Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes





“Qafe Shtama” eshte njera prej ketyre zonave. Ajo u be e njohur ne vitin 1997 ne ate incident tragjik qe sot mund te quhet “Gerdeci i pare”. 12 vjet me pare ne tunelet e armatimeve ne “Qafe Shtame” humben jeten 23 persona. Gjurmet e kesaj tragjedie te rende ndihen te forta edhe sot. Predha dhe armatime te tjera te pashperthyera jane te shperndara ne te gjithe zonen duke u bere nje rrezik i vazhdueshem per banoret.

Nderkohe, ushtria ne tunelet e mbetura me armatime eshte mjaftuar vetem me mbylljen e tyre me nje mur te thjeshte. Baza e ngritur gjate kohes se komunizmit mes maleve te Burrelit eshte plotesisht e braktisur, banoret e zones kane marre edhe telat me gjemba qe kishin mbetur si shenja te fundit se ketu aty nuk mund te shkelte njeri. Kudo ka predha, fisheke dhe armatime te tjera qe duken si te mbjella ne kete toke qe mban ende mbi shpine 23 viktima. 8 trupa nuk u zbuluan kurre.

Prej tyre ka mbetur vetem nje memorial, ne krah te te cilit, si per ironi te fatit qendron shpenguar nje granate ende e pashperthyer. Pjesa me e madhe e tuneleve hijerende jane te boshatisur, disa nga banoret dhe pjesa tjeter nga ushtria qe kohe me pare i merrte municionet per t’i cuar ne fabrika demontimi. Shume prej tyre edhe ne drejtim te Gerdecit. Per te shkuar ne fshat duhet te ecesh ne kembe mes shtigjeve te ngushta e te thepisura.

Rruga ku mund te kalojne vetem makina te larta eshte e bllokuar nga reshqitja e tokes. Ne kete zone s’ka shkelur asnje kamera me pare, te pakten keshtu thone banoret, te cilet jo per kete shkak druhen te flasin para saj. “Pak leke, shume pak, asnje. Jane bere bosa te tjeret. Me cfare u bene vilat? Per 200 leke vdiq gjithe ai popull. Merrte 1 mije leke nje gezhoje qe mund ta shiste 20, 30 mije leke, 15 mije leke a 100 mije”, shprehet nje banor, sipas te cilit, ne cdo cep te zones ka lende shperthyese por asnje nuk eshte interesuar per ta hequr. Banoret pohojne se ne kete zone ka ndodhur “Gerdeci i pare”, por viti i mbrapshte 1997 e fshehu, pasi i gjithe vendi ishte perfshire nga kaosi.


Ata tregojne se ne fshat nuk ka mjeke, nuk ka linje telefonike dhe televizionet here kapin e here jo, sidomos gjate muajve te dimrit ku gjithcka bllokohet nga debora. Ato jane edhe muajt me te rrezikshem, pasi predhat dhe armatimet e tjera mbulohen nga bardhesia. “Ne 19 vjet askush nuk eshte kujtuar per ne”, thone banoret. Ne shkollen e fshatit, mesimi ka mbaruar por disa prej nxenesve gjenden ende ne klasen qe i perngjan me shume nje plevice te braktisur prej vitesh. Ata kane qene shume te vegjel kur ka ndodhur tragjedia, ndonjeri edhe s’kishte lindur, megjithate ata dine te japin nje shpjegim pa patur friken e te rriturve. Femijet pranojne ate qe te rriturit e fshehin.


Ne tokat rreth repartit ka ende njerez qe perpiqen te mbledhin predhat, t’i cmontojne e me pas t’i shesin per skrap ose tunxh, e keshtu mund te sigurojne disa para te nevojshme per te mbijetuar. Ne te dale te fshatit jane varret ku prehen vetem ato viktima te cileve ju gjet trupi ne ate dite te tmerrshme prilli. Ne ate dite ku 23 banore, varferine e paguan me vdekjen. Ne ate dite qe mund te jete edhe sot, edhe neser, e kurdo, per sa kohe e vetmja shprese per keta banore do te jene vetem ato predha te vjeteruara. shitja e te cilave per te siguruar jeten, jo rralle eshte shkembyer me vdekjen.