Projekti: Fushata "Ju duhet ta njihni këtë njeri"
Pas karikaturave të profetit tonë të dashur, Muhammedit s.a.v.s., qëllimi i të cilave ishte provokimi i muslimanëve, ajo çka muslimanët mund të bëjnë, ndër të tjera, është një fushatë masive për njohjen e opinionit publik me biografinë, personalitetin dhe karakterin e tij të bekuar. Një fushatë e tillë është duke u organizuar në Rumani këto ditë. Kjo fushatë do të mundësonte mënjanimin e dezinformatave rreth njeriut më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.
Mjetet e fushatës:
1. Interneti:
--Të themelohet një faqe Interneti me materiale të shumta rreth jetës dhe veprës së Muhammedit s.a.v.s., e cila poashtu do të jepte shpjegime rreth aktiveteteve në kuadër të kësaj fushate.
--Të njoftohen të tjerët rreth fushatës përmes forumeve, blogut, e-mailave, grupeve të ndryshme. Të shfrytëzohet sa më shumë teknologjia informative.
2. Radio-televizioni:
--Të njoftohen radio-televizionet për fushatën. Të insistohet që fushata të zë një vend të caktuar në emisionet e lajmeve, të organizohen programe të ndryshme speciale, etj.
3. Broshura, libra
--Të shtypen broshura të ndryshme- përmbledhje të shkurtëra rreth veçorive kryesore të Muhammedit s.a.v.s. dhe të shpërndahen nëpër qytetet tona. Të shpërndahen libra rreth jetës dhe veprës së tij.
4. Gazetat, revistat
--Të shkruhen artikuj nëpër gazeta, revista rreth kësaj fushate apo rreth jetës e veprës së Muhammedit s.a.v.s.
5. CD, audio, video kaseta
--Të shpërndahen CD, audio dhe video-kaseta.
6. Ekspozita
--Të organizohen ekspozita, me mjete audio-vizuele të paraqitet jeta dhe vepra e tij.
7. Takime me qytetarë
--Të organizohen takime me qytetarë në vende publike, ku do të mbanin fjalime teologë të njohur.
Mënyra e organizimit:
Organizime të tilla kërkojnë njerëz dinamikë dhe me aftësi të larta organizative. Duhet të themelohet një Këshill Drejtues për fushatën.
Mënyra e gjetjes, organizimit dhe financimit të mjeteve:
Së pari duhet të gjinden dhe të klasifikohen materialet që do të përdoren gjatë kësaj fushate (librat, broshurat, librat, CD-të, audio e video kasetat, artikujt,...). Pastaj këto duhet të kalojnë në fazën e publikimit (Internet) dhe të shpërndarjes. Çdo musliman mund të inkuadrohet në këtë fushatë sipas mundësive të tij, p.sh. duke i dhuruar falas librat e tij, broshurat, CD-të, duke dhënë kontribut në dizajnimin, përmbajtjen apo mirëmbajtjen e faqes së Internetit, duke i njofutar të tjerët për këtë fushatë, duke ua shpërndarë qytetarëve materialet, etj. etj.).
Ju lutemi njoftoni të tjerët për këtë projekt, merrni sugjerimet apo kritikat e tyre
Krijoni Kontakt