Close
Faqja 39 prej 67 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 665
  1. #381
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    I nderuar poet Riza Çato, jam "xheloz" se jeni kaq frytëdhënës ... sinqewrisht ndjej kënaqësi për punën që bëni si në luantitet, ashtu edhe në kualitet...
    Mrekullohem... më jepni edhe mua forcë... dhe tani besoj se sa ka secili energji shtesë nëse do ta shfrytëzoj...

    Rrnofsh Riza Çato...
    Faleminderit o mik i vjeter. Ju çmoj per çiltersine që kini në mardheniet midis pjestareve te forumit.Gjithmone i matur dhe i pozicionuar tek puna qe ben sejcili dashamiresi yt.Perpiqem qe te argetohem dhe te argetoj te tjeret sa do pak sipas shijeve qe kane as edhe nje here per buje e per fame se e di qe ketu s'kane as edhe nje vlere.Te pergezoj dhe te vleresoj per maturine.Me respekt miku i juaj Rizai

  2. #382
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    I nderuar poet Riza Çato, jam "xheloz" se jeni kaq frytëdhënës ... sinqewrisht ndjej kënaqësi për punën që bëni si në luantitet, ashtu edhe në kualitet...
    Mrekullohem... më jepni edhe mua forcë... dhe tani besoj se sa ka secili energji shtesë nëse do ta shfrytëzoj...

    Rrnofsh Riza Çato...
    Faleminderit o mik i vjeter. Ju çmoj per çiltersine që kini në mardheniet midis pjestareve te forumit.Gjithmone i matur dhe i pozicionuar tek puna dashamirese qe qe ben sejcili antar.Perpiqem qe te argetohem dhe te argetoj te tjeret sa do pak sipas shijeve qe kane as edhe nje here per buje e per fame se e di qe ketu s'kane as edhe nje vlere.Te pergezoj dhe te vleresoj per maturine.Me respekt miku i juaj Rizai

  3. #383
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Mëngjes....

    Në kafenenë e lagjes time,
    Gumzhijnë njerzit si koshere.
    Në tavolinë,bisedë intime,
    Më tej të qeshura me potere.

    Rrufitet kafia e konjaku,
    Me etje nate epshore.
    Një simpatike tek banaku,
    Buzqeshje e ëmbël fëminore.

    Qesh ti qesh, të shtohet jeta,
    Thumbon një djalë me çumçakizë.
    E di, edi lodh' e përpjeta,
    E sulmon djalin,vajza me shtizë.

    Në kafenenë e lagjes time,
    Pihet raki ,pihet duhan,
    Veç buzëqeshja nuk ka çmime
    Dhe kur të bie në filxhan.

  4. #384
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mora frikë,nuk shkruaj më vargje,
    Jam strukur në gufë,i gatshëm në mbrojtje.
    Kështu më thanë mbrëmë dhe ëndrrat në pragje,
    Kujdes poet!...Po na krijon ndotje....

    Rrugës kur vrapoja,dëgjoj pëshpëritje,
    Të zbehta,pa frymë,të zëna në fyt.
    Kujdes zotrote!.....Të pamë se ku mbrite,
    Tërhiqu nga vargu......,se gati na mbyt.

    Dhe yjet në qiell filluan ankimin:
    Ndriçimin tonë e ke zbehur pak!
    Pemët në një pllajë e nisën rrallimin
    As stolat në park s'më qasin për darkë.

    Ajo që më donte më shikonte vëngër,
    Ç'far bëre poet?!...Ç'far ke ngatërruar?
    -Disa poezi ike shkrojtur shtrëmbër,
    Me dashnorin tim më ke turpëruar.

    Sa botë kurreshtare,sa e merakosur!
    Edhe për një gërmë të bën hakaret,
    Si lumenjtë në verë që rrinë çarmatosur,
    Vargu i poetit as njeri nuk vretë.

    Fajin e ka muza që s'më lë të qetë,
    Ma ngacmon ndërgjegjen edhe në pushim.
    Dielli i vërtet nuk trëmbet nga retë,
    Trimi në beteja gjithmonë ngelet trim.

    Krejt i çorjentuar mes zjarrit,mes flakës,
    Si një gjeneral i them poezisë:
    "Vargu i poetit nuk i trëmbet natës
    Dhe trimi në luftë si trëmbet pusisë"!....
    shum e bukur.riza2008 vertet flet me zemer........


    Duhet me luftu jeten

    Duhet me luftu jeten
    keshtu armiqet vdesin
    duhet afrimu
    jeta asht e imja du me jetu

    Luften se kam qef
    oh pse me shapllin luft
    nuk rri duar kryq
    kam nji kokê kam dhe dy durê

    skan njerzit pune
    livrojn jeten time
    oh sa jam ba e ashper
    flas me hidherime

    ikni ju shkela
    bubreca te errur
    me rrini te kembet
    mendjen e keni te shkepur

    Mua me quj Lua
    nuk kafshoj qdo gja
    une pres shum
    por kur qohem bej punê...

    Jeta asht e imja
    asht edhe pylli
    ne deti nuk shkoj
    peshqit sme pengojnê

    afirmue u tregu per ata qe nuk shofin njeriun por shofin aparencen(silhueten)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 13-02-2009 më 09:19
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #385
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    shum e bukur.riza2008 vertet flet me zemer........


    Duhet me luftu jeten

    Duhet me luftu jeten
    keshtu armiqet vdesin
    duhet afrimu
    jeta asht e imja du me jetu

    Luften se kam qef
    oh pse me shapllin luft
    nuk rri duar kryq
    kam nji kokê kam dhe dy durê

    skan njerzit pune
    livrojn jeten time
    oh sa jam ba e ashper
    flas me hidherime

    ikni ju shkela
    bubreca te errur
    me rrini te kembet
    mendjen e keni te shkepur

    Mua me quj Lua
    nuk kafshoj qdo gja
    une pres shum
    por kur qohem bej punê...

    Jeta asht e imja
    asht edhe pylli
    ne deti nuk shkoj
    peshqit sme pengojnê

    afirmue u tregu per ata qe nuk shofin njeriun por shofin aparencen(silhueten)
    Dorontina faleminderit qe gjeni kohen, lexoni e shkruani ne faqen time.Respekte

  6. #386
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Strehëza e poetit

    Ne poetët “vocërrakë”,
    Përpiqemi të ngrejmë një strehë.
    Me çekiç,daltë a sopatë,
    Përpiqemi,përpiqemi e ndjejmë.

    S’lëmë libër e revista pa lexuar,
    Përmbysim bibloteka, magazina.
    Të gjëjmë atë që na ka munguar,
    Fshehur nëpër skuta,nëpër vrima.

    Përpiqem dhe unë i ngrati,
    Nga mëngjezi deri natën von.
    Shkruaj, gris…., më zë inati,
    Epres frymëzimin në ballkon.

    Çekiçin përdor për qoshe,
    Daltën veç për zbukurim.
    Sopata krasit,s’pranon joshje,
    Ç’do gërmë,çdo varg shkruar gabim.

    E ngrej,rrëzohet e përsëri e ngrej,
    Strehëzën e dashur të poetit,
    Me gurë,qerpiç,dërrasa….,ku gjej,
    Nga bregu i lumit,nga bregu i detit.

    Lëkundem nëpër rrjeshta, nëpër rima,
    Tronditem nga poezia fantazmë.
    Në disa vënde më pikon kaptina,
    Zemra tronditet si orgazmë.

    E lodhshme rruga për në banesë,
    Përpara dalin,ferra,driza,gjëmba.
    Poezinë e dua…., për besë,
    Me të do të vdes,me të do të gjymoi kënga.

    Një strehëz e vogël më duhet,
    Për të mirët zmadhohet vetë.
    Në kujtesën time do të ruhet,
    Fjala jote poet!

    Ah ne poetët “vocërrakë”,
    Gjith’jetën na rrahu rrebeshi.
    E kam thënë dhe po e them prapë:
    Me poezitë tona mos qeshni!

  7. #387
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ne poetët “vocërrakë”,
    Përpiqemi të ngrejmë një strehë.
    Me çekiç,daltë a sopatë,
    Përpiqemi,përpiqemi e ndjejmë.

    S’lëmë libër e revista pa lexuar,
    Përmbysim bibloteka, magazina.
    Të gjëjmë atë që na ka munguar,
    Fshehur nëpër skuta,nëpër vrima.

    Përpiqem dhe unë i ngrati,
    Nga mëngjezi deri natën von.
    Shkruaj, gris…., më zë inati,
    Epres frymëzimin në ballkon.

    Çekiçin përdor për qoshe,
    Daltën veç për zbukurim.
    Sopata krasit,s’pranon joshje,
    Ç’do gërmë,çdo varg shkruar gabim.

    E ngrej,rrëzohet e përsëri e ngrej,
    Strehëzën e dashur të poetit,
    Me gurë,qerpiç,dërrasa….,ku gjej,
    Nga bregu i lumit,nga bregu i detit.

    Lëkundem nëpër rrjeshta, nëpër rima,
    Tronditem nga poezia fantazmë.
    Në disa vënde më pikon kaptina,
    Zemra tronditet si orgazmë.

    E lodhshme rruga për në banesë,
    Përpara dalin,ferra,driza,gjëmba.
    Poezinë e dua…., për besë,
    Me të do të vdes,me të do të gjymoi kënga.

    Një strehëz e vogël më duhet,
    Për të mirët zmadhohet vetë.
    Në kujtesën time do të ruhet,
    Fjala jote poet!

    Ah ne poetët “vocërrakë”,
    Gjith’jetën na rrahu rrebeshi.
    E kam thënë dhe po e them prapë:
    Me poezitë tona mos qeshni!
    Më pëlqen sinqeriteti yt Riza. Njeriu që shkruan me shpirt eshte në përgjithsi i sinqertë, ndaj dhe ti, s'mund të jesh ndryshe. Pak më lartë tek një tema ime, sapo i shkrova Besos se, ne kalojmë kohën këtu. Tê jesh poet , duhet të jesh shum herë më shumë se e qe poezinë ja hedhim forumeve, jo përjetsisë.
    Respektet e mia.

  8. #388
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga BlackEagle Lexo Postimin
    Më pëlqen sinqeriteti yt Riza. Njeriu që shkruan me shpirt eshte në përgjithsi i sinqertë, ndaj dhe ti, s'mund të jesh ndryshe. Pak më lartë tek një tema ime, sapo i shkrova Besos se, ne kalojmë kohën këtu. Tê jesh poet , duhet të jesh shum herë më shumë se e qe poezinë ja hedhim forumeve, jo përjetsisë.
    Respektet e mia.
    Leonard faleminderit per pjesmarrjen.Une ndaj te njejtin mendim me ju persa i perket paraqitjes se shkrimeve ne forum.E kam theksuar edhe me perpara jemi thjesht per argetim dhe as gje tjeter.Ju uroj gjith te mirat.

  9. #389
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shijoni çastin...

    Shijoni një çast të vetëm,
    kur ju egzistoni për mua,
    stërqoka nga kepi i fjetur
    këndon refrene të pa shkruar.

    Dhe femra e thjeshtë dhe e bëshme,
    si mushti i ardhur që pret,
    Vlen më shumë se dyzet shtete,
    se njëqind parti dhe poetë......................

    Dhe fjala dhe brumi i zënë,
    Do të ngelen sërisht më të parat
    dhe fara e mbjellë nënë Hënë,
    në brazda,në shpirtra,në ara.

    Dhe unë një vjeshtë me mundime,
    ju fal se nuk kam ç't'ju dhuroj,
    dhe larg torturash me çizme,
    më mirë nëpër baltra të shkoj...

    Shijoni ju çastin e vetëm
    dhe egzitoni për mua,
    trumcakët kaçubash të gjelbra
    thonë vargje të paçensuruara.

    Dhe larg papagallësh kafazesh,
    që veç lavdërojnë e përqeshin,
    lavdira të kota marazesh,
    ne njerzit s'po njohim më njerzit!...

  10. #390
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nga jeta e lodhur tmerrohem...

    Dhe dola nga jeta i mjerë,
    As kush nuk më foli një fjalë.
    Trokitjen që prisja në derë
    Nuk ndodhi për vite me radhë.

    U ula tek pragu i derës,
    Ç’far mundem të bëj unë tani?!
    Flladi i ngrohtë i Verës,
    I përkëdheli të dy sytë e mi.

    M’i mori dje, jeta të gjitha
    Dhe shpejt më harruan të tërë,
    Madje dhe dy shokë që i kisha,
    Harruan se ç’far kishim thënë.

    Nga jeta e lodhur tmerrohem
    Dhe derën s’ma hap asnjeri.
    Nuk dua mëshirë,përgjërohem
    Dashuroj veç dy syçkat e zinj.

    Do iki në malet me bore,
    O gufë,në shpellë,më prano!
    Veç ti, mund të më japësh dorë,
    Të tjerët në jetë nuk i njoh.

Faqja 39 prej 67 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •