetëve...
    Nëse mendon për këtë Prishtinën zyrtare,të pushtetit aktual,aty gabon rëndë..
    Cilës ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Normal se nuk e ka mbeshtetjen e prishtines zyrtare, e si munden si komunist qe jan te mbeshtesin demokracin.
    Ndersa mbeshtetjen e popullit sigurisht se e ka Berisha, dhe eshte normale sepse ai i kalon kufijt e Shqiperis shtetrore, ai eshte lider Kombetar
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Sali Berisha, është vetë triumfi i politikës dhe demokracisë shqiptare në Shqipëri. I rrëxuar nga froni i tij presidencial me 1997 me puç klasik nga ish-sigurimsat e E. Hoxhës dhe R. Alisë, të cilët e zhbën Shqipërinë gati tërësisht nga faqja e dheut, ashtu siç ishin të porositur nga serbët dhe grekët, me mençurinë e tij politike ia doli të rikthehet në pushtet. Pra, këthimi i tij në pushtet pas disa viteve, pothuajse nga hiri i zjarrit që dogji gjithë Shqipërinë, jo veç se është rast unikat në Evropë, por mbase paraqet forcën e tij politike, qoftë si lider i demokratëve, qoftë si politikan i kalibrit të madh evropiasn dhe modern. Ai e bëri të pamundurën në politikë, të mundur, duke përjashtuar nga skena politike me votën e popullit armiqtë e demokracisë, që në rastin e tij nënkupton fitore mbi forcat antishqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo çfarë ka bërë Sali Berisha në karrierën e tij politike dhe kombëtare, pra rikthim në pushtet pas vrasjes që i bën socialistët, do të hynë pa dyshim në analet e historisë shqiptare si akti më i ndritshëm i një njeriu i cili me shumë mund dhe sakrifica arriti t'ia këthej nderin dhe dinjitetin Shqipërsië si dhe çdo shqiptari kudo që gjendet në botë.
    Dhe, tash pas qeverisjes së tij katërvjeçare dhe rezultateve që ka arritur me garniturën e tij qeverisëse, s'ka dyshim se i ka fituar përmasat e një lideri gjithëkombëtar. Ai, me të bëmat e tij në politikë dhe ekonomi ia ka siguruar vetës dhe demoktratëve edhe një mandat të ri katërvjeçar. E ne, i urojmë suksese të reja në qeverisjen e tij të ardhshme. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti e bekoftë Sali Berishën dhe demokracinë shqiptare!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Kaoni Lexo Postimin
    Po sigurisht, qe Kosovart e dun, se se kan provu ta ken ne krye te shtetit te tyne, ene ta shifshin masanajna.
    Gjysen e Kosoves ja kishte shit Fazllicit, gjysen tjeter ja lejte Argites ene atij dhonrrit vet Malltezit me e bo si Kabulin.
    Pse mos ta dun Kosovart, ja u boni rrugen, qe te vijn te nxin b_ythen m'djell.
    Ca dun mo ato? Asi kokerr Leku skan pagu, i pagujm ne Leket, ato le ti bojn fresk ktijt Lokut.
    Kosovaret le te vine te nxijne e te percellojne b.ithen se ne fund te fundit ne shpi te vet po shkojne

    Nuk eshte par e as degjuar ndonjeher ne bote qe nje shtet te paguaj per rruget e nje shteti tjeter ty po te degjoj un

    Ne bejme pjesen tone te rruges dhe kosova ben pjesen e vet o kaon se keshtu funksjonojn gjerat.

    Kosova e do Berishen sepse e kupton se ai nuk eshte vetem kryeminister i Shqiperis por eshte nje lider atdhetar qe perfaqeson gjithe kombin dhe gjithe Shqiptaret anembane. Berisha rrezaton burreri dhe urtesi per me teper eshte nje lider qe ka nje vision per vendin dhe po perpiqet me te gjitha forcat ta implementoje po disa njerez driteshkurter nuk arrijne ta kuptojne ket gje.

    Kosova e do Berishen sepse imazhi i tij pasqyron ate te atit te kombit Dr Ibrahim Rugoves i cili me nje politike dhe diplomaci largpamese e nxorri Kosoven ne drite

    Para nja 4-5 diteve gjate nje debati televiziv per politiken e jashme lul basha tha se serbija eshte nje bishe shoviniste pa ju dridhur qerpiku. U kenaqa kur e degjova se nuk me ka rastisur te degjoj ndonje politikan shqiptar te shprehet me ket gjuhe nacionaliste ne nje television kombetar. Por Lul basha po e deshmon atdhedashurine e tij jo vetem me llafe por me nje fushate aktive per njohjen e pavarsise se kosoves dhe duke perpiluar e planiikuar rezoluta per konferenca e takime nderkombetare. Prandaj e do Kosova berishen dhe PD.

    Por sic thote edhe Guri qeveria e kosoves qe noton ne korrupsion ka me shume ngjashmeri ideologjike me seline roze dhe prandaj hashimi me edin jan breke e b.yth

    Po megjithate qeverite shkojn e vine po pupulli mbetet dhe rendesi ka qe kosovaret ne pergjethesi mbeshtesin Berishen

    Me vjen keq disa njerez nuk arrijne te kuptojn ket gje dhe si pasoje degjenorjne ne emertime banale si loku etj.

    eshte doktorr intelektual ky loku or ti mik
    Ndryshuar për herë të fundit nga Egnatius : 20-06-2009 më 08:18

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •