I dashtun Riza.
Prano nje frymezim timin te çastit mbasi lexova vargjet tuaja brilante.
Kam puthur Nënën time që kur unë pija gji
Kam puthur dhe mësuesen me 7 edhe 8 Mars
Kam puthur Babagjyshin – Plakun e Vitit të Ri.
Kam puthur dhe Flamurin tërë jetën me aq gas.
Kam parë nëna dëshmorësh që djemtë nuk i qanin.
Kam parë dhe kufitarë që ruanin kufirin…
Kam parë dhe dëshmitarë, që shokët e tyre “hanin”
Kam parë dokumentarë kur njerzit diga ngrinin.
Kam shkruar për rininë dhe dashurinë magjike.
Kam shkruar për Kosovën në Hymne dhe Balada.
Kam shkruar për Azemin, Partinë Demokratike.
Kam shkruar pa u lodhur, dhe kurr nuk thash u plaka…
Krijoni Kontakt