Close
Faqja 41 prej 67 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 665
  1. #401
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Adem Berisha Lexo Postimin
    Shumë i dashuri dhe nderuari Riza,
    nuk kam se çka të komentoj ngaqë shkrimet tuaja nuk dojnë koment por dua të theksoj se është e pamundur të lexohen këto krijime kaq të mrekullueshme, artistike e përmbajtësore dhe pranë tyre në vend të komentit të mos lihet një FALEMNDERIT E MADHE.
    Jetë të gjatë e të lumtur dhe krijimtari të pashterrshme të uron xhaxhi Adem Berisha nga Rahoveci.
    Pershendetie Bac Ademi!Forumi këtë të mirë ka që ksehasemi me krijimet e njëri- tjetrit dhe s'ka interesa qe te prishin pune.Pastaj se si shkruan njeri apo tjetri keto jane gusto qe zgjedh sejcili.Ne vizitojme faqet e njeri tjetrit se na pelqejne.Une kur lexoj ato krijimet e tua qe jane plot musht patriotik çlodhem dhe vazhdoj lexoj,por po e pashë qe krijimi i nje tjetri me lodh largohem ne heshtje dhe gjej veten diku tjeter.Unë të jam mirnjohes ty per moshen,sakrificen qe ben dhe aktivizohesh ne forum duke na dhene dhe kurajo per krijime te tjera.Te uroj shendet ne radhe te pare dhe pastaj ç'far te te doi zemra.Me respekt Riza Çato

  2. #402
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Pershendetje mik Riza!
    Nje realitet i dhimbshem por ashtu si thua ti,nuk ndryshohet me poezi.
    Kalofhs nje nate te bukur!
    Pershendetje Beso!Faleminderit dhe t'i kalofsh nje dite sa me te bukur.

  3. #403
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Jam shok me bredhat në male

    Unë jam shok me bredhat nëpër male,
    Që ngjyrën s'e ndryshojnë në as një stinë.
    S'tundem nga acari e tufane,
    As nga bora e shiu me suferinë.


    Ajër i pastër shkëmb i fortë,
    Vallë u jep kaq forcë e kaq rini?!
    Ku ta dish,natyra ka ligje qe ne s'i dimë sot
    Dhe prej nesh i fsheh me xhelozi.


    Unë jam shok me bredhat në ç'do stinë
    Dhe në dimër mbi supe mbaj borën i heshtur.
    Pranverën e pres me gaz e dëshirë,
    Që si qershizë t'i nxjerr sythet i zhveshur.

  4. #404
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Përse?.......

    Nga një herë më trëmb prezenca jote,
    Kur mungon,mungesa më tmerron.
    Përse të ndodh kjo brënda një bote,
    Kur nga ne të dy as gjë nuk ndryshon.

    Flas me zë,kur heshtja ka filluar,
    I pa gojë,kur tjetri çirret fort.
    Përse të ndodhë kjo? Të lutem ma thuaj,
    Kur në botën tonë ka veç një zot.

    Rend diku me vrap,kur njerzit ndalen,
    Rri statujë,kur tjetri fluturon,
    Pse çdo vit që shkon me mua tallet,
    Dhe than trëndafilat në ballkon.

  5. #405
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Unë e di......

    Unë e di, që po mendon për mua
    Dhe me veten tënde mërmërit:
    -Ej,djalosh! Edi që ke një grua,
    Përse natën bredh si një bandit?

    Vallë, mos ndonjë tjetër të vardiset
    Dhe ftesë të ka berë për në shtëpi?
    Shpirti yt me të po hargaliset
    Dhe unë e gdhij natën pa njeri.

    S’ke ç’far bën,,mëndja edhe të prishet,
    Në të tjerë shtretër të mëndafshtë.
    Edhe nata vishet edhe zhvishet,
    Nga rënkimet e puthjet me afsh.

    Ty sërisht mëndja të shkon tek mua,
    Këtë radhë me pretendim të ri.
    E kam burrë,Ai më ka grua,
    Jo! S’besoj se ka, tradhëti…

    Ti e dashur sonte fli e qetë,
    Në një bar kafe rrufis një gotë.
    As gjë s’po kuptoj,nuk di as vetë,
    Vetëm fundi gotës duket plotë.

  6. #406
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Jemi shqiptarë folëm një gojë......

    Ecia,ecia rrugës i nxituar
    Dhe pa dashje shtyj me krah një gocë.
    Ajo kthehet krej e revoltuar,
    Hej plakush! Kërkon të më ngacmosh?

    Shtanga nga gabimi dhe u skuqa.
    -Jo i thashë;kalova me nxitim,
    Krejt pa dashje krahun tënd e puqa
    Dhe s'kam karshi teje,as një qëllim.

    Bukuroshia shpejt ndryshoi pamje,
    Buzëqeshi si me xhelozi.
    Mir' plakush- Un' jam një vajzë çame,
    Dhe në jetë ,ç'do gjë më duket pabesi.

    Bukuri e çames më qetsoi
    Dhe gabimin e harrova shpejtë.
    S'di pse një hutim, krejt më pushtoi,
    Tiktaku i zemrës, s'ndihej më i qetë.

    Sytë e saj s'më quajnë më të vjetër
    Dhe për dashuri nuk pretendojnë.
    Diçka midis nesh na lidh pa tjetër,
    Ne jemi Shqiptarë folëm një gojë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 21-02-2009 më 08:17

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008
    Je kenaqsia poetike ne kete forum. Une te lexoj me shume endje.
    Qafime Gimi

  8. #408
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008
    Je kenaqsia poetike ne kete forum. Une te lexoj me shume endje.
    Qafime Gimi
    Z.Agim Doçi! Të falenderoj si gjithmone per pjesmarrjen tende ne poezite e mia.E kam thene dhe e them prapë,para teje e ndjej veten si mesuesi me nxensin.Me gjitheate per mua eshte kenaqesi pjesmarrja jote dhe te uroj gjithe te mirat.Me respekt Rizai

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    RIZA2008 JO PER "KONKURENCë" por sot me ngjau kjo qe po hedh ne vargje! Te kerkoj falje nese e pengoj temen "Nuk me tremb nata...".Ja qe une u tremba diten!

    LAJTHITJE....

    Më thirri sot një gazetare
    O Zot, një bukuri prrallore
    E humba mëndjen, e humba fare
    tek shihja buzet e saj mishtore...

    Ajo më pyeste, unë mbeta vuv
    pastaj më zuri thellë një trishtim
    Dreqi e marrtë, mbeta kukudh...
    mirë që jam plak, por s'kam guxim...

    Nuk kam guzim, t'i them në sy
    O Zot i madh sa e bukur je!
    Një intervistë si qelq u thy...
    Bela, bela...qenka me NE!

    Me ne poetët, që psherëtijmë
    Dhe shpirti kurr nuk na u plaka
    Në endrra shohim veç...dashurinë
    Rinia shkoi...shkoi dhe nafaka!...?

  10. #410
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    RIZA2008 JO PER "KONKURENCë" por sot me ngjau kjo qe po hedh ne vargje! Te kerkoj falje nese e pengoj temen "Nuk me tremb nata...".Ja qe une u tremba diten!

    LAJTHITJE....

    Më thirri sot një gazetare
    O Zot, një bukuri prrallore
    E humba mëndjen, e humba fare
    tek shihja buzet e saj mishtore...

    Ajo më pyeste, unë mbeta vuv
    pastaj më zuri thellë një trishtim
    Dreqi e marrtë, mbeta kukudh...
    mirë që jam plak, por s'kam guxim...

    Nuk kam guzim, t'i them në sy
    O Zot i madh sa e bukur je!
    Një intervistë si qelq u thy...
    Bela, bela...qenka me NE!

    Me ne poetët, që psherëtijmë
    Dhe shpirti kurr nuk na u plaka
    Në endrra shohim veç...dashurinë
    Rinia shkoi...shkoi dhe nafaka!...?
    I dashuri miku im Agim! Ju nuk kini pse kërkoni falje.Për ju çdo rrugë,rrugicë eshte e hapur.Përsa i përket konkurencës ju jeni gjithmonë i fituar dhe kete nuk e diskton as kush.Po shyqyr qe forumi s'ka gjera te tilla se une do rreshtohesha i fundit.Ju jeni miku me i proferuar,jo vetem per mua ,por per te gjithe poetet e forumit(Ky eshte mendimi im).Të uroj shëndet,krijimtari dhe plotsim deshirash.Me respekt rizai2008.

Faqja 41 prej 67 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Poezi për DASHURINË!!!!!
    Nga Beni_Sh në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •