
Postuar më parë nga
e panjohura
Sot shetita mes pllakave te varrit,
Diku në një cep,gjeta emrin tënd.
U ndala të fola:Ç'far i bënet mallit,
Po deshe ma thuaj se shpirti më dhëmb?!
Rrija në pritje...,me mëndje të ngrehur,
Ndoshta kthen përgjigje dhe më lehtëson,
E shikoja varrin si ndonjë i shkrehur,
Ore, ç'far po ndodh?!..Mos më keqkupton!
E ndeza cigaren dhe zgjova kujtime,
Si ëndërr e frikshme më çfaqeshe ti.
I lexoja gërmat,të holla, thatime,
Më dilte portreti që kam në shtëpi.
I njëjti portret,i njëjti emër..,
Po ç'far ka vallë,që nuk po më fletë!
Unë e shikoj drejt,ai më shef shtrëmbër
Dhe guri i varrit,s'di se kë po pret.
Mos kam ardh' gabim tek kjo pllakë varri?
U bën disa vite dhe mos ka lëviz',
Por unë prap lotoj, si një shi behari
Dhe e gjith memoria më ka rënë në krizë.
Do të vi sërisht,ndoshta javën tjetër,
Me një tuf me lule dhe një pagur ujë.
Të thërras në emër,në emër patjetër,
Të kam dash' me shpirt,asnjëherë për bujë.
-------------------------------------------------------------------------
Kjo do te ishte nje pergjigjeje nga une i nderuar mik!
Edhe kur te vijsh,qe thua javen tjeter
Mos prit qe te shohesh as nje ndryshim
Do te zgjas me vite kjo plag e vjeter
Dije nga atje me nuk do ket kthim![/COLOR
Krijoni Kontakt