Një fije floku m'u shkëput nga koka,
Sa keq më erdhi kur e pashë tej.....
Si arrë e moçme,kur shkulet nga toka,
Edhe brinjët thyen në p'rrenj e lumenj.
S'të kisha ndjerë,kur me mua jetoje
Si fije bari mbi livadh...
Bshkë me shoqet fluturoje,
Mbi ballin tim si kulpëra mbi gardh.
Sa sy dikur mbi ty u shkrinë!
Sa vajza thurën ëndërra aty!
Duke kërkuar tek unë bukurinë,
Në qënien time futën edhe ty....
Si u shkëpute kështu pa u ndjerë?
Ç'far të mërziti tek unë sot!?
Ti apo unë,kush s'ka vlerë,
Që more rrugë për një tjetër Zot?....
Sytë më rrjedhin si kovat në puse,
Nga ikja jote,moj fije floku...
Si babai vajzën që nis nuse,
Po të përcjell te ndonjë fole zogu...
Krijoni Kontakt