Ma thuaj vëlla një fjalë,
Nën ombrellën e ditës me shi.
Le të jetë e thartë si dhallë,
Por e di që ma ke thënur ti.
Folëm sa herë duhet folur,
Në dimër,në vapë dhe në furtunë,
Më duhet e kudo ndodhur,
Si ajri që jetoj unë.
Në errësirën e jetës, si pusi,
Në vetminë e tërbuar në shpirt.
Kjo fjalë e di , s'do më nguti,
Do qëndroi si zavza në rrip.
Në detin e trazuar nga era,
Në pyllin e dëndur si plis.
Më thërrite: Të erdha tek dera,
Nga ai shpirt më nuk lëviz.
Krijoni Kontakt