Sot shetita mes pllakave te varrit,
Diku në një cep,gjeta emrin tënd.
U ndala të fola:Ç'far i bënet mallit,
Po deshe ma thuaj se shpirti më dhëmb?!
Rrija në pritje...,me mëndje të ngrehur,
Ndoshta kthen përgjigje dhe më lehtëson,
E shikoja varrin si ndonjë i shkrehur,
Ore, ç'far po ndodh?!..Mos më keqkupton!
E ndeza cigaren dhe zgjova kujtime,
Si ëndërr e frikshme më çfaqeshe ti.
I lexoja gërmat,të holla, thatime,
Më dilte portreti që kam në shtëpi.
I njëjti portret,i njëjti emër..,
Po ç'far ka vallë,që nuk po më fletë!
Unë e shikoj drejt,ai më shef shtrëmbër
Dhe guri i varrit,s'di se kë po pret.
Mos kam ardh' gabim tek kjo pllakë varri?
U bën disa vite dhe mos ka lëviz',
Por unë prap lotoj, si një shi behari
Dhe e gjith memoria më ka rënë në krizë.
Do të vi sërisht,ndoshta javën tjetër,
Me një tuf me lule dhe një pagur ujë.
Të thërras në emër,në emër patjetër,
Të kam dash' me shpirt,asnjëherë për bujë.
Gëzimet më vijnë si flakëza të zbeta,
mes fluturave të halleve gri.
Vitet e jetës bëjnë tutje,
s'jam më i ri.
Gëzimet më vijnë si flakëza të zbehta,
Ndërsa më ikën,
Më ikën jeta......
Endrrat gjumin shpesh e prishin,
Disa syresh më bezdisin,
Disa moshën ma rinojnë,
Disa shpirtin përvëlojnë.
Veç ëndrrës që pashë mbrëmë:
Sikur isha lart në Hënë,
Gjithë natën flturoja,
Sa të mira po kujtoja.
Sikur isha shumë i vogël,
Qeshja,lozja me një motër,
Vraponim nëpër dërrasë,
Zinim lojën me "ta lashë".
E shikoja,e vrojtoja,
Mirë fytyrën s'ia dalloja.
Me kë motër luaj unë?
S'e kuptoj që jam në gjumë?
Endërr, kurrë mos mbaro,
Ubënë netë që s'po e shoh.
Sot është nata më e bukur,
U bëra fëmijë i lumtur.
Endrra ma plotson dëshirën,
Vazhdoj t'ja shikoj fytyrën,
Herë më ikën më largohet,
Herë rri afër dhe gëzohet.
Sa afrohem,sakaq zgjohem,
Rrekem shumë sa përvëlohem.
Rend me vrap,për ta kapur,
Vazhdon ëndrra me sy hapur.
Fërkoj sytë,mos gabohem...
Endërr,s'më le të takohem,
Natën ma bëre përrallë,
Më zgjove me sytë ujvarë.
Përse mërzitesh o, zemër e cfilitur?!
Me jetën je ndeshur me mijra herë.
Dhimbje të dha jeta,ti shpresën ke rritur,
Nata s'pati hënë,ti ndriçove dhenë.
Bota e trazuar mallin e ka fshehur,
Virtytet në tym veten po e thajnë.
I dashuri shpirt,Ti me ta je nxehur?
Ata s'dinë të qeshin,ata s'dinë të qajnë....
Krijoni Kontakt