Në zemër e ka ngritur folenë trishtimi
Dhe gjëmbat në trup i ka ngulur si iriq.
Nga pas si hije të ndjek mallkimi
Dhe s'pyet për miq.
Sa i gjatë mjerimi në këtë jetë të shkurtër,
Njerzit s'e kuptojnë ç'far fati ju ra.
"Elita" njerëzore ,kthyer në ujqër
Dhe mishin e tyre pak nga pak e ha.
riza2008
Ndjej kenaqesi te madhe kur lexoj poezite tuaja. Tjesht kenaqem!
Por poetet kete detyre kane, te na kenaqin, apojo! Pershendetje nga nje mik qe te lexon me endje!
shqiponja
Sot dhimbjen,
Që shpirti,furtunë e ndjen,
Por ju o vëllezër,
Kush po ju gënjen?!
Asnjë,s'më kupton!
Mos jam gjë gabim?
Syri që loton ,
S'pranon gjunjëzim.
Prandaj ja marr këngës
Dhe pse kulloj gjakë,
Për dhimbjet që kini,
T'ua heq pak nga pakë.
Se c'me kaploi dhembja
Edhe mua sot
Kot po mundohem
Qe ti ndal kta lot!
Me nje tufe me lule
Me sy te mbushur lot
Ta Urova ditelindjen shpirt
Qe do e festoje sot!
Engjellusha ime
Zemra mu be cope
Si t'largohet nena
Te len ty nen toke?
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Një tmerr i babëzitur flë mbi tokë,
Pallati digjet flakë dhe tym nuk del.
Të deformuar yjet ndrijnë mbi kokë
Dhe helmi nepërkës dhëmbët nxjerr.
Rrugëve të vdekjes foshnja bredh
Dhe pa ditur sytë e njomë kullotë.
Zëmra e drobitur dhimbjet mbledh,
Si lypsar mërzia kërkon zotë.
Muzgu i qetuar kryet ngre.
Fati jetës varur në çengel.
Qielli dhe deti vetëm re
Vjen vetmia e lidhur me tel.
Gjirizet e lumit vorbullojnë,
Shkuma e baltosur brigjet rreh.
Galat e sokakut vdekjen zgjojnë
Dhe vjen dita e re e honit breth.
Sa lot i derdhur në vetmi,
Sa psherëtima janë shurdhuar.
S'kërkove ndihmë nga as njeri
Dhe Zoti vetë s'të ka dëgjuar.
Gjithçka në jetë të sillte lot
Dhe loti kthyer në ujvarë.
E gjith kjo botë të dukej kot
Dhe fushat,malet si të marrë.
Në shpirtin tënd zi e valuar
Dhe sytë liqen që brigjet lag.
Kjo jetë një vdekje e vonuar
Dhe bota tjetër nuk të plak
Pershendetje faiksmajli.Faleminderit per pjesmarrjen dhe mendimet qe jepni.Jeni i mirpritur ne faqet e mia letrare.Respekte.
Krijoni Kontakt