Close
Faqja 40 prej 67 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 665
  1. #391
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Dhe dola nga jeta i mjerë,
    As kush nuk më foli një fjalë.
    Trokitjen që prisja në derë
    Nuk ndodhi për vite me radhë.

    U ula tek pragu i derës,
    Ç’far mundem të bëj unë tani?!
    Flladi i ngrohtë i Verës,
    I përkëdheli të dy sytë e mi.

    M’i mori dje, jeta të gjitha
    Dhe shpejt më harruan të tërë,
    Madje dhe dy shokë që i kisha,
    Harruan se ç’far kishim thënë.

    Nga jeta e lodhur tmerrohem
    Dhe derën s’ma hap asnjeri.
    Nuk dua mëshirë,përgjërohem
    Dashuroj veç dy syçkat e zinj.

    Do iki në malet me bore,
    O gufë,në shpellë,më prano!
    Veç ti, mund të më japësh dorë,
    Të tjerët në jetë nuk i njoh.
    shum domethenese,edhe nese i kam perjetu skam mund mi kendu....me heshtje iku nga veshtirsia..
    bravo per keto vargje te shpirtit...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #392
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    shum domethenese,edhe nese i kam perjetu skam mund mi kendu....me heshtje iku nga veshtirsia..
    bravo per keto vargje te shpirtit...
    Faleminderit Dorontina qe lexon rregullisht poezite e mia dhe ndjehesh e kenaqur.Respektet e mia.

  3. #393
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk dorzohem...

    Ndodh të ligështohem nga kjo jetë
    Dhe mërzitur rrugës, ec ,e ec.
    Përpëlitem si zogu mbi retë,
    As një herë s’dorzohem, kudo që të ngecë.


    Nuk gëzohem kurrë nga disheza
    Dhe maloren s’po e shaj pa shkak,
    Po nuk gjeta mish,të rroi veza
    Dhe po s’pata vezë do ha sallatë.


    Nga xhepi xhaketës nxjerr faqoren,
    Fshehur si spiun në ndonjë ledh.
    Pi e vetëm pi, s’e ndjej maloren
    Dhe faqoren bosh në rrugë e hedh.


    Ndodh që më zë gjumi dhe gremisem,
    Mbi një gur, a shkëmb bëhem me gjak.
    Si një kastravec,kurrë nuk zvarritem
    Dhe pse lodhur,ngordhur pa një shkak.

  4. #394
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    #################

    I dhashe nje pike loti syrit te qeshur,
    Te qante dhe ai qofte per nje çast,
    Te kuptunte brengen e nje zemre te tretur,
    Qe koptshe gezimesh ka bredhu pa cak.


    Lulet iu thane kopshtit te dikurshem,
    Vdiqen te shkretat nuk moren as varr,
    Kujtimet trazojne,veç lupsa remujshem,
    Here zbardhin ne argjend,here zverdhin ne ar...



    Po syri i qeshur m'i perqeshi thinjat,
    Lotin ja çova ,ma ktheu ne shterngate;
    U derdhen pa prere rrebesh vetetimat
    Dhe une i shuaj te gjitha me nje varg

  5. #395
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    SHEGA(balade)

    Gjyshi im e solli nga Stambolli,
    Si robin ja grabiti Turqisë.
    Te Kopështi,buzë përroit e mbolli,
    Shegën e ëmbël,perlën e Azisë.

    Ç'merak pati gjyshi im imrë
    Për këtë gjëmbaçkë kaq të ëmbël?!
    Mund të sillte ar e xhevahirë...
    (Sa për trimëri ka qënë me shumë emër).

    Gjyshja thoshte donte shumë shegën,
    Pranë saj më merrte shpesh dhe mua.
    Lehtë-lehtë ia lëmonte degën
    E më pëshpëriste:"Duhet zbukuruar ky përrua"!

    Ndonjë nipi t'i vini emrin tim,
    Ndonjë mbese të Kësaj pa tjetër!
    Të mos vdesë, Plakë, asnjë kujtim,
    Ndryshe dheu nuk do të më tretë.

    Unë jam R....i,amanet i plakut,
    Të nderuar emrin ia mbajta.
    Vajza e mbesa fati s'i dha prakut ,
    Shegën ja kam mbjellë kudo ku vajta...

  6. #396
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Të gjitha urimet e botës i mblodha.


    Të gjitha urimet e botës i mblodha,
    Në gjunjë u ula dhe u luta për ty.
    Të gjitha kujtimet që dija i shkrova
    Dhe loti pa dashje më ngriu në sy.

    Ardhka një ditë që njeriu pendohet,
    Për çdo prapësi që ka bërë në jetë.
    S’e di, apo ndoshta nuk po më kujtohet
    Ndo një fjalë e keqe ndërgjegjen s’ma vret.

    Po dhe në ka ndodhë ne nuk u mërzitëm
    Nuk patëm mallkuar kërkënd në këtë botë
    Me fjalën e mirë lirinë e rritëm
    Nuk lamë as njeri të na shante kot.

    Sa mirë u kuptuam,për lindjet ,për vdekjet,
    Për hallet ditore,more për çdo gjë.
    Ky mall i malluar s’po i shuan dertet
    Më la të hutuar ,pa sy e pa zë.

  7. #397
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Vitet....,Ku vanë?!...

    Vitet me zhurmë ku vanë?!
    Tani ka plakosur qetsia.
    Eh vite, or vite me famë,
    Vite ku zgjohet rinia.


    Por vitet e mia më ranë,
    Si fletët e pemëve në vjeshtë.
    E i kën e më nuk u panë,
    U grindën me brirë si deshtë.


    Fletët u kthyen në pranverë,
    Pa fjalë, pa mik e mblesërira.
    Vitet e mia....,asnjëherë,
    Diku i ka zaptuar errësira.


    Ato as kujt nuk i vlejnë,
    As mua që më rrudhën,më thinjën.
    Prandaj nuk mundohen t'i gjëj
    As plakat që nuk ruajnë linjën.

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159
    Shumë i dashuri dhe nderuari Riza,
    nuk kam se çka të komentoj ngaqë shkrimet tuaja nuk dojnë koment por dua të theksoj se është e pamundur të lexohen këto krijime kaq të mrekullueshme, artistike e përmbajtësore dhe pranë tyre në vend të komentit të mos lihet një FALEMNDERIT E MADHE.
    Jetë të gjatë e të lumtur dhe krijimtari të pashterrshme të uron xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  9. #399
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shpresoj tek gjenerata e re....

    Vështroj këndej,vështroj në at' anë,
    Nga do vështroj veç varfëri.
    Shikoj të pasur në Tiranë,
    Çdo ditë shikoj lypsarë të rinj.

    Shikoj makina ,shikoj karroca,
    Shikoj motorra që fluturojnë.
    Shikoj fëmijë,të rritur,goca,
    Me rroba gabi që kundurmojnë.

    Shikoj hajdutë,shikoj sakatë,
    Shikoj pleq me biçikletë.
    Shikoj burra të ndarë nga gratë,
    Shikoj dhe njerëz që presin lehtë.

    Shikoj njerëz me kullaro,
    Kokë pa larë ,mbushur me morra.
    Shikoj studente për në ballo,
    Shikoj,shikoj pa numur horra.

    Çdo ditë shikoj gjëra të reja,
    Si të mira dhe prapësira.
    E ç'far s'shikoj më rëntë rrufeja,
    Kthyer vajzat në rrospira.

    Shikoj pallate lyer me bojë,
    Shikoj policë demode.
    Shikoj dhe njerëz të ngelë pa gojë,
    Shikoj fëmijë,shtrirë mbërdhe.

    Shikoj parti që vetëm çirren,
    Deputetë në pikë të hallit.,
    Mitingashë që zënë e ngjirren,
    Me shirita për rreth ballit.

    Ç'far s'shikoj zor të tregohet,
    Më duhen muaj,vite,shekuj.
    Veç s'po shikoj njerëz të zgjohen,
    T'i heqin prangat edhe të vdekur.

    S'luftohet skamia me varg poeti,
    As me mëshirë të rënë nga qielli.
    Ta dish ti popull se si rron mbreti
    Nuk rron si ty me sy nga dielli.

    Dhe prap shikoj një shpresë e ëndërr,
    Se dita njëherë do të jetë ditë.
    As një njeri nuk shikoj shtrëmbër,
    Përveç atij që t'i nxjerr sytë.

    Uroj së shpejti mirësinë,
    Jo nga hajdutët e pa fe,
    As nga ata që mbjellin zinë,
    Shpresoj tek gjenerata e re.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 18-02-2009 më 11:07

  10. #400
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pershendetje mik Riza!
    Nje realitet i dhimbshem por ashtu si thua ti,nuk ndryshohet me poezi.
    Kalofhs nje nate te bukur!

Faqja 40 prej 67 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •