Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 308
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Në këmbën e majtë,
    Dy kallo kanë mbirë.
    M’i kanë bërë dhuratë,
    Rrugët netëve nxirë.

    Mbi supe mbaj çantën,
    Supet veç rënkojnë.
    Eci monopateve,
    Rrugët s’më pranojnë.

    Brenda shpirtit tim,
    Gjithë botën e mbaj.
    Rrugët që më lodhën,
    Me to dhimbjen ndaj.
    Urimet me te mira per ju eshte nje kenaqesi tju vizitosh ketu po citoj dy poezit qe me pelqejne me shume edhe pse eshte e veshtire te vecosh Urimet me te mira

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anëtarësuar
    01-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    I gëlltitëm
    dhe copat e fundit
    të shpresës....

    Tani,
    s'na mbeti gjë
    mbi tavolinën e jetës...

    Si një xhelat mizor
    mashtrimi,
    mbi krye i rri
    të vërtetës...
    dhe kjo shume e bukur

  3. #103
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ditënndërraçelur...
    Natënndërravrarë...
    Jetë moj,
    pse më ke qeshur?!
    Jetë moj,
    pse s'më ke qarë?!
    shum e bukur po per funksion stilistik mendoj se do ishte me bukur po ta ndryshoje pak
    jete moj,
    pse nuk me ke qeshur
    jete moj
    pse me ke qar
    flm per mirkuptimin
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  4. #104
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga ardita04 Lexo Postimin
    Urimet me te mira per ju eshte nje kenaqesi tju vizitosh ketu po citoj dy poezit qe me pelqejne me shume edhe pse eshte e veshtire te vecosh Urimet me te mira
    Faleminderit ardita04;Eshte vertet kenaqesi,kur te viziton nje mik i ri.Eshikon me kujdes postimin e tij dhe i thuairse me erdhe!Ndjej sadisfaksion per ç'far shkruan dhe ju jam mirnjohes.Me respekt Rizai

  5. #105
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të kam dashur me shpirt....

    Sot shetita mes pllakave te varrit,
    Diku në një cep,gjeta emrin tënd.
    U ndala të fola:Ç'far i bënet mallit,
    Po deshe ma thuaj se shpirti më dhëmb?!

    Rrija në pritje...,me mëndje të ngrehur,
    Ndoshta kthen përgjigje dhe më lehtëson,
    E shikoja varrin si ndonjë i shkrehur,
    Ore, ç'far po ndodh?!..Mos më keqkupton!

    E ndeza cigaren dhe zgjova kujtime,
    Si ëndërr e frikshme më çfaqeshe ti.
    I lexoja gërmat,të holla, thatime,
    Më dilte portreti që kam në shtëpi.

    I njëjti portret,i njëjti emër..,
    Po ç'far ka vallë,që nuk po më fletë!
    Unë e shikoj drejt,ai më shef shtrëmbër
    Dhe guri i varrit,s'di se kë po pret.

    Mos kam ardh' gabim tek kjo pllakë varri?
    U bën disa vite dhe mos ka lëviz',
    Por unë prap lotoj, si një shi behari
    Dhe e gjith memoria më ka rënë në krizë.

    Do të vi sërisht,ndoshta javën tjetër,
    Me një tuf me lule dhe një pagur ujë.
    Të thërras në emër,në emër patjetër,
    Të kam dash' me shpirt,asnjëherë për bujë.

  6. #106
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    #######################

    Gëzimet më vijnë si flakëza të zbeta,
    mes fluturave të halleve gri.
    Vitet e jetës bëjnë tutje,
    s'jam më i ri.

    Gëzimet më vijnë si flakëza të zbehta,
    Ndërsa më ikën,
    Më ikën jeta......

  7. #107
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në ëndërr me motrën...

    Endrrat gjumin shpesh e prishin,
    Disa syresh më bezdisin,
    Disa moshën ma rinojnë,
    Disa shpirtin përvëlojnë.

    Veç ëndrrës që pashë mbrëmë:
    Sikur isha lart në Hënë,
    Gjithë natën flturoja,
    Sa të mira po kujtoja.

    Sikur isha shumë i vogël,
    Qeshja,lozja me një motër,
    Vraponim nëpër dërrasë,
    Zinim lojën me "ta lashë".

    E shikoja,e vrojtoja,
    Mirë fytyrën s'ia dalloja.
    Me kë motër luaj unë?
    S'e kuptoj që jam në gjumë?

    Endërr, kurrë mos mbaro,
    Ubënë netë që s'po e shoh.
    Sot është nata më e bukur,
    U bëra fëmijë i lumtur.

    Endrra ma plotson dëshirën,
    Vazhdoj t'ja shikoj fytyrën,
    Herë më ikën më largohet,
    Herë rri afër dhe gëzohet.

    Sa afrohem,sakaq zgjohem,
    Rrekem shumë sa përvëlohem.
    Rend me vrap,për ta kapur,
    Vazhdon ëndrra me sy hapur.

    Fërkoj sytë,mos gabohem...
    Endërr,s'më le të takohem,
    Natën ma bëre përrallë,
    Më zgjove me sytë ujvarë.

  8. #108
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Përse mërzitesh?!.....

    Përse mërzitesh o, zemër e cfilitur?!
    Me jetën je ndeshur me mijra herë.
    Dhimbje të dha jeta,ti shpresën ke rritur,
    Nata s'pati hënë,ti ndriçove dhenë.

    Bota e trazuar mallin e ka fshehur,
    Virtytet në tym veten po e thajnë.
    I dashuri shpirt,Ti me ta je nxehur?
    Ata s'dinë të qeshin,ata s'dinë të qajnë....

  9. #109
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Përse mërzitesh o, zemër e cfilitur?!
    Me jetën je ndeshur me mijra herë.
    Dhimbje të dha jeta,ti shpresën ke rritur,
    Nata s'pati hënë,ti ndriçove dhenë.

    Bota e trazuar mallin e ka fshehur,
    Virtytet në tym veten po e thajnë.
    I dashuri shpirt,Ti me ta je nxehur?
    Ata s'dinë të qeshin,ata s'dinë të qajnë....
    komplimente shum e bukur .
    do doja t'iu pyesja diqka nese mundem, keto poezi i botoni ne ndonje vellim apo ato mbeten thjesht ne forum?
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  10. #110
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga bombona Lexo Postimin
    komplimente shum e bukur .
    do doja t'iu pyesja diqka nese mundem, keto poezi i botoni ne ndonje vellim apo ato mbeten thjesht ne forum?

    Pershendetje bombona! Faleminderit per pjesmarrjen.Ndjehem mire qe ty te pelqejne krijimet e mija.Respekte

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •