Close
Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 308
  1. #91
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ç'kërkoni.............?!

    Po ç'doni që trokisni tek unë?
    S'e dini që kam ngelur gërmadhë!
    Përdridhem si vala në lumë
    Dhe s'ndjehem:As i vdekur,as i gjallë....

    Ç'far prisni nga mua?- Ma thoni.
    Ç'far prisni nga njeriu - kufomë?
    E mendoni sa shumë po gaboni!
    Ju s'njifni,përmbajtje dhe formë.

    Mos vallë më dini të ditur?!
    Dhe mëndje kërkoni nga mua.
    Unë jam një dritë e fikur
    Dhe s'vlej....,jo se nuk dua.

    Harromni!Kujtoni një tjetër,
    Se ndoshta për ju është më mirë.
    Ç'kërkoni tek kjo shpellë e vjetër,
    Që vetëm u sjell errësirë

  2. #92
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kur....

    Kur bie mjegulla mbi luginë,
    S’të shikoj unë s’më shikon ti.
    Papritur fryn një suferinë
    Dhe s’dihet fati për të dy.

    Kur lumi vjen i turbulluar.
    Në breg rri unë në breg dhe ti
    Unë dorën zgjat për tu takuar,
    Por dora jote nuk është aty.

    Kur bie shi me të gjëmuar,
    Kokën ul unë kokën ul ti,
    Tek një rrugicë me gropa shtruar,
    Gjurmët e jetës i lamë të dy.

  3. #93
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    po me mahnit me keto vargje riza
    jeta
    jeta eshte nje ferr mundohu te shpetosh
    jeta eshte nje gezim mundohu te gezosh
    jeta eshte nje histori mundohu ti shpetosh
    jeta eshte nje ankth mundohu ta kalosh
    jeta eshte e shenjte mundohu ta shenjterosh
    jeta nuk dihet se si te vjen,prandaj mundohu ta jetosh
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  4. #94
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga bombona Lexo Postimin
    po me mahnit me keto vargje riza
    jeta
    jeta eshte nje ferr mundohu te shpetosh
    jeta eshte nje gezim mundohu te gezosh
    jeta eshte nje histori mundohu ti shpetosh
    jeta eshte nje ankth mundohu ta kalosh
    jeta eshte e shenjte mundohu ta shenjterosh
    jeta nuk dihet se si te vjen,prandaj mundohu ta jetosh
    Pershendetje bombona!Une e jetoj jeten ne çdo qelize te saj.Jam shume i qarte per parimet e jetes dhe dhimdjen e shkruaj si ndjenje.Vete fale zotit jam shume larg dhimbjes.Deshiroj qe as kush te mos ligeshtohet nga dhimbja.Te gjith ne bote te kene vetem te mira.Respekte.....

  5. #95
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sa vjen dhe.....

    Sa vjen dhe shijet kufizohen.
    Humbet dëshira për gjithçka.
    Ankohen shokët,shpesh ankohen:
    Ç’po ndodh me ty,ore vëlla!

    Në tavolinë s’hap gojën fare,
    Në poezi veç cicëron.
    Vërtet çudi,çudi e madhe,
    Nga ne, as kush, s’po të kupton?!

    Ti s’merresh as me politikë
    Edhe gazetat s’i lexon.
    Kur nget makinë,do veç muzikë
    Në kokën tënde, diçka kërkon….

    Rri e dëgjoj fjalët e tyre,
    S’e kanë gabim,s’ankohen kotë.
    Nuk ua them dot,që unë kam shije,
    Për botën tjetër,se kjo u ndotë.

  6. #96
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ju lutem ma thoni....

    S’e di ku jam,më kot mendohem.
    Po ku do shkoj e ditkam mirë.
    Kjo gjë më bën të acarohem,
    Ndoshta në kthim,qielli s’është nxirë.

    Në ecje rrugën ngatërrova
    S’e njojta veten, kush paskam qënë.
    Kjo bot mistrece s’më thot ku shkova
    Dhe pse jam rritur jetim pa nënë.

    Ku do qëndroj unë përgjithmonë?
    Këtë as kush s’po ma tregon.
    Sa të pa shpirt paskeni qënë,
    Përse për mua njeri s’mendon!

    Po qe se nesër do të pendoheni
    Un’ prap ju pres për ngushëllim
    Aman ju lutem do të ma thoni
    Ku do të prehet shpirti im!.

  7. #97
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Pse s'ndalon?.....

    Ku po shkon ky djalë me vështrimin përtej malit,
    Me shpatullat e gjera e vetullat çarosh.
    Hapat e tij,si vrapimi i kalit,
    Zhurmon gjithë lugina që ka ngelur bosh.

    Ku po shkon ky djalë,me gunën hedhur krahëve,
    Si rrjedha e lumit në ditët me shi.
    Ndalo sorkadh e hidh mbi hartë ca plane,
    Me kongjillin e tretur mbi hirin e zi.

    Pse s’ndalon ky djalë me ballin e djersitur,
    Buzët e çara,këmbët i heq osh.
    Ndalo tek bregu,çlodhu pak tek dardha,
    Se dhimbja në botë s’ka lënë njeri bosh.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Në këmbën e majtë,
    Dy kallo kanë mbirë.
    M’i kanë bërë dhuratë,
    Rrugët netëve nxirë.

    Mbi supe mbaj çantën,
    Supet veç rënkojnë.
    Eci monopateve,
    Rrugët s’më pranojnë.

    Brenda shpirtit tim,
    Gjithë botën e mbaj.
    Rrugët që më lodhën,
    Me to dhimbjen ndaj.
    mjaft e bukur dhe shum kemi perjetu keto fjali te thurura per bukuri

    ende mbrenda shpirtit tim
    gjith Boten mbaj
    rruget qe me lodhen
    me to ende rrugen ndaj
    por me nuk qaj..........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #99
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    mjaft e bukur dhe shum kemi perjetu keto fjali te thurura per bukuri

    ende mbrenda shpirtit tim
    gjith Boten mbaj
    rruget qe me lodhen
    me to ende rrugen ndaj
    por me nuk qaj..........
    Pershendetje Dorontina! Poezine e dhimbjes e shkruaj si nje diçka per te kujtuar qe jeta s'eshte vetem gezim,por dhe dhimje.Ne dhimbje njeri duhet te tregoi vlerat e veta.Gjithashtu uroj qe as kush te mos ndeshet me dhimbjen,por dhe po te ra ne pjese,s'duhet te gjynjezohesh.Respekte

  10. #100
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    ******************

    I gëlltitëm
    dhe copat e fundit
    të shpresës....

    Tani,
    s'na mbeti gjë
    mbi tavolinën e jetës...

    Si një xhelat mizor
    mashtrimi,
    mbi krye i rri
    të vërtetës...

Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •